Investim 200 milion euro, perurohet hidrocentrali me i madh ne 30 vjet

HEC-i Ashtes eshte nje investim i perbashket i kompanive te njohura austriake "EVN" dhe "VERBUND" me vlere 200 milione euro, ka kapacitet rreth 53 megavat dhe do te hedhe ne tregun energjetik shqiptar rreth 240 milione kilovat/ore energji elektrike ne vit, duke siguruar furnizimin me energji per 100 000 familje shqiptare. Ky hidrocentral, i cili perbehet nga dy centrale elektrike, Ashta 1 dhe Ashta 2, konsiderohet nje risi ne fushen e ndertimit te veprave energjetike hidrike: ai eshte ndertuar me teknologjine me te avancuar Matrix, duke perdorur turbinat e vogla, e cila ben te mundur shfrytezimin mjaft efikas te energjise ujore. Pas perfundimit hidrocentrali i Ashtes do te prodhoje energji per 100 000 familje shqiptare dhe do te hape vende te reja pune dhe do t'i jape rajonit dhe vendit zhvillime ekonomike pozitive. Ai permireson sigurine e furnizimit me energji elektrike dhe kontribuon ne uljen e varesise se Shqiperise nga importi i energjise elektrike. Ai eshte projektuar si miqesor ndaj mjedisit dhe nuk prodhon asnje emetim. Ne perfundim te periudhes 35-vjecare te koncesionit, hidrocentrali do t'i dorezohet Republikes se Shqiperise. Impianti eshte i ndare ne dy pjese: Ashta I do te prodhoje rishtazi energji elektrike me ane te tubinave Hydro Matrix, aty ku perpara tre dekadash eshte ndertuar rezervuari i Spathares me digen kunder permbytjeve dhe sistemet e vogla vaditese per bujqesine. Pas nje kanali rreth pese kilometer te gjate qe shtrihet deri ne thellesi ne afersi te fshatit Ashte, Ashta II do te prodhoje energji elektrike per here te dyte. Edhe ketu do te perdoren 45 turbina Hydro Matrix. Per te dy hidrocentralet e Ashtes keto pajisje do te furnizohen nga Andritz-Hydro AG, te cilat jane gjithashtu prodhim austriak.

Prammer: Ne kete projekt, rendesi iu kushtua mbrojtjes se mjedisit

Inaugurimin e vepres me madhore ne Shqiperi e ka pershendetur dje edhe kryeparlamentarja austriake, Barbara Pramer. Gjate fjales se saj ne perurimin e kesaj vepre, ajo ka vene theksin tek rendesia qe ka ky hidrocentral per zhvillimin vendit. Gjithashtu, ajo theksoi faktin se gjate zbatimit te ketij projekti nje rendesi te vecante i eshte kushtuar edhe ruajtjes se mjedisit. "Ajo qe kam per zemer dhe dua ta theksoj eshte se ne kete zhvillim kemi parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe duhet ta mbrojme ate. Energjia e paster, e rinovueshme qe prodhohet nga uji, dielli ka shume rendesi dhe prandaj ne kemi ardhur te investojme ketu", - deklaroi kryeparlamentarja austriake.

Perurimi i kesaj vepre, per zonjen Prammer, tregon besimin e ndersjelle qe kane firmat austriake dhe ato shqiptare ne teknologjine austriake, ndersa falenderoi Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen, qe kjo veper u realizua ne kohe rekord dhe autoritet lokale per bashkepunimin.

KJ