Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 75
  1. #41
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ndihem e semure nga dashuria qe kam per te.Ne ēdo moment te dites kudo qe te jem,ndjej nje sembim te forte ne zemer qe nuk me le te marr fryme.Me duket vetja e harruar ne nje ishull ku nuk ka shpetim,nuk ka njeri dhe qe gjithmone do te jete i pabanuar!
    Me e frikshmja eshte se me duket se kam humbur veten time...Nuk po e gjej me ate entuziazmin e dikurshem,nuk arrij me as te qesh dhe as te jem e forte si me pare!
    Vetem se kam krijuar nje fasade per te kenaqur aparencen qe te tjeret jane mesuar te shikojne te une.Kurse nga brenda jam kalbur e tera,sikur ne vena nuk me qarkullon me gjak,por vdekje e dalengadalte qe po me hipnotizon si me magji,pastaj me sundon serish duke me kthyer ne jete si per te me tallur....
    Ndjehem e lodhur....e keputur,e vrare....
    Kjo dhome po me shembet ne koke....kjo shtepi po me ze nga brenda.Truri po me leviz brenda diapazonit te asaj qe duhet bere dhe qe po bej.Nuk kam forcen as te luaj gishtin,as te ngrihem....Leviz ngadale dhe i afrohem pasqyres....Nga muri me pasqyrohet fytyra e atij qe aq shume dua...Qesh dhimbshem....Njehere ngadale,pastaj me te madhe....Po ēmendem!
    Me duhet te shpetoj nga ky ferr...KJo nuk eshte jete!Sa halucinatione kam ne trurin tim!
    Pse meshkujt genjejne kaq shume kur premtojne lumturi?
    Nuk di si ti pergjigjem dhe ndoshta nuk jam e vetmja....
    Me duket vetja si e perhumbur ne nje bote dhe ambjent qe nuk me perket....
    Nje darke marsi....Nje nate e ēuditshme te nje muaji te ēuditshem ku nuk e di akoma se si do perfundoje nje dite me diell!
    Qe ne endrrat e mia te rinise se hershme kam menduar se burri im duhet te mbante nje unaze te bukur te florinjte ku ne ate rreth prej floriri te fuste brenda gjithe virtytshmerine e tij.
    Dashurine duhej te ma tregonte mua,kurse virtytin duhet ta shohin te tjeret.Nuk e mohoj faktin qe ate qe dua e dua per vete.Ta dua te terin siē eshte dhe ta dua pergjithmone,por e vetmja gje qe nuk kam per te duruar asnjehere eshte braktisja qe mund te me beje per dike tjeter.....
    Ne fillim kam qeshur me egoizmin tim....
    E pse duhet qe ai te mbaj unaze??Dashuria nuk tregohet nga nje rreth floriri.Dashuria mbahet ne zemer!
    Por prape them...." e dua per vete,vetem per vete"!Nuk ndjej me asgje perveē dhimbjes dhe frikes.....Nuk dua te mendoj.Po te vazhdoj keshtu me siguri do te ēmendem!
    "Carpe Diem"

  2. #42
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vetem ti ne kete bote te vargullt i dhe nje kuptim jetes sime....Ti je i vetmi qe dua te shoh ēdo mengjes kur te zgjohem,sepse dielli i mengjesit nuk do te kishte kuptim te lindte,nese ti nuk do te ishe brenda meje!
    Do doja ti shtrengoja doren me dashuri....Sa e vogel do te dukesha,sa e brishte,sa mund te lendohem qofte dhe nga nje fjale e vetme,nga nje veshtrim dyshues,nga nje puhize ajri....
    _Te dua shume.Nuk kam dashur njeri ne jeten time kaq shume sa te dua ty.Dhe jam e lumtur qe te njoha,ndonese nuk mund te te gezoj,ndonese nuk jam ajo qe ti doje te isha,ndonese dashuria nuk eshte e barabarte,te dua dhe vetem ti me ke dhene forcen dhe shpresen per te ecur perpara....Me je dukur engjell.....
    Do te doja te mbeshtesja koken sadopak ne gjoksin tend.Do te doja te jetoja nje moment te perjetshem dhe te perkohshem per sa mund te zgjaste!Askush nuk e di kuptimin e pafundesise...
    Kjo varet nga zemra e ēdo njeriu.Dhe ata qe kane zemren e madhe mund te arrijne infinite te papershkruara me pare.Nje zemer qe hapet vetem nga dashuria dhe mbyllet pakthyeshmerisht nga urrejtja qe ti ke ndaj meje!

    Aroma jashte me duket e panjohur....Kur ecja me ty me dukej sikur ishim te vetmit ne nje mbreteri dhe pse kishte shume te tjere qe duhet te ndjeheshin ne te njejten menyre.
    Secili nga ne ndoshta nga deshira per pushtet,apo nga ajo romantike do te donte te ishte mbret.Megjithate ideja e gjakut mbreteror nuk me ka bindur asnjehere...
    Ata nuk mund te kishin gjenet me perfekte ne bote dhe as te ishin pasardhes te ndonje perendie siē supozonin egjiptianet dikur!

    Me mjafton te jem nje mbretereshe e vuajtur,e trishtuar,enderruese dhe e nje bote e cila eshte vetem imja!
    "Carpe Diem"

  3. #43
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lot dhe deshperim...

    Kane kaluar vite....Nuk i kam ndjere fare se si jane larguar.Nuk e kam kuptuar asnjehere diferencen nga nje vit me tjetrin...Sepse ēdo dite qe ka kaluar mua me duket pjese e te pandashmes,pjese qe duhet te jetonte bashke me te shkuaren e te ardhmen qe me priste.
    Kurse tani kjo jete me duket e trishtuar...Ndoshta nuk do te shkele kurre ne kete vend...Ketu do te mbeteshin te burgosura mijera fjale qe bota ime do ti ruante me fanatizem pa ia treguar askujt!
    Ne shtratin kur dikur jam shtrire me te do shtrihej nje vejze tjeter e re qe neteve te vona do te thurte me ate qe desha aq shume endrrat e para te dashurise...do perjetonte te dridhurat e para te zemres...Dhe une do te harrohesha...perfundimisht,si diēka qe kurre nuk kishte ekzistuar....sa shpejt harrohemi!!!Sa shpejt!
    Sepse kjo dhome eshte e destinuar te mbante brenda vetes vetem shpirtra te rinj,por jo qe po behej gati te ikte nga kjo jete,jo nje qe muajt dhe ditet i kishte te numuruara!!!
    Nuk e kisha menduar asnjehere qe mund te largohesha keshtu,befas pa patur guximin te them lamtumire,sepse kjo me ther ne zemer....Lamtumira tashme uk kishte te njejten vlere si dikur!
    Tani me duket si e perhershme,e frikshme,e dhimbshme....Shikoj perreth me mall...do me mungoj kjo bote,keta dy engjej qe kaq shume dua.Ky vend eshte e vetmja strehe qe ka qene teresisht e imja,i vetmi vend ku jam shprehur,ku jam ndjere e lire,te shprehja ate qe ndjeja pa pasur frike,i vetmi vend qe ka besuar endrrat e mi,i vetmi vend qe i ka besuar ndjenjave te mia duke e ditur qe do mi ruaje me dhembshuri....Syte me shkojne te kjo biblioteke e mbushur me libra....
    Qe ne femijeri libri ka qene shoku im me i ngushte dhe me kuptues!
    I mohoj ēdo te drejte vetes se nje dite do mund te sherohesha dhe te isha si gjithe te tjeret,e gatshme per te qeshur,dashuruar serish,per ty qene grua,nene dhe nje mike e mire!
    Lotet e miqve te mi perzihen me ndjenjat e nje shoqerie qe ka rrenje te forta,te pastra dhe te sinqerta!Me duket sikur jam ne nje enderr te keqe ku vete pluskoj pa u ndier,pa u prekur nga mizoria e ndarjes...
    Por shpirti qe me dhemb me sjell ne vete...Eshte nje torture,te cilen duhet ta jetoj,te zgjohem me dhune sa here qe mendoj se jam ne gjume,te rropatem per te nxjerre copezat e mija nga nje ankth i cili tani qe kishte filluar,ndoshta nuk do te mbaronte kurre...Me dueht ti le lamtumiren jetes qe kam bere deri tani dhe mesa thone shume shpejt...dhe perse?Perse?!
    Nuk do te isha me une,nuk do te isha me e dashuruar,nuk do te isha me si gjithe te tjeret.Do te isha ndryshe,shume ndryshe..
    Njeriu ne periudha te ndryshme te jetes se tij nuk mund te jete kurre i njejti,por ky ndryshim qe po pesoj une eshte kaq traumatik dhe kaq i dhimbshem....
    Ah sikur te kisha ne dore sherimin!Sa do te doja te isha e lire nga kjo gjeme!
    Te flija nje nate pa ankthe,te zgjohesha ne mengjes me deshiren per te filluar diten qe mund te me dhuronte me mijera surpriza,si me pare!
    Sikur te sherohesha....ah sikur!
    Nuk do te isha me nazemadhe,nuk do te kerkoja mrekulli te tjera.Do dija te ndertoja vete jeten,te ardhmen...
    Te pakten do jetoja!
    "Carpe Diem"

  4. #44
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Cdo gje behet e bukur dhe mrekulli,ne momentin qe shkoj duke u zhytur ne thellesine e syve te tu,ndjenja te panjohura nga me pare u krijuan te une,oh sa fort do te dua ti mbaj dhe mos ti humb dot kurre!
    Ne krahet e tua dua te fluturoj qe te fluturojme te dy pastaj drejt nje bote te bute si bora dhe te embel si sheqeri...
    Nje drite dhe flake u ndez ne syte e mi,ate nate ku buzet tona u preken dhe trupat tane u bashkuan,sot i dashur e ardhmja na perket.....jemi ne te vetmit qe dime rrugen drejt saj!
    Ngjyrat e shpirtit tim kishin humbur pergjithmone,endrrat e mija ishin futur thelle ne nje riviere te panjohur,njerezit ne rruge nuk me shikonin dhe nuk i shikoja...
    Nje dite te zakonshme te pashe qe u afrove me koken e menduar ne lutjet e tua...
    Ne nje kohe ku po zhytesha ne mes te nje oqeani pashprese,mu duk sikur pashe te shkelqenin syte e tu ashtu si per te dhene nje thirrje per jeten...
    Prej fjaleve te tua te buta,mora shije per kete bote qe me dukej kaq e larget,dhe ndeza dritat e jetes sime...
    "Carpe Diem"

  5. #45
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Jo nuk jam shkrimtare......Shkrimet sje i/e detyruar ti lexosh!Nuk paguhem e bej per kenaqesi!Njerezit me shpirt te ndjeshem i lexojne,te tjeret sme intereson!

    Ps....Mos ma merr per keq por mos ma prish temen po deshe!
    Flm per mirekuptimin....
    Perse nuk lexon levdatat e temes edhe te lesh menjan Kritikat Boshe????

    Vazhdo me keto ritme sepse kush nuk arriti Rrushin tha qe ishte i pabere.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  6. #46
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    E dashuruar?!Nje emocion i forte me shkundi......e ku ka gje me te bukur se ti shkruash dashurise?Si mund te quhemi njerez nqs nuk jemi te ndjeshem ndaj saj?!Sa bote e pakuptueshme....

    E ku ka gje me te bukur te ndihesh e dashuruar?!Nuk mund ta imagjinoj dot jeten pa dashurine ose anasjelltas....Te jete valle kaq e bukur kjo ndjenje?!
    Syte me mbushen me lot...kam pare njerez fort te dashuruar,kam pare lot gezimi dashurie,kam pare shpirtin tim te fluturonte ne luginat e jetes dhe nuk kam arritur te shkeputem kurre nga ajo ndjenje aq magjike qe me shkakton dashuria....Filli qe ndan jeten dhe vdekjen nuk eshte aq i holle sa e kam menduar....jam e lire!
    E lire nga vuajtja,nga erresira,nga tmerri,nga ankthi....Me ne fund e ndjej veten e shpetuar nga zinxhiret e hekurt qe me mbanin peng ne nje bote qe nuk mund te jete bota ime....jo nuk eshte imja sepse bota ime eshte kjo.....kjo bote perrallore dhe magjike te ciles i besoj dhe do i shkruaj deri ne grahmat e fundit te jetes sime!
    Jam e lire pasi kam nje shpirt i cili di ti kendoje dashurise,jam e lire sepse kam diēka te paster dhe qe ti kendosh dhe ti shkruash dashurise duhet te jesh e tille!
    Dhe ata qe nuk e duan dhe e kane frike jane te roberuar....sa keq!

    Kam pare syte e njerezve sa bukur shkelqenin nen driten e dashurise,kam pare rilindjen e shpirtit te tyre.....kam pare shpresen,kam pare dashurine te sillte femijet ne jete......Te sillte te ardhmen...

    Dashuria eshte jeta dhe jeta eshte vete dashuria.....ndaj do ti shkruaj gjithmone!


    Ps....Il Santo flm shume ty....respekte!
    "Carpe Diem"

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Po lexoja disa poezi tuajat per dashurine dhe megjithemend ngela i habitur nga talenti yt dhe nga ciltersia shpirterore qe ke.
    Bravo bravo bravo.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Cdo gje behet e bukur dhe mrekulli,ne momentin qe shkoj duke u zhytur ne thellesine e syve te tu,ndjenja te panjohura nga me pare u krijuan te une,oh sa fort do te dua ti mbaj dhe mos ti humb dot kurre!
    Ne krahet e tua dua te fluturoj qe te fluturojme te dy pastaj drejt nje bote te bute si bora dhe te embel si sheqeri...
    Nje drite dhe flake u ndez ne syte e mi,ate nate ku buzet tona u preken dhe trupat tane u bashkuan,sot i dashur e ardhmja na perket.....jemi ne te vetmit qe dime rrugen drejt saj!
    Ngjyrat e shpirtit tim kishin humbur pergjithmone,endrrat e mija ishin futur thelle ne nje riviere te panjohur,njerezit ne rruge nuk me shikonin dhe nuk i shikoja...
    Nje dite te zakonshme te pashe qe u afrove me koken e menduar ne lutjet e tua...
    Ne nje kohe ku po zhytesha ne mes te nje oqeani pashprese,mu duk sikur pashe te shkelqenin syte e tu ashtu si per te dhene nje thirrje per jeten...
    Prej fjaleve te tua te buta,mora shije per kete bote qe me dukej kaq e larget,dhe ndeza dritat e jetes sime...

    Enderuar DI_ANA...te pergezoi per gjitha qe keni shkruar dhe shkruani,tejet fantastike,me pelqen menyra e te shprehurit ne fjale,e aqe me shum kur i shkruani te bukures,keshtuqe keni ni esence te mrekullueshem...qofshe e gezuar

    Pershendes-Hajla
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hajla : 23-03-2008 mė 23:58
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #49
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kokashta shume shume flm.......Respekte..

    E nderuara Hajla....Kisha kohe pa ju pare ketu dhe sinqerisht ndjehem e prekur dhe e nderuar nga vleresimi juaj.JU uroj dhe une vetem lumturi dhe paqe pafund ne jeten tuaj!

    Me shume respekte Diana.
    "Carpe Diem"

  10. #50
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ndricimi qe fle ne fund te syve te tua ka hipnotizuar shpirtin tim,aq shume eshte e shkelqyeshme bukuria qe ti ndricon rrugen time drejt lumturise se pafund..
    Cdo dite ashtu si nje yll ti drejton hapat e mij..esence e jetes sime po lihem dhe po konsumohem nga dashuria qe ti me afron ne cdo moment..
    Pasioni jetes sime,prej teje ne keto momente jeta me duket e bukur...fuzioni yne eshte aq i forte saqe asgje nuk mund te na ndaje pervec deshires sone te perbashket!!
    Megjithe dobesine tende ne qenien tende ti me jep me prova cdo dite deshiren e plote per te jetuar kete pasion deri ne fund te jetes sone...
    Para se te njiheshim jeta ime ishte si nje vend pa pa dalje,nje fushe e mbushur me kaktyse ne te cilen njerezit donin qe te ecja mbrapa si nje kercimtare idiote dhe pa talent...
    Ndoqa shume fantazma ne kete bote hostile qe me frikesonte..

    Sa shume enderrime kam te kjo bote....a mos eshte valle shpirti im dicka teper enderruese?
    A mos valle bota ku kam lindur ka qene e tille?
    Shume deshira kam...shume...
    "Carpe Diem"

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė histori dashurie.
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-08-2006, 15:33
  2. Ja Dhe Nje Histori Dashurie E Imja Ketu 3 Vjete Me Pare !
    Nga DiGiTeX nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 13:54
  3. Njė histori dashurie pėrfundon te Krimet e Rėnda!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-02-2005, 07:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •