Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    KESH: Ja zonat qė do tė preken
    Remontet, sot pa drita njė pjesė e kryeqytetit

    KESH rikthen kufizimet e energjisė elektrike nė disa zona tė Tiranės. Kėtė herė shkak pėr kėtė ndėrprerje ėshtė remonti i nėnstacionit tė Selitės. Sipas burimeve nga KESH, duke nisur nda dita e nesėrme e deri mė datė 30 maj, do tė ketė njė remont tė plotė nė nėnstacionin e Selitės. Pėr rrjedhojė do tė ketė ndėrprerje tė pjesshme tė energjisė elektrike, kryesisht gjatė pjesės sė parė tė ditės nė zonat e Tiranės sė Re, Selitė, Kombinat, Mėzez dhe Vaqarr.

    Kufizimet
    Disa ditė para zgjedhjeve tė 18 shkurtit, KESH hoqi aplikimin e grafikut tė kufizimeve. Qė nga ajo kohė nė vend nuk ėshtė aplikuar mė njė grafik kufizimesh. Ndėrprerjet janė aplikuar si rezultat i remonteve nė nėnstacione, ose si pasojė e defekteve. Ndėrkohė, sipas raportit tė BSH-sė, gjatė 3 muajve tė parė tė vitit prodhimi i energjisė elektrike nga burimet e brendshme ra ndjeshėm nė tremujorin e parė tė vitit 2007. Krahasuar me tremujorin e parė tė vitit 2006, prodhimi i energjisė u pėrgjysmua, duke vėnė nė vėshtirėsi tė mėdha furnizimin me energji elektrike tė operatorėve tė ndryshėm nė ekonomi. Rėnia e theksuar e prodhimit tė brendshėm tė energjisė u kompensua nga rritja e importit gjatė kėtij tremujori. Importi u katėrfishua krahasuar me njė vit mė parė dhe me tremujorin paraardhės. Nė total, importi i energjisė kaloi prodhimin e brendshėm.

    Debitorėt
    Jo vetėm raporti i BSH-sė, por edhe ndėrkombėtarėt kanė vėrejtur se gjatė 3 muajve tė parė tė vitit, situata nė KESH nuk ėshtė e kėnaqshme. Por prej disa javėsh KESH ka nisur ndėrprerjen e energjisė elektrike pėr tė gjithė debitorėt. Ndėrkohė vetėm pak ditė mė parė, Korporata u ka dėrguar njė letėr tė gjitha institucioneve pėr t’u bėrė pjesė aktive nė furnizimin e pandėrprerė, nėpėrmjet paraqitjes sė listave tė punonjėsve dhe numrave tė kontratave pėr verifikimin e pagesave. Kėshtu, rreth 300 institucione buxhetore, ku pėrfshihen Kryeministria, ministritė, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartė i Shtetit, Banka e Shqipėrisė si dhe tė gjitha policitė, gjykatat, komunat dhe bashkitė nė tė gjithė vendin u ėshtė dėrguar njė kėrkesė nga KESH.



    Zonat pa drita

    Ø Tirana e Re
    Ø Selitė
    Ø Kombinat
    Ø Mėzez
    Ø Vaqarr
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Vallai te vjen inat, qe jemi kaq shume te prapambet.

    Bota jo qe nuk vuan nga mungesa e energjise, por po mundohen te shpikin menyra te tjera ndricimi. Ne Shqiperine tone te dashur, deri para pak muajsh vuanim mbi 5 ore ne dite per drita. Ne shume fshatra energjia nuk arrin fare dhe jetojne si ne mesjete me pishtar dhe qirinj.

    Per te ardh keq vallai...

    Te thuash se skemi lumenj (S`themi dot ), te thuash qe skemi hidrocentrale (S`themi dot) epo pse valle skemi drita?
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  3. #13
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    LAINA: Si ka mundesi qe nuk me ka rene ne vesh ky lajm mua qe paska zona pa Energji Elektrike ne Tirane? Me sa di une eshte stabilizuar gjithshka nga importi i Energjise, dhe u ben te pakten 8-9 muaj qe nuk vuan Tirana ne asnje lagje per energji. Ndoshta jane dhe debitore ndaj KESH dhe ndodh qe te nderpriten per tu marr masa dhe gjobitje.

    Shpresoje mos jete ndonje lajme i vertet.

    Kalofshi Mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kriza energjetike, zgjidhja gazsjellesi nga deti Kaspik

    Shqiperia do te kaperceje krizen energjetike pas ndertimit te gazsjellesit nga deti Kaspik, qe do te kaloje ne Turqi-Greqi-Shqiperi dhe me pas drejt Italise. Ka qene mendimi i prof. Bashkim Bahollit ne Konferencen "Energjia dhe Mjedisi", organizuar nga Shoqata Termoteknike Shqiptare, u ndal ne projektin e ri TAP (Transport Adriatic Pipline), i cili, sipas tij, eshte shansi me i mire per vendin tone, qe te perfshihet ne linjat rajonale dhe boterore te gazit, qe mund te perdoret nga TEC-et e reja per prodhimin e energjise elektrike. Gjate kesaj konference, ku mori pjese ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, u diskutuan mundesite per fuqizimin dhe modernizimin e sektorit te energjise, me qellim sigurimin e furnizimit me energji te konsumatoreve. Ne fjalen e tij, ministri Ruli u ndal kryesisht ne kapacitetet e reja prodhuese te energjise elektrike, nepermjet ligjit te ri te partneritetit shtet-privat, permes koncesioneve te reja me investitore vendas dhe te huaj. Nga ana tjeter, ai vuri ne dukje nevojen e zhvillimit te prodhuesve te rinj te energjise, permes shfrytezimit te burimeve te rinovueshme, sikurse jane era, energjia diellore dhe ato hidrike, me te cilat dy lumenj, Vjosa dhe Devolli, jane ende te pashfrytezuar per prodhimin e energjise elektrike. “Ne synojme te maksimalizojme shfrytezimin e potencialit te mundshem te lumenjve si Devolli dhe Vjosa, ku mund te ndertohen disa HEC-e ne forme te integruar”, deklaroi Ruli. Ne kete kuader, ministri vleresoi si shume te rendesishme bashkepunimin me ekspertet vendas dhe te huaj te ketij sektori per te zgjidhur perfundimisht problemin e furnizimit me energji elektrike ne vend. “Shqiperia, sikurse dhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor, karakterizohet nga permasa te vogla te tregut te saj te energjise, mungesa te burimeve primare, kapacitete te kufizuara te prodhimit, gjenerimit dhe transmetimit, si dhe nje sistem energjetik i pabalancuar. Per Qeverine shqiptare, nje sistem energjetik i balancuar, si ne burime, ashtu dhe ne mbulimin e kerkeses per energji, vleresohet si faktor kyc per zhvillimin e vendit dhe te ardhmen e tij ne familjen evropiane”, theksoi ministri i METE-s, Genc Ruli. Nderkohe, ish-drejtori i Pergjithshem i KESH-it, Alfred Paloka, e vuri theksin ne gjetjen e rrugeve sa me te aferta per te shmangur krizat energjetike. Ne kete drejtim, prof. Paloka shtroi nevojen per ndertimin sa me te shpejte te linjes 400 kV mes Shqiperine dhe Kosoves. “Kjo merr rendesi, pasi sistemi shqiptar energjetik mbeshtetet ne prodhimin e energjise nga HEC-et, ndersa ai i Kosoves, nga TEC-et dhe ky fakt krijon kushte te favorshme per te realizuar optimizimin e prodhimit ne te dy sistemet, madje dhe me gjere, ne rajon”, deklaroi Paloka. Sipas tij, nga ana tjeter, kjo siguron rritje te prodhimit te energjise nga kaskada e HEC-eve mbi Drin si dhe ulje te kostove te ndjeshme te prodhimit te energjise nga TEC-et e Kosoves.
    #VamosArgentina

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Energjia, 6 kompani oferta per 6-mujorin

    Gjashte kompani paraqesin ofertat per importin e energjise elektrike per 6-mujorin e dyte te ketij viti, por nuk arrijne te plotesojne sasine e nevojshme per kete periudhe. Dje, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare hapi ofertat e tenderit "Procedure e Hapur mbi kufirin e larte monetar", per blerjen e energjise elektrike per 6-mujorin e dyte te vitit 2007. Sipas kesaj procedure, energjia qe do te importohet per gjashte muajt ne vazhdim te ketij viti, do te jete e ndare ne 4 lote te ndryshme. Dy lotet e para vlejne per periudhen korrik-shtator dhe tetor-dhjetor per nje sasi te kerkuar ne 24 ore. Ndersa dy lotet e dyta jane per te njejten periudhe ne orarin 06:00-22:00. Gjithsej ishin gjashte kompani, mes te cilave nje shqiptare qe kane dorezuar ofertat e tyre. Shoqerite pjesemarrese ne tender ishin GSA, Shqiperi, Istrabenz Gorenje, Slloveni, ATEL, Zvicer, EFT, Zvicer, Rudnap, Serbi si dhe EGL, Zvicer. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it ne kete tender kerkohet te rreth 1,4 milione MWH energji elektrike, e cila do te mjaftoje per te siguruar furnizimin me energji te konsumatoreve gjate kesaj periudhe. Sipas vete KESH-it, energjia e ofruar nga keto shoqeri sherben per plotesimin e nevojave per 6-mujorin e dyte te vitit. Sasia e kerkuar nga KESH sh.a. eshte e detajuar ne lote me nje fond rreth 108 milione leke, perfshire vlera e takses doganore dhe te gjitha detyrimet fiskale, pervec TVSH-se. Megjithate, duket se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare gjendet perseri ne veshtiresi, per sa i perket sigurimit te energjise se nevojshme deri ne dhjetor te 2007-es nga importi. Ofertat e mberritura nga 6 firma sigurojne 200 milion kilovat ore me pak, kjo pikerisht ne periudhen me te rende tetor-dhjetor.
    #VamosArgentina

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kriza energjetike, Moisiu i kerkon ndihme BE-se

    E Hene, 25 Qershor 2007

    Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, kerkoi dje asistence emergjente dhe afatgjate nga Bashkimi Evropian per Shqiperine dhe rajonin ne sigurimin e burimeve te nevojshme te furnizimit te ekonomise me energji. I pranishem ne Samitin e kryetareve te Shteteve te Evropes Juglindore per energjine, kreu i shtetit shqiptar vleresoi si te nevojshme konsultime ne hartimin e strategjive dhe planeve te zhvillimit nder-rajonal ne fushen e energjetikes ne menyre qe vendet te ofrojne zgjidhje te perbashketa ndaj krizave lokale te mungeses se energjise. "Mendojme se Shqiperia dhe rajoni kane nevoje per asistence emergjente dhe afatgjate nga ana e Bashkimit Evropian, qofte ne reformen e perafrimit te legjislacionit tone me ate komunitar, qofte edhe me sigurimin e burimeve te nevojshme te furnizimit te ekonomise me energji, burime qe jane kufizuar pas hyrjes se Bullgarise ne BE", tha Moisiu. Presidenti theksoi se ne rastin e Shqiperise eshte me interes madhor dhe sigurimi i mbeshtetjes financiare per realizimin e projektit lidhes te Shqiperise me rrjetin evropian te gazit natyror.

    "Realizimi i ketij projekti me kosto momentale, do te kishte vlera te shumefishta afatgjata qofte per zhvillimin ekonomik, per ambientin dhe per permiresimin e struktures se burimeve paresore energjetike", u shpreh kreu i shtetit. Moisiu u shpreh se Shqiperia e konsideron prioritare perballjen me krizen dhe sfidat e furnizimit me energji, pasi ajo ndikon direkt ne ecurine e ekonomise dhe ne jeten e qytetareve. "Ne jemi nje vend me burime te medha ujore, por me nje investim dhe teknologji qe nuk perballojne nevojat ne rritje te tregut te brendshem. Reformat e ndermarra vitet e fundit ne sektorin energjetik kane synuar perfshirjen sa me te shpejte dhe efektive te ketij sektori ne procesin e privatizimit", shpjegoi Presidenti.

    Sipas Moisiut, kjo behet edhe me e domosdoshme pasi zhvillimet ne sektoret e tjere te ekonomise kerkojne nje pergjigje me te mire dhe te qendrueshme te sektorit energjetik. "Pjese e rendesishme e ketij procesi, madje i lidhur ngushte me te, eshte edhe procesi teresor i transferimit te aksioneve nga shteti tek sipermarresit private jo vetem ne sektorin energjetik, por edhe ne sektore te tjere strategjike te ekonomise, sic jane sektori i telekomunikacionit, i naftes dhe i gazit, i burimeve minerale, i zyrave postare, infrastruktures se transportit, si edhe kompanite shteterore te sigurimeve", tha kryetari yne i shtetit. Presidenti shpjegoi se ka nje plan konkret per shfrytezimin maksimal te burimeve natyrore permes ndertimit te nje HEC-i ne Bushat, investime per projekte te tjera TEC-e apo ndertimin e nje linje te re transmetimi te brendshem. "Ne nje plan me te gjere, realizimi ne teresi i ketyre synimeve madhore, pervecse vullnetit politik dhe angazhimit ligjor e administrativ, kerkon edhe nje asistence aktive dhe ne kohe te institucioneve nderkombetare te specializuara ne kete fushe", u shpreh Presidenti Moisiu.
    #VamosArgentina

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Energjia, KESH bisedime me kompanite e huaja

    E Diele, 08 Korrik 2007

    Korporata Elektroenergjetike ka nisur negociatat me kompanite e huaja qe moren pjese ne tenderin per importin e energjise, lidhur me cmimin dhe sasite e energjise elektrike. Sipas drejtorit te Pergjithshem te KESH-it, Gjergj Bojaxhi, kane nisur bisedimet me kompanite e huaja per te garantuar sasite e energjise elektrike nga importi, ne kushtet e situates se veshtire te rezervave hidrike ne liqenin e Fierzes, per shkak te thatesires se madhe qe vazhdon prej kohesh. Keto negocime jane te detyrueshme ne kushtet kur procedurat ligjore per nje tender te ri, kerkojne minimalisht 52 dite kohe. Sipas drejtorit Bojaxhi, per muajt Korrik dhe Gusht, do te garantohet sasia prej 500 Mega-band, prej nga sigurohet importi ne sasite prej 6,5 milione kilovat-ore energji ne dite. Nderkohe, ne muajin Shtator, do te rihapen procedurat per zhvillimin e tenderit nderkombetar, per importin e energjise elektrike, per 3-mujorin e fundit te vitit. Nderkaq, KESH po vijon punen per kontrollin e te gjithe konsumatoreve te energjise elektrike, me qellim, nderprerjen e te gjitha lidhjeve te paligjshme si dhe te debitoreve. Bojaxhi theksoi se kjo pune nuk do te kete ne asnje menyre ndalese gjate gjithe kohes, deri ne eliminimin e abuzimeve me energjine elektrike. Pavaresisht ketyre perpjekjeve, jane rikthyer kufizimet e energjise elektrike gjate oreve te nates. Prej me shume se disa ditesh Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, ka filluar te aplikoje nderprerjen e energjise, nga ora 23:00 e mbremjes deri ne oren 05:00 te mengjesit. Duket se thatesira e madhe qe po kalon vendi yne ka detyruar KESH-it, qe pervec orareve te dites te aplikoje kufizime te energjise edhe gjate oreve te nates. Mesohet se, KESH-i eshte duke dhene furnizim pa nderprerje gjate nates kryesisht ne qytetet e medha, ku jane perqendruar me teper bizneset, per mos t'u shkaktuar probleme ketyre te fundit gjate punes. Nderkohe qe edhe pse eshte deklaruar se zonat turistike nuk do te kene kufizime te energjise gjate sezonit, realisht kane filluar nderprerjet, por me orar me te reduktuar se sa zonat e tjera te vendit.
    #VamosArgentina

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bode: 5 miliarde leke mjaftojne per te nxjerre KESH nga kriza

    E Diele, 15 Korrik 2007

    Fjoraldi Zguro

    Financimi prej 5 miliarde lekesh ndaj Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, me qellim subvencionimin e cmimit te energjise, eshte vleresuar si e mjaftueshme nga kreu i financave. Diten e djeshme, ministri Ridvan Bode, eshte shprehur i bindur se ne saje te kesaj shume, korporata mund te vijoje programin e investimeve dhe aktivitetin e perditshem pa pengesa dhe te plotesoje nevojat e vendit per furnizim me energji elektrike. "Vleresimet jane, qe 5 miliarde jane te mjaftueshme per ta ndihmuar kompanine dhe per te rritur kapacitetin e saj", pohoi ministri Bode. Sipas tij, te njejtin mendim ndajne edhe organizmat nderkombetare dhe ekspertet qe asistojne KESH-in, madje edhe Banka Boterore dhe FMN-ja. Fale financimit ne fjale tentohet nxjerrja e KESH nga kriza. Bode eshte i mendimit se ne kete menyre Korporata nuk do te perballet me ndonje risk tjeter brenda vitit. Por ministri nuk mori persiper te justifikoje KESH, ne rast se kjo e fundit do te penalizohet nga natyra, megjithese vitet ne vijim priten te jene me bujare per sa i perket volumit te reshjeve. "Nderkohe qe nuk jane perjashtuar risqet ne perspektive, ne qofte se thatesira do te vazhdoje me te njejten ashpersi qe ka qene keto dy vitet e fundit. Ne shpresojme qe ciklet klimaterike te mos ndryshojne. 3 vjet po i kalojme ne thatesire, presim 3 vite me shi qe te kapercejme situaten," u shpreh Bode. Megjithese shuma prej 5 miliarde lekesh eshte akorduar per te subvencionuar cmimin e energjise elektrike, ministri i Financave garanton se ne agjenden e tij, nuk ka nje politike per rritjen e cmimit per kete vit, "por po e subvencionojme me shprese qe bilanci i prodhimit te kompanise te jete i mjaftueshem per te vijuar me ate cmim qe kemi aktualisht", nenvizoi Bode.

    Me gjithe politiken mbeshtetese ne favor te korporates, ende kjo e fundit po perballet me nje situate te cilesuar si shqetesuese nga ekspertet e fushes. Aktualisht strategjia qe ndjek KESH ne lidhje me kufizimin e energjise elektrike eshte ruajtja e raportit 50% nga importi dhe 50% e energjise se konsumuar nga prodhimi vendas. "Ky skenar me nevojat apo me normat qe jane perllogaritur edhe nga fakti i vitit te kaluar, shkon te 5 miliarde leke qe ne e alokuam", cilesoi edhe njehere ministri Bode.

    Kufizimet e energjise jane shtrire ne gjithe vendin, me qellim ruajtjen e saj per dite te veshtira. Konsumi i energjise eshte rritur ndjeshem, i diktuar nga temperaturat e larta te kesaj vere, te cilat kane sjelle nevojen e venies ne pune te kondicionereve. Por pervec konsumatoreve, ata qe vuajne me shume nga mungesa e energjise jane bizneset, pasi rriten kostot dhe vihet ne rrezik vazhdimesia e aktiviteteve.




    kohajone
    #VamosArgentina

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Berisha pranon krizėn energjetike

    Pėr herė tė parė, dje,
    Kryeministri Berisha
    pranoi publikisht se vendi
    tashmė ndodhet nė krizė energjetike,
    duke e parė
    shkakun e saj te thatėsira e
    madhe, qė sipas tij, ėshtė
    mė e rėnda qė ka pėrfshirė
    ndonjėherė vendin dhe gjithė
    rajonin. "Shqiptarėt e dinė qė
    kjo ėshtė thatėsira mė e
    madhe qė ka pėrfshirė ndonjėherė
    Shqipėrinė. "Shkoni
    zotėrinj, verifikoni se a ka
    mundėsi mė tė mėdha importi
    nga sasitė qė po importojmė
    ne. Nėse po, ne do ta
    subvencionojmė KESH-in jo
    me 50, por me 150 milionė
    dollarė", iu drejtua Berisha
    deputetėve tė opozitės, tė
    cilėt pėr mė shumė se njė
    herė akuzuan qeverinė si
    shkaktaren e vetme tė krizės
    energjetike. Sipas qeverisė,
    buxheti shtesė i vitit 2007
    parashikon njė mbėshtetje
    financiare pėr Korporatėn
    Elektroenergjetike Shqiptare
    dhe rritjen e pagės mesatarisht
    20 pėr qind pėr arsimtarėt
    dhe mjekėt. Nė
    fjalėn e tij mbrojtėse ndaj
    buxhetit, Kryeministrit Sali
    Berisha iu referua edhe
    krizės energjetike dhe asaj
    tė ujit, por kėtė herė duke iu
    shmangur premtimeve pėr
    furnizime 24 orė nė ditė
    brenda vitit 2007. Berisha u
    mjaftua vetėm me pėrmendjen
    e disa prej investime,
    qė po kryhen sė fundmi
    nė kėta dy sektorė


    shqip
    #VamosArgentina

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kriza energjetike dhe mielli shtrenjtojnė bukėn

    Qytetarėt durrsakė kanė paguar mė tepėr pėr tė marrė produktin kryesor tė tavolinės shqiptare

    Rritet edhe nė Durrės ēmimi i bukės. Prej dy ditėsh qytetarėt durrsakė janė detyruar tė paguajnė mė shumė pėr produktin kryesor ushqimor. Shkak i rritjes, sipas prodhuesve tė bukės nė qytet, ėshtė bėrė rritja e ēmimit tė miellit tė importit dhe kriza energjetike nė vend. Pavarėsisht argumenteve qė sjellin prodhuesit, konsumatorėt nė Durrės shprehen tė pakėnaqur nga kjo rritje e ēmimit. Pėr njė pjesė tė mirė tė tyre, rritja e vlerės sė bukės ėshtė e papėrballueshme. "Nuk ėshtė e drejtė kjo. Nuk rrihet pa bukė, ndėrsa para nuk kemi. Me aq lekė sa marrim ne pensionistėt nuk na del as pėr tė ngrėnė. Duhet tė paguajmė drita dhe ujė. Tani dhe mė shumė lekė pėr bukėn. Populli ėshtė ai qė vuan pasojat e qeverisjes sė keqe", thonė Fiqiriu dhe Maria, dy tė moshuar nga qyteti-port. Ndėrkaq, prodhuesit e bukės bėjnė tė ditur se pėrtej kėsaj rritjeje prej 10 lekėsh pėr bukė, ēmimi ka tendencėn tė rritet deri nė 100 lekė. "Ndėrsa Tirana e ka rritur nė 70-80 lekė ne nuk e kemi rritur aq duke mbajtur vlerėn 60 lekė. Ka shkuar 44 mijė lekė kuintali i miellit, ndėrsa ne po punojmė me gjeneratorė pėr tė mbajtur tė pandryshuar nivelin e prodhimit", thotė njė nga anėtarėt e Shoqatės sė Prodhuesve tė Bukės nė Durrės. Sipas prodhuesve, kostoja e prodhimit ėshtė rritur dhe kjo detyrimisht duhet tė reflektohet nė ēmimin e bukės. Ndėrkohė, nė njė pjesė tė dyqaneve ushqimore, qė veē tė tjerash tregtojnė dhe bukė, situata paraqitet e pandryshuar. "Nuk kam pranuar ngritjen e ēmimit nga pronari i furrės qė mė furnizon ēdo ditė. I thashė se do tė hasja vėshtirėsi nė shitjen e bukės te klientėt e mi me ēmimin e ri. Pranoi tė ma lėrė me ēmimin e mėparshėm vetėm kur refuzova t‘ia merrja bukėt qė mė solli", thotė Vjollca Selimi, pronare e njė dyqani ushqimor nė Durrės. Konsumatorė dhe prodhues bashkohen nė ankesėn e tyre ndaj qeverisė dhe krizės energjetike qė ka pllakosur vendin duke diktuar dhe rritjen e ēmimit tė ushqimit bazė pėr njeriun.




    shqip
    #VamosArgentina

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •