Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    our world
    Anëtarësuar
    22-04-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    41

    Neil Rees: Ju tregoj 6 vitet e Zogut në kështjellën angleze

    INTERVISTA/Flet Neil Rees, historiani që po shkruan një libër


    "Ju tregoj 6 vitet e Zogut në kështjellën angleze"


    Blendina Cara
    "Tirana Observer"


    Sa herë që dikush zhytet në historinë e Ahmet
    Zogut zbulon diçka të re. Të mistershme e të papërsëritshme. Të rëndësishme dhe historike njëkohësisht. Kështu bëri shkrimtarja franceze Zhozefinë Dedet një dekadë më parë teksa na dhuroi një libër me jetën e këtij mbreti simpatik e të çuditshëm sipas saj. Udhëtoi deri në Johanesburgun e largët dhe atje si një gazetare investigative grumbulloi aq fakte e copëza historie që na la pa mend edhe ne shqiptarëve që e kishim mbret për nja 15 vjet, por që nuk ia dinim historinë. Por duket se misteri dhe të fshehtat e kanë ndjekur këmba-këmbës këtë njeri. Neil Rees, një historian i apasionuar pas Ballkanit, duket se ka shënuar bingo. Ka hulumtuar prej vitesh në arkiva dhe gjetur aq rrëfime e dëshmi sa të na sjellë një pjesë jo pak të rëndësishme të Ahmet Zogut. Dhe, është gati të nxjerrë një libër për këtë. Jeta e Zogut në kështjellën Buckinghamshire, një zonë rurale pranë Londrës. Aktiviteti i tij, jeta private, bashkëshortja Geraldinë e deri tek 8 badigardë. E pra, i pari i mbretërisë më të vogël në Evropë jetoi për gjashtë vjet në mbretërinë më të madhe në Evropë. Të gjitha këto Ris na i sjell duke na shtuar kërshërinë e një periudhë kaq të largët, por të rëndësishme. Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Tirana Observer", Ris na zbulon një pjesë të librit të tij duke e shoqëruar edhe me disa foto ekskluzive. Kontaktet e Zogut me personalitet në Londër dhe përse Anglia nuk e ndihmoi ta risillte në pushtet. Po edhe pjesë jetësore të asaj që u quajt ekzili i parë një monarkut shqiptar.

    Ju keni në plan të shkruani një libër për periudhën e qëndrimit të mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogu, në Angli. Pse e konsideroni të rëndësishme që një anglez të shkruajë një libër për një mbret shqiptar?


    Mua gjithnjë më ka interesuar historia. Interesi im në Ballkan i ka rrënjët në një vizitë në Republikën Jugosllave të Maqedonisë në vitin 1988. Në Maqedoni për herë të parë kam takuar shqiptarë etnikë, por në atë kohë ata nuk lejoheshin që të shkelnin në Shqipëri. I ndjeri president i Maqedonisë, Boris Trajkovski, ka qenë një miku im i mirë dhe zakonisht takoheshim sa herë që ai vinte në Londër. Shkak që unë të interesohesha të mësoja se mbreti i Shqipërisë kishte jetuar aty pranë ku unë jetoj në Angli, ishte interesi që kisha për Ballkanin, ndaj vendosa të bëj disa investigime për këtë gjë.
    Fillimisht unë planifikoja të shkruaja një libër historik-lokal rreth Mbretit Zog, çka mund të përkufizohet si një libër për njerëzit e zonës sime në Angli, duke qenë se Mbreti Zog ishte një karakter shumë interesant në atë lokalitet. Shkollat në Angli supozohet që të kenë në planin mësimor historinë e zonës së tyre dhe njerëzit e rinj që jetojnë në atë zonë janë të interesuar të mësojnë se një mbret ka jetuar aty. Megjithatë, duke takuar dhe biseduar me shqiptarë të këtij komuniteti këtu në Angli, unë tashmë kam mësuar se ata janë shumë të interesuar për të mësuar rreth ekzilit të Mbretit Zog në Angli. Dhe, në fakt shumë pak shqiptarë që jetojnë në Angli e dinë se ku ka jetuar ai saktësisht. Edhe një stërnip i Mbretit Zog që kam takuar, i cili jeton diku këtu afër, nuk dinte shumë gjëra rreth këtij fakti.

    Në fakt, në Shqipëri pak dihet se çfarë ka bërë Mbreti Zog në Angli gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Angli. Ju keni në plan të sillni nëpërmjet librit tuaj vetëm aktivitetin e tij politik e diplomatik apo dhe fakte nga jeta e tij e përditshme e intime?
    Edhe në Angli nuk ka shumë informacion për periudhën e azilit të Mbretit Zog, pavarësisht se përmendet shkurtimisht në disa libra. Këto kohë unë kam intervistuar disa njerëz në fshatin ku ai jetonte dhe kam mbledhur disa histori. Janë disa njerëz të vjetër në këtë zonë, të cilët i mbajnë mend shqiptarët, në nivel social. Për momentin, unë nuk di shumë rreth aktivitetit të tij politik dhe diplomatik të asaj kohe, duke qenë se unë jam interesuar më tepër për jetën sociale të mbretit dhe oborrtarëve të tij dhe efektet që kjo jetë sociale ka pasur tek banorët lokalë. Unë do të përmend edhe një pjesë të aktivitetit të tij politik dhe diplomatik, por qëllimi im nuk është të shkruaj një libër politik. Unë jam i interesuar për të dhëna historike të atyre ç'kanë ndodhur, kështu që ajo që do shkruaj varet dhe nga faktet e reja që do të mësoj.

    Në aspektin historik, akoma ka mbetur pa përgjigje pyetja se, pse Anglia nuk e ndihmoi Mbretin Zog që të kthehej në pushtet pas përfundimit të luftës?

    Problemi është se nuk ka një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë dhe kjo çështje duhet të shihet në një kontekst të paralelizuar me atë të liderëve të tjerë të mërguar në Britani.
    1. Mua më duket se Mbreti Zog ishte në një pozicion shumë ndryshe nga ai liderëve të vendeve të tjera që kërkuan azil në Angli. Nga gjithë kërkimet lokale që kam bërë unë, e di se pranë Mbretit Zog jetonin edhe Mbretëresha Vilhemina e Holandës, Gjeneral Sikroski i Polonisë, Presidenti Benes i Çekosllovakisë dhe Sharl de Gol i Francës së Lirë. Por të gjithë këta udhëheqës kishin formuar ushtri të tëra në mërgim, kështu që ata konsideroheshin si kontribuues pozitivë në arritjet e luftës, ndaj dhe kishin në dorë më shumë forcë diplomatike. Në Angli në atë kohë ishin 200 mijë polakë dhe rreth 20 mijë çekosllovakë, ndërsa për sa u përket shqiptarëve, numri i tyre kufizohej në anëtarët Oborrit Mbretëror, tetë badigardët e Mbretit dhe shqiptarët e Anëtarësisë Diplomatike në Londër, kështu që numri i tyre arrinte maksimumi në 40. Mbreti Zog ishte një mbështetës i madh i Çurçillit, por ai nuk mund të kontribuonte në njerëz si pilotë për Betejën e Britanisë apo për njerëz që stërviteshin si parashutistë të maskuar ashtu siç mund të kontribuonin udhëheqësit e vendeve të tjera.
    2. Duhet sjellë në kujtesë fakti se, Mbreti Zog nuk ishte i vetmi që s'u kthye në pushtet pas luftës. Britania i deklaroi luftë Gjermanisë kur pushtoi Poloninë, në mënyrë që të çlironte këtë vend, por në fakt udhëheqësit e polakëve në Londër nuk u kthyen kurrë në vendin e tyre, sepse komunistët e mbështetur nga sovjetikët kishin marrë tashmë pushtetin në fund të luftës. Pothuajse asnjë nga polakët në Angli s'u kthye në Poloni dhe familjet e tyre jetojnë akoma e kësaj dite në Angli. Gjithashtu edhe Mbreti Pjetri II i Jugosllavisë e humbi fronin, pasi udhëheqjen e vendit e mori në dorë Josip Broz (Tito) dhe partizanët, duke kërkuar azil në SHBA, ku dhe vdiq. Kështu që Mbreti Zog nuk ishte i vetmi që nuk rimori pushtetin pas luftës dhe ai gjithashtu nuk ishte i vetmi mbret që humbi fronin. Në realitet, qeveria britanike do të kishte preferuar rikthimin e udhëheqësve të Polonisë, Jugosllavisë dhe Polonisë të para luftës, por pas disfatës së nazistëve shumë pak njerëz në Britani kishin dëshirë të hynin në një luftë tjetër dhe kështu qeveria britanike njohu regjimet e reja de-facto komuniste.
    3. Në realitet qeveria britanike do të kishte preferuar më mirë Mbretin Zog sesa Enver Hoxhën. Gjatë luftës Anglia e mbështeti rezistencën pro-zogiste dhe pas luftës Anglia u përpoq të përmbyste pushtetin e Hoxhës. Megjithatë në shërbimet sekrete britanike bënte pjesë një agjent i dyfishtë pro-sovjetik i quajtur Kim Filbi, i cili i informonte komunistët përpara çdo misioni të tillë, ndaj ato të gjitha dështonin.

    Sipas kërkimeve tuaja mbi këtë figurë, cilët janë personalitetet e larta angleze që janë takuar me Mbretin Zog gjatë qëndrimit të tij në Angli?


    Unë sapo e kam filluar kërkimin për këtë ndaj dhe s'mund t'i përgjigjem plotësisht kësaj pyetjeje. Unë di që presidenti Benes i Çekosllovakisë i bënte shpeshherë vizita Mbretit Zog në Buckinghamshire. Mbreti Zog gjithashtu i shkruante Uinston Çurçillit, por unë s'besoj të jenë takuar ndonjëherë.
    Cili është, sipas jush, fakti më i fortë dhe më i interesant që keni zbuluar rreth periudhës gjatë së cilës Mbreti Zog qëndronte në Angli?
    Shumë shqiptarë në Angli besojnë se Mbreti Zog ka jetuar gjatë gjithë periudhës së luftës në Londër. Kur u them atyre se për pesë vjet ai ka jetuar në Parmoor House, në një komunitet të vogël rural në Buckinghamshire në Angli, shumë prej tyre habiten. Shtëpia ku ai ka jetuar është akoma e pandryshuar. Unë kam fotografi të Mbretit Zog që janë bërë në shtëpinë ku ai ka jetuar dhe mund të identifikoj me saktësi se ku janë bërë këto foto, duke qenë se shtëpia duket ekzaktësisht e njëjta dhe një pjesë e mobilieve që Mbreti Zog ka përdorur janë akoma aty. Madje dhe librat që gjenden në rafte, aty janë të njëjtët libra që ishin kur Zogu jetonte aty.

    Sipas të dhënave, Mbreti Zog përdorte në Londër një automobil tip "Mercedes Benz", i cili ishte dhuratë nga Adolf Hitleri, një makinë e cila mendohet se u shkatërrua gjatë bombardimeve të gjermanëve. Ju keni njohuri se cili mund të jetë fati i vërtetë i kësaj makine?

    Po, Mbreti Zog ka marrë një makinë "Mercedes Benz" kabriole nga Hitleri, si dhuratë me rastin e martesës së tij me Mbretëreshën Geraldinë, në vitin 1938, por unë nuk besoj se ajo u shkatërrua nga bombardimet gjermane. Ai e ka përdorur atë makinën në Londër. Kur ai u zhvendos në Buckinghamshire, ky automobil ishte një prej atyre që Mbreti Zog përdorte dhe njerëzit e zonës e mbajnë mend atë. Me sa kam kuptuar unë, ai ia ka dhënë atë nipit të tij, Princ Tatit. Princ Tati ia shiti atë një banori të zonës, i cili e shiti sërish. Unë po mundohem të zbuloj se çfarë ndodhi me makinën, por kam besim se ajo i ka mbijetuar luftës.

    Në artikullin e publikuar nga "Bucks Free Press" ju përmendni faktin se, disa prej badigardëve të Mbretit Zog mund të jenë martuar dhe të kenë krijuar familje në Frieth (lokalitet afër vendit ku jetonte Mbreti Zog). A keni informacione konkrete në lidhje me pasojat e këtyre bashkimeve?

    Aktualisht kjo nuk është çfarë thotë artikulli, por unë s'kam dashur të them këtë. Asnjë prej njerëzve të mbretit nuk u martua me vajzat e zonës apo krijoi familje në Frieth, por shumë prej tyre kanë njohur vajza kur ishin Londër, ata madje mund të kenë njohur vajza nga High Wycombe dhe Henley-on-Thames gjatë kohës që jetonin në Frieth. Gjithë badigardët që jetonin me Mbretin Zog vajtën në Egjipt me të në vitin 1946. Shumë prej tyre kishin familje në Shqipëri. Në vitin 1952 ata shkuan në Francë me Mbretin Zog, kur ai u largua nga Egjipti. Kur Mbreti Zog vdiq në vitin 1961, badigardët u vendosën në Francë apo Angli. Unë isha i interesuar të dija nëse ndonjë prej tyre u kthye në Angli për t'u vendosur aty ku kishin qenë më përpara. Unë di që një prej tyre ka jetuar dhe vdekur në veri të Anglisë për shembull, por mua do të më pëlqente të dija se çfarë ka ndodhur me të tjerët.

    A i dini arsyet pse Mbreti Zog la Anglinë për të shkuar në Egjipt?

    Fillimisht Mbreti Zog mori me qira "Parmoor House" nga familja angleze Cripps. Ai e mori atë me qira për pesë vjet dhe në fund të qerasë, në vitin 1946 familja shpresonte ta shiste shtëpinë. Sipas artikujve të gazetave në atë kohë, Mbreti Zog kishte marrë në konsideratë faktin për të blerë një shtëpi në Londër, por në atë kohë Britania e Madhe e kishte njohur Republikën e re komuniste të Shqipërisë, ndaj Zogu vendosi se kishte nevojë për një bazë të re me liderë më mbështetës ndaj dëshirës së tij për t'u kthyer në Shqipëri. Mbreti Faruk i Egjiptit ishte mik i tij dhe i përkiste një dinastie me origjinë shqiptare. Egjipti ishte gjithashtu më afër Shqipërisë gjeografikisht dhe Zogu shpresonte të merrte ndihmë nga familjet mbretërore myslimane. Kështu që në atë kohë Egjipti ishte një zgjedhje më se e arsyeshme. Fatkeqësisht kur Mbreti Faruk u përmbys nga froni prej Nasser-it dhe në vitin 1952 Mbretit Zog iu desh të ndërronte sërish vend.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Kush eshte ku Mret İ Shqiptarev..
    ZOgu,Nje tradhtar i kombit shqiptar.Nje shofenist.Shpalli veten dhe iku.e la shqiperin ne zjarre,edhe pa nje kafshat buke.Rrembeu arken e shteti dhe iku matan detit....
    nje Mbret-tradhtar nuk ka vend as ne SHqiperi e as ne Angli..,
    tradhtar,tradhta,tradhtar...

  3. #3
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    nuk ke nevoje vec ik tek ritz hotel ne piccadilly dhe do shohesh ahmetin mbi elefant ne fotografi.
    U mori leket shqiptareve, na la ne balte, dhe iku e bleu elefant qe te udhetoje londren!

    More ku je qa paskemi qan!?
    Ergo cogito, ergo sum!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Stefanoplos!

    [QUOTE=Stefan07]Kush eshte ku Mret İ Shqiptarev...JU DUKENI QE NUK JENI SHQIPETARE ASPAK !JU E SHIKONI KOMBETARIN TEK POSHTERSIA !ZOgu,Nje tradhtar i kombit shqiptar JU NUK JENI PJESTAR I KOMBIT ,JU JENI INTERNACJONALIST ,PRA NJERI PA KOMBE!!!.Nje shofenist KE DASHUR TE THUASH SHOVINIST (RRYME POLITIKE MARKESISTE!!.Shpalli veten Q'FARE dhe iku KU. PASE PIKES FILLOHET ME SHKONJE TE MADHE,e la shqiperin ne zjarre ZJARRI KA FILLUAR MASIVISHTE KURE ERRDHET JU ENVERISTAT!!!,edhe pa nje kafshat buke.KOMUNISTAT HANE BARE ,PRA JANE NE FAMILJEN E NJETHUNDRAKEVE .Rrembeu arken E MBRETIT e shteti E VODHET E PERDHUNUAT DHE JA DORZUATE INTERNACJONALIZMIT dhe iku matan detit ....
    nje Mbret-tradhtar ASNJE MBRET NE BOTE NUK NJIHET PER TRADHTI NDAJ KOMBIT TE TIJE nuk ka vend as ne SHqiperi e as ne Angli .., KA VITE QE KA VDEKUR ORE DERZI!!!
    tradhtar,tradhta,tradhtar...JU NUK DINI ASNJE FJALE TJETER,GJYNAH ME VJENE PER JU!!!




    STEFANOPLOS !KUR ISHTE ZOGU NE PUSHTE YTE ATE HANTE FRENGJOLLE PEJ

    AUSTRISE!PASTAJ KUR ERDHI PARTIAJUAJ, YTE ATE NE PUSHTE.HANIT BARE PER

    HIRE TE PARIMEVE! SOCALLLLL KAMUTNISTESH!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 13-05-2007 më 17:49

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    JU DUKENI QE NUK JENI SHQIPETARE ASPAK !JU E SHIKONI KOMBETARIN TEK POSHTERSIA ![/COLOR]]
    Une jam shqiptare 100%,nese nuk e paqe dite.Kombetarin e shikoj tek ata qe punuan apo vdiqen per komb shqiptar,madje edhe ne flak te madhe kur ishte atedheu nuk u larguan.
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    JU NUK JENI PJESTAR I KOMBIT ,JU JENI INTERNACJONALIST ,PRA NJERI PA KOMBE!!!.
    Une nuk jam pjestar i atyr kometatreve te juaj qe iken dhe lan shqiperin ne balte dhe ne lufte...
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    KE DASHUR TE THUASH SHOVINIST (RRYME POLITIKE MARKESISTE!!.
    tradhtar dhe shitesi i tokave shqiptare per serbin dhe grek e İtalian.
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    Q'FARE.
    tradhtar
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    KU. PASE PIKES FILLOHET ME SHKONJE TE MADHE.
    aty ku i ksihte sllavistae e vet.Pasi ta shpallesh veten mbret nuk duhesh me ike.por Ai piken e beri presje qe me let te ik ne sllavinizem
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    ZJARRI KA FILLUAR MASIVISHTE KURE ERRDHET JU ENVERISTAT!!!, .
    zjarrin e sjolli ideologjia e ti si mbret i martuar per nje vajze sllaviste si shkembim ndaj tokat shqiptare.te kujtoj.une nuk kam pasur mundesi te shoq shqiperin,me qe tradhtari la token e Kosoves jasht shqiperis,si enveri edh ky tradhtar.
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    KOMUNISTAT HANE BARE ,PRA JANE NE FAMILJEN E NJETHUNDRAKEVE .
    me qe Tradhtari vodhi pasurin e shtetit,shqiperis nuk i mbeti gje tjeter perveq qe te haj bari,dhe barin komunistate i ja shiten ruseve dhe kinezev..
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    E MBRETIT .
    qe morri nga varferia e popullit
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    ASNJE MBRET NE BOTE NUK NJIHET PER TRADHTI NDAJ KOMBIT TE TIJE .
    por,ky i shqiptareve,per veqe qe vodhi dhe la ne flak dhe varferi shqiperin..
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    KA VITE QE KA VDEKUR ORE DERZI!!!
    .
    vepra e ti tradhtare qe e la shqiperin ne mjerim nuk ka vdekur,as ne shqiperi e as ne Angli ore berlek..
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    JU NUK DINI ASNJE FJALE TJETER,GJYNAH ME VJENE PER JU!!!.
    kjo u pa,kur e la shqiperin pa as nje lek ne toke....
    a e di ti;kafshat qe skaperdihet eshe mjerim.dhe kete eberi ky dhe pastaj e stermadhuan edhe komunistet...Mbreti volli arken dhe la pa rroba shqiperin,e komunistat kur erdhen nuk gjeten gje vetem i mbeti qe likurn ti ja cveshin.dhe sot shqiperia akoma po vuan nga tradhtari dhe pasardhesit e tradhtarit(komistata)...
    Per tu bindur se a ishte ky mbret i dashur i shqiptarev,shikoh kur djali i ti erdhi ne shqiperi e ne Kosove.per ne kosove e Preshve nuk ka pse vjen.Aty e pa veten se nuk eshte as kushi.Le te ik dhe te shkoj aty ne İtali te jetoj me arken e vejdhur te shtetit shqiptare...
    lalo,kjo eshte histori qe nuk harrohet...
    dhe ketu mabron kritika ime...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Stefan07 : 15-05-2007 më 06:49

Tema të Ngjashme

  1. Islami Ndërmjet Lindjes E Perëndimit
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  2. Historia e Poezisë Angleze
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-09-2006, 16:33
  3. Si mund te mesoj gjuhen Angleze (ndihme)
    Nga oliinter në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 09:58
  4. Hetues anglezë për paratë e krimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-11-2005, 00:03
  5. Një angleze, "luftë" për të fejuarin shqiptar
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 07:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •