Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44

Tema: Ekumenizmi

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564

    Ekumenizmi

    Dua te di mendimet e besimtarve ortodoks mbi kete ceshtje.

    kam hasur shume shkrime nga kalendarist e vjeter te greqise qe jane kundra ksaj levizje dhe e shohin si nenshtrim te ortodoksise. une personalisht e shikoj si levizje positive sepse hapja e dialogut me kishat e ndryshme mundet te sjelli vetem perparesim.

    nejse,
    me shume jam i interesuar per mendimet e te tjerve (sidomos te seminaristit).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga malo666 : 11-05-2007 mė 14:19

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Eshte ceshtje e veshtire kjo qe ke prekur Malo

    A do te ulet Kisha Ortodokse ne nje tavoline me Protestantet dhe Katoliket?
    Nqs po, a do vazhdoje t'i konsideroje ata heretike, nderkohe qe do bashkepunoje me ta?

    Dhe une do isha kurioz te dija mendimin e Seminaristit per kete, i cili pas nje mungese, eshte rikthyer ne Forum
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 11-05-2007 mė 16:09
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shkurtimisht,

    personalisht jam ekumenist me mbare boten kristiane trinitiste, persa kohe kjo nenkupton marredhenie ne te mire te dyanshme, pa kompromentuar doktrinen. Ndersa, ne menyre me te ngushtuar, JAM per bashkim te Kishes Lindore Ortodokse dhe Kishes Perendimore Katoliko-Romake.


    Ju pershendes qe te dyve.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    nuk e di pse, po mendova se do ishe kundra.

    nje gje mu duk interesante, po te shikosh nje vidjo tek ai siti tregon se si kryepeshkopi rumun meshoj me katoliket, me sa di une kjo bie ne kundershtim me kanonet ortodokse apo jo?

    interesante eshte se si po ndahet bota ortodokse, sidomos kta kalendaristat e vjeter bashke me kishen ruse ne mergim dhe shume te tjere. po ku i dihet edhe mundet te jene te justifikuar me kete qendrim se po fillove me koncesione te vogla mundet te perfondosh tek te medhate.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ekumenizmi eshte nje nevoje qe e dikton koha ne te cilen jetojme: rritja e kontakteve midis popujve fale bumit teknologjik; paqja qe mbreteron ne pjesen derrmuese te botes dhe clirimit te Orthodhoksise nga prangat e ideologjise se mbrapshte te komunizmit. Sot orthodhokset kudo ne bote nuk kane me nje justifikim per tu veteizoluar e treguar indiferente ndaj te krishtereve te tjere. Perkundrazi, te jesh orthodhoks do te thote te jesh mbartes i Krishterimit te Vertete, per te cilin ka nevoje mbare njerezimi jo vetem bota e krishtere.

    Per orthodhokset, ekumenizmi nuk duhet pare si nje menyre per te bashkuar apo treguar me gisht te krishteret e tjere, duhet pare vetem si pergjegjesia qe ne kemi perpara Perendise per te ndare me mbare boten si doktrinen edhe jeten liturgjike te Kishes qe eshte ruajtur e pacenuar per 20 shekuj. Dhe ne e japim kete kontribut fale jetes me besim qe ne bejme si orthodhokse. Deshmia e ketij besimi me jeten tone eshte deshmia e frytit te besimit orthodhoks.

    Gjithashtu, fale ekumenizmit ne orthodhokset kemi shume sec mesojme e korrigjojme nga komunitetet e tjera te krishtera. Nje kontigjent i madh te konvertuarisht qe kane zgjedhur te pushtojne besimin orthodhoks i sjellin komunitetit orthodhoks ate fryme ungjillore dhe ate vleresim per besimin orthodhoks qe shpesh here na mungon edhe vete ne orthodhokseve te djepit. Gabimi qe shume orthodhokse te lindur ne familje me tradite orthodhokse bejne, eshte mosvleresimi sa duhet i besimit qe ata marrin si te falur. Dhe kur keta orthodhokse djepi bien ne kontakt me te konvertuar nga sekte nga me te ndryshme te krishtera, dhe kur degjojne arsyet se perse zgjodhen te behen orthodhokse, kjo sherben si nje kembane zgjimi shpirteror per shume shpirtra te fjetur.

    Maksimumi qe nje i krishtere mund te beje eshte te deshmoje nje jete me besim e dashuri. Asnje individ, asnje organizate, asnje keshill kishtar, asnje peshkop e asnje pape, nuk do te mund te zevendesoje dot kurre Vullnetin e Perendise. Prandaj lutjet tona duhet t'ia drejtojme Perendise.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-05-2007 mė 22:51

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2007
    Vendndodhja
    Bg
    Postime
    7

    Kunder bashkimit

    Personalisht jam kunder bashkimit te kishave! Gjithashtu jam i mendimit se KOASH duhet te shkeputet nga Organizata boterore e kishave! Orthodoksia ka mbetur e paster sic e kane lene Apostujt dhe ska nevoje ti "nenshtrohet" ndonje kishe tjeter qe lexon Biblen sipas qefit te saj!

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Ne qofte se bota kristonimike do te kthehet ne te krishtere, eshte e lire ta beje. Ne (orthodhokset) presim. Ky do ishte ekumenizem i vertete.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga refugjati
    Personalisht jam kunder bashkimit te kishave! Gjithashtu jam i mendimit se KOASH duhet te shkeputet nga Organizata boterore e kishave! Orthodoksia ka mbetur e paster sic e kane lene Apostujt dhe ska nevoje ti "nenshtrohet" ndonje kishe tjeter qe lexon Biblen sipas qefit te saj!
    Ti nuk je kunder Ekumenizmit, ti je kunder "bashkimit te kishave", pra kunder atij kendveshtrimi qe e sheh levizjen ekumenike si thjeshte nje "nisme bashkimi". Ekumenizmi eshte deshmia universale e besimit te krishtere, e te gjithe atyre qe e quajne veten te krishtere. Dhe Kisha Orthodhokse duhet te jete e perfaqesuar dhe prezente ne cdo nisme ekumenike per te sjellje kendveshtrimin orthodhoks mbi te gjitha problemet e karakterit universal, qe variojne nga dialogu midis komuniteteve te Krishtera e deri tek kujdesi ndaj ambientit apo beteja ndaj varferise.

    Ne qofte se bota kristonimike do te kthehet ne te krishtere, eshte e lire ta beje. Ne (orthodhokset) presim. Ky do ishte ekumenizem i vertete.
    Ky eshte qendrim tipik e tradicional qe ndajne shume orthodhokse, dhe ky eshte ne vetvete nje qendrim i gabuar. Eshte njesoj si te kesh zbuluar nje burim me uje jetedhenes dhe ta mbash sekret vendodhjen e tij, kur perdite ti deshmon me syte e tu popuj e njerez qe vdesin nga etja shpirterore.

    Detyra jone si te krishtere nuk eshte qe te veteizolohemi apo te mburremi per besimin tone, detyra jone eshte qe tu tregojme te gjithe popujve Krishterimin e Vertete. Nese e pranojne apo e hedhin poshte, kjo eshte zgjedhja e secilit, por vetem ne kete menyre ne veme ne vend Vullnetin e Perendise.

    Frutet historike te qendrimit qe ti mban me siper mund ti gjesh ne nje veteizolim dhe kthimin e nje besimi universal ne nje besim etno-centrik. Ashtu si bota ka nevoje me shume se kurre per besimin orthodhoks, ashtu edhe bota orthodhokse ka me shume nevoje se kurre qe ti kthehet frymes se ungjillizimit apostolik. Kjo eshte sfida e kohes qe jetojme per Orthodhoksine.

    Albo

  10. #10
    kujtese harreses Maska e gimaxhami
    Anėtarėsuar
    01-05-2007
    Vendndodhja
    ne vendin e cudirave
    Postime
    25
    shprehje me e gjetur Albo veshtire se mund te gjindet por sic thote jovan bregu: ja tha moj ja tha po kujt ja tha. une e kem fjalen per paragrafin e fundit ku thoje per besimin ne perendine kjo eshte ajo qe duhet te kemi te gjithe ne pa pese gjasht lloje besimesh katolike e po te tilla muslimane "sava pa la pen" qe do te thote nga frengjishtja nuk ja vlen. besimi tek i madhi ZOT per mendimin tim e vetmja rruge per te jetuar te gjithe ne paqe Flm.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia dhe Ekumenizmi: Zhvillimi i Ortodoksisė
    Nga eVerteta nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 07:42
  2. Keshilli Boteror i Kishave dhe ekumenizmi nderkristian
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-09-2004, 12:44
  3. LĖVIZJA EKUMENIKE ("Qė tė gjithė tė jenė njė")
    Nga Shpresmiri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •