Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar tė Ujit
30/6/2007
Nė fjalėn e mbajtur nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar tė Ujit, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Jemi mbledhur sot pėr tė vendosur mbi shfrytėzimin e burimeve ujore tė lumit Devoll pėr qėllime energjitike. Qeveria ėshtė tėrėsisht e pėrqėndruar nė krijimin e burimeve tė reja energjitike. Nė kėtė kontekst vendimi i sotėm pėr shfrytėzimin nė tėrė kaskadėn e tij tė Lumit Devoll nė pėrputhje me njė projekt tashmė pėrfundimtar tė paraqitur nga njė kompani e madhe austriake pėrbėn njė zhvillim tė madh, pasi vepra ėshtė ndėr mė tė veēantat e kėtij lloji nė Shqipėri dhe nė Europė. Kjo vepėr bazohet nė ndėrtimin e disa hidrocentraleve dhe njė sistem tunelesh prej rreth 48 kilometrash. Gjithashtu kjo vepėr respekton tėrėsisht mjedisin dhe bėn shfrytėzimin mė optimal, mė ekonomik tė ujrave tė kėtij lumi, duke shfrytėzuar tėrė kaskadėn nga fillimi i burimeve tė tij deri nė Banjė dhe ka njė investim prej rreth 1 miliard euro.
Dua me kėtė rast tė pėrgėzoj ministritė, ekipin e oponecės teknike dhe ekonomike, ekip i cili muaj tė tėrė ka punuar me pėrkushtim nė njė projekt kaq madhor pėr tė bėrė oponencėn, si teknike, ashtu dhe ekonomike. Projekti i kaskadės sė hidrocenralit tė Devollit vjen kėtu pėr tu miratuar pėr shfrytėzimin e burimeve ujore dhe kalon javėn e ardhshme nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave, pėr tė dalė nė tender ndėrkombėtar nė pėrputhje me ligjin shqiptar. Natyrisht kompania qė ka sjellė projektin do tw ketw 10 % tė pikėve.
Ky ėshtė aktualisht projekti mė i madh nė veprat hidroenergitike, por vetėm pak javė mė parė ne miratuam tė rishqyrtuar hidrocentralin e Kalivacit, i cili ėshtė nė ndėrtim e sipėr prej rreth 100 megavat. Kemi ēelur tenderin ndėrkombėtar pėr Tec-et e Fierit. Pritet nė rikonstruksionin e tyre tė pėrftohen njė energji prej rreth 300 megavat. Fillon sė shpejti ndėrtimi i termocentralit tė Vlorės me njė kapacitet prej 90 megavat. Kemi miratuar gjatė kėtyre muajve nė qeveri dhe mbėshtetur me oponencė teknike dhe ekonomike, rreth 82 Tec-e tė vogla, tė cilat edhe ato kanė vlerėn e tyre. Studime shumė serioze nga kompani tė mėdha ndėrkombėtare, po behėn nė lumenjtė Vjosa, Drin, Nė Bushat. Ne presim qė gjatė muajve nė vijim Skavica dhe Bushati tė jenė dy HEC tė tjera tė cilat do tė miratohen , do tė shpallet tenderi ndėrkombėtar dhe do tė fillojė ndėrtimi.
Qeveria ėshtė e vendosur tė bėjė cdo pėrpjekje qė pasuritė e mėdha ujore tė kėtij vendi ti shndėrrojė nė energji pėr Shqipėrinė.
Nė kėtė mbledhje ne do tė trajtojmė dhe njė seri vendimesh shumė tė rėndėsishme mbi administrimin e ujit. Miratojmė udhėzimin pėr miratimin e rezervave ujore , miratojmė udhėzimin pėr legalizimin e puseve tė ēpimeve , sepse dhe ato duhet tė legalizohen, si dhe duhet tė vendoset njė disiplinė e rreptė nė trajtimin, shfrytėzimin, pėrdorimin e kėtyre rezervave.
Gjithashtu do tė shtrojmė disa detyra pėr mbledhjen e ardhshme tė kėtij institucioni qė trajton problemet e ujit tė vendit.”
Kryeministria
Krijoni Kontakt