KESH: Ja zonat qė do tė preken
Remontet, sot pa drita njė pjesė e kryeqytetit
KESH rikthen kufizimet e energjisė elektrike nė disa zona tė Tiranės. Kėtė herė shkak pėr kėtė ndėrprerje ėshtė remonti i nėnstacionit tė Selitės. Sipas burimeve nga KESH, duke nisur nda dita e nesėrme e deri mė datė 30 maj, do tė ketė njė remont tė plotė nė nėnstacionin e Selitės. Pėr rrjedhojė do tė ketė ndėrprerje tė pjesshme tė energjisė elektrike, kryesisht gjatė pjesės sė parė tė ditės nė zonat e Tiranės sė Re, Selitė, Kombinat, Mėzez dhe Vaqarr.
Kufizimet
Disa ditė para zgjedhjeve tė 18 shkurtit, KESH hoqi aplikimin e grafikut tė kufizimeve. Qė nga ajo kohė nė vend nuk ėshtė aplikuar mė njė grafik kufizimesh. Ndėrprerjet janė aplikuar si rezultat i remonteve nė nėnstacione, ose si pasojė e defekteve. Ndėrkohė, sipas raportit tė BSH-sė, gjatė 3 muajve tė parė tė vitit prodhimi i energjisė elektrike nga burimet e brendshme ra ndjeshėm nė tremujorin e parė tė vitit 2007. Krahasuar me tremujorin e parė tė vitit 2006, prodhimi i energjisė u pėrgjysmua, duke vėnė nė vėshtirėsi tė mėdha furnizimin me energji elektrike tė operatorėve tė ndryshėm nė ekonomi. Rėnia e theksuar e prodhimit tė brendshėm tė energjisė u kompensua nga rritja e importit gjatė kėtij tremujori. Importi u katėrfishua krahasuar me njė vit mė parė dhe me tremujorin paraardhės. Nė total, importi i energjisė kaloi prodhimin e brendshėm.
Debitorėt
Jo vetėm raporti i BSH-sė, por edhe ndėrkombėtarėt kanė vėrejtur se gjatė 3 muajve tė parė tė vitit, situata nė KESH nuk ėshtė e kėnaqshme. Por prej disa javėsh KESH ka nisur ndėrprerjen e energjisė elektrike pėr tė gjithė debitorėt. Ndėrkohė vetėm pak ditė mė parė, Korporata u ka dėrguar njė letėr tė gjitha institucioneve pėr t’u bėrė pjesė aktive nė furnizimin e pandėrprerė, nėpėrmjet paraqitjes sė listave tė punonjėsve dhe numrave tė kontratave pėr verifikimin e pagesave. Kėshtu, rreth 300 institucione buxhetore, ku pėrfshihen Kryeministria, ministritė, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartė i Shtetit, Banka e Shqipėrisė si dhe tė gjitha policitė, gjykatat, komunat dhe bashkitė nė tė gjithė vendin u ėshtė dėrguar njė kėrkesė nga KESH.
Zonat pa drita
Ø Tirana e Re
Ø Selitė
Ø Kombinat
Ø Mėzez
Ø Vaqarr
Krijoni Kontakt