Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 75
  1. #31
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Sa shume kemi nevoje te ndjehemi te dashuruar dhe sa te lumtur jemi ne ato momente,sa bote tjeter na duket,harrojme ne menyre egoiste gjithcka qe na rrethon,gjithcka per te cilen kemi jetuar,harrojme te gjithe ata qe kemi patur miq dhe te aferm.....harrojme gjithcka per tju kushtuar thjesht dhe ne menyre te plote vetem nje personi te vetem...atij personi qe aq shume duam!
    Afrohemi drejt tij dhe i japim gjithcka qe kemi...gjithcka qe mundet te dhurojme,dicka qe mund te quhet nje dashuri e paster dhe e sinqerte,dicka qe na ben te harrojme edhe vete ekzistencen tone,dicka qe na ben te mendojme qe jetojme thjesht per dike tjeter,jetojme vetem per ate qe duam!
    Ky eshte gabimi jone,pasi neglizhojme cka jemi ne te vertete,neglizhojme ata persona qe kemi njohur prej vitesh ,te cilet kane qene miqte tane,ne momentet ne te veshtira dhe me te gezueshme!
    Harrojme pra veten dhe njerezit qe na deshen!
    Harrojme dhe duam dike,duam dashurine,japim dhe kerkojme te marrim me permasa te barabarta ate qe japim,kerkojme te ndjehemi te vlefshem per dike,kerkojme qe edhe per tjetrin ekzistenca jone te jete e pamundur edhe per te!
    Po sa shume gabohemi...!
    Gabohemi sepse kurre nuk mund te marrim ate qe japim,kurre nuk mund te na duan aq sa duam....kurre nuk mund te kemi te njejtat ndjenja,pasi gjithmone eshte njeri qe do shume me teper se tjetri!
    I perkushtohemi dikujt qe nje dite nuk e ka per gje fare te na tradhetoje dhe aq me teper te kete guximin qe ta thote!
    E cfare mund te mendojme per dashurine?
    A eshte ajo mizore apo jane vete njerezit qe e bejne te tille?
    Pse duhet te ekzistoje tradhetia?!Mendoj se e di pergjigjen!
    Pikerisht sepse kjo bote eshte e rrethuar nga e mira dhe e keqja...ashtu sic eshte e rrethuar nga dashuria,urrejtja dhe tradhetia!
    Ndihemi te pafuqishem para humbjes se dashurise dhe ndihemi te paafte te duam dike tjeter,dhe ndihemi kaq te vetmuar sepse kemi lene te gjithe njerezit qe na kane dashur mbrapa kraheve,kemi humbur besimin dhe miqesine e tyre!
    Pra kemi humbur dashurine e dikujt qe deshem dhe kemi humbur miqesine sepse ju perkushtuat vetem nje njeriu te vetem!
    Dhe nuk duhet te jete keshtu.......jo nuk duhet!

    Ne kujtesen time foton tende kerkoj
    cdo mendim pa fjale zhduket ne heshtje
    buzeqeshjen tende te vyshkur
    e shikoj ... Zgjas dore te prek
    po je vec ne mendje
    nje kujtim i embel qe dot se ringjall
    tashme zemra jote tjeter kujt i perket
    Eja me ndihmo te mbledh zemren e vrare
    qe te jetosh ti i lumtur
    e une si e mjere .

    ja cfare thote nje zemer e deshperuar .... Per te ardhur keq qe je femer te bjere kaq poshte , zhgenjimi e zhyt ne mjerimim me te thelle ....
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2004
    Postime
    96
    Jeta si treni i natės ecen ngadal.....
    Stacioni i mendjes larg gjendet
    Treni vagonat e vuajtjes si fal!
    Aj larg shkon,endet e endet .....

    Dashuria pret diku,
    Anes t'rrethit t'kafkes
    Truri kufijt i ka deri n'lekur
    Lekura nder flokun e flakės!

    Floku i gjat deri n'prekje
    Afėrsi ngrohje e frikshme
    Jo shum afėr edhe po t'kam etje
    Mė mir ftohėt se ngrohje e pėrditshme!
    Verdana]Bota sillet pėr ti dhėnė marramendje njerzimit qė t'mos e kuptojnė jetėn! ! !. . .(nga unė)

  3. #33
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Kjo eshte nje histori e vertet qe ka ndodhur ne shqiperi

    Tek po prisja ne qetesi,ne trotuar me shoket e mi,
    U merzita thashe c’te bej,valle me ke te bisedoj,
    Kur papritur aty prane nje vogelueshe me shikon,
    Thashe te shkoj te bisedoj me te ,e pastaj me te te lodroja.

    Por, jo pastaj s’munda ti flas,sepse dy syte e saj plot gaz
    Dicka me kujtonin,kohen e shkuar me afronin
    Ne syte e kesaj vogelushje,ngjyre qielli si kristal
    gjindeshin syte e EDES, qe kisha dashur, e me vone ishim ndare.

    O EDA ku je ti,per pak kohe te harrova
    Ty te shoh vetem ty,EDA ti ta dish se sa te dua une prape.
    Ju afrova une vogelushes,si e ke emrin une e pyeta
    LINDA,LINDA mu pergjigj,me zerin e saj te bute e te lehte.

    O moj LINDA bukuroshe
    As me thua mua ti,ke po pret me kaq lumturi
    LINDA e vogel buzeqeshi une,! foli e pastaj qeshi
    Po pres mamin une tani,te shkojme te lodrat perseri.

    Po kush eshte valle mami yt,ti nga syte kujt I ngjan,
    Dhe ne balle syte e bukur te EDES qe dua ti mban.
    Ja ku eshte mami im,thirri LINDA e vrapoi
    Nje grua e kapi per dore dhe e perqafoi.

    Oh ne cast sec ndjeva,syte mu erresuan
    Se ne duart e mia pak me pare vajza e ime kishte qendruar
    Ne te dy ne ate cast si statuja po qendronim
    EDA me shihte me inat,dhe ne syte e saj nje lot I bukur vezulloi.
    Fryma me merrej me ngulm, shpirti me ish copetuar
    Prane meje, fare prane qendronte EDA qe shume e dua.

    Si vegim ne ate cast,koha e shkuar mu kujtua
    Kur EDA tha se priste femije,dhe une ika e lashe si te huaj,
    Shume kohe me pare kisha kerkuar ,ne lagje e qytet
    Por jo se kisha gjetur,dhe mundohesha qe ne zemren time ta mbyllja kete

    plage,
    Duke thene se ajo kash vdekur!
    Dhe tani pas 5-vjetesh,para meje me qendronte
    Duke me pare me cudi,si nje te huaj qe nuk deshiron ta shikonte.

    EDA belbezova lehte,ta dish sa te kam kerkuar
    Cdo dite per ty kam menduar,cdo nate per ty kam enderruar
    LINDA eshte vajza ime,me thuaj EDA mos hesht me
    Me thuaj pra ki meshire,te lutem mos me ler te vdes.
    Ajo me pa e inat,dhe filloj te fliste,
    Kete femije qe sot e dashke,pse para 5-vjetesh e braktise.
    Na le e u largove,me le dhe me tradhove
    Duke jetuar ne vetmi,rrita vajzen femi.

    Tani c’pret nuk dua te te shohe,largohu ik sa me larg
    Shpirtin me, mos ma copeto,20 vjece mu me le,fat te zi e jeten ma
    nxive!!
    Mos valle nuk u ngope e don t’ja nxish jeten edhe kesaj femije.

    Atehere I mallengjyer u ktheva nga LINDA ,hapa krahet me mallengjim
    Qe ti jepja pak ngrohtesi,
    LINDA I thashe jam babai yt,te lutem te pakten ti
    Te lutem mos me braktis,une tha LINDA nuk kam baba
    Babai im a vdekur,mjaft thirri EDA ,LINDA,hajde sot ne rruge helmin
    kemi
    gjetur,
    LINDA e vogel ne ate cast,mua me inat me pa,dhe filloj te vajtonte
    Mamin e saj te perqafonte .

    Shkoj shume kohe dhe LINDEN se pashe me,EDEN shihja ne enderr cdo nate,
    Veshur me fustan te bardhe,dhe me pyste perseri ,Pse ke ardhe??
    Nje dite ne lulishte kalova,si gjthmone me melankoli
    Kur pa pritur c’te shikoja LINDA ecte ne vetmi
    LINDA thirra fort vrapova,hapa krahet dhe e perqafova,perhere te pare
    kur e
    pushtova
    Ne kraharorin tim tik-taket e zemres se saj degjova.

    Ne duar mbante nje tuf me ,trendafila gjak te kuq,ne sy cudi kish lot
    Valle mos ishte e semure apo kish lumturi plot
    Mendova se ne syte e saj,lotet nuk ishin vetem gaz,prandaj I thashe me
    qetesi,hajde te ulemi te dy bashke.
    I ngrita floket e saj kacurrela,dhe e pyeta LINDA t kuj po ja dergon??
    Mos mami ka ditelindjen dhe asaj po ja dhuron
    Jo tha LINDA me ze te dridhur, mamit vertet po I coj
    Por jo per ditelindje po ne varreza po ja dergoj!!!

    Mami im nuk rron me,vdiq plot trishtim,tek po vdiste plot
    hidherim,thirri ku
    je GONI im??!!
    Nuk e di se si ne kembe qendrova,shpirtin se si e frenova,shpirtin qe
    donte
    te dilte,sesi e ndalova
    Kapa LINDEN I fshiva lotet,dhe me te per dore ne trotuar,kalova dhe per
    nga
    varrezat u drejtova
    Ne te dale te varezave,ish nje varr I ri ,ku me germa floriri ish
    shkruar
    EDA, EDA qe vdiq ne rini!
    U afrova dhe u ula, lotet me nuk I durova,varrin filloja ta pushtoja me
    te
    puthura ta mbuloja.

    EDA- EDA thirra me ngushellim,te lutem ngrihu vetem njehere, te te shoh
    ato
    sy plot zjarr e te vdesim te dy penjehere!
    EDA te lutem ngrihu LINDA te kerkon,EDA-EDA lotet tane nuk degjon
    O ti dhe dhe I zi,te lutem vetem per nje cast,te lutem lere EDEN te
    dale,te
    mos rri aty ne varr.
    Pse mes eshtrash e krimbash ,trupi I saj duhet te qendroj,pse valle
    engjell
    si ajo s’duhet te shohe drite perseri !!

    Mire pra kete lutje nuk po ma degjon,mesazhin tim plot me lot,dergoja
    EDES
    ne ate bote,dhe tregoj plot me gjate,
    se sa shume e dashurova,dhe dhuroj shpirtin tim po se pranoi
    EDA e di mire se une ne varr ty te cova,ndaj I lutem zotit shpirtin tim
    ne
    ferr ta coje
    Deshiroj qe shume shpesh te vdes,qe me ty te takohem,qe me ty te
    bashkohem
    Ne kete cast me lot e ngasherim,ne faqe dicka po luante,ishte buza e
    LINDES
    qe me embelsi me foli
    Babi babi ti mos qaj,shpirtin tim mos e copeto,zemren time te vogel ,ti
    mos
    e lendo.fjala babi me tronditi,
    O sa shume e kisha pritur,sepse edhe ne enderr kjo fjale me kish ikur,
    Ne kete cast,me gishtin e vogel LINDA dicka po me tregonte,sepse loti
    im e I
    saj,mbi fjalet e pistafit te bardhe kishin rene!

    Mos qaj ti LINDA mos qaj se babai ty do te te marre.mora LINDEN per
    dore,nga
    varezat te dy dolem
    Ktheva koken menjane sepse dashurine atje kisha lene,bashke me
    dashurine
    ,kisha lene edhe shpirtin tim.
    Tani zemra per LINDEN me punonte,qe asaj lumturi ti dhuronte,mora
    LINDEN une
    per krah,dhe fot e perqafova,
    Lotet rridhnin curk,ne syte e saj nje shprese shikoja.

    LINDA – LINDA zemra ime,sa fat keqe paske qene
    Njehere e vogel pa baba dhe tani je pa mama.

    Mora LINDEN per dore dhe I mora nje akullore,por nuk e donte rrinte e
    shikonte
    Po pse nuk e do akulloren LINDA, oh more babi si kur te ishte dhe
    mami,sa
    bukur….dhe te tre ne lulishte tani te shkonim,
    Dhe ne zemren tone krahe do te merrte enderrimi!

    Oh ta dish ti o babi,sa shume mami te donte,sa here te kujtonte me te
    puthura e lot fotografine tende mbulonte!
    Ne ate moment,akullorja LINDES nga duat sec I ra,dhe filloj pas ne
    gruaje te
    vraponte
    Mami mami ti me prit,mami mami ti mos ik,
    Kur e pa qe s’ishte ajo
    U kthye nga une me ngasherim, koken mbi trupin tim mbeshteti,ngasherimi
    I
    saj me rreshqethi!!

    Qe te dy ne trishtim,
    Ne krahe te njeri tjetrit rrinim
    Dhe yjet lart ne qiell
    lotet tane shikonin!!!
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  4. #34
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa pak e njohim ne Dashurinė, sa pak e lejojmė ne atė tė depėrtojnė nė errėsirėn e materializmit dhe mendimeve tė mbrapshta qė shpesh na pengojnė dhe na largojnė nga njerėzit qė duam. Dita, koha dhe problemet janė ato qė ndikojnė e mbulojnė shpirtin e lirė dhe dashurinė tė shfaqet, por a nuk do tė ishte mė mirė tė donim pa kushte? Njė dashuri prej sė cilės nuk do tė ndaheshim dot, nuk do tė kishte pengesė qė tė mos e kalonim , nuk do tė kishte vend qė tė mos linim pa e kėrkuar, kur nė fakt ajo ėshtė fare afėr teje, shumė pranė. Jeta ėshtė shumė e shkurtėr, dhe pikėrisht nė kėtė jetė kaq tė shkurtėr ne nuk dimė tė falim dashuri, ne nuk dimė tė marrim dashuri, ne nuk denjojmė tė kuptojmė se ē'do tė thotė tė duash dikė pa patur kushte, tė duash thjesht sepse do vėrtetė. Nėse natyra ėshtė e harmonizuar mrekullisht me veten e saj, ngjyrat me njėra-tjetrėn, bimėt, kafshėt e ēdo qėnie e gjallė, ne njerėzit, ende nuk e kemi ditur se ē'do tė thotė nė tė vėrtetė tė duash dhe tė falėsh dashuri ?!

    Do tė thotė tė shterosh lotėt nga sytė e trishtuar, tė shėrosh plagėt e krijuara nga vuajtja, tė shpresosh aty ku duket se nuk ka shpresė, tė besosh aty ku lėkundet arsyeja, tė inkurajosh aty ku besimi ėshtė rrėnuar, tė ngresh nga humnerat e rrėzimit aty ku duket se nuk do tė kishte mė ngritje, tė qetėsosh njė shpirt tė trazuar, tė falėsh dritė aty ku errėsira ėshtė mbret, tė zbutėsh rrėnjėt shekullore tė urretjes me durim, tė bėsh tė qesh shpirti I veshur me ngurtėsinė e vetmisė, tė jesh njė oaz nė mes tė shkretėtirės vetmi dhe tė bėsh qė kjo "sahara" e madhe e zemrės dhe e shpirtit tė zvogėlohet pak e nga pak, sado qė tė kushtojė sado qė tė dhemb nė shpirt, sado kohė qė tė kėrkojė, por tė gjesh kurajon qė mė nė fund tė ketė jetė, tė ketė paqe, tė ketė lumturi, tė jetojė…

    A thua bota ėshtė kaq dritėshkurtėr, kaq shpirtvogėl sa tė ndryshojė sensin dhe ndjenjėn e madhe tė tė dashuruarit? E pra, dashuria nuk ėshtė vetėm njė ditė, ajo ėshtė ēdo mėngjes e pranishme, ēdo mbasdite dhe ēdo mbrėmje nė fjalėt tona, nė qėndrimet tona, kudo. Njė gotė qė mbushet derdhet, njė zemėr qė mbushet ka dėshirė tė derdhet dhe tė ndaj kėtė dashuri edhe me tė tjerėt, ka mė shumė gėzim kur jep se sa kur merr, dhe nėse e ndani kėtė gėzim me tė tjerėt ēdo ditė e kjo do tė jetė lumturia e vėrtetė, lumturia qė nuk gjendet jashtė por vetėm brenda nesh, ėshtė njė virtyt qė ne e kėrkojmė nė botė por qė ėshtė thellė nė zemrėn tonė, kėrkojeni dhe do tė gjeni….

    Vetė jeta ėshtė dashuri...
    "Carpe Diem"

  5. #35
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    e shkruajta emrin tėnd buzė detit po e fshiu vala
    e shkruajta nė nje trung peme po e shuajti koha
    e shkruajta nė nje xham po e fshiu shiu
    e shkruajta atje ku nuk zė boja e mblodha mendjen


    ja dhe nje tjetėr..

    ndonjėherė mendoj qė jam vetėm nė kėtė botė
    dhe asnjė nuk mė do; mė mirė tė vdes sesa kėshtu, vetėm
    po pastaj shfaqesh ti pėrpara meje
    ēfare tersi o Zot, pse kaq pafat unė?
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  6. #36
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ndihem shume e lodhur,do te doja qe te flija gjate dhe te kaloja dite te tera ne nje gjume te thelle,por nuk mundem..Shqetesimi qe kam ne shpirt nuk me le qe te fle...Kur arrij qe te mbyll syte ndonjehere,zgjohem nga endrrat e pafundme qe me trazojne si nje dallge e fuqishme te nje deti te trazuar.Nuk e di nese duhet te ndihem fatkeqe,apo duhet te gezohem me dyshimet qe dalin te verteta...Mundohem te urrej ate qe me dhuron nje iluzion te verber,por ne fund ndjej vetem mungesen e tij...
    Sa shume qe duam...!!!Me gjithe dhimbjen e shkaktuar,megjithe marazin qe ndjej ne zemer,prape nuk mundem te urrej..Nuk mundem pasi eshte nje gjurme e pashlyeshmee lene tek une...Ne kete boshllek qe ndjej,vatem malli,vetem ai po me shkrumbon,po me vyshk si nje lule te paujitur kurre...
    Po ngrihem nga ky shtrat me pertese...ky krevat qe me eshte bere si nje varr ku duhet te kaloje ditet e netet ne pritje te nje rreze drite per te shijuar serish dashurine.Por brenda vetes kam parandjenjen qe as drite nuk do gjej me kurre!
    Nuk do te kisha me asnjehere besim te nje mashkull,i cili edhe pse do te me mbulonte me puthje e fjale dashurie,nje dite mund te me kthente krahet duke qeshur pas shpine...Si nuk arrijme te njohim dhe te shohim kete pike te erret karakteri te dikujt..??Si nuk arrijme te kuptojme se dikush nuk dashurohet me pas nesh,por thjesht kerkon kohen e duhur per te te larguar nga vetja??!!
    Me kane thene dikur qe isha teper idealiste,enderrimtare dhe larg realitetit.Por asnjehere nuk me kane lajmeruar se kane dashur te shkatarronin kete shpirt te paster qe eshte brenda meje,per ta rikthyer brutalisht ne realitet...Te me ktheje ne nje vend ku nuk ka princa te kalter,as dashuri te medha,por kompromise,te cilat duhen respektuar nga nje njeri qe do te ece perpara....Per ate qe duam sakrifikojme gjithcka dhe nuk e sakrifikojme ate vete...Sa gabojne njerezit!!!Sa gabojne...
    Sa naive dukemi ose behemi ndonjehere!!Sa qesharake na duken ndonjehere gabimet e bera!Jam bere per meshire,jam bere per dicka te tille!Te gjithe me shikojne sikur kam zbritur nga nje anije kozmike ne nje planet te huaj ku nuk njoh asnjeri dhe ku askush nuk me njeh!!As vetja ime...Arrij vetem te vetefajesohem edhe te qaj....Keshtu do jetoj une?
    Nuk e di nese jeta do te kete te njejtin kuptim si me perpara,madje nuk di cfare lloj ngjyre do te kete e ardhmja pasi deri me sot personifikohesha nga nje ngjyre qe tashme e kam humbur!Duhet te bindem qe jam rritur,duhet te bindem qe ai femije i vuajtur dhe aq enderrues eshte rritur...Dua te behem e forte...Dua qe ky ajer i paster te me perkedhele serish me dashuri....pas shume koheve burgim kete do te doja...!!
    "Carpe Diem"

  7. #37
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kush e solli, nga erdhi, ē`farė paraqet dhe kur lindi? E di unė e di ti por edhe ajo.......
    Pėr ne dashuria ėshtė njė gjė tepėr grandioze, por mė trego miku im se sa e madhe qenka dashuria, ndoshta mė e madhe se bota apo galaksia qė na rrethon?

    E unė tė them se nuk ėshtė aq e madhe sa pėrshkruhet nė libra apo kėngė.
    Dashuron, tė dashuron e pastaj, pastaj ēfarė?!
    E marton apo tė marton, tė largohet apo i largohesh, e lėndon apo tė lėndon e nė fund mbetesh ti, ti dhe vetėm ti.....si gjithmone e vetme dhe e pakuptuar...

    Dikush thotė se dashuria ėshė diēka tjetėr, e ēfarė tjetėr pėrveē njė emocioni , qė ndoshta nesėr largohet por ndoshta edhe qėndron... ?!
    Disa mundohen ta zbulojnė apo shpikin nocione apo termin Dashuri, disa tė tjerė humbin kohė me statistika tė shumta se kush ėshtė adhuruesi mė i madh i dashurisė...
    Po ua them unė se kush ėshtė...
    Eshtė ai/ajo, ai/ajo qė dashuron pa interes.
    "Carpe Diem"

  8. #38
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa do te doja ndonjehere te mos flisja dhe te mos shikoja asgje,te jetoja ne kete shtepi vetem me vetmine time,pa duruar dhe lexuar opinionet e tmerrshme te opinionit dhe njerezve ziliqare!
    Njerezit nuk arrijne te kuptojne qe i shkruaj dashurise e shtyre nga nevoja per te,nje nevoje te cilen e kam njohur perhere!Per veten do te mbetem ajo vajze e vogel e trishtuar e cila nuk do qe te rritet.E perse ta bej??!
    Pse te jem si gjithe te tjeret,qe pluskojne ne hipokrizine dhe servilizmin qe thurin vete?!Jam munduar te krijoj nje bote timen,po nuk munda.
    Sa shume gjera qe kam,sa shume...i kam te gjitha perveē lumturise!
    Sot mora ēelesat e makines dhe dola jashte...Bente shume ftohte..Shtrengova pas vetes pallton time te gjate,e cila ne vend te me jepte ngrohtesi me dukej sikur me ftohte me shume!
    Ndonjehere me ndodh te rri dy tre dite pa dale fare....Nuk dua te takoj njerez,nuk me pelqen kjo bote nga e cila aq shume jam zhgenjyer!Sa e urrej opinionin e pasakte dhe jo te sinqerte te njerezve...nuk dua te ndeshem me te,nuk dua pasi e urrej dhe duke urryer mendoj se behem nje person e cila nuk jam une vete.Kam pershtypjen se keqesia ngjitet shpejt dhe e mira do kohe per tu ngjitur!
    Disa e shikojne jeten si nje argetim te vazhdueshem,pa telashe,pa halle.Rruget pothuajse jane plot ketu....Trishtohem kur shikoj njerezit qe vrapojne te mbushur me dhurata,trishtohem per veten dhe gezohem per ta.Askush nuk me dha dhurate kete vit,askush!
    Me pushtojne emocione te forta.Zemra me dridhet duke leshuar tinguj te dhimbshem.Gjithmone kam dashur,gjithmone i kam besuar dashurise,gjithmone e kam dhene dhe sa pak e kam marre!!
    Ndonjehere njeriu hyn ne nje lidhje per te mbytur monotonine e diteve pa kuptim dhe dalin befas te dashuruar,edhe pse ndonjehere zhgenjehen!
    Te pakten nga kjo pervoje e hidhur do marr me vete diēka te bukur....por ja tek jam...E vetmuar,e trishtuar dhe e perbuzur!
    Jam shume e vrare ne shpirt.Me kane copetuar kete shpirt me kokekrisje,ndaj e kuptoj veshtrimin e syve te mi ne pasqyre,ate veshtrim te trishtuar,ato lot qe rrjedhin nga thellesia e zemres...
    Eshte veshtire te fillosh gjithēka nga e para,sidomos kur ke te shkuaren qe te kujton se ēfare ke bere,sa shume ke dhene dhe ēfare te ka ndodhur...sa padrejtesi ka kjo bote!
    Por nuk ka zgjidhje tjeter,pasi keto jane pesojat e rritjes.Me kane admiruar per forcen e madhe shpirterore,per guximin tim,me kane thene qe jane te rralla ato femra qe do duronin kaq shume dhimbje....po valle a mos kane qene vetem fjale si per te me ngushelluar dhe kuptuar vetmine ne te cilen dua te rri,larg prej te gjitheve....shume larg!
    Thone qe jeta vazhdon....
    Te terheq zvarre kur nuk do ta ndjekesh,tallet me dobesite e tua,te jep diellin kur mendon se ke prekur fundin.
    Kjo eshte jeta_peshperis me vete...
    E nesermja eshte e paparishikueshme dhe ndonjehere nuk mundem te luftoj ate qe me ka munguar me shume....Dashurine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 11-03-2008 mė 21:35
    "Carpe Diem"

  9. #39
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nata ka kohe qe ja ka marre kenges.Qielli eshte i paster dhe duket qarte hena,yjet.E shikoj nga dritarja dhe me duket e plote....Kenaqem me pamjen e mrekullueshme te hapesires...Kurre me pare nuk e kam ndjere kaq afer qiellin dhe kurre nuk kam menduar qe mund te ishte aq i pamate,aq i persosur...
    Tek rri e veshtroj yjet mendoj me vete rrugen e gjate qe ben drita e tyre per te arritur ne toke.Kushedi prej sa vitesh jane nisur keto copeza drite qe une admiroj!
    Ndoshta keto yje tani do te ishin shuar dhe te tjere kishin zene vendin e tyre!
    Keshtu do te shuhem dhe une nje dite.....do te shuhem dhe do ja le vendin dikujt tjeter...
    Arrij ndonjehere te shikoj pikerisht ate drite qe ata kishin hedhur ne hapesire me mijera vite me pare.Me duket e mrekullueshme fuqia e natyres...
    Vetem tani e kuptoj sa te vegjel jane njerezit ne kete bote kaq te madhe...Ata lindin ne nje vend qe ndoshta nuk e njeh askush,kryejne ciklin e tyre jetesor,pastaj zhduken duke i lene vend nje brezi te ri!
    Ashtu si yjet....
    Por per secilin nga ne jeta eshte nje mrekulli me vete...Ka gjera qe mbushin hapesiren me tinguj,si kjo kenge e nates,qe degjohet vetem nga zemra te zhuritura per pak ngrohtesi....
    Zemra ime i ngjan nje deti te trazuar.....E eger,e fuqishme,e larget.....
    Nuk e di as vete pse e krahasoj me ditet qe kam kaluar pa ate person i cili ma beri te tille....
    Me kujtohen emocionet e kaluara dhe kam frike....friken e shuarjes si ky yll,pa njohur edhe njehere rrahjet e shpeshta te zemres,pa i ndjere me kurre levizjet e saj....
    "Carpe Diem"

  10. #40
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Tek rri e veshtroj yjet mendoj me vete rrugen e gjate qe ben drita e tyre per te arritur ne toke.Kushedi prej sa vitesh jane nisur keto copeza drite qe une admiroj!
    Dikur edhe mua me pelqente te sodisja yjet, madje edhe i numeroja. Mendoja qe ēdo banori i takon nje yll. Ne kete u binda, kur ylli im erdhi dhe ra mbi pellemben time.
    • The rest is silence.


Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė histori dashurie.
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-08-2006, 15:33
  2. Ja Dhe Nje Histori Dashurie E Imja Ketu 3 Vjete Me Pare !
    Nga DiGiTeX nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 13:54
  3. Njė histori dashurie pėrfundon te Krimet e Rėnda!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-02-2005, 07:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •