Close
Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 203
  1. #11
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Arbush, ndryshimi i tonit me duket qenka i shoqeruar me tharjen e tufes se luleve. Nuk qenke dhe aq keq pas shkuljes se "te huajit". Me kenaqe.

    Intelektualet qe ikin nga Shqiperia? Ne pamje te pare do i pergjigjesha se edhe Kanadezet i ha Amerika; ketu ku jam une, 30% e studenteve qe mbarojne shkollen nuk punojne asnje dite te vetme ne Kanada. Pra ne pamje te pare, fakti qe intelektualet i ikin nje vendi do me dukej normal, dhe jo shume shqetesues. Ne nje kendveshtrim tjeter (te drejtuar nga gjaku qe me shton rrahjet) me tmerrojne pasojat qe shkakton kjo rrjedhje. Me tremb pasiviteti yne per te kundershtuar faktoret, perulja deri ne gjunjezim ndaj "fatit" qe neve na qelloi kriminel e horr e i paskrupullt e na drejton vendin (le ta quajme politikan). Letargjia jone po zgjat shume. E ç'eshte me e frikshme, kur ua them keto fjale miqve te mi qe jane akoma atje, me shikojne (e ndiej permes telave te nderlidhjes) si te isha budallai me i fundit qe sapo u poll mbi toke, e me thone: ashtu flet ti, se vete s'je ketu! Sado te jem per zgjedhjen e lire e demokratike, ikja e trurit te kombit tone, nuk me duket aspak e mbeshtetur ne keto te fundit. Moskthimi me duket tejet vetevrases, per aq kohe sa akoma ngre peshe perkatesia dhe gjaku. Sa vlere ka egzistenca jone? Ne vendin tone, pothuaj asgje. Por egzistenca nuk dhurohet, po te ishte keshtu do te mjaftoheshim vetem duke qene vizitore te Tokes. Egzistenca vuloset fort me ulerime, me ngritje e force. Sikur secili nga ne te vinte veten ne krye te kombit tone, e pastaj t'i bente pyetje vetes: a mbijetoj dot une i paperdhosur? Sikur pergjigja te ishte JO, sa nga ne nuk do t'i hynin fare kesaj pune? a nuk do te ishim te gjithe ne nje vend sikur te mposhtej egoja personale e t'i lihej vend me te zotit e jo me te fortit e arrogantit?

    Ornament, thuaje dhe ti nje fjale, se flet fuqishem!

  2. #12
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Henri, nen urdherat e tua MISS! Une per ty, thyj ekranin e kompjuterit me koke, ose kullufis tastjeren. Per me teper une e kam dhene mendimin tim me kohe, aty me lart te forumi i vjeter. Ne ate kohe notoja, nuk vrapoja.

    Tjeter; 1) S'me takon te flas, s'jam intelektual (te gjithe njerezit e medhej perveç Kadarese (?), s'kane qene kurre te tille)
    Sidoqofte; 2) Une mendoj qe kur dikush ka si qellim te jetes, realizimin e projekteve grandioze, ikja nga shqiperia eshte me se e justifikuar, pare kushtet e saj, ketu s'flas per ato ekonomike, por ne potencial njerezor. Te shpjegohem, nje aktor ose ta zeme kengetar, ka si nevoje te pare te kete admirues, sa me shume aq me mire per te. Nuk behesh Madonna ne shqiperi, sepse mungon turma milioneshe e fansave.
    As Nene Tereze nuk behesh, mungon turma milioneshe e leckamaneve.
    Po keshtu mund te themi, per te gjitha mjeshterite. Sikur BARI te dush te behesh, me i madhi nga barinjte, duhet ta lesh shqiperine, mungojne milionat e deleve.

    Mu kujtu diçka; "Kur ti vret nje njeri quhesh kriminel, kur ti vret dhjetera te tille quhesh diktator, kur ti vret mijera njerez NGADHENJYES, ndersa kur ti vret miliona e me shume, quhesh ZOT.
    Pra, thjesht kantiteti ben diferencen

    ps, nen hijen tende lexoj.
    (dikush ka vene si nenshkrim "ne k'omet e fanarit, eshte erret" a diçka te ngjashme, qe me pelqen shume).

  3. #13
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    opo se ka keq ky

    Pse ikin ata nga shqiperia, sepse jane me shumice, jashtezakonisht shume. Gangrena e komunizmit, te te gjitha shteteve komuniste te evropes lindore ishte mbipopullimi nga ky lloj mileti.
    Por prape,

    une mendoj se dhe ato pak me mend qe jane preferojne te ikin nga Shqiperia qe me oferten e pare qe u jepet se sa te rine ne te.

    Pra flas per ata qe jane vertete te zote ne profesionin e tyre.

    Perendimi vlereson aftesine dhe te shperblen ku e ku me mire se sa ato pak therrime qe mund te te ofrojne ne Shqiperi. E tille eshte gjendja aty - vjen üergjigja nga ana tjeter!

    Ç'duhet bere?

    Shteti duhet te kete programe te qarta mbi frenimin e largimit te intelektualeve nga vendi, ne kerkim te kushteve me te mira te punes e jeteses jashte.

    Shembull.
    Sot ne bisede siper me nje kroat, e pyes se ne cfare projekti aderon dhe kush e financon projektin e tij.
    Me thote- filan projekt dhe financohet nga shteti kroat.
    Ne Kroaci jane hapur shume vende pune ne universitete dhe institucione shkencore me thote, kohet e fundit.

    Une rri si e hutuar e akoma ne timen, po kush i financon ?
    Shteti kroat me thote.

    Ja pra!
    Shteti duhet te gjeje rruget e menyrat per te arritur nje gje te tille, te krijoje nje klime pune e mireqenie te mire per intelektualet.

    Nuk mund te mjaftohemi - he se keshtu eshte gjendja ne Shqiperi, s'kemi ç'te bejme.

    Jo!

  4. #14
    nje gje qe harrrova te thoja dje qe fenomeni i "kokave" qe largohen nga vendi i tyre nuk eshte vetem shqiptar por ndodh me te gjithat vendet e botes te pazhvilluara apo ne zhvillim e siper, dhe quhet brain-drain. nje nga vendet qe e ka te theksuar kete gje eshte edhe serbia, por ama kur flas me serbet e kane mendjen gjithmone te kthehen ne vendin e tyre, megjithese po ti krahasosh kushtet qe ka tani shqiperia me serbine ... hajt ma puthni shqiperine ne lulke te ballit. e nejse me ...

    edhe perseri vjen per ju nga goja ime ... apo nga gishtat e mi ... per te njemijten here .... (tanananana mbahuni fort) MOS PRISNI TUA SJELLIN GJERAT NE GOJE PO LUJENIIII !!! kjo eshte per ty eni qe thu shteti spo ben gje. mlidhe menjen goce ska per te bo gje te pekten per nja 10 vjet te tjera i here po, edhe ju qe do ktheheni ne shqiperi nuk do punoni per shtetin po ne rradhe te pare per veten tuaj, per familjen edhe se fundi per memen shqipni' me kryt n'hi. spo me vjen te mbaj fjalim serioz sot ...

    kur degjon zerin e lulkes ...
    qysh e len arba kopene ...
    pellet 2 a 3 here
    ene iken e merr dhene...
    ene me marsi ishalla
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  5. #15
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Intelektualet

    Ne lufte - te vrare...
    Ne diktature - te burrgosur...
    Ne ''demokracine e sotme'' ne thonjeza - ne emigracion...

    Kush jep per vendin e tij eshte intelektual, kurse kurr vetem merr nga nje vend edhe i jep nje vendi tjeter ate se quaj intelektual.

    Intelektualet ne Shqiperi jane apo sjane 3 veta me numer ata smund te bejne shume.

    Per nje shqiperi me te mire vetem brezi i ri mund ta bej...
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  6. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    pa lexuar asgje nga ato qe jane shkruar ketu sepse eshte vone dhe syte me jane skuqur

    kaloja rrugeve te durresit , isha kthyer mbas shume vitesh

    "po he mer cm thu ime ? osht me mir te dish apo te kesh?"
    "une i cop karrocier kom qen, pom shif ime..plot me pare, poa at profesornat e trapit, skane as brk n ****"

    ja pse ikin intelektualet..shqiperia po i shet lire
    ..e do ti bleje shume shtrenjte..po te jene akoma ne shitje..


    "hajt shnet ime , ene mos e rruj se kto martnit i paguj vet"

  7. #17
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Sepse bastardet ju bejne te pamundur mbijetesen ne Shqiperi.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e toni_d
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    gjunje me gjune me popullin
    Postime
    51
    Sepse Shqiperia eshte mbushur me kriminela qe qeverisin , dhe njerezve te thjeshte shkolla i eshte bere nje gje pa vlere sepse ligjin e bejne mafiozet dhe rrugacet injorante.kesaj i thone te jete "permbysur bota"
    ME MIRE GJALLE SE SA VDEKUR!!!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Lexova nga fillimi e deri ne fund.Ne pergjithesi jane thene te tera,te mira e te keqija.
    Me pelqeu shume Sokoli ne mos gaboj
    Une jam ne Rumani prej 10 vjetesh.Do thoni qe vend te mire kam gjetur per te emigruar por nuk eshte emigrim sepse erdha e paditur dhe ketu mund te them qe u bera "intelektuale" nese quhem e tille.Kam mbaruar fakultetin e stomatologjise dhe po mbaroj edhe nje spacializim.Pra u bene 10 vjet dhe te them te drejten mezor po pres te mbaroj dhe te kthehem.
    Kur ishim ne gjimnaz qeshnim e talleshim me vargjet" Ku eshte balta me e embel se mjalta ? Ne Shqiperi"
    Mua vertete ashtu me duket tani.
    Sido qe te jete atje,eshte vendi ku ke lindur ,ku ke kaluar periudhen me te bukur e te paperseritshme te jetes,femijerine,ku cdo gje rreth teje te flet ne gjuhen tende,ku eshte njeriu me i dashur ,i vetmi per seicilin nga ne NENA!Per mua keto te gjitha jane shume te rendesishme.
    Ok,ikin intelektualet,por ne te njejten kohe lindin te tjere.Ne plan personal seicili aspiron per nje jete me te mire.Ne plan kombetar gjerat jane te lidhura ne nje rreth vicios te cilit nuk ia gjen fillimin dhe fundin sepse perfundojne dhe fillojne ne te njejtin vend.Nuk dua ketu te rri e te analizoj.
    Thashe me lart qe seicili shikon te miren personale.Po te rrish e te mendosh ,sic thuhet ne nje liber "Thuaji zemres PO" , ne fund: ...kur te arrish ne nje kryqezim dhe nuk di nga te drejtohesh,ulu dhe rri dhe degjo zemren,cfare te thote ajo , dhe ne ate drejtim nisu..."pra po te mendosh ,cfare jane gjerat me te vertete te rendesishme per ty si njeri?Une mendoj se ate mbushje shpirterore per te cilen ka nevoje njeriu ne kete jete te shkurter mbi dhe,e gjen vetem atje ku edhe shpirti eshte i pasur.
    Ndoshta dola nga tema por desha te thoja vetem cfare ndjej une ne lidhje me largesen.Te tjerat jane thene e sterthene.Shteti,individi?Cfare mund te beje njeri pa tjeterin?
    Laguna Blu

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2003
    Vendndodhja
    Toronto.CA
    Postime
    6

    JEMI SHQIPETARE DHE S'NA VJEN HIC TURO PER KETE

    Ju pershendes shume per temen qe keni hapur.
    po me vjen shume keq qe disa nga ne e shohin Shqiperine si dicka te larget, Pa shpresa, Te humbur! Edhe une jam larguar prej 3 vitesh nga shqiperia po malli po me gerryen dhe e di se ketu nuk jemi me mire se atje, po prap nuk kthehemi prapa. PSE?
    Sepse kemi frike nga vetja jone. Mundohemi ,luftojme per tu barazuar me keta ketu por ka shume gjera qe napengojne.
    Mua me vjen keq kur shikoj qe cdo dite vijne e vijne pa mbarim nga Shqiperia emigrante te rinj, te mashtruar per gjendjen dhe kushtet qe do gjejne, per veshtiresite qe do heqin. MEgjithate ju uroj te gjitha te mirat ju emigrant kudo qe jeni ne per bote. dhe shpresoj qe nje dite te gjithe do te kthehemi ne ate vend te bekuar.
    KU ESHTE BALTA ME E EMBEL SE MJALTA ?-------------------!

    PUNONI PER TE JETUAR, MOS JETONI PER TE PUNUAR.
    GOOD LUCK For all AlbanianS around the world.I love you all and I mis UUU..:^dreret

Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aleksandri i Madh, shqiptar?
    Nga ibiza në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 559
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 11:04
  2. Përse jetohet ose përse jeton?
    Nga GrifshA_ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 18-06-2007, 09:00
  3. Përse largohen dy që duhen, pa thënë lamtumirë?
    Nga SaS në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 18:13
  4. Nano dhe Berisha si mund te largohen?
    Nga tani_26 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:51
  5. Mjeket pa Kufij largohen nga Afganistani
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 11:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •