Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ne vijim te shkrimit me larte te marre nga gazeta "Shqip" dua te shtoj se kriza energjitike eshte (duhet te jete) ceshtja ekonomike me me rendesi sot per qeverine.
    Ne kohe te shkurter dalja nga kriza ka dy alternativa. E para eshte ndertimi i termocentraleve dhe e dyta importi i energjise. Te dyja keto kerkojne investime te cilat mund te perfundojne brenda dy vitesh, ndersa alternativat e tjera jane me afatgjata (mbi 4 vjet). Pyetja qe sot ngacmon qeveritaret vendim-marres eshte "te importojme apo te ndertojme termocentrale?"

    Dje degjova Ridvan Boden qe deklaroi se do te ishte me mire ti jepej perparesi importit sesa ndertimit te Termocentraleve te cilat pervecse kane nje kosto fikse (ndertimi) deri ne qindra milione euro kane edhe kosto variabel (kosto /kWh te prodhuar) me te larte sesa ajo e importit.

    Sot ne bote eshte veshtire te gjesh vende qe shohin Termocentralet si burime elektroenergjitike ku duhet investuar per arsyen se ato jane nje nga burimet me koston me te larte te energjise elektrike si dhe jane burimet energjitike me te ndotshme per mjedisit.

    Nga ana tjeter importi vertet eshte pak me i lire sesa energjia e prodhuar nga termocentralet, por risku i mosrealizimit te sasise se nevojshme te energjise elektrike eshte me i larte dhe Korporata eshte e varuar nga qejfet dhe deshirat e kompanive qe tregetojne energji elektrike si dhe Operatorve te Rrjeteve te Transmetimit te vendeve fqinje qe shpeshhere me teper se anen ekonomike shikojne ate politike.
    PAUCA SED MATURA

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Lukather
    Anėtarėsuar
    09-10-2007
    Postime
    239
    Energjia, serbėt e shesin mė lirė

    Zhvillohet tenderi i KESH. Ēmimet mė tė ulėta i ofron kompania "Rudnap"

    Nė kulmin e krizės energjetike, por edhe nė momentin mė tė vėshtirė financiar, Korporata
    Elektroenergjetike Shqiptare zhvilloi tenderin vjetor pėr blerjen e energjisė dhjetor 2007- dhjetor 2008. Bėhet fjalė pėr shifra marramendėse qė i kalojnė 22 milionė euro.
    Sasia e kėrkuar e energjisė ka qenė 2.45 miliardė kilovat/orė, qė ėshtė njė sasi e nevojshme pėr tė mbuluar nevojat e vendit nėse prodhimi do tė jetė nė sasi optimale. Nė tender kanė marrė pjesė 8 shoqėri, qė e kanė plotėsuar tė gjithė sasinė e kėrkuar nga KESH. Ēmimi i energjisė sė ofruar nga importuesit ka variuar nga 63 deri nė 92.6 euro pėr megavat orė, ndėrsa ēmimi mesatar, me tė cilėn KESH-i kėrkon ta blejė energjinė
    ka qenė rreth 90 euro pėr kilovat/orė. Ky ēmim ėshtė mė i lartė se ai i njė viti mė
    parė, por i krahasuar me gjendjen rajonale tė tregut ėshtė gati i njėjti, pasi Mali i Zi dhe Kosova kanė blerė energji me tė njėjtėn vlerė. Vendimi se ēfarė sasie dhe me ēfarė ēmimi do tė blejė korporata do tė vendoset vetėm pas dy javėsh nga Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave. Burime zyrtare nga korporata thanė se KESH nuk e ka tė gjithė sasinė e
    nevojshme tė parave, por shpreson t‘I sigurojė nė vijimėsi nga arkėtimet dhe nga njė ndėrhyrje e mundshme e qeverisė me fonde.

    Tenderi

    Tenderi i energjisė ka qenė i ndarė nė 5 lote pėr njė sasi totale prej 2.45 miliardė kilovat/orė. Nė lotin e parė, qė pėrkon me muajin dhjetor tė kėtij viti, sasia e kėrkuar nga KESH-i ka qenė 235 milionė kilovat/orė dhe ēmimi i kėrkuar ka qenė 89.9 euro pėr megavat. Por importuesit kanė ofruar vetėm 210 milionė kilovat orė me njė ēmim mesatar prej 89.74 euro pėr mega. Loti i dytė qė pėrkon me periudhėn 1 janar deri nė 31
    mars 2008, sasia e kėrkuar nga KESH-I ka qenė 895 milionė kilovat/orė pėr njė ēmim mesatar prej 94.65 euro. Shoqėritė kanė ofruar sasinė prej 828 milionė kilovat/orė pėr njė ēmim mesatar prej 88.83 euro pėr megavat. Pėr 3-mujorin e dytė tė vitit 2008, korporata ka kėrkuar njė sasi energjie prej 436 milionė kilovat/orė me njė ēmim limit prej
    80.69 euro, pėr shkak se ēmimi i energjisė nė kėtė periudhė ėshtė mė i lirė. Sasia e energjisė e ofruar nga importuesit ka qenė plot 852 milionė kilovat/orė pėr njė ēmim mesatar prej 70.9 euro pėr mega. Pėr dy lotet e tjera, atė tė tremujorit tė tretė dhe tė katėrt tė vitit tė ardhshėm, sasia e energjisė sė kėrkuar ka qenė e njėjtė, 441 milionė kilovat/
    orė, ndėrsa ēmimet kanė qenė respektivisht 90.56 dhe 92.83 euro pėr mega. Ndėrsa sasia e ofruar ka qenė pėr 793 dhe 927 milionė kilovat/orė pėr njė ēmim mesatar respektiv prej 87 dhe 82.5 euro pėr mega.


    Serbėt, ēmimet mė tė lira

    Nė tenderin e djeshėm, kompania serbe "Rudnap" ėshtė ajo qė ka dhėnė ofertat me ēmimet mė tė ulėta tė energjisė, ndonėse e vetme kjo kompani nuk mund tė ofrojė dot tė gjithė energjinė e kėrkuar nga KESH-i. Mė konkretisht, serbėt e kanė ofruar energjinė pėr
    lotin e parė me njė ēmim prej 67.94 euro pėr mega, nė njė kohė qė ēmimi mesatar i ofruar nga tė gjitha kompanitė sė bashku ka qenė 89.74. pėr lotin e dytė, "Rudnap" ofroi energji me njė ēmim prej 85.93 euro pėr mega, kur ēmimi mesatar i ofruar nga tė gjitha shoqėritė ka qenė 88.83 euro. Edhe pėr tremujorin e dytė ėshtė prapė kompania "Rudnap" me ēmimin mė tė ulėt tė energjisė, 68.83 euro pėr mega, kur mesatarja ka qenė 70.93 euro.
    Ofertat e serbėve tė "Rudnap" kanė qenė ndėr mė tė mirat edhe pėr gjysmėn e dytė tė vitit 2008. Kjo kompani ka ofruar nė total pėr gjithė vitin njė sasi energjie prej 1 miliardė e 60 milionė kilovat orėsh me ēmim prej rreth 83 euro pėr mega. Pas ofertave tė "Rudnap" mė tė leverdishme kanė qenė ato tė paraqitura nga 3 kompanitė zvicerane EFT, EGL dhe ATEL.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •