Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    KESH publikon kufizimet, nuk ka drita 2-9 orė nė ditė

    Kriza energjetike, ndėrprerje drastike nė tė gjithė vendin

    Pėr herė tė parė, Korporata
    Elektroenergjetike Sh
    qiptare ka publikuar oraret
    zyrtare tė ndėrprerjes sė energjisė
    nė shkallė vendi. Me anė tė njė
    njoftimi zyrtar, KESH-i ka bėrė tė
    ditur se kėto ndėrprerje janė tė
    imponuara nga situata e rėnduar
    energjetike qė ka pėrfshirė tashmė
    gjithė vendin. "KESH-i njofton
    se pėr shkak tė situatės sė rėnduar
    hidroenergjetike dhe vėshtirėsive
    tė importit, si rezultat i krizės
    energjetike nė rajon, si dhe me
    qėllim optimizimin e kėsaj situate,
    po aplikon oraret e ndėrprerjeve
    tė planifikuara", thuhet nė
    njoftimin e Korporatės. Ndėrprerjet
    nė qytet variojnė nga 2 deri nė
    9 orė, ndėrsa nė fshat edhe mė
    shumė.
    Rrethi me orarin mė tė gjatė tė
    ndėrprerjes ėshtė Malėsia e Madhe,
    ku banorėve do t‘u mungojė
    energjia pėr plot 9.5 orė nė ditė.
    Nė Tiranė, dritat do tė mungojnė
    mesatarisht 3.5 orė nė ditė, sipas
    orareve zyrtare tė KESH-it dhe
    kėto ndėrprerje do tė jenė tė
    pėrqendruara gjatė orėve tė paradites
    nė intervalin nga ora 10:00
    deri nė orėn 16:00. Por nga ndėrprerjet
    nuk do tė shpėtojnė as
    qytetet turistike, madje nė Vlorė,
    koha e mungesės sė energjisė do
    tė jetė plotė 6 orė.
    Sipas KESH-it, nga kėto ndėrprerje
    bėjnė pėrjashtim zonat turistike,
    bizneset, institucionet
    kryesore tė administratės, qendrat
    spitalore, organet e rendit,
    ujėsjellėsit dhe antenat e transmetimit.
    Megjithėse KESH-i ka
    bėrė tė ditur se pėr zonat turistike
    nuk do tė ketė ndėrprerje, kjo nuk
    pėrjashton nga kufizimet vetė
    qytetet. Kufizime tė energjisė do
    tė ketė edhe nė qytetin e Pogradecit,
    ku energjia do t‘u mungojė
    banorėve pėr tri orė nė ditė,
    nė intervalin nga ora 9:30 deri mė
    13:30.
    Nė qytetin e Durrėsit, energjia
    do tė mungojė 4 orė nė ditė,
    ndėrsa i vetmi qytet turistik i
    privilegjuar do tė jetė Saranda, ku
    nuk do tė ketė fare ndėrprerje tė
    energjisė. Kjo ėshtė hera e parė
    gjatė sezonit tė verės, ku qytetet
    turistike, pėrveē mungesės sė
    ujit do t‘u duhet tė vuajnė edhe
    mungesėn e energjisė elektrike.
    KESH-i ka fajėsuar pėr kėtė
    rritjen e konsumit, i cili kėtė vit
    pėr muajt e verės ka arritur njė
    rekord historik, qė i afrohet konsumit
    tė energjisė gjatė periudhės
    sė dimrit. Rritja e konsumit e kombinuar
    edhe me thatėsirėn e
    gjatė qė ka pėrfshirė gjithė rajonin
    ka bėrė qė KESH-i tė shpallė
    krizėn energjetike nė njė stinė, qė
    shqiptarėt nuk ishin mėsuar tė
    vuanin nga kriza e dritave. Me
    gjithė gatishmėrinė e qeverisė
    pėr tė importuar sasi tė mėdha
    energjie, qė tė stabilizojė gjendjen,
    kjo nuk ėshtė e mundur, pėr
    shkak tė mungesės sė kapaciteteve
    eksportuese, meqė tė
    gjitha rrjetet e rajonit janė tė zėna.





    shqip
    #VamosArgentina

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mjaft, Porteste kunder krizes energjitike te vendit

    Derguar me: 30/07/2007
    • Pas protestes se LSI, MJAFTberi thirrje te merren sa me shpejt masa per kete situate, duke i dhene drite premtimeve te bera ne kohe elektorale

    Levizja MJAFT! protestoi sot ne mbremje, kunder mungeses se energjise elektrike dhe kunder indiferences me te cilen politika shqiptare e ka trajtuar kete krize te perseritur kombetare! Disa dhjetera aktiviste te Levizjes MJAFT! ndricuan sot ne mbremje lulishten ne krah te Kryeministrise duke perdorur si energji elektrike nje gjenerator te zakonshem, nga ata qe perdorin sot te gjithe shqiptaret per te perballuar erresiren qe i ka pllakosur.

    Aktivistet e MJAFT! protestuan ne kete menyre jo vetem kunder mungeses se energjise elektrike ne vend, por mbi te gjitha kunder mungeses se seriozitetit me te cilen politika shqiptare dhe qeveria aktuale i ka trajtuar krizat e vazhdueshme energjitike ne vend. “Ishte vete kryeministri Berisha ai qe disa muaj me pare na premtoi 24 ore drita ne shtepi. Ne jetojme ne vitin 2007 dhe vuajme nga i njejti problem tashme prej 17 vjetesh dhe kjo nuk mund te pranohet. Kjo klase politike, ose te ulet e te mbaje premtimet qe ben ne menyre te papergjegjshme, ose te largohet njehere e mire nga ky vend”, tha Bojken Abazi, aktivist i Levizjes MJAFT!.

    Gjate kesaj proteste, aktivistet e MJAFT! artikuluan me ze te larte ate qe, ne fakt, e vuajne sot te gjithe shqiptaret. “Ne duam SOT, energji elektrike, nderkohe qe qeveria me mandate deri ne vitin 2009, permes ministrave te saj, na thote paturpesisht se energji elektrike do te kemi vetem ne vitin 2020! Kjo eshte absurde. Kush me thote mua, se do te jem ende gjalle ate vit”, tha nje prej aktivisteve, gjate kesaj proteste. Ministri i brendshem Bujar Nishani deklaron se deri tani jane 9 te arrestuar per vrasjen e 6 gardisteve dhe paralajmeron arrestime te reja. Nderkohe forcat e policise ne Cerrik kane arrestuar sot nje tjeter te dyshuar ne lidhje me masakren cerrikut te ndodhur ne maj te 1997.


    balkanweb
    #VamosArgentina

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    LSI, Legisi: Berisha nuk rrezohet me fjale por me vepra

    Derguar me: 30/07/2007
    • Legisi ka reaguar duke ju pergjigjur Skender Gjinushit pas deklarates se tij, duke thene se ai duhet te lere pushimet dhe te vije ne proteste

    LSI ka reaguar sot ndaj deklaratave te kreut te Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, i cili i cilesoi protestat e LSI kunder krizes energjitike si lojra per pike elektorale. Deputeti i LSI-se Ndre Legisi duke ju pergjigjur Gjinushit tha se ai duhet te lere pushimet dhe te vije ne proteste. Legisi shtoi se e presin Gjinushin neser ne protesten e Elbasanit kunder qeverise se erresirres. Sipas Deputetit te LSI-se Legisi, Berisha nuk rrezohet me fjale per me vepra.

    Nderkohe qe Gjinushi i ka cilesuar protestat e LSI-se per krizen energjitike si lojra per pike elektorale, nderkohe qe ka kritikuar lidere brenda se majtes. “Protesta qe e mbajne qeverine dhe pastaj kerkojne ta rrezojne nuk mund te jene te pranueshme. Protestat jane lojra per pike elektorale. Nje qeveri e deshtuar nuk protestohet pro hiqet. E majta duhet te pastrohet nga politika te cilat qe ne vitin 2005 nuk kane bere gje tjeter vecse kane percare. Nuk behet fjale per deputetet te vecante, por per lidere brenda opozites“, tha Gjinushi.

    Nderkaq, kreu i PSD i kerkon presidentit Bamir Topit t’i kthehet kushtetutes dhe te beje te mundur ndryshimin e kryeministrit te vendit. “Vendi eshte ne krize qeverise dhe besimi dhe te tere jane te vonuar ne kerkesen e tyre per te ndryshuar situaten dhe qeverine. Ne kemi te gjitha shpresat qe Bamir Topi t’i kthehet kushtetues dhe te beje te mundur ndryshimin e kryeministrit te vendit, pasi krejt ndryshe nga Moisiu ai nuk eshte i vetem por ka mbeshtetjen e grupit parlamentar dhe nje pjese te mire te maxhorances. (News24)
    #VamosArgentina

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Berisha: 6 miliardė euro pėr projektet energjetike



    Kreu i qeverisė, Sali Berisha, ka pranuar nga Salzburgu se gjatė kėsaj periudhe janė shqyrtuar dhe janė nė proces shqyrtimi projekte energjetike qė kalojnė vlerėn e 6 miliardė eurove. Megjithėse ėshtė bėrė kaq shumė nė kėtė prizėm, situata energjetike nė vend ėshtė kritike. Pėrveē kufizimit tė orareve tė dritave nėpėr banesa, kufizimet po prekin edhe administratėn publike. Shuma e madhe e tė ardhurave qė do tė pėrdoren nė dispozicion tė projekteve energjetike, duket se nuk do tė risjellė energji tė mjaftueshme te shqiptarėt. Nė takimin e Salzburgut, Berisha ka theksuar se ėshtė i domosdoshėm qė tregu energjetik i rajonit, krahas shkallės sė lartė tė bashkėpunimit, duhet tė ndihmohet me investime edhe nė drejtim tė ripėrtėritjes sė linjave tė interkonjeksionit midis vendeve. "Diversifikimi i energjisė ishte njė nga problemet e tjera qė u diskutua. Unė i njoha tė pranishmit se pėr burimet energjetike tė Shqipėrisė ka njė interes shumė tė madh. Nė kėtė periudhė janė shqyrtuar dhe janė nė proces shqyrtimi projekte energjetike qė kalojnė vlerėn e 6 miliardė eurove. Investime nė gazin e lėngshėm, nė hidrocentrale, termocentrale dhe nė forma tė tjera tė prodhimit. Sidoqoftė, insistova qė financimet e kėtyre kompanive tė mund tė zbuten nėse do tė ketė fonde nga Bashkimi Evropian", tha ai.
    #VamosArgentina

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Strategjia e energjisė, njė OJF pėr uljen e konsumit

    Strategjia e re pėr energjinė, e
    prezantuar nė mėnyrė
    evazive nga ministri i Ekonomisė,
    Tregtisė dhe Energjetikės,
    Genc Ruli, pak ditė mė parė, duket
    se ėshtė njė tjetėr dokument nė vija
    tė trasha dhe pa shanse reale zbatimi,
    ashtu sikurse strategjia
    paraardhėse e 2003-shit. Gazeta
    "Shqip" arriti tė sigurojė njė pėrmbledhje
    tė strategjisė sektoriale tė
    energjisė 2007-2020, ku vihet re se
    ky dokument nuk ofron asnjė
    zgjidhje tė re, por thjesht rikonfirmon
    objektivat e papėrmbushur tė
    programit tė dėshtuar 2003-2006.
    Pėr mė tepėr, nė strategjinė e re
    flitet pėr nevojėn e ndarjes sė
    KESH-it nė tri njėsi: prodhim,
    shpėrndarje dhe transmetim, ēka
    praktikisht ka ndodhur. Pika mė
    interesante lidhet me pėrdorimin
    efikas tė energjisė, apo e thėnė
    ndryshe, kursimin e saj. Ministria e
    Energjetikės ka menduar ta zgjidhė
    kėtė problem pėrmes fushatave
    sensibilizuese, tė cilat do t‘i realizojė
    Qendra pėr Eficensėn e Energjisė
    (QEE), as mė shumė as mė pak, por
    thjesht njė OJF. Nė ndihmė tė OJFsė
    pėr sensibilizimin e popullit do
    tė jetė edhe Agjencia Kombėtare e
    Energjisė. QEE-ja ofron kryesisht
    shėrbime tė tipit seminare, trajnime,
    konferenca, fushata sensibilizimi
    (si kjo e pėrshkruar nė
    strategji) dhe gjėra tė tjera tė
    natyrės sė OJF-ve. Nė profilin e saj,
    kjo qendėr mund tė jetė shumė
    efikase, por ndikimi nė uljen e konsumit
    tė energjisė mbetet i dyshimtė.
    Sipas deklaratave tė
    pėrsėritura tė ekspertėve tė sektorit,
    problemi madhor i krizave tė
    pėrsėritura ėshtė pikėrisht rritja e
    konsumit, e cila aktualisht shėnon
    njė normė mesatare rritjeje prej 8%
    nė vit. Sipas shembullit tė vendeve
    tė BE-sė, ku Shqipėria aspiron tė
    anėtarėsohet, ekzistojnė ligje dhe
    rregulla tė forta pėr cilėsinė e pajisjeve
    elektrike qė pėrdoren, si dhe
    ka masa shtrėnguese pėr prodhimin
    dhe tregtimin e pajisjeve
    elektrike qė pėrdoren pėr ngrohje.
    Ndėrkaq, thjesht fushatat sensibilizuese,
    pėrveē se tė pamjaftueshme,
    nėse nuk shoqėrohen
    me masa shtrėnguese, kanė rezultuar
    pėrgjithėsisht krejt tė padobishme
    nė Shqipėri.
    Dėshtimet 2003-2006
    Katėr vitet e fundit kanė rezultuar
    njė kapitullim i plotė pėr realizimin
    e objektivave parėsorė nė
    sistemin e energjetik shqiptar.
    Strategjia e re e energjisė vė nė dukje
    se objektivat e pėrcaktuar pėr t‘u
    realizuar gjatė viteve 2003-2006
    kanė rezultuar nė dėshtim. Gjatė
    kėsaj kohe nuk ėshtė bėrė asnjė investim
    nė sistemin prodhues tė energjisė,
    sikundėr parashikohej nė
    strategjinė e vjetėr. "Kapaciteti i
    sotėm gjenerues ėshtė i pamjaftueshėm
    pėr tė pėrballuar kėrkesėn
    e sotme. Pėr pasojė, energjia elektrike
    vazhdon t‘u jepet konsumatorėve
    pjesėrisht. Investimi i planifikuar
    pėr ndėrtimin e TEC-it tė
    Vlorės nuk u krye", thuhet nė
    strategji. Gjithashtu, ulja e humbjeve
    joteknike, ndryshe i vjedhjeve
    tė rrymės, ka rezultuar njė dėshtim i
    plotė. "Problemi i ‘humbjeve
    joteknike‘, qė do tė thotė energji e
    marrė nga rrjeti nėpėrmjet lidhjeve
    ilegale ose energji e papaguar, vazhdon
    tė jetė nė nivele tė larta, si rezultat
    i moszbatimit tė masave tė programuara
    pėr reduktimin e tyre", vijon
    raporti i strategjisė. Edhe vetė
    humbjet teknike nuk janė reduktuar.
    Sipas dokumentit qė iu prezantua
    me seriozitet ndėrkombėtarėve,
    "humbjet teknike nė rrjetin e trans-
    NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE
    Thjesht Shpejt Miqėsisht
    Opportunity Albania is the Albanian Partner of the Opportunity International (OI) Net-work.
    OI is a well-known international microfinance organization working in more than 30 countries
    with 35 years of microfinance experience. OA began operations in 1999 with funding
    support of from USAID. OA is now self-sustainable ensuring finance opportunities are
    available to Albanian businesses in the future. OA‘s vision is: An Albania where all Albanian
    people have opportunities to break boundaries of poverty and transform their lives.
    OA‘s core values are Respect, Commitment to the Poor, Integrity, Stewardship, and
    Professionalism.
    OA provides clients with business loans for activities in trade, service, production and
    agricultural business. This creates stability in clients‘ businesses and lives leading to
    opportunity for economical, social and spiritual transformation.
    Opportunity Albania is currently seeking to hire:
    SENIOR AUDITOR
    to work at the
    HEAD OFFICE TIRANA
    Job description:
    The Senior Auditor will be responsible for all phases of the audit process including planning
    and leading audits with the aim of providing independent, objective risk assessment and
    evaluation of internal controls and corporate governance processes at Opportunity Albania.
    Using audit profile, lead audit teams by providing guidance and technical assistance to
    other professional staff, and ensuring the completeness, accuracy and objectivity of audit
    assignments.
    Requirements:
    Ā· Bachelor‘s Degree in Accounting, Finance or Banking profile preferably.
    Ā· To have completed or at least to have been enrolled in ACCA ("Association of Chartered
    Certified Accountants").
    Ā· Minimum three years of audit experience preferably in an audit firm.
    Please send your CV and other supporting documentation within August 6, 2007 at the
    following address:
    Opportunity Albania, Human Resource Department
    Rruga "Gjin Bue Shpata", Nr 7/1, Tirane, Shqiperi; e-mail:
    humanresources@pshm.icc-al.org
    DURRĖS: L. 12, Rr. E Dėshmorėve, Nr. 151,: 052 30343 ELBASAN: Bul. "Qemal Stafa", pranė kinema Milenium, pallati i ri; : 054 54130; FIER: Rr. "Ramis Aranitasi", (Pranė shkollės industriale "Petro Sota")
    : 034 23256 GJIROKASTĖR: L. "18 Shtatori", Pėrballė Drejtorisė sė Policisė : 0846 8580 KAMĖZ: Qendėr Kamėz, tek Kryqėzimi Kamėz, pėrballė Kishės : 04 200381 KORĒĖ: Bul. "Fan Noli", Pallati I ri,
    (pėrballė Bashkisė) : 082 42870 FUSHĖ - KRUJĖ: L. "Kastrioti", qendėr : 056 32462 KUKĖS: Bulevardi Kryesor, pranė Hotel Gjallicės : 024 22150 LUSHNJĖ: L. Xhevdet Nepravishta, Bul. Kryesor, pranė
    stadiumit : 035 20416 PESHKOPI: Bulevardi Kryesor, pėrballė Bashkise : 0218 5528 SARANDĖ: L. 1, Rr e Dėshmorėve, Hotel "Palma e Artė", kati i parė : 085 26184 SHKODĖR: prane Hotel "ROZAFA" :
    022 40539 TIRANA 1 / ZYRA QENDRORE: Rr. "Gjin Bue Shpata", Nr. 7/1 : 04 246267 / 8 TIRANA 2: Rr. "Ferit Xhajko", pranė ish restorant Durrėsit : 04 235767; : 04 235783 TIRANA 3 / SAUK: Rruga
    Nacionale Tirane Elbasan, perballe BKT : 04 356564; TIRANA 4 / (Kombinat): L. Kombinat, Rruga "Llazi Miho", Nr.476 : 04 350033;VLORĖ: L. Muradie, Rr. "Justin Godarrde", pranė BKT-sė : 033 23279
    Ā· Experience at an in-charge auditor level in the banking and / or microfinance industry.
    Ā· In depth-knowledge of International Financial Reporting Standards ("IFRS") as well as
    National Accounting Standards ("NAS").
    Ā· In depth-knowledge of Bank of Albania regulatory requirements.
    Ā· Ability to understand preparation of financial statements under both IFRS and NAS
    accounting frameworks, and to analyze those financial statements.
    Ā· Proficient in audit methodology, auditing principles and techniques, risk management
    and audit expertise. Good knowledge of International Standards on Auditing.
    Ā· Good comprehensive knowledge of overall banking policies and procedures, activities
    and processes and their risk management.
    Ā· Professional reporting skills.
    Key Accountabilities:
    Ā· Coordinates, supervises, and conducts audit assignments, reviewing the efficiency and
    effectiveness of departmental operations, the adequacy of internal controls, and verifying
    compliance with regulatory and contractual requirements.
    Ā· Through in-depth understanding of the business including changes to the regulatory
    and business environments, establishes audit objectives and develops audit programs to
    ensure effective control solutions are implemented.
    Ā· Supports the Internal Audit Director in planning and executing complex and confidential/
    special audit projects as requested by senior management.
    Ā· Monitors work assignments to ensure timely completion and performs detailed quality
    assurance reviews of work papers and prepares draft reports.
    Ā· Supports in supervising staff auditors, reviewing their work, appraising their performance
    and developing their audit techniques.
    metimit dhe shpėrndarjes vazhdojnė
    tė jenė nė nivele tė larta, 25%,
    si rezultat i moszbatimit tė masave
    tė programuara pėr reduktimin e
    tyre". Ndėrkaq, interkonjeksioni elektrik
    me vendet e tjera fqinje ka rezultuar
    njė dėshtim, pasi nuk ėshtė
    mundėsuar ndėrtimi i asnjė linje.
    Veēohet kėtu linja Elbasan-
    Podgoricė, e cila ndonėse ishte
    parashikuar tė ndėrtohej nė vitin
    2005, nuk pėrparoi aspak.



    shqip
    #VamosArgentina

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Energjia, humbjet 3.5 mln USD nė ditė

    Ish-zėvendėsministri i energjisė Bello: Dėmi 1.2 USD pėr ēdo kilovat tė munguar


    Ekonomia shqiptare humbet
    ēdo ditė rreth 3.5 milionė
    dollarė si pasojė e
    krizės energjetike. Shifrėn
    e bėjnė publike ekspertėt e kėsaj
    fushe, tė cilėt u referohen studimeve
    qė Banka Botėrore ka kryer
    nė Shqipėri gjatė viteve tė shkuara.
    "Vende tė ndryshme kanė
    tregues tė ndryshėm tė efekteve
    qė jep njė krizė energjetike nė
    ekonomi. Kėto pasoja varen nga
    shkalla e industrializimit tė kėtyre
    vendeve. Pėr Shqipėrinė nė tė shkuarėn,
    ne me Bankėn Botėrore
    kemi pėrcaktuar njė koeficient prej
    rreth 1.2 dollarė humbje pėr ēdo
    kilovat orė tė munguar energji elektrike",
    tha ish- zėvendėsministri i
    Industrisė dhe Energjetikės, Pajtim
    Bello. Aktualisht, kėrkesa ditore
    pėr energji elektrike nė vend
    ėshtė rreth 16 milionė kilovat orė,
    nė njė kohė qė KESH-i furnizon
    rreth 13 milionė kilovat orė. Pjesa
    tjetėr pėrkthehet nė kufizime, tė
    cilat penalizojnė rritjen
    ekonomike. Por parashikimet janė
    se dėmet pėr kėtė vit nga kriza energjetike
    do tė jenė tė pėrmasave
    shumė mė tė mėdha nga ato qė
    kanė qenė vitet e kaluara dhe
    mund tė krahasohen vetėm me
    ato tė krizės sė rėndė tė vitit 2001.
    "Deri tani mund tė themi se jemi
    nė qindra milionė dollarė dėme qė
    i janė shkaktuar ekonomisė. Ndėrsa
    deri nė fund tė vitit pėrllogariten
    se do tė kemi njė humbje prej rreth
    1 miliardė dollarėsh, sepse mendohet
    qė energjia e munguar tė
    jetė mbi 1.2 miliardė kilovat orė",
    thotė Bello
    Bizneset
    Pavarėsisht se shumė biznese
    tė vogla apo tė mėdha qofshin
    kėto, mundohen ta sigurojnė energjinė
    elektrike nėpėrmjet burimeve alternative, kryesisht me
    gjeneratorė, kjo nuk i eliminon
    kėto humbje, pasi energjia e
    prodhuar prej tyre ėshtė shumė e
    kushtueshme, ēka ndikon nė
    rritjen e kostove tė prodhimit qė
    shoqėrohet dhe me rritje tė ēmimeve.
    Kjo bėn qė nė kushtet e njė
    tregtie tė lirė, ku pėr shumė mallra
    nuk paguhet doganė, produktet
    shqiptare tė zėvendėsohen nga
    ato tė importit, duke rritur kėshtu
    deficitin tregtar, nė njė kohė qė bizneseve
    vendase u bien shitjet.
    Pėr 6 muajt e parė, deficiti tregtar
    u rrit me rreth 23 pėr qind, ndėrsa
    bizneset nga ana e tyre kanė filluar
    tė ankohen pėr rritje tė kostove
    me 6-10 pėr qind, varėsisht peshės
    sė zėrit "energji elektrike" nė prodhimet
    e tyre.
    Ēmimet
    Deri mė tani, bazuar gjithmonė
    nė deklaratat e biznesit prodhues,
    industritė vendore pėrgjithėsisht
    nuk po e pasqyrojnė rritjen e kostos
    sė tyre nė ēmim. Por nė fakt,
    disa produkte, kryesisht ato ushqimore,
    pėrjetuan njė kėrcim tė
    ēmimeve gjatė muajit gusht. Buka
    dhe uji, dy nga produktet bazė
    kanė njohur edhe rritjen mė tė
    madhe gjatė kėtyre viteve tė fundit.
    Pėr ēmimin e bukės rritja ėshtė
    35%, nėse i referohemi vetėm dy
    muajve tė fundit. Por duke marrė
    pėr bazė edhe abuzimet me
    peshėn, konsumatorėt janė duke
    u pėrballur me rritje ēmimesh mė
    tė mėdha. Ndėrsa uji i blerė, qė
    tashmė pėrdoret nga tė gjithė
    familjarėt pėr tė pirė, ka pėsuar njė
    rritje prej 10 lekė pėr njė bidon 5
    litėrsh. Tregtarėt e ujit, edhe nė
    kėtė rast, kanė pėrfituar nga kriza
    e ujit nė kryeqytet, duke rritur
    ēmimet nė pikun e verės, kur edhe
    konsumi ėshtė mė i madh.


    Shqip
    #VamosArgentina

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Prodhimi i energjisė elektrike bie me 49%

    Burimet e energjisė elektrike nė 6-mujorin
    e parė tė vitit 2007, u ulėn ndjeshėm me
    16.3%, krahasuar me tė njėjtėn periudhė
    nė vitin 2006. Vlera e tyre arriti sasinė 3,067
    GWh", bėnė tė ditur burimet zyrtare tė INSTAT-it.
    Sipas tyre, prodhimi total i energjisė elektrike nė
    vend u ul me 48.9%, krahasuar me tė njėjtėn periudhė
    tė vitit 2006. Sasia totale e prodhuar nė 6-
    mujorin e parė tė vitit 2007, ėshtė 1,622 GWh
    dhe zė 52.9% tė burimeve gjithsej tė energjisė.
    Rėnia e konsiderueshme nė prodhimin e hidrocentraleve,
    me 50.3% dha dhe ndikimin kryesor
    nė rėnien e prodhimit total tė energjisė. Prodhimi
    i energjisė nga hidrocentralet nė 6 muajt e parė
    tė kėtij viti, zuri 95.3% tė prodhimit total nė vend.
    Energjia elektrike e prodhuar nga TEC-et u rrit
    me 19.7% krahasuar me 6-mujorin e parė tė vitit
    2006. Ndėrkohė, u rrit me 4.3% mė shumė prodhimi
    i HEC-ve private e me koncesion, krahasuar
    me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2006. Importi
    i energjisė, pėrfshirė kėmbimet nė 6 muajt e parė
    tė kėtij viti, u rrit me 197.2%, krahasuar me 6-
    mujorin e parė tė 2006-ės, me njė total prej 1,445
    GWh. Kjo sasi pėrbėn 47.1% tė sasisė sė burimeve
    gjithsej nė 6-mujorin e parė tė 2007-ės,
    nga 13.3%, nė 6 muajt e parė tė vitit 2006.



    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  8. #28
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    PS;Shume keq me vjen.....


    Mos deshironi Drita gje me Kova.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    USAID, asistencė teknike pėr KESH-in

    ėshtė kontraktuar njė kompani amerikane pėr tė pėrmirėsuar kuadrin ligjor dhe teknik

    Privatizimi i divizionit tė shpėrndarjes sė Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare shihet si shėrimi i shumė "sėmundjeve" qė lidhen pikėrisht me sistemin e shpėrndarjes sė energjisė elektrike. Por, para se kjo tė ndodhė, situata nė shpėrndarjen e rrymės duhet pėrmirėsuar disi, pėr tė rritur shanset e njė privatizimi tė suksesshėm. Pikėrisht, kjo ėshtė ēka po mundohet tė realizojė Agjencia e Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID). Programi i ndihmės sė shtetit amerikan ka marrė pėrsipėr tė ndihmojė qeverinė shqiptare mbi krizėn energjetike, pėrmes konsulencės sė firmave tė specializuara amerikane. USAID ka nėnshkruar njė kontratė 2-vjeēare me Advanced Engineering Associates International, njė firmė e vogėl me seli nė Uashington, me qėllim sigurimin e asistencės teknike pėr qeverinė shqiptare. Puna e firmės do tė pėrqendrohet nė mėnyrat se si mund tė rritet performanca e sistemit tė shpėrndarjes sė energjisė. Ndėrkaq, vlera totale e kėsaj kontrate vlerėsohet nė rreth 1 milion dollarė, njė shumė e pėrafėrt kjo me atė qė KESH-i shpenzon pėr energjinė qė importon nė vetėm 2 ditė. Problemet tradicionale tė shpėrndarjes sė energjisė lidhen me humbjet nė rrjet, tė cila janė teknike apo vjedhje tė rrymės dhe privatizimi i sektorit tė shpėrndarjes ėshtė parė si shpėtimi i vetėm. Por, para privatizimit nevojitet njė ndėrhyrje teknike me karakter ligjor dhe rregullator, pėr tė rritur eficensėn nė shpėrndarje, ēka me sa duket do ta bėjnė amerikanėt. Skuadra e re do tė punojė ngushtė me Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, si dhe me Bankėn Botėrore, IFC-nė, BERZH-in etj. "Privatizimi", nė fakt ėshtė fjala kyē e pėrdorur prej vitesh nga ēdo ekspert i energjetikės, por fakti qė ideja rreket tė materializohet nė njė ēast krize tė skajshme, nuk premton asgjė tė mirė. Koncepti lidhet me njė shpėtimtar pėr korporatėn, por qė njė blerės tė marrė kurajėn, duhet tė ketė tė bėjė me njė subjekt qė nė mos del me fitim, tė paktėn ka shanse pėr t‘u bėrė i tillė. Duke parė KESH-in e sotėm, mund tė thuhet se kemi tė bėjmė me njė rreth vicioz.


    Shqip
    #VamosArgentina

  10. #30
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Shtohen prurjet nė Drin, rritet konsumi

    Energjia, Fierza rritet me gjysmė metėr nė ditė, por moti i ftohtė rrit konsumin


    Reshjet e ditėve tė fundit kanė rritur me gati 2 metėr e gjysmė nivelin e Fierzės teksa prurjet nė Drin, pėr herė tė parė gjatė kėtij viti arritėn nė 140 metėr kub nė sekondė. Ky nivel prurjesh ka bėrė qė rezerva hidrike tė rritet dhe sipas tė dhėnave mė tė fundit, niveli i ujit nė Fierzė ngrihet me gati gjysmė metėr nė ditė. Sikur kjo situatė tė zgjaste pėr gjithė muajin nėntor, atėherė rezerva hidrike nė vend do tė kthehej thuajse nė nivele normale qė janė larg krizės, pasi rritja me gjysmė metėr nė ditė do bėnte qė brenda njė muaji niveli i Fierzės tė shkonte rreth 275 metėr. Por drejtuesit e KESH shprehen tė pėrmbajtur, pasi parashikimet janė qė javėn e ardhshme konsumi i energjisė tė rritet duke kaluar 15 milionė kilovat/orė nga 13 milionė qė ka qenė tri javė mė parė. Kjo rritje e konsumit e detyron KESH-in qė tė shtojė energjinė e prodhuar nė vend. Gjithsesi, drejtori i divizionit tė prodhimit nė KESH, Muharrem Stojku, thotė se edhe gjatė muajit nėntor rezerva hidrike nė vend pritet tė rritet, ndonėse jo me ritme kaq tė larta sa tė kėtyre ditėve. "Ne parashikojmė qė gjatė kėtij muaji rritja mesatare tė jetė 10 centimetėr nė ditė", thotė Stojku pėr gazetėn. Rezerva Sipas tė dhėnave zyrtare, niveli i ujit nė liqenin e Fierzės ka arritur nė mbi 262 metra dhe rritet mesatarisht me gati gjysmė metėr nė ditė. Kjo ėshtė hera e parė pėr kėtė vit kur niveli i ujit nė Fierzė rritet, pasi deri mė tani KESH-it i ėshtė dashur tė pėrballet vetėm me rėnien e rezervės qė shėnoi pikėn mė tė ulėt dy javė mė parė, nė 259 metra ose vetėm 13 metra nga pika e vdekjes. Por ditėt e fundit, prurjet nė Drin janė shtuar dhe kanė arritur nė 140 metra kub nė sekondė, kur pothuajse pėr gjatė gjithė vitit kanė qenė mė pak se 50 metėr kub. Rritja e rezervės vendase ėshtė favorizuar, veē kėsaj edhe nga shtimi i importit. KESH importon aktualisht rreth 10 milionė kilovat/orė nė ditė, gati 2 milionė mė shumė nga 1 muaj mė parė. Por krahas kėsaj, nė dyjavėshin e fundit, si pasojė e ftohjes sė motit ėshtė vėnė re njė rritje e konsumit tė energjisė, qė parashikohet tė jetė edhe mė e madhe javėn e ardhshme. Korporata ka parashikuar tė mbajė nivele tė larta importi gjatė gjithė dimrit. Por kjo sė fundmi ka hapur njė tjetėr debat, atė tė sigurimit tė fondeve. [I]Situata e vėshtirė financiare e korporatės po pėrcillet me shqetėsim nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar, qė njė ditė mė parė lėshoi kritika tė ashpra mbi klasėn politike shqiptare, pėr shkak tė keqmenaxhimit tė sektorit energjetik dhe KESH-it gjatė 10 viteve tė fundit. Duke paralajmėruar madje se nėse qeveria do tė vazhdojė tė shpenzojė para pėr blerjen e energjisė, atėherė vendi kėrcėnohet nga njė tjetėr krizė, ajo ekonomike.[I]
    PAUCA SED MATURA

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •