Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 75
  1. #21
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kapur fort pas marreveshjes qe shpesh tenton te besh me veten,pakuptuar ndjen se rreshket nje mengjes te befte,nen trishtimin e te menduarit per te.
    Cfare ka ndodhur valle?Ngrihesh pa deshire,endesh e gjerat ste kane kuptim.
    Ha,fle,zgjohesh,qan e prape i njejti rit.Ti vazhdon jeton.I sillesh ketij rrethi cikel i mbyllur,te duket vetja kot tek u vjen verdalle te njejtave ngjarje.
    Ndalesh dhe sheh vendin qe ke zene.......gabimisht
    Ti,nje trup qe nuk leviz,ke ndalur diku,por s'mund te qendrosh gjate,nuk mundesh.
    Te debojne...
    U ngjita drejt ne maje te lumturise por sa shpejt u rrezova,aq sa mu duk nje vegim.Te kem qene valle ne enderr?
    Njeriu smund te eci gjate ne lumturi sepse rreshqet.Me duket sesa me shume ecim,provojme te ngjitemi lart aq me i madh eshte rreziku i rrezimit e frikes per te mos u ngritur me.
    Lumturia e ardhur nga nje mashkull eshte me e mundimshmja per tu rrezuar.Por me e enderruara sa jeteshkurter dhe zhgenjyese.
    A thua ne vete jemi te prirur drejt rrezimit?
    Do ti ruaj te gjitha kujtimet,rrahjet e zemres prane tij,do ti ruaj mesazhet,fjalet e embla,driten qe i shihej ne sy.Do ta ruaj ne shpirtin tim te mire edhe pse kurre nuk u be i imi...
    Do ti ruaj takimet e pakta,puthjet,netet e zjarrta dhe pasionin per te.Do ti ruaj te gjitha po nuk do te kerkoj ta shoh me..Ndaj njeriu eshte i prirur drejt rrezimit dhe ndaj ai smund te ece dot gjate drejt lumturise se rreshqitur...
    "Carpe Diem"

  2. #22
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Me duket sikur jam duke vdekur nga dashuria per te dhe cuditerisht jam bere teper e ftohte.
    Hoqa teper veshtiresi dhe ai kurre nuk arriti te me kuptonte...
    E ndjej se e dua si me pare,qe e deshiroj si me pare,qe kam nevoje per te.Por ja kam ndaluar vetes nje gje te tille tashme sespe me duket sikur koha ka krijuar nje hendek te madhe qe sdo mundem ta kaloj dot kurre per te shkuar deri te ai..
    Me duket se te gjithe me urrejne....ne nje moment e ndjej aq afer dhe me duket cdo gje si me pare,por te nesermen ndodh patjeter dicka tjeter qe me ben te largohem nga ai akoma e me shume...
    E desha kaq shume....e adhuroja.
    Nuk e di nese mund te kete dashuri me te madhe.Nuk edi nese nje femer mund te dashuroje nje mashkull ne menyren qe une desha ate....ndoshta e dua akoma,po nuk mundem dhe nuk dua me ta gjej rrugen per te shkuar serish ne zemren e tij....pasi nuk kam qene kurre brenda saj!!
    Sa e veshtire te pranosh fatin qe te impozon dashuria...
    Eshte teper e cuditshme te mendosh qe kur isha me te mendoja se nje dite do te ndaja cdo shqetesim,cdo gezim,cdo dritherim shpirti,kurse tani me duket sikur po mbytem nga pafuqia ime per te perballuar kete situate te tmerrshme qe nuk paska fund.......
    Dashurite e zjarrta jane mbytese.Te mesojne me nje ngrohtesi nga e cila nuk mund te heqesh dore lehte!
    Ne mendje me vine copeza kujtimesh te cilat i kujtoj per te me sjelle ate shijen e lumturise qe ndjeva dikur te cilen e mbaj ne goje si nje karamele te embel qe leshon glukoze,si per te mbajtur gjalle dashurine time.
    Po mundohem te shikoj nje tunel nga i cili do mundem te shoh nje drite nga e cila do mundem te marr jete....me duket se jam bere nje karikature e vetvetes..
    Dua te rigjej ne jeten time lumturine,si nje femer ne kerkim te nje shprese,ne kerkim te nje te reje....ne kerkim te nje te ardhmeje..
    "Carpe Diem"

  3. #23
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    i lezoj postimet e tua je si shpit poc motra
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Thenie per dashurine

    Njeriu qe te do,nuk te ben te njohesh kurre ferrin!

    Dashuria lind me nje shikim,jeton me nje te puthur dhe perfundon ne nje lot!

    Ai dhe ajo.....ai donte jeten,ajo jetonte per ate,ai donte te tjeret,ajo vdiste per te!

    Nje dite dashuria i tha miqesise...."perse ke ardhur per vizite te une"?...dhe miqesia ju pergjigj;"kam ardhur qe te thaj lotet qe ti ke krijuar"!

    Ti mund te besh shume gjera me zemren time...ta djegesh,ta shkatarrosh,ta torturtosh,po te lutem dije qe ti je ne brendesi te saj!

    Linda nje dite per te te dashur ashtu sic te desha nje dite per te vdekur!

    Nqs te dua te lutem me duaj,nqs qaj te lutem me pusho lotet,dhe nqs se vdes,te lutem mos me ndiq!

    Jeta eshte dashuri,dashuria eshte vuajtje dhe vuajtja i ngjan vdekjes!

    Miqesia transformohet shume here ne dashuri,kurse dashuria shume rralle ne miqesi!!!

    Mos ler asnjehere ate qe do per ate qe te pelqen,sepse nje dite ky i fundit do te te lere per ate qe do doje!

    Asnjehere mos qaj per nje mashkull ose nje femer,sepse po te te meritonin nuk te benin qe te vuaje!


    Nqs nje dite do te ndahesh nga une,te lutem me ler ne mes te shiut qe te mos shohesh lotet e derdhur!
    Shume te bukura thenjet Di-Ana !kuptimplote !
    Dhuro shumė...e prit pak!

  5. #25
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dua te degjoj zhurme,gjalleri,te qeshura....Me mbyt nje ndjenje mbizoteruese qe mban emrin e dikujt...Me pelqejne vendet me njerez,pasi aty krijohen shume histori,mbeten shume kujtime,lindin dashuri dhe shuhen shume te tjera,jepen puthje...
    Ca cifte puthen ne keto vende,te tjere bisedojne,te tjere qeshin dhe te tjere debatojne.Kurse dikush eshte vetem.......Ku eshte ..? mendon.Pse u denova sot?
    Vertet nuk mund te flasesh me dike po disa here mjafton vetem fakti qe ta shikosh qe ekziston,te ndjesh parfumin e tij ose saj qe perhapet si aroma e nje luleje dhe te enderrosh qe je serish me te.Mjafton te shikosh pak larg per te imagjinuar se mund te vrapojme per ta arritur.Mjafton te shkrihesh ne syte e tij ose saj per te kujtuar te gjitha momentet e bukura qe kemi jetuar,per te krijuar histori te reja qe ne nje dite te ardhmeje na perkasin...
    Askush nuk mund te kete kete lloj ere dhe parfumi,askush tjeter.Keta sy nuk mund ti gjesh dot kurre te dikush tjeter,askush nuk flet me kete lloj zeri,askush nuk buzeqesh keshtu,askush nuk i ngjan!
    Na krijohet boshlleku,i cili eshte i privuar nga shpresa qe na vret.Mos valle jemi egoist?
    Mos valle na mundon ideja se dikush mund te ngrihet pa lot e klithma nga nje ndarje ose tradheti ?
    Sa kemi nevoje per imazhin e nje te ardhmeje qe duhet me cdo kusht te ndertojme....
    "Carpe Diem"

  6. #26
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lumturia dhe pasioni.

    _ Ka dite ne jeten tone,ku jemi ne gjendje te bejme gjithēka per te arritur lumturine.
    _Ka dite te trishtuara ku ne cilat ndjehemi komplet bosh ne brendesine tone!
    _Ka momente ngjyre gri,ku ne te cilat mungon shkelqimi dhe rrezatimi i diellit.
    _Ka njerez qe thone qe lumturia ndodhet te pasuria,te qejfi dhe jo te ndjenjat!
    _Per mua dashuria nuk eshte vetem diēka seksuale....eshte diēka akoma me e thelle,akoma me e bukur!
    _Une mendoj qe lumturine nuk duhet ta kerkojme,eshte ajo qe duhet te vije te ne!
    _Jam mese e sigurte qe nuk arrin te vij te shume vete,por di qe kalon afer dhe shume nga ne nuk duan ta shohin!
    _Lumturia eshte kjo pende qe duhet te kapet...
    _Nuk kam nevoje te kem nje shtepi te madhe,te jem e pasur,as te jem e ngarkuar me diamante per te qene e lumtur,jo,per mua lumturia eshte ketu dhe ēdo dite,eshte ne driten qe shoh,eshte ne zemren qe njoh,eshte te fytyrat e atyre ku aq bukur di ta lexoj!
    _Nje buzeqeshje,nje shikim i lehte,nje fjale e bukur,nje fjale do te desha dhe do gjeja lumturine...!
    _Cdo dite kerkoj lumturine si nje shok qe duhet te me shoqeroje,si nje bashkepunetor drejt diēkaje te nisur....Ai eshte te une,e ndjej te une,por akoma nuk kam arritur ta shoh,akoma jo.
    _Lumturia eshte kenaqesia qe te sjell ēdo lloj moshe...te mos shikosh ato qe kemi arritur te bejme,por te mendojme se ēfare jemi ne gjendje te japim dhe te bejme akoma,per ata qe na duan dhe duam.
    _Eshte lumturi te falesh,eshte nje lartesi shpirti te dish te falesh...
    _Te njohesh ekzistencen e te keqes po te refuzosh qe ti hapesh deren....
    _Lumturia eshte kudo...ne nje lule shume te bukur ose ndonjere e fshehur midis dy gjembave.
    _Lumturia do gjithe kujdesin tone per ta gjetur dhe per ta keputur me qellimin qe te mos ta humbim kurre...ta ujisim qe kurre te mos thahet,ta ushqesh me kenaqesine per jeten dhe me ngrohtesine.

    Dhe po bete te gjitha keto,jam e sigurte qe lumturia do jete te ju,do t'iu ruaje dhe do ta keni prane.
    "Carpe Diem"

  7. #27
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Asnjehere smund te jesh vete i dyte pa qene ti dashuri....
    Dashuria te ben te kalosh kohen,koha dashurine.
    Sekreti i saj nuk eshte qe te behesh i verber,por te dish te mbyllesh syte aty ku duhet...
    Dashuria eshte si muzika,mjafton ti biesh nje note keq per te prishur akordin.
    Sa here qe dikush te buzeqeshe,ka per te qene nje iluzion per mua...
    Ti thua qe eshte shume vone,po dashuria nuk ka kohe!
    Ti duhet te jesh ne keto momente pa fryme fare,as shume vrapon te endrrat e mia..
    Dua me mire te vdes ne krahet e tua sesa te jetoj pa ty..
    Kercej nga gezimi kur mendoj per ty,fluturoj kur te enderroj,cfare mund te bej kur te takoj?!
    Buzeqeshja jote eshte aq e shtrenjte per mua,saqe edhe diamanti vete nuk mund te jete kaq i cmuar..
    Pa uje lulja vdes,pa ty zemra qan!
    Te puth aq shume sa jane vete yjet ne qiell....
    Me shiko te lutem ne sy dhe shiko brendesine e zemres sime...
    Nje flutur hap krahet per te fluturuar,une hapa krahet per te te dashur!
    Do te doja shume te ishe ndryshe,qe te pakten te kisha mundesine per te te urryer,po ja qe nuk eshte ashtu dhe nuk dua qe te vuaj...
    Mos hidh poshte dashurine ose jeten,sepse jeta eshte dashuria dhe dashuria eshte jeta..
    Nje jete larg teje,nje vdekje afer meje...
    Nqs zemra ime do ishte nje liber,emri yt do ishte ne cdo linje.
    Dashuria eshte vetem nje fjale,deri kur arrijme te gjejme personin qe i jep kuptimin!
    "Carpe Diem"

  8. #28
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    E gjitha qe shkruan dhe do te thuash( pa ofesa)ka nje qellim,e cila shprehet ne menyra te ndryshme dhe te vazhdueshme, por qellimi po ai.Nuk dua te te lendoj, sepse nuk eshte ne natyren dhe karakterin tim.
    Gjithshka eshte, shume e qarte pra qe ti vazhdon te vuash dicka qe ka marre fund (per mendimin tim), por ma e lezetshme eshte sepse pershkrimet qe ti ben jane te bukura.
    Per mendimin tim duket si nje lloj dashurie platonike , e cila nuk e di si do te mbaroje.
    Mendimi im perseri eshte kjo lloj dashurie do te marre fund vetem ne qofte se ti do te shikosh per nje dashuri te re.Sigurisht dashuria jote eshte shume e forte , por duhet te shkeputesh vehten nga kjo lloj dashurie, dhe te gjesh nje tjeter.
    Pra zgjohu, nga ky gjum i rende, i cili te mundon dhe munohu te gjesh nje te re te vertete.
    Dashuro personin, ashtu sic eshte dhe jo sic duhet te jete.

  9. #29
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    shum melankolike ti patriote por asnjehr ske per te gjetur dashurin perfekte(uroj ta gjesh po se pate gjetur)sepse ajo sekziston,megjithate shkrimet shum te bukura.respekte DI-ANA

  10. #30
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ju falenderoj qe te dyve.....respekte!

    ------------------------------------------------------------------------

    Kisha kohe qe nuk e provoja ndjesine e te qenit e lumtur...Me gjithe deshiren e madhe per ta ndjere nuk munda dot!Nuk thone kot qe "buka e thyer nuk ngjitet"!
    Kush e fshiu valle ate buzeqeshje qe zbriste nga parajsa per te me bere te lumtur vetem nje ēast?!
    Sa shume metafora mund te krijojme thjesht me nje buzeqeshje..
    Shpesh mendoj qe duhet te jem ajo qe prej kohesh nuk kam qene...dikush tjeter,dikush qe njihja me pare por qe nuk mund ta njoh sot.
    Mesohesh nje dite edhe me idene qe dikush nuk te do dhe eshte tallur me ndjenjat e tua,sado e veshtire vuajtja,po te ben te mesohesh...
    Dua ti them dikujt....
    Ke dashuruar ndonjehere?

    Nese nuk di ,nuk mundesh ta kuptosh.
    Nese nuk e shpreh dashurine,nje dite e humbet.
    Nese harron nje dite harrohesh edhe ti.
    Nese nuk dashuron,nuk dashurohesh....

    Nga jeta nuk dua te kerkoj gjera te medha...perveē dashurise per veten dhe per ata qe me duan!
    "Carpe Diem"

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė histori dashurie.
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-08-2006, 15:33
  2. Ja Dhe Nje Histori Dashurie E Imja Ketu 3 Vjete Me Pare !
    Nga DiGiTeX nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 13:54
  3. Njė histori dashurie pėrfundon te Krimet e Rėnda!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-02-2005, 07:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •