“Shqiperia dhe bota 2006“, eshte ekspozita fotografike qe eshte cele te premten pasdite ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane, nje projekt i perbashket i Agjencise Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe Agjencise Franceze te Lajmeve (AFP) ne kuadrin e bashkepunimit dypalesh qe ekziston prej vitesh mes dy agjencive. Te pakten 70 foto prezantohen ne kete nisme, te ndermarre nen kujdesin e vecante te Drejtorit te ATSH-se, Edi Paloka, Kryeredaktorit te lajmeve te AFP-se, Nicolas Miletic, Shefit te Zyres se Ballkanit, Andre Birukoff, dhe me mbeshtetjen personale te Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango.
“Jane ngjarje te fiksuara nga fotografet me te njohur te AFP-se, realizuar gjate periudhes 2005-2006 qe sjellin deshmi te ngjarjeve te ndodhura ne vende te ndryshme te botes si nga lufta ne Irak, Liban, Palestine, por edhe momente te jetes kulturore boterore”, tha korrespondentja e AFP-se ne Tirane, Briseida Mema .“Fotografite jane realizuar me nje teknike mjaft te larte”, tha Mema, e cila e konsideroi organizimin e kesaj ekspozite si kurorezim te suksesshem te nje bashkepunimi disavjecar mes dy agjencive ne marrjen dhe dhenien e informacionit.
Fotografite e prezantuara nga ATSH-ja, jane kryesisht foto te realizuara ne vite nga fotoreporteret e kesaj agjencie. Nuk mungojne ne kete perzgjedhje edhe fotografite bardhe e zi, marre nga Arkivi disa vjecar i ATSH-se, apo foto te realizuara vitet e fundit, te cilat ne kompleks japin vetedijshem nje pjese te historise shqiptare ne vite, monumentet me tipike te kultures, peizazhe pikante nga riviera, ndersa nuk mungojne edhe momente te lira nga jeta shqiptare.
“Jeta shqiptare eshte e mbushur plot me kontraste dhe te levizesh mes tyre, permes fotografise, eshte fantastike”, tha Agim Dobi, fotoreporter ne ATSH, pjesemarres me 12 foto ne kete ekspozite. “Per mua eshte privilegj te fiksoj momente nga me te larmishmit, te cilet ndryshojne dita-dites”, tha ai.
Te gjitha fotot e paraqitura nga fotoreporteret e dy Agjencive, vijne per fansat e fotografise, por edhe per perfaqesuesit e shtypit me nje larmi stilesh dhe kendveshtrimesh, duke treguar edhe njehere vleren qe ka fotografia ne fiksimin e ngjarjeve. Pa dyshim qe fotot e perzgjedhura me kujdes jane nje almanak jetesor per dashamiresit e fotografise se mire dhe per te gjithe ata qe mbrojne krijimtarine dhe lirine e shprehjes se mendimit, kesaj here permes fotografise.ATSH
Krijoni Kontakt