besimi ortodoks eshte se zoti u be njeri qe njeriu te behet zot. pra me renien e adamit dhe eves, njerzia u distancua nga zoti dhe vetem sakrifica e zotit-njeri mundet ti bashkonte prape, mundet te jepte njeriut natyren e tij te vertet duke e mposhtur vdekjen.
tashti rrjedh pyetja, ishte vetem ky qellimi i misherimit te zotit? pra neqoftese kjo ishte e vertet, misherimi i fjales erdhi vetem si pasoj te renies dhe mektatit te njeriut. kjo do te thote qe ishte nje mendim si te thuash, 'spontan', pra ky qellim qe zoti te misheroheshe nuk ekzistonte perpara renies se njeriut dhe perpara krijimit te botes.
me sa di une teologet ortodoks besonjn se misherimi vepronte i pavarur me renien. do te thote kjo atehere se misherimi do ishte kryer pa pasur qellim rimekembjen e njerzimit? ateher lind pyetja pse do duheshe? ose mund te themi se zoti ne omnishencen e tij e dinte qe njeriu do pesonte nje renie ne mekat perpara se sa te krijoheshe bota, po a nuk do e mohonte kjo idene se ne kemi lirine e mendimit/vendimit?
jam shum i interesuar per opinionet tuaja mbi kete polemik (paksa dhe vet nuk di aq shume mb te).
Krijoni Kontakt