E diela e tė verbrit. Joani 9;1-38
Mbajtur ne katedralen 'NGJALLJA E KRISHTIT" ne Korce
nga Mitropoliti i Korces Hiresia e Tij Imzot Joani
Kur po kalonte, pa njė njeri qė ishte i verbėr qė nga lindja. Dhe dishepujt e tij e pyetėn duke thėnė: “Mėsues, kush ka mėkatuar, ai apo prindėrit e tij, qė ai ka lindur i verbėr?”. Jisui u pėrgjigj: “As ai, as prindėrit e tij s'kanė mėkatuar, por kjo ndodhi qė tek ai tė dėftohen veprat e Perėndisė. Unė duhet t'i kryej veprat e atij qė mė ka dėrguar sa ėshtė ditė; vjen nata kur askush nuk mund tė veprojė. Derisa jam nė botė, unė jam drita e botės”. Pasi kishte thėnė kėto gjėra, pėshtyu pėrdhe, bėri baltė me pėshtymė dhe leu sytė e tė verbrit me tė. Pastaj i tha: “Shko, lahu nė pellgun e Siloamit” (qė do tė thotė: dėrguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parė. Atėherė fqinjtė dhe ata qė mė parė e kishin parė tė verbėr, thanė: “A s'ėshtė ky ai qė rrinte ulur dhe lypte?”. Disa thoshin: “Ai ėshtė”. Tė tjerė: “I pėrngjan atij”. Dhe ai thoshte: “Unė jam”. I thanė pra: “Si tė janė hapur sytė?”. Ai u pėrgjigj dhe tha: “Njė njeri, qė quhet Jisu, ka bėrė baltė, m'i leu sytė dhe mė tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unė shkova atje, u lava dhe m'u kthye drita e syve”. Dhe ata i thanė: “Ku ėshtė ai?”. Ai u pėrgjigj: “Nuk e di”. Atėherė ata e ēuan te farisenjtė atė qė mė parė kishte qenė i verbėr. Dhe ishte e shtunė kur Jisui bėri baltėn dhe ia hapi sytė. Edhe farisenjtė, pra, e pyesnin pėrsėri si e fitoi dritėn e syve. Dhe ai u tha atyre: “Mė vuri baltė mbi sy, u lava dhe shoh”. Atėherė disa farisenj thanė: “Ky njeri nuk ėshtė nga Perėndia, sepse nuk e respekton tė shtunėn!”. Tė tjerė thoshin: “Si mund tė kryejė shenja tė tilla njė njeri mėkatar?”. Dhe kishte pėrēarje midis tyre. E pyetėn, pra, pėrsėri tė verbrin: “Po ti, ē'thua pėr atė pėr faktin qė t'i ka hapur sytė?”. Ai tha: “Éshtė njė profet”. Por Judenjtė nuk besuan se ai kishte qenė i verbėr dhe se kishte fituar dritėn e syve, derisa thirrėn prindėrit e atij qė kishte fituar dritėn e syve. Dhe i pyetėn ata: “A ėshtė ky djali juaj, pėr tė cilin ju thoni se ka lindur i verbėr? Vallė si sheh tani?”. Prindėrit e tij, duke u pėrgjigjur atyre, thanė: “E dimė se ky ėshtė djali ynė dhe se ka lindur i verbėr, por ne nuk dimė se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytė; pyeteni atė; ai moshė ka, do t'ju flasė pėr veten e vet”. Kėto thanė prindėrit e tij, sepse kishin frikė nga Judenjtė; sepse Judenjtė kishin vendosur qė, nėse dikush do ta rrėfente Jisuin si Krishti, do tė pėrjashtohej nga sinagoga. Prandaj prindėrit e tij thanė: “Moshė ka, pyeteni atė”. Atėherė ata e thirrėn pėrsėri njeriun qė kishte qenė i verbėr dhe i thanė: “Jepi lavdi Perėndisė; ne e dimė se ai njeri ėshtė mėkatar”. Ai atėherė u pėrgjigj dhe tha: “Nė ėshtė mėkatar, nuk e di, por di njė gjė, qė isha i verbėr dhe tani shoh”. E pyetėn pėrsėri: “Ē'tė bėri? Si t'i ka hapur sytė?”. Ai u pėrgjigj atyre: “Unė tashmė ua kam thėnė dhe ju nuk keni dėgjuar; pse doni ta dėgjoni pėrsėri? Doni ndoshta tė bėheni edhe ju dishepuj tė tij?”. Por ata e fyen dhe thanė: “Ti je dishepull i tij, por ne jemi dishepuj tė Moisiut! Ne e dimė se Perėndia i foli Moisiut; sa pėr atė, nuk e dimė se nga ėshtė”. Ai njeri u pėrgjigj dhe u tha atyre: “E pra, ėshtė e ēuditshme qė ju tė mos dini nga ėshtė ai; megjithatė ai m'i hapi sytė! Dhe ne e dimė se Perėndia nuk i dėgjon mėkatarėt, por nėse dikush ėshtė i druajtshėm ndaj Perėndisė dhe bėn vullnetin e tij, ai atė e dėgjon! Qė prej fillimit tė botės nuk ėshtė dėgjuar qė dikush t'ia ketė hapur sytė njė tė linduri tė verbėr. Po tė mos ishte ky nga Perėndia, nuk do tė mund tė bėnte asgjė”. Ata u pėrgjigjėn dhe i thanė: “Ti ke lindur i tėri nė mėkate e don tė na mėsosh?”. Dhe e nxorėn jashtė. Jisui e mori vesh se e nxorėn jashtė dhe, kur e gjeti, i tha: “A beson ti nė Birin e Perėndisė?”. Ai u pėrgjigj dhe tha: “Kush ėshtė, Zot, qė unė tė besoj nė tė?”. Dhe Jisui i tha: “Ti e ke parė; ėshtė pikėrisht ai qė po tė flet”. Atėherė ai tha: “Unė besoj, o Zot”; dhe e adhuroi.
Ju e dini se nė Kishėn Orthodhokse gjithmonė ka qenė njė traditė, qė ditėn e Dielė pėrveē meshimit edhe si pjesė e meshimit ishte dhe predikimi. Predikimi jo nė kuptimin qė thjesht dikush do tė fliste, por tė gjithė duhet tė merrnin pjesė pėr tė kuptuar diēka mė tepėr rreth kėsaj gjėje qė bėjmė, pėr tė kuptuar diēka mė tepėr rreth atyre fjalėve qė fliten. Ėshtė i vetmi vend ku mund tė vihet pėr tė dėgjuar fjalėt e jetės dhe ndonėse duket e habitshme pikėrisht nė kėtė vend, ku janė fjalėt e jetės vijnė shumė pak veta. Ndėrsa nė vende tė tjera - nuk po them se janė fjalėt e vdekjes, por shpeshherė fjalė tė kota - njerėzit sulen me vrap.
Ungjilli i sotėm ėshtė njė Ungjill i cili nė ciklin e Kishės, lexohet mbas Pashkės, sepse periudha mbas Pashkės ėshtė njė periudhė ku tė krishterėt e parė inicoheshin nė misteret. Tek tė krishterėt e parė ishte njė besim shumė i madh, qė misteret nuk mund tė kuptoheshin dot, nėse nuk do tė ishin ndriēuar nga hiri i Shpirtit tė Shenjtė. Prandaj pritej sa tė pagėzoheshin katikumenėt, pastaj u shpjegoheshin misteret. Ajo qė ishte e vėrtetė pėr shekujt e parė ėshtė e vėrtetė dhe sot. As sot nuk mund tė kuptohen misteret e Kishės nėse shpirtrat dhe zemrat tona nuk preken dhe ndriēohen nga Shpirti i Shenjtė. Nėse fjalėt e Ungjillit do tė depėrtojnė nė zemrat tona ėshtė e pamundur qė ata mos tė preken dhe nėse ato fjalė prekin, zemra zbutet dhe kur zemra fillon dhe zbutet kupton gjėra qė mendja kurrė nuk do tė mundte t’i kuptonte dot. Gėzimi qė tė jep feja, nuk mund tė krahasohet as me njė gėzim tjetėr. Nėse njerėzit do ta shijonin kėtė gėzim do tė prisnin qė mė 5 tė mėngjezit qė tė hapej Kisha dhe gjithsekush qė e ka provuar kėtė gėzim e di se pėr ēfarė bėhet fjalė. Shenjtorėt e parė tė Kishės i luteshin Zotit dhe i thoshin “Zot, ndale gėzimin se nuk e mbajmė dot”. Ne shpeshherė nuk pėrpiqemi pėr kėtė pikėrisht sepse na mungon pėrvoja, na mungon njė pėrvojė e thellė shpirtėrore e cila duhet tė kultivohet brenda Kishės. Nėse do tė fillojmė ta ndiejmė fuqinė e mistereve tė Kishės, atėherė shpirtrat tanė do tė fillojnė tė ndriēohen, atėherė ne do tė kuptojmė ēdo fjalė tė Ungjillit, sepse nuk ishte diēka e rastėsishme qė sa herė qė dėgjonin Ungjillin, shumė nga shenjtorėt qanin, sepse nė ēdo fjalė ata kuptonin diēka tjetėr. Ēdo fjalė pėr shumė njerėz mund tė ketė kuptime tė ndryshme. Njė njeri qė fillon dhe ndriēohet nga hiri i Shpirtit tė Shenjtė Ungjilli pėr tė bėhet realisht fjalė e jetės dhe ai do tė thotė bashkė me Shėn Pjetrin, sa herė qė ndoshta dikush do tė pėrpiqej ta largonte nga Ungjilli “ku tė shkoj, Ti ke fjalė jete”. Ungjilli i sotėm ishte njė Ungjill pak a shumė i gjatė, tregon njė histori shėrimi e megjithatė theksi nuk ėshtė vetėm tek shėrimi, theksi ėshtė pikėrisht tek dinamika e ngjarjes tek dialogu midis Krishtit dhe njeriut tė verbėr.
Aty thuhet se ishte njė i verbėr. Nė Lindjen e Mesme dielli ėshtė shumė i fortė dhe sėmundja e syve ėshtė shumė e pėrhapur ka shumė tė verbėr dhe duke parė gjithė sėmundjet e ndryshme njeriu fillon dhe mendon pėr gjėra tė tjera. Ky Ungjill pėr tė cilin ne mund tė flasim pėr orė e orė, sepse Ungjilli ėshtė njė thesar shumė i madh, sa mė shumė tė zhytesh aq mė tepėr xhevaire do tė nxjerrėsh. Gjithēka do njė punė do njė sakrificė tė madhe. Thesari mė i madh gjendet pikėrisht nė thellėsi tė shpirtrave tanė. Nėse do tė jemi nė gjendje qė ta hapim zemrėn dhe shpirtin, atje do tė gjejmė Mbertėrinė e Zotit. Kur Zoti iu tha nxėnėsve qė Mbretėria e Zotit ėshtė brenda jush, nuk e tha pėr diēka figurative, por e tha realisht sepse nė thellėsinė e ēdo njeriu, pikėrisht ėshtė Mbretėria e Zotit, sepse ēdo shpirt njerėzor ėshtė krijuar sipas ikonės sė Perėndisė, qoftė e beson ai ose jo dhe pikėrisht duke pasur kėtė nė mend vjen dhe tragjizmi i jetės, shikon mijėra e mijėra njerėz tė sėmurė, jo vetėm tė sėmurė fizikisht, por tė sėmurė shpirtėrisht. Ne ndoshta nuk shikojmė shumė njerėz qė janė tė verbėr fizikisht, por tė verbėr shpirtėrisht ne shohim vazhdimisht. Sėmundja dhe vdekja mbretėron kudo dhe ndonėse nė atė kohė ishte pėrhapur mendimi se ēdo sėmundje duhet tė lidhej me njė faj personal ose me njė faj tė prindėrve tė tij, por Zoti e shtrin pak mė tepėr atė. Ajo qė donte tė thoshte Zoti ishte pikėrisht kjo gjė qė nė tė gjithė botėn edhe kur ne nuk kemi faj personal, mėkati e ka shtrirė fronin e tij. Nuk ka pjesė tė krijimit qė tė mos e ketė kapur prishja, gjithė universi shkon drejt prishjes, kush ka sy shpeshherė e shikon kėtė. Shumė njerėz tė shenjtė e kanė filluar jetėn e shenjtėrisė, pikėrisht sepse u prekėn nga kjo gjė, panė qė mėkati dhe vdekja kanė prekur gjithēka, sado qė ne tė mundohemi dhe tė maskohemi, sado tė bėjmė makiazh dhe tė freskohemi, pėrsėri plakja dhe vdekja sulmon ēdo qenie njerėzore. Ajo qė ėshtė mė e sigurta nga tė gjitha ėshtė vdekja. Nėse nuk do tė ishte mėkati nuk do tė ishte as sėmundja edhe as vdekja. Zoti nuk erdhi thjesht pėr tė dhėnė njė teori tė re morali, ose thjesht vetėm disa rregulla morale. Zoti erdhi pėr ta ndryshuar rrėnjėsisht natyrėn e rėnė tė njeriut. Ne shpeshherė nė predikime ndalemi vetėm nė anėn morale dhe harrojmė diēka qė ėshtė pjesa mė e rėndėsishme. Ēfarė beson Kisha? Pėrse erdhi Zoti? Kush ishte vepra e tij shpėtimtare? Si mund ta quajmė ne shpėtimtar dikė qė nuk e dimė se nga se na ka shpėtuar? Pikėrisht Zoti erdhi pėr ta transformuar kėtė natyrė tė rėnė. Erdhi pėr t’i dhėnė njeriut dimensionin e parė, pėr t’i dhėnė ēdo shpirti njerėzor bukurinė e tij tė parė, pėr ta ndriēuar. Dhe jo mė kot nė Ungjillin e sotėm, etėrit e Kishės kanė parė diēka. Kur Zoti pėshtyu, mori dhe’, bėri baltė dhe i leu sytė, gjithsekujt nga ne i kujton kapitullin e parė tė gjenezės kur Zoti krijoi njeriun. Krishti erdhi pėr tė rikrijuar gjithēka. Gjithēka qė ishte prishur dhe deformuar nga mėkati i njeriut, Zoti erdhi pėr ta restauruar pėrsėri atė ikonė qė ishte prishur. Kėtu qėndron vepra shpėtimtare e Krishtit, tė gjitha tė tjerat janė nė funksion tė saj. Ēfarėdo gjėje qė tė bėjmė ne, nėse kjo nuk do tė na ndikojė pėr tė ndryshuar natyrėn tonė ajo nuk do tė ketė efekt. Asnjė bekim nuk ka efekt nėse nuk aplikohet. Nuk mjafton vetėm tė besosh tek barnat nėse ato nuk aplikohen nė trupin tėnd. Edhe besimi tek Krishti askujt nuk do t’i sjellė dobi, nėse mėsimet e besimit nuk do tė aplikohen nė jetėn tonė tė pėrditshme. Nuk mund ta besosh diēka nėse nuk e aplikon atė ēdo ditė. Nėse Krishti nuk ndryshon jetėn e gjithsecilit nga ne, askush nuk do tė ketė dobi nga kjo gjė. Nėse Ungjilli nuk ndryshon jetėn tonė, askush nuk do tė ketė dobi. Nėse njė Pashkė vjen dhe shkon dhe ne jemi po njėsoj dhe mbase edhe mė tė kėqinj, ē’kuptim kanė pasur gjithė kėto festime, do tė thotė se: gjithēka qė kemi folur dhe kemi thėnė, nuk ka pasur asnjė vlerė pėr ne.
Asnjė nuk do tė shpėtojė nga ato qė thotė me buzė, por ēfarė thotė me zemėr dhe ēfarė del nga shpirti i tij. Prandaj feja ėshtė diēka e gjallė, askush nuk mund tė ndriēohet nėse nuk e prek realisht Krishtin. Nuk mund tė besohet vetėm me mendje. Nėse besimi nuk do tė zbresė thellė nė zemrėn dhe nė shpirtin tonė dhe ta ndryshojė tė gjithė mėnyrėn tonė tė tė menduarit e tė jetuarit ne nuk do tė kemi dobi nga ai besim. Gjithsekush nga ne le t’i mbajė ndėrmend fjalėt qė tha Zoti “UNĖ JAM DRITA E BOTĖS”. Askush nuk mund tė ketė dritė nėse Krishti nuk do tė jetė atje. Ai duhet tė jetė drita jonė, drita e ēdo shpirti, drita e ēdo populli, drita e ēdo shkolle, drita e ēdo vendi ku punohet. Hiqe Krishtin nga shpirti dhe shpirti do tė kthehet nė errėsirė, hiqe Krishtin nga njė popull dhe ai popull do tė kthehet thjesht nė njė lukuni njerėzish, tė cilėt do tė pėrpiqen qė vetėm tė plotėsojnė lakmitė dhe pasionet e tyre. Hiqe Krishtin nga njė shkollė dhe ajo do tė kthehet nė njė vend, ku jo vetėm nuk mėsohet, por mėsohen shumė gjėra qė dėmtojnė shpirtin, hiqe Krishtin nga ai vend ku punohet dhe ai vend do tė kthehet nė njė vend ankimi, grindje dhe urrejtje. Askush nuk do tė ndriēohet nėse nuk do tė marrė Dritėn e Botės qė ėshtė Krishti. Nėse do tė vendosim Krishtin nė shpirtin tonė, shpirti do tė ndriēohet dhe do tė shohim ēdo skutė tė tij. Do tė shohim mėkatin e madh qė na ka pushtuar, dhe bukurinė e madhe qė Zoti i ka dhėnė shpirtit. Etėrit e Kishės dhe Kisha vazhdimisht i predikon, se kėto fjalė janė Jetė. Shenjtorėt i kanė realizuar edhe ka ende njerėz nė botė qė edhe sot i realizojnė dhe do tė ketė njerėz qė vazhdimisht derisa tė jetė bota do t’i pėrjetojnė kėto fjalė. Nėse ne nuk e ndiejmė kėtė do tė thotė se shpirti ynė ėshtė pothuajse gjysėm i vdekur. Nėse shpirti ynė nuk do tė ketė uri pėr fjalėt e Zotit ėshtė ai qė ėshtė nė gjendje gjysėm tė humbur. Gjithsekush qė ndjen diēka nė shpirtin e tij do tė kuptojė qė nuk mund tė jetojė dot pa kėto fjalė. Historia e gjatė e njerėzimit ka treguar se lumturia qė njeriu kėrkon nė forma tė tjera, nuk mund tė realizohet. Janė pėrpjekur njerėz nė tė gjitha format, kanė grumbulluar pasurira, kanė vrarė dhe prerė, e megjithatė asnjėherė nuk kanė arritur tė gjejnė qetėsi dhe paqe. Nė ēdo histori, e cila mundohet qė ta realizojė lumturinė jashtė dritės sė Krishtit pėrfundon jo vetėm nė tragjedi, por shpirti kthehet nė njė ferr. Ēdo shpirt qė nuk ka dritėn e Krishtit kthehet nė ferr, fillojnė ankthet, sherret, fillojnė inatet, mėrritė lakmitė dhe ēdo gjė tjetėr qė e trishton dhe e bėn shpirtin qė tė vuajė. Asnjė shpirt nuk do tė jetė i lumtur nėse drita e Krishtit mungon tek ai.
Drita gjithmonė ka mbetur njė mister. Askush nuk mund ta kuptojė dot sesi do tė lindė drita nė shpirtin e tij, e megjithatė ajo dritė vjen. Gjithsekush qė i afrohet Krishtit, nė shpirtin e tij ndizet njė dritė. Ne ndoshta nuk mund ta shpjegojmė dot nė mėnyrė racionale, sesi ka fuqi drita qė tė ndizet. Ne nuk mund ta shpjegojmė dot tė gjithė fenė nė kėtė kuptim dhe megjithatė gjithsekush nga ne e ndijen kur drita e Krishtit ndriēon tek ai, kur fjalėt e Tij prekin zemrėn dhe fjalėt e Zotit janė zjarr qė e ndezin realisht shpirtin. Nėse ne nuk do ta ndezim kėtė zjarr, gjithēka e jona do tė jetė pa vlerė, ēdo tė dielė qė ėshtė edhe dita e Zotit dhe jo mė kot nė shumė gjuhė tė tjera kjo ditė quhet dita e Zotit. Ėshtė ditė qė Kisha i fton njerėzit tė meditojnė pak mė tepėr mbi fatin e shpirtit tė tyre, mbi jetėn e tyre, tė mendojė mė seriozisht se ēfarė do tė bėhet me ata. Ne e marrim jetėn shumė lehtė. Askush nuk mendon se njė ditė do tė paraqitet para Zotit dhe gjithēka qė do ta ketė arritur kėtu, do ta ketė edhe atje dhe nėse ne do ta besonim kėtė, jeta jonė do tė kishte ndryshuar. Asnjėherė nuk mund tė ketė dot fe pa praninė e Perėndisė. Historia e farisenjve tregon qė feja nuk mund tė shpėtojė dot vetėm me rregullat e jashtme, fe qė shpėton ėshtė ajo qė ndizet nė zemrėn e njeriut, fe qė shpėton ėshtė ajo, qė drita e Krishtit tė ndriēojė tek ne. Le t’i kemi gjithmonė kėto fjalė para syve: “UNĖ JAM DRITA E BOTĖS” - thotė Zoti. Hiqi kėtė dritė botės dhe bota do tė kthehet nė errėsirė dhe fatkeqėsisht ka filluar tė kthehet nė errėsirė. Njė terr shpirtėror ndodhet kudo, jo vetėm tek popujt e varfėr, por edhe popujt e pasur nuk janė tė lumtur, tė gjithė janė mbytur nga trishtimi dhe vetėizolimi, pikėrisht sepse drita e Krishtit nuk ndodhet tek ata. Sa mė tepėr bota tė largohet nga kjo dritė aq mė tepėr do tė zhytet nė errėsirė dhe sa mė shumė njerėzit t’i afrohen kėsaj drite, aq mė shumė do tė ndriēohen, jo vetėm ata, por do tė bėhen dritė edhe pėr tė tjerėt, sepse drita e shpirtit ėshtė njė dritė qė nuk fshihet dot, kushdo qė e ka e rrezaton atė edhe pa folur. Nėpėrmjet Krishtit ne mund ta pėrmirėsojmė dhe arrijmė antropologjinė e vėrtetė tė njeriut. Kriza mė e madhe qė ėshtė sot nė botė ėshtė pikėrisht kriza antropologjike, njeriu e ka humbur qėllimin e egzistencės sė tij dhe asnjėherė nuk do ta gjejė nėse nuk do tė ndriēohet nga drita e Krishtit. Antropologjia e vėrtetė e njeriut e merr kuptimin vetėm tek Perėndia. Prandaj kėto ditė duhet tė jenė ditė qė tė na bėjnė tė mendojmė pak mė tepėr pėr gjithė fatin e egzistencės sonė. Njėherė i ėshtė dhėnė jeta njeriut dhe nga kjo jetė do tė vendoset fati i tij pėrgjithmonė. Gjithsekush qė ka sy edhe veshė pėr tė dėgjuar i dėgjon kėto fjalė. Gjithsekush qė i dėgjon kėto fjalė me kujdes do tė kuptojė se ato janė fjalė jete dhe nėse nė shpirtin e tij do tė ndizet etja pėr kėto fjalė jete, ai do tė futet nė rrugėn e shpėtimit, dhe nėse do tė futet nė rrugėn e shpėtimit ai do tė ndiejė gėzim qė askush tjetėr nuk mund ta japė dhe ky ėshtė gėzimi i jetės mė Zotin. Nuk ka asnjė gėzim tjetėr qė tė mund tė krahasohet me kėtė gėzim. Gėzim tė cilin Zoti e jep falas pėr tė gjithė ne dhe vazhdimisht thėrret qė tė vijmė tek ky gėzim dhe ky ėshtė dhe paradoksi mė i madh i njerėzimit, pėr gjėnė mė tė ēmuar qė jepet falas askush nuk vjen dhe pėr ēdo gjė tė dėmshme qė blihet me njė ēmim shumė tė lartė tė gjithė sulmojnė pėr ta blerė.
Prandaj Kisha dhe komuniteti ynė duhet tė kthehet nė njė komunitet meditimi edhe lutje. Nuk mund tė ketė dot njė Kishė tė vėrtetė orthodhokse nėse nuk kthehemi nė njė komunitet lutjeje. Atėherė ne do tė ndriēohemi dhe do tė bėhemi dritė pėr gjithsecilin. Le t’i lutemi Zoti qė tė zbusė zemrat tona dhe nė shpirtrat tanė tė ndizet drita e Tij, pėr tė na ndriēuar ne dhe tė gjithė tė tjetėt qė ndodhen rreth nesh. Amin.
Krijoni Kontakt