Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Shtypi britanik fton lexuesit të vizitojnë dhe investojnë në Shqipëri!!

    Gazetat britanike “Telegraph” dhe “The Observer Magazine” i ftojne lexuesit britanikë të investojnë dhe të vizitojnë si turistë Shqipërinë. Në muajin tetor, lexuesi britanik do të mësonte më shumë për Shqipërinë dhe potencialet e saj, nga dy artikuj mjaft profesionalë të publikuara në gazetën “Telegraph” dhe “The Observer Magazine”, gazeta këto të nivelit më të lartë të gazetarisë dhe reputacionit në Britaninë e Madhe. Më 13 tetor 2007, në gazetën “Telegraph”, gazetari Zoe Dare Hall do të përfshinte Shqipërinë në vendet më të përshtatshme, ku investitorët duan të investojnë dhe të kenë përfitime në përqindje të lartë. Gazeta shkon edhe më tej, duke i bërë një klasifikim nga 1 në 10 të rritjes së kapitalit nga shifra prej 100.000 pound e marrë si pikënisje, Shqipëria është në vendin e 10-të. Ky artikull i ftonte investitorët e rinj të rrezikonin dhe të investonin në vende, ku kapitali do të kishte një përqindje të madhe fitimi dhe ku blerjet e pronave të patundshme si shtëpi, apo troje, do të kishin një çmim ende të arsyeshëm dhe përfitim më të madh. Pak ditë më vonë, një tjetër artikull brilant do të dilte për Shqipërinë në “The Observer Magazine”, që mbante autorësinë e Carole Cadëallard dhe bazohej mbi analizën e shkëlqyer të themeluesit dhe promotorit të Lonely Planet, një nga guidebooks-it më të njohur në Britani, Tony Ëheeler. “Dielli po lind në kufirin e fundit të Europës”, e nis autori analizën e tij mbi turizmin në Shqipëri. Ai e vendos vendin tonë në vendin e 9-të midis 20 vendeve, që ai i quan “20 sekretet e fundit” anembanë globit. Pasi bën një panoramë realiste mbi Shqipërinë e viteve të diktaturës, Tony Ëheeler shprehet se, pas kësaj, Shqipëria e rigjeti veten, rritja në vazhdim e numrit të turistëve po e bën Shqipërinë kufirin e fundit Europian. Tirana është kthyer në qendrën e lëvizjes dhe ekonomisë së vendit, Shqipëria ka brigjet e fundit të pazbuluara të Mesdheut, rrënoja greke (Apollonia) e romake (Butrinti), ka qytetin e gurtë të Gjirokastrës që mbrohet nga UNESCO, etj. Më pas, autori ndalet në elementë praktikë që një turist do të pëlqente në vendin tonë, në hotelet e mira dhe me çmime të arsyeshme në Berat e Gjirokastër, që, sipas tij, meritojnë të kenë një klasifikim të lartë në guidat e Ballkanit perëndimor. Gjithashtu autori shprehet me mjaft superlative mbi ushqimin e mirë dhe çmimet e leverdishme të të ngrënit në strukturat tona turistike. Këto detaje, si dhe fluturimet direkte Londër – Tiranë 3 herë në javë, e bëjnë Shqipërinë një vend të preferueshëm për tregun e turizmit britanik e botëror.




    Komisionet e Kuvendit, pritet të miratojnë
    disa projektligje të rëndësishme ekonomike

    Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, pas diskutimit në parim të projektligjit "Për disa ndryshime në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, "Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve në ndërtim", pritet të miratojnë javën që vjen, në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni, projektligjin e mësipërm. Në relacionin që shoqëron këtë projektligj, projekt-drafti parashikon përafrimin e standardeve në sektorin e ndërtimit sipas direktivave të BE-së dhe rritjen e cilësisë së punimeve në këtë sektor. Sipas informacionit nga zyra e shtypit e Kuvendit, nesër edhe në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, do të diskutohen projektligji "Për akreditimin e Organizmave të Vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë" dhe projektligji "Për një shtesë në ligjin nr.8097, datë 21.3.1996, "Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtet

    BSH do të organizojë forumin mbi tendencat
    në administrimin e rezervave valutore

    Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin e Thesarit të Bankës Botërore, do të organizojë nesër në Tiranë, Forumin Ndërkombëtar "Tendencat në administrimin e rezervës valutore". Burime nga Banka Qendrore bëjnë të ditur, se pjesëmarrës në këtë Forum do të jenë ekspertë të fushës së investimeve të Bankës Botërore, përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, si dhe të ftuar nga bankat qendrore të rajonit. Gjithashtu, në këtë aktivitet, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, do të mbajë një fjalë mbi përvojën e Bankës së Shqipërisë në fushën e administrimit të rezervës valutore, si dhe mbi tendencat aktuale globale. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2007, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun e brendshëm valutor, në kahun e blerjes së valutës, duke synuar shmangien e çrregullimeve të funksionimit të tregut të brendshëm valutor, që mund të sillte pozicionimi ndaj ofertës së lartë sezonale të valutës. Sipas burimeve të BSH-së, si rezultat i ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, u shitën rreth 0.82 miliardë lekë. Ndërkohë që në tremujorin e dytë të vitit 2007, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë, konsistuan në operacione për injektimin dhe tërheqjen e likuiditetit, në funksion të situatës së likuiditetit në treg, bënë të ditur sot burime të BSH-së. Sipas këtyre burimeve, për të injektuar likuiditet, Banka e Shqipërisë ka përdorur në një rast marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim tremujor, në shumën 2 miliardë lekë dhe për gjashtë javë të njëpasnjëshme (gjatë periudhës prill-maj) është synuar të realizohet injektimi i likuiditetit, nëpërmjet marrëveshjes së anasjelltë të riblerjes me maturim një javor. Mesatarisht, u injektuan 0.5 miliardë lekë në javë. Për tërheqjen e likuiditetit, Banka e Shqipërisë ka përdorur instrumentin e marrëveshjes së riblerjes me maturim një javor, në shtatë raste. Në çdo javë të kryerjes së këtij operacioni, janë tërhequr mesatarisht 3.4 miliardë lekë. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2007, për investimin e likuiditeteve të lira, bankat përdorën depozitën një ditore, niveli mesatar ditor i të cilës, ishte 1.78 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me tremujorin e kaluar. Në kushtet e plotësimit të nevojave në tregun ndërbankar, instrumenti i kredisë një ditore gjeti përdorim minimal gjatë tremujorit të dytë të vitit 2007, rreth 0.070 miliardë lekë në 10 raste përdorimi.
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-11-2007
    Postime
    9

    Thumbs up

    Nje mesazh shume me vend!

    Perparsia jone eshte se ne - shqiptaret duhet shpejt te mesojme nga keto informata dhe ti perdorim per zhvillimin tone!

    Un besoj se cdo vend kalon, pak a shume, etapa te njejta te zhvillimit ekonomik!

    Sidomos ne shqiptaret ne perendim duhet te mesojm leksionin nga zhvillimet cka u bene ne Europen Juglindore!

    Merrni cilin do nga shtetet e reja qe hyne ne BE dhe analizoni. Do bieni ne perfundim se sa me heret te investohet ne Patundshmeri aq me shume fitimi sot!

    Shikoni bile shtetet me Bregdet (Kroacine, Maline e Zi) te cilet ende nuk kan hyre ne BE, cmimi i Patundshmeris u rrit gati 100% mbrenda disa viteve!

    Shqiperia ka hyre ne rrugat e zhvillimit dhe ate nuk e ndal dot gje (pervec forcat e natyres dhe ...)

    E mira eshte, se tashti ende nuk e ka terhjekur vemendjen te investoret e huaj! Kjo eshte nje perparsi te cilin NE duhet ta shfrytezojm... Tashti te investohet ne shqiperi, te zhvillohen projekte, te flitet me bankat europiane e botrore!

    Tash eshte kohe nese duam te pasurohemi, edhe ate te pasurohemi mire e mire pas disa viteve!

    Ne momentin kur Shtypi Perendimor permend Shqiperine, ne kohen kur investitionet ne shqiperi behen atraktive per investoret e jashtem, ateher te dashur.. shansat jan te mira per fitim, perseri jo edhe aq te mira sa tash, mirpo sa mund ateher te investojm, sa mund ti perballojm konkurences - persona dhe fonde multimiliardere???

    Cka mundemi te mesojm nga historia nuk jane vetem datat - eshte leksionin ajo cka vlene!

    Prandaj studjonje historine e zhvillimit ekonomik te vendeve kojshi, jo me larg, dhe do t'ju hapen horizonte te reja!

    Mundesi dhe projekte ka shume, duhet vetem te ngjallet interesi!

    Per suksesin tone te perbashket!
    Artoni
    Get Rich! That is the only way you can help the Poor!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    shume lajme te mira.
    turizmi eshte nje fushe ku shqiperia ka potencial te jashtezakonshem.
    do rriste tej mase mirqenien ekonomike te vendit.

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •