Close
Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 203
  1. #31
    Ne shqiperi kan mbetur pleq e plaka dhe ca femije nen moshe edhe ca prinder femijesh te gjithe tjeret kane ikur , ka dhe shum te tjere qe cdo dite largohen apo bejne plane per te ikur eshte vertete per te ardhur keq por cti besh kshu kan ardhur keto pune ska te ardhme akoma atje ...
    !!!

  2. #32
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    ato qe jane kerkues dhe te pakorruptuar shikojne qe mundesite per ti permbushur ambiciet personale ne vende te tjera i tejkalojne ofertat e shqiperise

    ato qe merren me mafiozlliqe, bejme kokrren e pares ne Shqiperi e kur jetojne si lorda ne vend te tyre, pse te largohen?

    ato qe s'nxjerrin qime nga qulli shpresojne per nje te neserme me te mire ne Shqiperi

    fajin vijani Shtetit

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Ndoshta nga arsyet ekonomike , sepse e keni ven re dhe vet qe ne shqipri kan ngelur vetem gjysherit tan por ndoshta edhe nga ndonje arsye politike.




    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Ikin per arsye ekonomike. Per shembull nje profesor universiteti nuk mund te rroj me ate page qe merr. Per mendimin tim universitet ose duhet te privatizohen qe te ken para per te paguar me dinjitet profesorat ose shteti duhet ti sponsorizoj jo me mak se me 10 fishin e parave qe i ka sponsorizuar deri tani. Ndryshe eshte e kot, asnjeri ska per te mesuar gje ne ato shkolla qe vetem emrin do ken shkolla. Arsyej atjeter eshte se bizneset e regullta qe hapen nga njerez me pervoj konkurohen nga mallra kontraband ose me keq nga mallra te fallsifikuara, e dretja e autorit apo patenta thusje nuk ekziston fare. Keshtu qe mos pyet me pse ikin shkaqet jan te qarta.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Ju uroj te gjithe intelektualeve dhe emigranteve shqipetare gezuar krishtlindjet dhe vitin e ri 2005 !




    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  6. #36
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Vertet pse largohen intelektualet nga Shqiperia?...

    ndoshta per nje jete me te mire....ku vendi i tyre nuk i ofron kushtet minimale te jetese...?

  7. #37
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    115

    Intelektualët...

    Intelektualët shqiptarë largohen nga Shqipëria për të gjetur treg për mallin e tyre=Intelegjencën!
    Përderisa në botën përëndimore,kapitaliste shkollimi është privilegj i të pasurve, në monizëm kjo ka qenë falas dhe detyrë e shtetit numër një! Shtetet komuniste kanë bërë gjysmën e popullsisë së tyre intelektualë me nga një Fakultet të kryer, që për ta nuk kishte dhe nuk ka vendpunim(karrige)! Kur secili është i menqur dhe i shkolluar, askush nuk pranon të bëjë punën e keqe ose të paguar keq, por kërkon sikur tjetri, kolegu i tij edhe punën, edhe pagesën edhe beneficionet! Kjo gjë nuk është e mundur askund në botë, sepse dîkush duhet të bëhet edhe bujk e jo të gjithë politikanë ,profesorë, gazetarë, etj.(kam lexuar se në Kosovë nga viti 1980 gjer më 1990,çdo i treti student,jurist-gazetar)Në përëndim ka shumë pak mundësi shkollimi të lartë nëse nuk i takon familjes së pasur.Pra detyrohet njeriu të bëhet edhe bujk,zdrukthtar,mjeshtër ndërtimtarie,oxhakfshirës, kulmaxhi,rrugëndërtues,bojaxhi,kanalpastrues,pyllt ar,këpuctar,punëtor krahu...etj,etj,që janë nevoja të vendit(shtetit)edhe këto!Por edhe me këto profesione jetohet,sepse janë të kërkueshme në treg! Njerëzit,nuk janë të gjithë të prirur nga dëshira të bëhen Kryetarë siq duan shqiptarët,por pranojnë edhe të vërtetën se edhe punët tjera duhet të kryhen nga dikushi.Shiqoni një shembull që tregon diçka në këtë drejtim: Në përëndim (Zvicër)për të hapur një restoran duhet të ketë rritje të popullsisë për 500 banorë më tepër në vendin ku lejohet hapja e tij.Quhet tregu i lirë këtu ,por prapseprap nuk lejohet malli i panevojshëm që dëmton shtetin!Nuk lejohet mospunimi i tokës dhe eshtë e dënueshme!Pronarët e tokave,janë pronarë të plotë vetëm nëse e punojnë tokën dhe nxjerrin prodhime nga ajo,se përndryshe ajo u mirret nga shteti dhe i jipet tjetrit aë e punon,pronari merr vetëm një pjesë qira të vogël për pronësinë!
    Pra tregu për ta shitur mallin me çmim botëror e jo falas është shkaku i mërgimit të intelektualëve.Intelektualët që janë të detyruar të mërgojnë jashtë vendit të tyre,janë ata që në tregun vendas nuk gjejnë mundësi për të jetuar(ashtu si mendojnë se e meritojnë)!
    Ekonomia e tregut nënkupton prodhimin e çdo gjëje që e kërkon tregu!Këtu hyjnë edhe tregtia po edhe trathtia,droga,klandestinët,vrasjet...piramidat... etj.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi
    Përse ikin intelektualët nga Shqipëria!
    Nëse vlen sadopak mendimi im për këtë temë sa sociale aq dhe kombëtare, më lejoni t'ua përcjell mesazhin tim sipas stilit elegjiak të Andon Zako "çajupit":

    KU KEMI LERË?

    Në ç'vend kemi lerë
    krenarë dhe të dhjerë!?
    Në Shqipëri!

    Ku të hedhin më shumë baltë
    dhe fajdet t'i grijnë paratë!?
    Në Shqipëri!

    Ku ka vlerë më shumë gomari
    se shkrimtari apo shkenctari!?
    Në Shqipëri!

    Ku ka bakër, krom dhe ar'
    po s'ke ujë as për t'u lar'?!
    Në Shqipëri!

    Ku jetojm' aq të "gëzuar"
    xhepat bosh - derën e blinduar!
    Në Shqipëri!

    Ku s'punojnë kombinatet
    ku hajdutët ngrenë pallatet!?
    Në Shqipëri!

    Ku i veshin në kokë çorapet
    Ku Kallashi i "lanë hesapet"?!
    Në Shqipëri

    Ku të luan tepeleku
    ku hedh valle sërbi e greku!?
    Në Shqipëri!

    Ku pa punë fitohet leku
    Ku pëllcet, kërrcet dyfeku!?
    Në Shqipëri!

    Ku na mban gjallë kontrabanda
    Ku qeveria punon me banda!'
    Në Shqipëri!

    Ku vishet populli "më trim" i botës
    Me tesha të vdekurish të Europës!?
    Në Shqipëri!

    Ku spiuni bën "transparentin"
    Ku t'a vrasin deputetin!
    Në Shqipëri!

    Ku vampiri bën Parlamentin
    Ku s'e pjerdhin Presidentin!?
    Në Shqipëri!

    Ku jeton një Komb e s'ka të dytë
    Që bën sherr me vehten, e vehtes i nxjerr sytë.....
    Në Shqipëri!

    Agim Doçi

    Shum reale kjo dhe origjinale ja vlen te rilexohet

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Mbas vjershes se Z.Agim Doçi nuk besoj se ka me nevoje te kerkohet pse ikin intelektualet nga Shqiperia.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  10. #40
    ♥Electronics♥ Maska e ^TIRONA^
    Anëtarësuar
    10-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    45
    Gjithe intelektualet largohen nga shqiperia sepse kane mend ne koke prandaj quhen edhe intelektuale.Gjithashtu dhe burrakracia qe eshte e pranishme ne te gjitha koherat.
    -Alby
    KI I VETMI
    ALBY

Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aleksandri i Madh, shqiptar?
    Nga ibiza në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 559
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 11:04
  2. Përse jetohet ose përse jeton?
    Nga GrifshA_ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 18-06-2007, 09:00
  3. Përse largohen dy që duhen, pa thënë lamtumirë?
    Nga SaS në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 18:13
  4. Nano dhe Berisha si mund te largohen?
    Nga tani_26 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:51
  5. Mjeket pa Kufij largohen nga Afganistani
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 11:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •