E flaka trupin ne nje tjeter qoshe te shtratit. Prape u ndjeva keq, e koka qe zhytej ne puplat e jastekut kullonte prej lodhjes. Me flihej. Kete ma kerkonte trupi i sfilitur qe luftonte me krevatin prej dy oresh. Nuk mundesha. Po ndergjegjesohesha per kete…
Atehere vendosa te genjej veten. Pashe brenda mendjes bariun dhe gardhin, kurse me tej dele, qindra te tilla, qe prisnin te kapercenin gardhin me ndihmen e bariut, kurse ky do ti numeronte.
Ngela keq. Si gjithmone nuk arrij te numeroj dot asnje. Mendja ime ben nje loje te ndyre e une tani e marrkam vesh me ke paskam te bej. Delet fantazme nuk jane te gjitha njelloj. Turma qe kam perpara eshte veshtire te percaktohet. Ideja qe po perpiqem t’ia hedh vetes me dicka te mefshte, te keqe, s’me shqitet prej mendjes. Kafshoj buzen e renkoj me dhimbje te madhe. Shfryj flegrat i zemeruar, e me gjuhen jashte, i jap kokes majtas-djathtas. Vazhdoj keshtu derisa delet zhduken me dhjetra njeheresh. Ngrihem pergjysem ne shtratin tim e mendoj. Tortura nis e largohet, perhumbet ngadale, ngadale. Atehere nje merimange rreshket nga diku larg, e ulet ne qafen time. Me nej pellembe te forte e vras. Degjoj te kem klithur “Mos”, e kujtohem qe ato jane fatsjellese. Nis e bie nje ere e keqe. Ajri rrotull meje digjet si vaj kandili.
Pa kuptuar, shoh veten te capitet me kujdes drejt frigoriferit. Nuk i ngre copat e shishes qe kam thyer mbreme. Jam ende i dehur per t’u marre me vogelima te tilla. Hap kanaten e ngrirjes dhe nxjerr copa akulli. I hedh pa ngrurrim ne nje gote te madhe, e pastaj e mbush me uje. Pi, derisa nje therrje e befte ve ne alarm sotmakun tim. Eshte bosh, euji me akull zbret drejt tij me rrokullima. Une e degjoj ate zbritje te zhurmshme. Shkembi i pashprese rrotullohet rreth vetes, per te rene me force ne honin e qenies sime.
-Sizif,-flas me ze te alrte, e me vjen keq per stomakun tim bosh, qe e torturoj me copa akulli cdo mengjes…

& & &
Kane kaluar ore nga zgjimi im. Nuk kam bere asgje. Durimi im soset ne pritjen e turbullt te dickaje. Une e di mire qe do takohem me Xhovanin. Po kjo do ndodhe me vone. Ne mesdite. Kurse tani eshte pak me shume se mengjes.
-Perse nuk fle dot?-pyes vetmine time. Kujtohem per Xhovanin. Kam frike mos vonohem ne takimin me te. Prandaj jam zgjuar aq heret. Kam harruar numerimet e nate-dites.
-Ehu, qe kur jam zgjuar,-i pohoj me habi vetes. Shkoj te vishem, shtrengoj fort lidheset e kepuceve dhe ulem ne shtrat. Duart i ngaterroj ne floket e pakrehur. Atehere cohem e istiktivisht me kreherin ne dore, gjej veten te pasgjyra. S’jam pare ndonjehere ate dite. Terhiqem pas kur syte e mi rreshkasin ne pasqyre. Shikoj babain tim, te pakrehur, qe rri perballe meje me syte e buhavitur. S’ka fjetur as ai. Atehere ngre doren. Po ashtu ben edhe imazhi perballe. Qesh. Perqesh. Sikur eshte e para here qe kam te bej me nje pasqyre dreqi qe me imiton per te me nxjerre nga vidhat. Nis te krihem, por gaboj. E ndiej veten keq nen qortimet e atij qe kam perpara, qe me sheh e me tund koken sic po bej une tani.
Veprimet e gabuara ndjekin njeri pas tjetrit nje rradhe jo logjike. Megjithate kenaqem me pamjen qe i kam dhene tim eti. E kreha bukur, e shkova te ulem te krevati im. Sot takohem me Xhovanin. E di qe do te dal nga shtepia nje ore me heret. Do pres autobusin e linjes, e do dremit pak brenda tij te mbledh veten.
Kam per te zbritur ne kapolinea, ku do me pershendese marokeni qe mesoi shqip ne burg. Duhet t’i jap ndonje mesim te hidhur keto dite. I kam inat ata qe te bien kot me qafe, me eren e rende dhe fjalet e shtremberuara keq, me dashje. Ose jo!
-Po sikur te me coje prape te restoranti kinez?
E atehere nje lemsh i madh me mblidhet ne stomak. Nuk duroj, nis e vjell gjithe vrerin e asaj kohe. Perlyhem. Nuk arrij te ndaloj kur kujtoj ate restorant. Eshte shume bukur atje. Kam per te marre metrone, me friken e kontrolloreve qe dalin per te me vene gjobe. Ata e dine qe jam i abonuar, e hiqen ne padituri per kete. Me ndjekin. Te gjithe ashtu bejne.
-Paguan ai, si perhere,-i jap zemer vetes. Ndalem, bri meje, ne murin prballe leviz nje merimange.
C’me kujtojne rrjetat?-pyes, sikur gjithe ato kohe te kisha jetuar me makthin e merimangave qe me dilnin ne enderr.
Ku e lashe?
Do nderroj drejtimin e metrose ne Termini, e ne nxitim e siper(une vrapoj gati gjithmone me friken e kohes qe me tepron), do marr drejtimin Furio Kamilio. Takohem aty, une me Xhovanin, e rrugen deri te restoranti kinez e bej me kembe. Ai flet, kurse une e degjoj. I pohoj me friken mos e fyej, cdo fjale. Ai i kenaqur, ndalet pas cdo fjalie e me pyet kot. Rruga deri ne restorant nuk eshte e gjate, por zgjat nje perjetesi. Sa e urrej ate cope rruge. Heren tjeter, kur te me beje ftesen per ne restorant, do t’i lutem te takohemi perpara hyrjes. Sa bukur do ishte ta gjeja brenda, mes kinezeve, duke u mbytur ne orizin e thate. Atehere po, nuk do ndjenja urrejtje per ate fytyre te fishkur. Po jo, edhe sot une do vuaj fjalet e tij. Do jene te njejtat, te urryerat fjalime qe me ben sa here. I nderron gjithmone rendin. Une e shikoj me sy mosbesues, e megjithate buzeqesh.
-Perse e ben kete,-them e nuk kam guxim te hap goje, vetem pohoj. Jam i detyruar te bej keshtu deri sa te shkoj te restoranti kinez. Aty rinis gjithcka nga fillimi. Plaku ka frike. Do vdese. Vuan nga nje gjume i rende qe e trrullos cdo nate. Nje dite do harroje te zgjohet. Une e ndiej kete. Jeta e tij eshte vdekje. Madje ai eshte kufome tani. Para meje, kur nisem te shkoj ne restorantin kinez, asnjehere nuk qendron nje njeri qe merr fryme. Jo, nje grusht kujtimesh te dala boje, qe rruajne me fanatizem ndrrimin e rradhes. Kujtime me numer, me veshje gjithe vija, qe luajne me syte e mi. njetrajtshmeri kujtimesh uniforme qe vetem nderrojne rradhen. E une e di pse me merr Xhovani me vete.
Ka nevoje ti jape jete gjerave te vdekura. Kurse mua me shijon dreka ne restorantin kinez. Edhe rakia e trendafilit eshte e mire. Gota qe me serviret eshte bosh. E me t’u mbushur une shoh gjinjte e nje vajze sa une. Atehere Xhovani shkel syrin qe i rri perhere gjysem i mbyllur e qesh. Ka qene i prirur per orgji femrash. Keshtu me thote, e une mendoj gjera te bukura per te mos e dhene veten. E kam vdekje fytyren e tij. Buzet e trasha, te enjtura me peshtirosin veshtrimin. Nuk me lene te ha rehat. Eshte tetedhjete vjec, e me ngjan sikur nenteqind e gjashtedhjete muaj ka lindur i tille, plak, zevzek, i pandryshuar.
Ka qene ne 64 vende te botes. Me tregon gjashtedhjete e kater gjera te njejta, gjithmone kur takohemi. Une e kam fajin? Ai eshte i kenaqur nga jeta. Me quan djale i mire. Jam i vetmi qe e degjoj si i humbur. Une e adhuroj…E adhuroj? Me te lehte do kisha te shtrengoja buzet me buzet e tij se te kerkoja pranine, zerin, gjestet, qe nuk ndryshojne e godasin si vare mbi temthat e mi.
Do me cmende nje dite. Une hesht. Degjoj. Xhovani flet, qesh, thote te njejtat gjera e kujtesa ime, e ndjera, semuret, vdes. Eshte e detyruar te vdese per t’u mbushur po njelloj me vone, dite te tjera, me te njetat gjera te sterthena nga goja e atij qe i harron si mund.
-Mireseerdhet!-do na thote kinezi pa forme qe pret te dera. E Xhovani me gojen qe i merret, do i tregoje plot mburrje origjinen e tij. Kinezi eshte i detyruar te degjoje. E une ferkoj barkun me ligesi. Te vuaje kinezi -them, kurse e shikoj si perpelitet ne oratorine e nje gjuhe qe s’e merr vesh plotesisht. Une kuptohem me kinezin. Kam respekt per pervuajtjen e tij. Gati-tu, pret jo urdhrat, po tregimet e ketij ish inxhinieri qe nuk kane te mbaruar. Edhe kur rrjedha e ngjarjeve ndryshon, thelbet, perhere te njejta mbeten.
Ai restorant eshte perhere bosh. Ne ulemi te e njejta tavoline, e une bej i habitur me ate vend aq te zgjedhur. Perballe nesh eshte akuariumi i peshqve qe ngordhin cdo jave. Zevendesohen me te tjere, te njejte, e mua me duken te perjetshem peshqit e kuq qe hapin gojen si tutkune. Xhovani porosit. Merr gjithmone te njejtat gjera. Nje racion per dy. –E di qe ngopesh shpejt,-me thote, kurse une me nje grykesi te papare dua ta mbyt me duart e mia. Nuk shoh dot republiken e hekurosur qe e vendos me krenari ne cep te tavolines.
-Te marrin edhe nga ajo salca pikante?
Ngrihet pompoz, ben me shenje e kerkon t’i sherbehet. Me duket sikur kam jetuar perhere prane ketij njeriu qe e takoj sa here me telefonon.
-Kokorocke!
E degjoj kur thote nje fjale qe mban mend prej kohesh, kur akoma nuk quhej Xhovani e jetonte femije ne vendin tim, ne qytetin tim. Behem t’ia ve kujes, e perkundrazi, goja ime hapet derisa mjekra bie mbi tavoline, qesh, si idiot, nga halli.
-Grapa di Rose,-komunikon me kinezin, ndersa per vete shijon birren e gjelber kineze dhe ujin mineral. Gjithcka fillon e nis me nje trrullosje timen. Me merr anash e anash, per te me derrmuar fare.
-Kur do vish ndonjehere me te dashuren tende,-me thote, i bindur te me respektoje (persekutoje), kudo ku jeta ime e ka nje sens. Une qesh i drojtur, ul syte, e kafshoj gjuhen me terbim. Me duket sikur ky mik i mallkuar, mund te beje vetem nje gjee flase e te shikoje te dashuren time nga kembet! Dreqin, c’po them, rakia do jete perhere e mire dhe ushqimi i shijshem dhe pikant.
-Babai im, i ndjeri,-thote Xhovani, e rikthehet ne kohe. Me tregon shume. Pastaj gjen momentin kur i ati i tij vdes. Varrimin e kam para syve. Ja, aty jane hamenjte. I ati i tij nuk i harronte kurre njerezit e varfer. Ishte filantrop. Si i biri. Kalonte ngjitur me xhepat e tyre dhe ua mbushte me monedha. Po, po, monedha ari. Te pakten keshtu me thote Xhovani. Po une e di qe kujtesa e tij genjen. Dhe une genjehem. Si cdo here, Xhovani kerkon te prekem, e une mbledh gjithe forcat, shtrengoj dhembet me padurim, e pika lotesh rreshkasin mbi asfaltin e syve te mi. Xhovani me kap per dore atehere, e me nje ze te dridhur, te mbushur perplot me permallim me thote te qetesohem. Atehere kam frike mos kupton hilen time. I kerkoj ndjese, e mbyllem ne banje per t’u freskuar. Eshte nje vape ferri te rrish prane nje njeriu aq te keq. Te pakten aty jam larg tortures se atij zeri te zvargur.
-Sa mire e ruani shqipen,-me kujtohet t’i them, sikur fjalet e tij te ruajtura me aq kujdes, do me hapnin parajsen. –Djale i mire, djale i mire,-thote ai e me pershendet kurrizin me pellembet e medha.
Banja ku hyj eshte e madhe, me shume se c’duhet, e une mbaroj nevojat njera pas tjetres. Pastaj qendroj para pasqyres e kam frike te shihem. Vetja me duket i ulet, e pa respekt. Vullneti im per t’i bere balle tortures, eshte jetim. Une nuk i dal krah, e shtyj si dicka pa vlere, e ai leh kot, ne qoshet e shpirtit tim. Qendroj shume ne banje. I ferkoj syte derisa ata buhaviten me keq se kur jam i pagjume. Ndiej dhimbje per masken qe i ve fytyres. Po eshte keq. Eshte turp qe une mos ndihem ashtu per vdekjen e Xhovanit. Me falni, per vdekjen e babait te tij.
Si te mos mjaftoje kjo, bej te kerkoj rubinetin e cesmes. E di qe mjafton te shtypet nje buton i fshehur mes pllakave, qe uji te rrjedhe lirshem. Po nuk e bej. Dua te jem injorant. Te dukem i tille. Edhe heren e pare, kur e pashe ku qendronte butoni, nuk e shtypa, me frikėn mos dukesha mė i zgjuar se c’duhej.
Kinez, ulėrij shqip. Njėherė, dy, mė fort, gjithmonė e mė fort. Ato momente e di qė Xhovani vuan nga njė kėnaqėsi e pashoqe. Me italishten e tij thotė dicka qė unė e marr me mend. I flet kinezit, atij qė rri tek dera, e i thotė tė dėgjojė. Zėri im ėshtė shqip, e Xhovani ėshtė bashkėkombasi im.
Unė ulėrij. Pėrlyhem me sapun e kėrkoj ujė. Pastaj, si e shoh pisk, nxjerr kokėn i drojtur, i skuqur, nga dera e tualetit, e me njė zė delikat, gati prej femre, pyes Xhovanin ku ėshtė rubineti. Ai qesh. Tinėzar, mė avit pėr dy sekonda. I shkathėt si njė djalosh fshati, kėrcen e mė tregon butoinin e fshehur mes kėmbėve tė mia. Unė qesh i zėnė nė faj. Ai mė kėrcėnon me gisht, e mė kthen shpinėn. Domosdoshmėrisht i kėnaqur pėr sytė e mi tė buhavitur. Kurse unė, pa dashje, shtyp butonin qė rrjedh ujė, e mė duart gjithė gjalpė sapuni i hidhem pas shpine. I ngul thonjtė nė fyt, i marr shpirtin nga pak, por e pamundur ta vdes. Nuk ėshtė i fortė, jo aq sa unė, po duart e mia rrėshkasin. Unė hap rubinetin e harroj ti shpėlaj gjithmonė ato.
Heshtje. Vetėm mizat qė lėpijnė pjatat tona marrin vesh gjithcka. Unė e kam vrarė Xhovanin. Jam i tronditur pėr kėtė. E tėrheq zvarrė, e lė diku mes butonit te asaj banje kineze e ik me vrap. Pėrplasem i pėrhumbur me kinezin tek dera, justifikohem. Po ai s’mė merr vesh. Kam harruar dicka. Kthehem pas, edhe dy sekonda te tavolina e jam jashte. Cudi, trupi i te ndjerit eshte aty, i ulur, i heshtur, si mizat. Une nuk guxoj ta shoh ne sy. E kam vrare, fyti i tij eshte i nxire, pa ajer.
Ulem, e per here te pare ne heshtje, ha rehat ne restorantin kinez. Per here te pare brockullat e te tjereve me rrine larg. Urtesia e nje jete qe eshte jetuar tashme, ka frike te me avitet. Une ha, kurse mizat lepijne pjatat dhe fytyren e te vdekurit. Oh zot, sa me shijoka te drekoj me nje te vdekur!
& & &
-Alo! …Ne mesdite! I njejti vend?-pyes e zeri me dridhet nga inati. Jam i veshur, i krehur, e duhet te takohem me Xhovanin ne Furio Kamilio. Naten e kam kaluar pa gjume. Megjithate fishkellej. Ka nje gaz te trishte ne shpirtin tim. –Do ta vras,-them, e dal, pres autobusin e linjes. Idiot, me nje meshire te permjere, qe s’do me leshoje te bej gjene me te vogel, vesce te vras veten. Kam turp qe mendoj trupin e pa jete te atij njeriu, qe aq kendshem di te tregoje kalvarin e vet.
Autobusi niset, e une, si zakonisht gjate rruges, fle!



RESTORANTI KINEZ