Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 100
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Lajme nga mjekesia

    Sekreti per te jetuar me mire dhe me gjate? Mos te kesh frike nga pleqeria

    Kush eshte optimist se po arrin plakja,i zgjatet jeta dhe 7 vjete e gjysem te tjera. Ky eshte rezultati i kerkime te bera nga Yale University,dhe publikuar ne Journal of Personality and Social Psychology,revista e shoqates se psikologeve amerikane.. Ekipi i eksperteve beri kerkime ne jeten e 660 burrave dhe grave ne Ohio “over 50 vjeē”. Moshat e vdekjes se pjesemarreve u krahasua me pergjigjet qe ata vete ata kishin dhene ne nje test te bere 23 vjet me para. Rezultati:bindja e krijuar qe pleqeria do te thote vetem rrudha,dhe humbje te vetekontrollit influencon negativisht mbi deshiren per te jetuar. Ne te kundert, te shikosh me qetesi dhe optimizem vitet qe kalojne ka nje efekt te mire ne shendetin tone. “Sidomos - shkruajne autoret e kerkimit - efekti i ketij optimizmi rezulton me i rrendesishem sesa te mbash te ulet nivelin e kolesterolit dhe te presionit te gjakut, qe ‘dhurojne’ 4 vjete jete me shume, dhe me i rrendesishem se ushtrimet fizike dhe lenia e duhanit,nga te cilat perfitojme ‘vetem’ 1 deri ne 3 vjet”.
    Reality is wrong, dream is for real

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Terapi vetem me nje klik te mouse. Ne USA ka shperthyer moda e mjekut online dhe amerikanet i besojne gjithmone e me shume shendetin e tyre keshillave te dhena nga Interneti.
    Nje kerkim i publikuar ne Jama, revista e mjekeve amerikane, mbasi ekzaminoi 25 site web ne gjuhen angleze dhe spanjishte mbi kater semundje: kancer ne gjoks, azma e femijeve, depresion dhe obezitet. Sipas rezultateve te sondazhit,informacionet ne sitet anglisht ishin midis 75 dhe 91% te sakta , ndersa ne sitet ne spanjisht ishin midis 53 dhe 96% .
    “Informacioni mjekesor ne Internet – shpjegon Sam Karp, zedhenesi i HealthCare Foundation, nje nga grupet private qe filluan keto kerkime - ka bere shume perparime. Por jo te gjitha sitet arrin te mbajne te njejtin standart dhe te jene te besueshem dhe te sigurte”.
    Ne seksionin drejtuar pacienteve,ja dhe keshillat e eksperteve amerikane per tu orientuar ne Internet: te flasesh me mjekun tend, ti kerkosh keshilla qe ne cfare sitesh te kontrollosh; te kontrollosh te dhenat mbi ate qe publikon artikujt;te kontrollosh qe eshte i autorizuar nga ndonje organizate shkencore qe ben vizita virtuale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 01-09-2002 mė 13:08
    Reality is wrong, dream is for real

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Artriti Reumatizmal

    Kafeja pa kafeine mund te rrise rrezikun e artritit reumatizmal te grate. Te ky konkluzion arriten dy studime te pavarura te prezantuara ne nje seminar ne San Francisco nga American College of Rheumatology. Kerkimi i pare i bere nga Univerty of Alabama (Usa), studioj 31000 gra te moshes nga 55 deri 65 vjeē. Dhe u zbulua qe grate qe pinin kater filxhane kafe (pa kafeine) ne dite kishin dy here me shume mundesi qe tu shfaqej kjo semundje.Kush konsumonte kafe normale (me kafeine) nuk kishte ndonje rrezik te madh dhe kush pinte tre filxhane caj kishte 60% mundesi me pak per te zhvilluar semundjen.Kerkimi tjeter i bere nga Boston University (Usa) mbi 64000 gra me ngjyre tregoi qe 1 filxhan kafeje (pa kafeine) ne dite e katerfishon rrezikun e artritit reumatizmal. Nen akuze,sipas tyre, produktet industriale te perdorura ne procesin e rafinimit.
    Reality is wrong, dream is for real

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Dy vajza binjake tė lindura tė bashkuara u dėrguan javėn e kaluar nga njė fshat i thellė malor nė veri tė Perusė pėr nė kryeqytetin Lima, ku mjekėt do tė studiojnė mundėsinė e ndarjes sė tyre. Mjeku pediatėr Aldo Manrique, qė kujdeset pėr to thotė se dy foshnjet janė tė bashkuara nė gjoks dhe nė bark. Secila prej tyre ka zemrėn dhe mushkritė e veta, por zorrėt duket se i kanė tė pėrbashkėta. Dy binjaket mbahen tani nė njė inkubator nė spitalin e fėmijėve nė Lima. Mjekėt thonė se po studiojnė nėse ekziston mundėsia e kryerjes sė njė operacioni pėr shkėputjen, pa rrezikuar jetėn e tyre.
    Reality is wrong, dream is for real

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Njerėzit kanė njė numėr tiparesh tė pėrbashkėta me majmunin, por ata ndahen nga njėri tjetri edhe nga disa karakteristika kyēe, njė prej tė cilave ėshtė aftėsia pėr tė folur. Nė fakt, shumė shkencėtarė besojnė se tė folurit ka qėnė njė nga parakushtet pėr zhvillimin e kulturės njerėzore. Megjithatė, si dhe kur u zhvillua gjuha askush nuk mund tė thotė gjė me saktėsi. Por rezultatet e njė studimi botur kėto ditė nė revistėn Nature mund tė ndihmojė nė zgjidhjen e kėtij misteri. Shkencėtarėt thonė se kanė zbuluar njė ndryshim tė thellė midis variantit njerėzor tė gjenit i njohur si FOKSP2 qė lidhet me tė folurin dhe variantet e gjetura tek majmunėt. Ky ndryshim, thonė ata, tregon se gjeni FOKSP2 ka qėnė objekt seleksionimi natyror gjatė procesit tė evolucionit qė i dha mundėsi njeriut tė kontrollojė lėvizjet e gojės dhe laringut, njė aftėsi qė majmunėve u mungon. Shkencėtarėt thonė se ky proces mund tė ketė filluar 200 mijė vjet mė parė, afėrsisht nė kohėn e shfaqjes pėr herė tė parė tė njeriut me tiparet anatomike qė ka sot.
    Reality is wrong, dream is for real

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Akunpuktura

    Akunpuktura ėshtė njė shkencė ekzakte e njohur vetėm nga ata qė kanė mėsuar rreth kėtij arti tė lashtė. Akunpuktura qė do tė thotė pikė shtypjeje, bazohet nė parimin se trupi pėrmban ngarkesa elektrike pozitive dhe negative qė janė tė lidhura me njėra tjetrėn.

    Ushtrimi i shtypjes mbi kėto pika ndihmon nė lehtėsimin e dhimbjeve dhe pėrtėritjen e energjisė nė pjesėt pėrkatėse tė trupit.

    Tani nepėrmejt nje paisjeje tė re celuloide mjekėt janė nė gjendje tė pėrcaktonjne pikat e ndjeshmėrisė trupore. Midis tė tjerash, akunpunktura pėrdoret edhe kundėr urisė, por efektet mund tė jenė tė pėrkohėshme.

    Gjithashtu, ekspertėt thonė se personat me dhimbje tė mėdha duhet pa tjetėr tė kėshillohen me mjekėt. Akunpuktura, thonė ata nuk rekomandohet pėr mjekimin e njerėzve qė kanė tumor nė tru, as pėr ata me sėmundje neurologjike, dhe as pėr gratė shtatzana.
    Reality is wrong, dream is for real

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Perimet mund tė parandalojnė alcajmerin

    Kėrkimet e reja tregojnė se pėrfshirja e rregullt e perimeve nė dietėn ushqimore mund tė ndihmojė nė parandalimin e sėmundjes sė Alcajmerit dhe kjo pėr arsye se kėto ushqime janė tė pasura me vitaminė E.

    Por nė studimin e botuar kėto ditė nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė, jepen tė dhėnat mė tė qarta tė njė lidhjeje midis kėsaj vitamine dhe Alcajmerit. Studimi u krye pėr tė parė nė se marrja e ushqimeve antioksiduese mund tė pakėsojė rrezikun e prekjes nga sėmundja.

    Shkencėtarėt vėzhguan 815 persona mbi 65 vjeē, qė nuk kishin ndonjė shenjė tė sėmundjes. Gjatė studimit, pjesmarrėsve iu bėnė pyetje rreth llojit tė ushqimeve qė merrnin.

    Pas afro 4 vjetėsh pjesmarrėsit nė studim iu nėnshtruan njė ekzaminimi mjekėsor dhe 131 prej tyre u diagnostikuan me sėmundjen e Alcajmerit. Shumica e tyre i pėrkisnin grupit qė nuk pėrdornin rregullisht perime nė dietėn e tyre ushqimore.

    Ndėr ushqime tė pasura me vitaminė E janė drithrat, nėnprodhimet e tyre, perimet, arrat, bajamet, farėrat e ndryshme dhe vaji i ullirit
    Reality is wrong, dream is for real

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Njė studim i botuar nė revistėn mjekėsore tė New Englandit hedh poshtė mendimin e krijuar se marrja e kontraceptivėve nė formė tabletash bėhet shkak pėr kancerin e gjirit tek gratė.

    Ekspertėt thonė se studimi i ri tregon bindshėm se marrja e kontraceptivėve nėpėrmjet gojės nė formė tabletash nuk shton aspak rrezikun e kancerit tė gjiri.

    Nė studim u pėrfshinė mbi 9 mijė nga mosha 35 deri nė 64 vjeē. Llogaritet se rreth 80 pėrqind e grave amerikane kanė pėrdorur tableta kontraceptivė tė paktėn njė herė gjatė jetės sė tyre.

    Nė studim thuhet se marrja e kontraceptivėve nė formė tabletash mund tė pakėsojė edhe mundėsinė e prekjes nga kanceri i vezoreve. Madje shkencėtarėt parashikojnė se pėrdorimi i tabletave kontraceptivė do tė ndikojė nė uljen 30 pėrqind tė rasteve tė cancerit tė vezoreve tek gratė nė Shtetet e Bashkuara gjatė pak viteve tė ardhėshme.
    Reality is wrong, dream is for real

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Person i verbėr dhe ēuditėrisht ai ėshtė nė gjendje tė ngas makinėn. Jens ėshtė pajisur me njė aparat i cili e lejon atė tė shohė. Njė pjesė e aparatit ėshtė lidhur me trurin e tij ndėrsa pjesa tjetėr me njė kompjuter.

    Mjeku Bill Dobelle, shpikėsi i aparatit, thotė se ai pėrdor stimulantė elektrikė pėr tė ri aktivizuar shqisat e tė parit tek tė verbėrit.

    Kjo teknologji ndodhet ende nė fazat fillestare, por shkencėtarėt besojnė se kjo do tė bėhet teknologjia sė ardhmes nė fushėn e luftės kundėr verbimit.
    Reality is wrong, dream is for real

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Ushtrimet fizike mund tė ndihmojnė nė trajtimin e depresionit. Por megjithėse shumica e neurologėve janė dakord se njė jetė aktive ndihmon, pak prej tyre janė gati tė rekomandojnė ushtrimet fizike si alternativė ndaj ilaēeve antidepresive dhe formave tė tjera terapike.

    Kjo pėr arsye se shumė studime nė kėtė fushė nuk kanė arritur nė ndonjė pėrfundim tė caktuar. Por pėrse njerėzit ndihen mė mirė pas njė vrapi nė natyrė apo pas ushtrimeve fizike.

    Kjo, thonė mjekėt, duket se ka njė numėr arsyesh, pėrfshi rritjen e nivelit tė substancave kimike nė tru, krahas ndryshimit tė stilit tė jetesės qė mund tė rezultojė kur njė person bėhet fizikisht aktiv.
    Reality is wrong, dream is for real

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kush ishte nė tė vėrtetė Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 10:42
  3. Mjekėsia popullore, bestytnia e tė sėmurėve
    Nga Davius nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2007, 11:07
  4. Prof. Dr. Isuf Kalo shkruan..
    Nga Brari nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-04-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •