Close
Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 203
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Postime
    174
    Citim Postuar më parë nga Arbushi Lexo Postimin
    Albasoul
    President
    Posts: 960
    (10/25/01 11:38:14 pm)
    Reply
    Community Supporter
    Perse largohen intelektualet?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Cilat jane arsyet kryesore qe largohen intelektualet shqiptare nga Shqiperia. Cfare ben shteti shqiptar ne kete drejtim? Cfare politike duhet te luaje shteti shqiptar qe te krijoje kushtet per joshjen e kesaj shtrese perseri ne shoqerine shqiptare?


    kosovar3003
    Anetar i ri
    Posts: 22
    (11/2/01 9:14:26 pm)
    Reply Re: Perse largohen intelektualet?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Albo,

    Intelektualët largohen nga Shqipëria për shumë arsye, por një është kryesorja. Politikanëve shqipatrë i duhën më shumë injorantët. Intelktualët ua prishin gjumin e natës, sepse ata nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj gjërave që sot ndodhin në Shipëri.

    ddywz
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 2
    (12/17/01 11:00:27 am)
    Reply Re: Perse largohen intelektualet?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Une isha nje intelektual ne Shqiperi dhe mezi prita diten qe te ikja. Uroj zotin qe sot ndodhem ne USA. Ketu u martova me nje vajze amerikane. Tani kemi dy femije dhe bejme nje jete te lumtur. Punoj ne nje nga kompanite me gjigande farmacuetike si Consultant in IT, Research and Development branch of GlaxoSmithKline, dhe jam shume i kenaqur. Une nuk jam nga ata qe e shaj Shqiperine, perkundrazi me vjen keq qe u largova. Kuptohemi se asnje nuk don te ndahet nga shoqeria, rrethi familjar dhe vendi ku ke lindur e ke aq kujtime. Aresyeja e largimit nuk ishte per ne boten e "lire" si e mendojne disa Shqiptare. E pregatita veten se do te ndeshesha me jete te eger e plot te papritura por duhet te veprosh me zgjuarsi. Duhet te kuptoni se shumica e inteligjences shqiptare nuk e ka te lehte te emigroje. Aresyet jane se per te gjetur nje pune te ngjashme me ate te Shqiperise, duhet te jesh dikush. Tek ky dikush primarja per mua eshte te flasesh, shkruash dhe kuptosh gjuhen e vendit ku po emigron. Te kesh nje zanat. Me zanat kuptojme, jo doktor, jo mesues/e gjeografie, jo shofer. Te kesh te ardhura fillestare. Ata qe mendojne te levizin njehere se keto vine me pas, bejne gabim per mua. Shprehja e Naimit: pune, pune nate e dite qe te shohim pake drite une do te thoja eshte per ameriken

    Pyetjes se Cduhet te beje shteti shqiptar qe intelektualet te mos largon, une do ti pergjigjesha se Shqiperia se pari ka nevoje per nje shtet ligjor.

    Menjehere mendja e ndonje lexuesi mezi pret te me pyesi se perse nuk kontribove apo kontribon ti qe ky shtet te ishte/jete sic thua ti?

    Une si individ nuk kisha ne dore te beja asgje. Mu mbush koka me biseda te panevojshme me gazeta te pafund e me andrallat e kohes te PPSH. Asnjeri nuk mendonte se cdo te bejme ne te ardhmen por rrine e humbin kohen duke sqaruar historite e se kaluares. Kush e kush mendonte si te vidhte e te pasuroj per vehte pa kuptuar se po vidhte vehten dhe femijet e tij/saja. Te them te drejten eshte per tu hequr kapelen amerikaneve qe jane rreth 270milion, bashkuar ne 50 shtete, flasin te njejten gjuhe, sigurisht me dialekte, qe mbajne flamurin e vendit te tyre ne makina e ne shtepi, e kane vetem dy parti. Flas per Ameriken, pasi ketu jetoj dhe punoj. Ne ndonje vend tjeter mund te jete edhe me mire, edhe me keq.

    Dikush po thote se Amerika ka 200vjet qe s'ka pare lufte me sy prandaj i ka ato te mira. Gaboheni rende ne se keni kete mendim. Matematika me e thjeshte tregon se Shqiperia ka 2milon (force aktive, pa marre parasysh femije e te moshuar)banore qe punojne ne Shqiperi. Sa kohe i duhet nje shteti te vendose ligjin per nje numer te tille banoresh? Une do te thosha jo me shume se 5 vjet nga dita e rrezimit te komunizmit ne Shqiperi. Koha tregoi se kaluan 12 vjet dhe asgje ne drite persa i perket ligjit dhe drejtesise. Une do te thoja se aresyeja duhet gjetur tek vete keta 2 milion qe qeverisin ate vend. Nuk me takon te jap mend e te them se duhet bere kjo apo ajo. Di te them se ne Shqiperi do te shkoj vetem si vizitor, pasi kam gjithe kujtimet e nje jetese prej 30vjetesh.

    Me respekt

    ddywz


    Politika Shqipetare nuk bene asgje per intelektulet e vendit pervec atyre "intelektualve" qe mbajne flamujt e partive,
    Cmund te beje ne Shqiperi nje i diplomuar qe kur kerkon nje emerim neper drejtori apo dikastere i kerkojne testera partie?
    Cmund te beje ne Shqiperi nje i diplomuar qe kur kerkon nje emerim i thone te anetaresohet ne partine ne pushtet qofte kjo majtas apo djathtas?
    Asgje si ngelet vec te mbledhe ca lek dhe te iki nga syte kembet.
    Sa do rrosh do te mesosh......

  2. #122
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    E paskan kuptuar ''pak'' si vone qe Shqiperia eshte nje nga vendet e fundit per te jetuar intelektualet!
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Gjenco
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Ne Tirane
    Postime
    12
    Pse ikin? po pse te rrish kur mbaron shkelqyeshem dhe vendin e punes e ze ai qe mbaron dobet vetem se ka qene anetar forumi i nje force te caktuar politike?

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Sepse shteti shqiptar nuk di ti mbaj .Prandaj po vete larte e me larte me ata qypa qe kane ngelur .

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Gjenco
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Ne Tirane
    Postime
    12
    Pse ikin? po pse te rrish kur mbaron shkelqyeshem dhe vendin e punes e ze ai qe mbaron dobet vetem se ka qene anetar forumi i nje force te caktuar politike?

  6. #126
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    Ne Shqiperi intelektualet nencmohen.injorohen dhe persekutohen.te jesh i suksesshem ne Shqiperi duhet te lepish sumen e politikaneve dhe nuk duhet ndonje dije te besh ate. po te shikosh kush esht ne punet me te mira neveritesh ..kunguj qe duke perfituar nga lidhjet partiake e me deftesa fallco me kualifikime koti 1 vjecar ne USA mbajne poste teper te rendesishme dhe ve bast qe shumica e tyre nuk e kan iden se c'far duhet te bejn ..gjynah ..intelektualet e vertet jetojn ne 1 bot tjeter . ne 1 bot ku i afti dhe i zgjuari arrijn ne majat me te larta te shoqeris..ne ate bot fatkeqesisht Shqiperia nuk ben pjes ...

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Ket pyetje do te kisha deshir ta vese Ismajl Kadaren

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anëtarësuar
    27-12-2007
    Postime
    152

    Exclamation

    Shqipërisë po i ikën “truri”!!
    11 August 2009


    Nga Përparim Halili -

    Realitetet shqiptare, përveç traumave të tjera, që kanë lidhje me problemet e shumta që shoqërojnë zhvillimet brenda vendit, vazhdojnë të na ofrojnë edhe këtë realitet: Prej 18 vitesh, po përjetojmë largimin e inteligjencës. Këtë largim e kemi përcaktuar si ikje të “trurit të kombit”, duke mos mundur të frenohet. Në këto vite, pas hapjes së madhe, Shqipëria ka pasur dhe po vazhdon të ketë një firo të dukshme e të ndjeshme të specialistëve, të shkencëtarëve, të studiuesve, të artistëve, të mjeshtërve të prodhimit, madje edhe të atyre njerëzve që kanë pasur dhe kanë mundësi të ofrojnë diçka për këtë vend e për këtë komb, por që ua kanë bllokuar mundësitë politika dhe institucionet “bunkerë”, pra që nuk u hapin as rrugë veprimi, as u krijojnë mundësi për të dhënë kontributet. Prej18 vitesh, Shqipërisë i ka ikur e po vazhdon t’i ik “truri” jashtë vendit

    Kjo shifër ka arritur në 35 për qind të masës së përgjithshme të inteligjencës të larguar nga ky vend. Sipas testimeve, ata kanë ikur për të mos u kthyer më, sepse nuk mund të bashkëjetojnë me një realitet poshtërues e shkatërrues për ta dhe punën e tyre, duke gjetur të mundshme jashtë kufijve interesat e tyre profesionale, të perspektivës integruese të fëmijëve e të mbijetesës për familjet e tyre. Largimin ata e kanë bërë si një mundësi të detyruar, të vetëdijshëm se duhet ta hidhnin këtë hap.
    Ata kanë pranuar të kryejnë edhe punë jashtë profesionit, madje të rëndomta, në shërbimet publike e firmat private në të gjithë shtetet e botës, por kurrsesi të jenë intelektualë dhe shkencëtarë të shpërfillur, madje të denigruar e të papunë, deri shitës bananesh e çakmakësh në Shqipëri. Sepse vendi i tyre, ku ata janë diplomuar dhe janë kualifikuar, ku kanë punuar në mënyrë aktive dhe të përkushtuar për shumë vite, nuk u afroi dhe nuk po u ofron asgjë, madje as vende pune të rëndomta. Sepse këto të drejta vazhdojnë të mbeten monopol i zyrave të “kuadrit” të partive, të cilat nuk të pranojnë në punë, nëse nuk mban parullat e mitingjeve, nëse nuk bëhesh shërbëtor i fushatave elektorale, nëse nuk bëhesh servil dhe bashkautor i heshtur i interesave të kapove të pushtetit. Kjo “hemorragji” potencialesh intelektuale, që nuk ka asgjë të përbashkët me synimet e partive politike, por vetëm me interesat kombëtare, po vazhdon të thellohet. Përditë ikin, ose ka përpjekje të intelektualëve e specialistëve të njohur, për ta braktisur përfundimisht këtë vend. Këtë largim e diktojnë pagat e ulëta, dhuna administrative, dhuna për shkak të bindjeve politike, mospërfillja, mungesa e punës, mungesa e hapësirave për të shprehur idetë dhe aftësitë e tyre në zgjidhjen e problemeve të ndryshme, për të mbarëvajtur procesin e integrimit evropian të vendit. Politika e di mirë këtë realitet, por nuk përpiqet ta parandalojë ose të krijojë kushte, të paktën minimale bindëse e konkrete, për ta kthyer në Shqipëri “trurin” e ikur të kombit. Përkundrazi, po vazhdon të jetë e ashpër dhe mospërfillëse ndaj saj, duke luajtur me personalitetin e njerëzve të ditur e të nevojshëm të këtij vendi.

    Në përgjigje të këtij qëndrimi të politikës e të administratës së lartë shtetërore dhe qeveritare, të institucioneve vendimmarrëse e ligjvënëse, inteligjenca potenciale po reagon me braktisje masive të vendit. Ajo po vazhdon të largohet nga Shqipëria, sepse po kupton përfundimisht që nuk mund të jetë pjesë e lirë dhe e pranueshme, e respektuar, e aktivizuar dhe e shpërblyer në veprimtarinë e saj përballë politikës dhe institucioneve të shtetit, për aq kohë sa politika e bllokon dhe e denigron, duke të spostuar me banalitetin që disponon e përdor në këtë shoqëri, të cilën, një grup pushtetarësh primitivë e analfabetë po e komandojnë me “sulltanizëm” të dukshëm, por të maskuar pas demokracisë së shtirur dhe abuzimeve të pakufishme të posteve, që i rrëmbejnë me mashtrime dhe i mbajnë me mekanizma të shumta korruptive, deri të dhunshme.
    Projekt i dështuar për kthimin e inteligjencës në Shqipëri.

    Katër vite më parë, pasi futi në zyrat e saj me poste të larta një ekip klientelist me logon KOP, qeveria shqiptare shpalli iniciativën-projekt për rikthimin nga emigracioni të inteligjencës aktive e të mirëfilltë shqiptare, me synim kontributin për interesat e vendit. Thirrja e bërë nga qeveria, sipas deklarimeve, garantonte çdo intelektual të larguar, që do të kthehej në Shqipëri, se do të punësohej menjëherë në administratën e lartë shtetërore, qeveritare dhe në bërthamat shkencore të institucioneve me fuqi përcaktuese për zhvillimet e ekonomisë e të kulturës kombëtare. Sipas projektit, çdo intelektual i rikthyer do të punësohej në administratë dhe në institucionet shkencore dhe do të paguhej me 100 mijë lekë të reja në muaj. Mirëpo, si të gjitha projektet që ofrohen në vendin tonë, edhe ky nuk u realizua. Një fakt: 24 intelektualët e vetëm, që u kthyen në Shqipëri, nuk u përfillën dhe u detyruan të largohen përsëri në emigracion. Ky fakt ka qenë dhe mbetet mesazh i qartë për gjithë inteligjencën shqiptare me këtë kujtesë. Në Shqipëri është vështirë të bëhesh pjesë e institucioneve që kanë nevojë për “tru”, nëse nuk je pjesë e militantizimit dhe rrjetës nepotike të shefave të politikës e të qeverisjeve.

    Konkurset e punësimit në administratë, farsë bllokuese e pushtetit. Në shtypin e ditës, Sektori i Shërbimit Civil boton njoftime për vende të lira e të reja pune. Sipas ligjit në fuqi, secili shtetas, që nuk ka dalë ende në pension dhe që ka specialitetin profesional, në përputhje me kërkesën për vendin e punës që shpallet, ka të drejtë të kërkojë të punësohet. Mirëpo, sapo lexon këto njoftime, ndesh me një bllokazh krejt absurd. Titullarët e ministrive, që shpallin vende të lira pune, nuk krijojnë liri punësimi për të gjithë. Ata vendosin disa kushte. P.sh., thuhet se kandidati duhet të jetë deri në moshën 40 vjeç. Duhet të dijë mirë, në të folur e në të shkruar, 1, 2 e 3 gjuhë të huaja. Duhet të dijë shumë mirë programet kompjuterike. Duhet të ketë përvojë në administratën e lartë shtetërore, jo me pak se 5 vjet.

    Duhet ta ketë mbi 8 notën mesatare të shkollës së lartë. Duhet të ketë përfunduar studimet jashtë vendit. Mjaftojnë këto kërkesa, për të kuptuar se këto kushte punësimi shpiken e përdoren qëllimisht nga drejtuesit e ministrive, megjithëse janë në kundërshtim të plotë me Kodin e Punës, madje në shkelje të Statusit të Nëpunësit Civil. Konkurset për punësime nëpër ministri po përdoren hapur si bllokazh administrativ ndaj të aftëve, si shërbim militantesk për ata që rekrutohen si “qark i mbyllur” nepotik, dhe si hapësirë e lirë për korrupsion. Pa përmendur kushtet e vendosura, mjafton të jesh, p.sh. në moshën 40 vjeç e 1 muaj, dhe nuk pranohesh në konkurrim për vendin e punës që shpallet! Të pëlqen apo jo, mjafton të mos plotësosh kushtet e shpallura, megjithëse mund të jesh tepër i aftë. Pra, i ke të mbyllura dyert e punësimit në administratën e lartë, të mesme, madje dhe të ulët publike. Ky absurd, me veshje të qartë politike në sektorin e punësimit në administratën publike, ndodh kur dihet që në vendin tonë 75 për qind e specialistëve janë mbi 40 vjeç.
    Kur dihet që, jo të gjithë kanë mbaruar studimet jashtë vendit. Madje, vihet si kusht për të konkurruar edhe që studimet duhet të jenë përfunduar në Universitetin e Tiranës, ndërkohë që përpara vitit 1993, afro 80 për qind e inteligjencës e specialistëve, kanë përfunduar studimet në ish-institutet në Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Elbasan e Kamëz. Dhe, absurdi bllokues politik i punësimit, vazhdon me faktin tjetër: Sipas ligjit, mosha e daljes në pension është 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Mirëpo, sipas “ligjit” të drejtuesve të institucioneve, po e kalove 1 ditë moshën mbi 40 vjeç, del në “pension”, duke mbetur i papunë.
    #

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Përse largohen intelektualët nga Shqipëria?

    ...

    Sepse e kanë parë se në këtë vend (Shipëri) trajtohen si të paditur.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  10. #130
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Kam pershtypjen se intelektualet po kthehen tashme nga perendimi per ne vendlindje.

    kjo teme do ishte aktuale per SHqiperine e viteve 90ta, tashme eshte nje rrealitet tjeter teper i kendshem.

Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aleksandri i Madh, shqiptar?
    Nga ibiza në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 559
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 11:04
  2. Përse jetohet ose përse jeton?
    Nga GrifshA_ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 18-06-2007, 09:00
  3. Përse largohen dy që duhen, pa thënë lamtumirë?
    Nga SaS në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 18:13
  4. Nano dhe Berisha si mund te largohen?
    Nga tani_26 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:51
  5. Mjeket pa Kufij largohen nga Afganistani
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 11:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •