Tonin Cobani
Cikli i ekspozitave Curriculum, i cili ka nisur me nje pjese te punimeve te koleksionit qe ruan Akademia e Arteve Pamore (themeluar ne vitin 1959), ka grumbulluar mbremjen e se enjtes piktore dhe skulptore, te cilet kane studiuar ne ate institucion dhe pedagoget qe kane drejtuar katedrat dhe studiot perkatese. Disa prej tyre kane qene edhe studente edhe pedagoge te asaj akademie artesh. Por nuk kane munguar edhe studentet e tanishem, dashamire te arteve pamore, koleksioniste, etj.
Kuratoret e kesaj ekspozite te pare, kane zgjedhur punimet me te mira ne vite te deges se piktures: portretet dhe kompozimet. Ne njeren salle ishin ekspozuar disa nga nudot e realizuara si detyra kursi, te cilat jane ruajtur ne fondin e Fakultetit te Arteve Pamore, pikerisht per vlerat e tyre artistike, tejkaluar detyres se kursit. Keto fjale duhen thene edhe per punimet e ekspozuara ne tre sallonet e tjera te galerise se rikonstruktuar me kete rast.
Kjo ekspozite nuk eshte nje nostalgji, cfare do te ishte nje ndjesi e zakonshme per kedo qe do te shihte nje punim te vetin, realizuar vite me pare. Ajo nuk mund te konsiderohet as nje ekspozite kureshtare per te pare punimet e shkolles te disa prej artisteve tane me te njohur, qe kane studiuar ne ate akademi, si: Zef Shoshi, Hasan Nallbani, Nestor Jonuzi, Skender Kamberi, etj, cfare do te ishte, gjithashtu, nje kureshti e justifikuar. Vlera e asaj ekspozite, eshte dokumentimi i pedagogjise shqiptare te arteve figurative nder vite, e cila ka funksionuar kryesisht me modele nga natyra. Aty dhe permes atyre kerkesave, jane pergatitur artiste figurative qe sot kane krijuar ate qe quhet Piktura shqiptare e Pasluftes se Dyte Boterore. Jane pikerisht studentet e kesaj akademie arti, qe brenda kerkesave te nje arti thellesisht realist dhe rigorozisht te kontrolluar, kane krijuar personalitetin e tyre te shquar artistik dhe disa prej tyre, pas viteve 90, kane eksperimentuar me sukses edhe format me te reja te artit modernist bashkekohor. Me siguri, ne secilen salle te galerise, studentet e sotem do te kene mjaft per te diskutuar me pedagoget e tyre, lidhur me pedagogjine e sotme artistike, krahasuar me ate te viteve te meparshme. Por edhe shikuesit e tjere, kane cfare te diskutojne mes tyre, pikerisht per artin dhe shkollat e artit nder mote.
Cikli i ekspozitave Curriculum, eshte pjese e nje projekti te Fakultetit te Arteve Pamore, qe prek tre elemente: (1) Rikonstruktimi, kompjuterizimi, restaurimi i fondit, si dhe krijimi i nje hapesire me standarde bashkekohore per konservimin e kesaj pasurie. (2) Konceptimi, realizimi dhe prodhimi i librit prospekt te Fakultetit te Arteve Pamore. (3) Rikonstruktimi i galerise se shkolles, si dhe evidentimi dhe hapja e saj per publikun.
Galeria provokuese Fap
Sic u shprehen organizatoret e ekspozites se pare te ciklit Curriculum, rikonstruksioni i galerise se Fakultetit te Arteve Pamore, duke qene prane studenteve dhe artisteve, do tu krijoje atyre mundesi te jene pjese e jetes publike dhe te prekin fenomenet e jetes e te shoqerise ku jetojme. Por ajo qe eshte me interesante, permblidhet ne fjalet qe shprehin funksionet e kesaj galerie, e cila, duke provokuar me te gjitha mjetet e format, do te kete sa me shume impakte te publiku. E konceptuar keshtu, galeria Fap, nuk do te jete vetem nje ekspozite e fondit te Institutit, apo e punimeve me te mira te studenteve ne vijim. Ajo galeri do te jete shprehje e reformes faktike te asaj shkolle te larte, e cila pergatit artiste qe do te perballen me kerkesat ne rritje qe ka arti ne nje shoqeri qe, aq sa duket se behet gjithnje e me indiferente ndaj produktit artistik, demonstron po aq (ose shume me teper) interes per forma te reja te shprehjes artistike pamore. Nese kerkojme nga artistet e rinj te jene me artin e tyre provokative ndaj shoqerise, ne te cilen jetojne, kjo do te thote se ata duhet te jene gjithnje ne kerkim te formave sa me komunikuese te ideve dhe emocioneve te reja, per te cilat ka nevoje shoqeria ne te cilen ata bejne pjese.
Krijoni Kontakt