Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 44

Tema: Ekumenizmi

  1. #31
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tannhauser,

    Kristodhuli nuk ka vepruar askund ne emer te Kishes. Ai, psh, nuk ka ndermarre me teper veprime iniciative personale, sec ka ndermarre Kerulariusi kur iu tek tek PERLESHEJ me latinet.
    Une nuk ve doren ne zjarr, pasi nuk i mbaj pishtarin, por me aq sa une arrij te kuptoj, Kristodhuli, ne kundershtim me vlersime te papjekura, eshte nje njeri i madh, jo thjesht ne pikepamjen e temes qe po diskutojme.

    Sidoqofte, Kristodhuli eshte me teper autoritet, Tann, se sa prifterinjte e thjeshte qe pyet ti. Ne e dime injorancen qe ekziston ne nivelin popullor, fanatizmin, dhe prifterinjte ne K.O nuk perfaqesojne patjeter nje shtrese te formuar si shpirterisht ashtu edhe intelektualisht, ndersa peshkopet PO.

  2. #32
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Kristodhuli nuk ka vepruar askund ne emer te Kishes. Ai, psh, nuk ka ndermarre me teper veprime iniciative personale, sec ka ndermarre Kerulariusi kur iu tek tek PERLESHEJ me latinet.
    Sidomos ne nenvizim me duket sikur po lexoj enciklopedien katolike, aman!

    Une nuk ve doren ne zjarr, pasi nuk i mbaj pishtarin, por me aq sa une arrij te kuptoj, Kristodhuli, ne kundershtim me vlersime te papjekura, eshte nje njeri i madh, jo thjesht ne pikepamjen e temes qe po diskutojme.
    Me lejo te kem nje mendim krejt te kundert per Hristodhullon, pasi amatorizmat e tij sollen percarje me Patriarkanen Ekumenike si dhe probleme (qe akoma nuk jane zgjidhur) me Jeruzalemin.

    Sidoqofte, Kristodhuli eshte me teper autoritet, Tann, se sa prifterinjte e thjeshte qe pyet ti. Ne e dime injorancen qe ekziston ne nivelin popullor, fanatizmin, dhe prifterinjte ne K.O nuk perfaqesojne patjeter nje shtrese te formuar si shpirterisht ashtu edhe intelektualisht, ndersa peshkopet PO.
    Une nuk i permenda si autoritet prifterinjte apo murgjet me te cilet kam biseduar por si pasqyrues te ndjenjave te shumices se popullsise. Imagjino c'fare skizme do kemi ne qofte se tentohet bashkim kur kemi skizmatike edhe per ceshtje shume te vogla si kalendari. Ty nuk te shqeteson kjo gje?

  3. #33
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tann,

    besoj se e ke kuptuar qe ajo qe une jam pro eshte procesi i Bashkimit midis Kishes lindore edhe asaj perendimore, duke ruajtur secila karakterin e vet (kjo eshte tema) edhe jo dhenia e ndonje date te caktuar te saj. Le qe une jam askushi te flas per data. Jam shume dakort qe ndjenjat shtazarake dhe injoranca e njerezve mund te triumfoje edhe per shekuj te tere ne vijim.

    Shihe pak se si eshte katandisur Kisha Lindore. Sot flitet haptazi per filetizem (mgjth denimin qe i eshte bere ne 1872) kudo ne te gjitha kishat ortodokse, perfshi Konstantinopolin. Feja eshte kthyer ne nje institucion shteteror e kombetar brenda kufijve te nje shteti qe percaktojne edhe kufijte kishtar dhe autoqefalitetin e nje Kishe.

    Ne sot po drejtohemi praktikisht nga nje "pape", papa shtet. Zogu ne fakt beri cdesh me ortodoksine persa kohe kishte pushtetin. Papa i ortodoksve ne vitet 1922-1939 ka qene minsitri i brendshem, kryeministri presidenti e mbreti Zog.
    Po kjo anomali ngjet ne te gjithe boten ortodokse.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 24-05-2007 mė 14:36

  4. #34

    Ne e dime injorancen qe ekziston ne nivelin popullor, fanatizmin, dhe prifterinjte ne K.O nuk perfaqesojne patjeter nje shtrese te formuar si shpirterisht ashtu edhe intelektualisht, ndersa peshkopet PO.
    Dmth ti thua te ndahet nga shteti dhe te bashkohet me katolicizmin??
    Nga shiu ne bresher? Nga njeri shtet ne tjetrin... me te rrezikshem akoma se i pari, pasi ndikimin dhe presionin fetar e ka shume me te madh..?

    Tjeter eshte qe KO duhet te pastroje dhe te rregulloje problemet qe ka, dhe tjeter qe te bashkohet me "kishen pernedimore" - sic e quan ti.
    Njohja e kishes perendimore nga KO mund te behet atehere kur nuk do te kete ndryshime doktrinore.

    Sa per njohurine e prifterinjve, mos harro se ata zgjidhen nga peshkopet dhe nese jane injorante apo te paditur, jane sipas mesuesve qe i kane zgjedhur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skeshqe : 24-05-2007 mė 15:20
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

  5. #35
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Seminarist,

    edhe sikur Kisha te jete e pavarur nga shteti, prape shteti do ta shikoje si nje institucion, si nje sillog, nje shoqeri, nuk mund te beje ndryshe se do kemi teokrati.

    Ajo qe u denua ne 1872 ishte e quajtura 'ceshtja bullgare' dhe si rrjedhoje nacionalizmi dhe racizmi (=filetizem) si herezi, domethene mbizoterimi i kombit dhe i races ne dem te besimit. Une nuk kam pare ndonje problem te tille deri tani.

    Po deshe behu pak me konkret.

    (ne qofte se e kupton greqishten mund te te postoj deklaraten e shtypit te komunitetit te Malit te Shenjte ne lidhje me takimin e Hristodhullos me Papen).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tannhauser : 24-05-2007 mė 15:27

  6. #36
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Problemi nuk eshte se si e sheh shteti Kishen, por ngase eshte e varur praktikisht Kisha. Nqs Kisha praktikisht eshte nje institucion i subordinuar shtetit, atehere kjo Kishe eshte duke jetuar ne Cezaropapizem. Cezaropapizmi ka qene thelbi i ekzistences se Autoqefalise Noliane, qe arriti kulmin e vet kur Noli u be edhe kre shteti duke qene edhe Peshkopi i fronit 1 ne Shqiperi, Tiranes (Durresit).

    Mirepo kjo histori nuk mbaron, as filloi me kaq.

    Shkrimi rrugacesk i myslimanit brez pas brezi me emrin OLSI Jazexhiu, qe, sic thote vete tek biografia e vet, nje gjysh e ka pas minister te Zogut, ndersa nje tjeter partizan deshmor (!!!!!! kompleksitete te llahtarshme emer-mbiemer perkatesi fetare e politike), nxjerr ne pah te njejtat tendenca edhe sot qe vijne nga koha e cezaropapizmit te Sulltanit. Sipas ketij arroganti, Kisha Ortodokse ESHTE DIZAJNUAR....ne ate menyre qe ti sherbeje ceshtjes kombetare. Po ta lexosh me vemendje kete, sidomos, kur me poshte jepet edhe autori i dizajnimit, myslimani Sami Frasheri, eshte e qarte qe sot po vazhdohet te rikrijohet Imazhi i KISHES VIKTIME, kre i se ciles eshte dikush i pushtetshem jashte saj.

    Per ta vene ne jete kete vije politike, pra nenshtrimin e Kishes, nuk nevojitet vecse nje grusht, qofte edhe disa pak individe me po karakteristika komplekse, jashte apo brenda vendit, dhe qe mbi te gjitha, per hir te egos personale, karrieres vetjake dhe mungese te serioziteit ne besim, pavaresisht nga cdo cilesi tjeter pozitive qofte kjo qe mund te kene. Historia po perseritet me K.O, pak rendesi ka nese perseritja eshte miniature e se kaluares apo me teper.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 24-05-2007 mė 16:24

  7. #37
    Po ngeterrohesh me kembet e tua Seminarist. Per ke Kishe e ke fjalen? Kishat jane Autoqefale, greke, shqiptare, ruse..etj. Sa per Nolin, kot po ia fut a si?
    Nese Kishat jane te pavarura nga njera-tjetra, c'varesi kane ato nga shteti? Ndonje varesi frymore nuk kane, keshtu qe mos ia fut kot.
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

  8. #38
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk e kuptoj lidhjen e kesaj pyetje qe ben ti: "Nese Kishat jane te pavarura nga njera-tjetra, c'varesi kane ato nga shteti? Ndonje varesi frymore nuk kane, keshtu qe mos ia fut kot.

    Kjo moslidhje pyetje, mund ta gjej pergjigjen vetem nese ti i pergjigjesh vetes tende me kete citim nga posti yt i pare ne kete teme ku me drejtohesh mua:

    Citim Postuar mė parė nga skeshqe
    DMTH?...... Ajo qe do te thuash eshte qe nje katolik qe praktikon besimin eshte me teper orthodhoks sesa nje orthodhoks i regjisturar qe nuk e praktikon? Po ne lidhje me protestantet ose te krishteret e tjere qe ndajne te njejten besore persa i perket trinitetit dhe lajmit te mire, a qendron kjo qe thua?

    Dmth, nqs ti je ungjillor, une nuk debatoj me ta. Arsyeja nuk eshte perbuzja, por se ungjilloret nuk BEJNE dot lidhjen ne nje debat te krishterimit tradicional.

    Shendet!

  9. #39
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kisha historikisht mund te kete pasur momente kur mund te kete jetuar nen Cezaropapizem (flas lokalisht), por sidoqofte, Papocezarizmi nuk mendoj se eshte zgjidhja e kesaj.

    Nje Kishe (apo Peshkop) qe ka autoritet suprem, me ane te se cilit tutelon kishat e tjera, per t'i mbrojtur nga cezaret dhe mikro-cezaret, nuk besoj se do ishte zgjidhja e kesaj.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #40
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Nuk e kuptoj lidhjen e kesaj pyetje qe ben ti: "Nese Kishat jane te pavarura nga njera-tjetra, c'varesi kane ato nga shteti? Ndonje varesi frymore nuk kane, keshtu qe mos ia fut kot.

    Kjo moslidhje pyetje, mund ta gjej pergjigjen vetem nese ti i pergjigjesh vetes tende me kete citim nga posti yt i pare ne kete teme ku me drejtohesh mua:

    Dmth, nqs ti je ungjillor, une nuk debatoj me ta. Arsyeja nuk eshte perbuzja, por se ungjilloret nuk BEJNE dot lidhjen ne nje debat te krishterimit tradicional.

    Shendet!
    Si e kishe kete te ungjillorit ti? Vertet qe je i ditur mo bir po une muhabet s'po te kerkoj, thjesht po marr pjese ne nje debat per besimin qe kam. Ti paske antena ne koke qe te thone se c'eshte njeri apo tjetri, po rregulloi nje cike se s'i ke te graduara mire. T'i kapin valet sic te kapin idene e ekumenizmit me bashkimin e kishave, he xhan.

    Ate pyetje ta kam bere, sepse dhe protestantet dhe ungjilloret pranojne Trinitetin, e megjithate doktrina e tyre eshte heretike. Dhe del aty te kisha katolike qe na pranoka trinitetin. Se sipas llogjikes sate, aty eshte dhe zgjidhja per bashkimin.

    Sipas teje krishterim tradicional kush eshte, ai qe te vjen ty pas qejfit dhe pas mendjemadhesise tende?
    Apo thuaj, kur s'ke pergjigje, ia ngjesh "ike se je ungjillor" dhe je ne rregull. Oj, c'na polli.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skeshqe : 25-05-2007 mė 15:59
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia dhe Ekumenizmi: Zhvillimi i Ortodoksisė
    Nga eVerteta nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 07:42
  2. Keshilli Boteror i Kishave dhe ekumenizmi nderkristian
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-09-2004, 12:44
  3. LĖVIZJA EKUMENIKE ("Qė tė gjithė tė jenė njė")
    Nga Shpresmiri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •