Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 75
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Histori dashurie Nr 3

    Po ja kushtoj kete teme thenieve dhe historive per dashurine...Vazhdim i nr 2 pasi tema u mbyll.


    Jam futur ne nje bote enderruese ku ne te cilen jam mbreteresha e yjeve dhe e pafundesise....
    Ne kete nate te erret po te ndricuar nga te gjithe yjet polare,e shtrire siper reve jam dhe mendoj per ty dashuri,mendoj se sa e bukur do te ishte hija jote ne kete nate te erret,mendoj qe sa bukur do ndriconte fustani yt i bardhe dhe sa madheshti do te kishte prania jote...
    E di qe nuk e ke qejf erresiren por vetem ndricimin dhe bardhesine,e di qe nuk ke qejf te shohesh fytyra te vrenjtura dhe sy te perlotur,e di qe nuk ke qejf te shohesh zemra te lenduara dhe shpirte te vdekur;e di qe nuk ke qejf te jesh e lene dhe e harruar ne nje qoshe,e di qe nuk te pelqen te rrish vetem,e di qe te pelqen te luash,te qeshesh,te duash,te qash....te qash me lotet e gezimit.
    I di te gjitha keto mikja ime e shtrenjte..;por vetem sonte te lutem mundohu te rrish me mua,me shoqero siper kesaj reje dhe me thuaj sekretet e botes tende,me thuaj cfare te bejme qe te mos vuajme,cfare te bejme qe te mos qajme dhe cfare te bejme qe vetem ty te te ngjajme!!
    Po te jap takim ne kete erresire te pafund po te bukur,po te jap takim qe te kuptosh qe nuk eshte vetem bardhesia ne kete bote,eshte dhe erresia...te lutem mesohu dhe ti me te ashtu sic mesohet dhe eshte mesuar njeriu!
    Te lutem vihu ti pak ne vendin e erresires dhe kupto sesa veshtire eshte qe te gjesh drite...te lutem kupto pak se cdo te thote ky carcaf i zi qe ka pushtuar boten mbare...te lutem kupto pak erresiren e shpirtrave te vuajtur dhe te zhgenjyer..te lutem rri vetem pak caste me ta..te lutem kupto qe cfare eshte vuajtja dhe brenga,te lutem qaj me lotet e njerezve,kupto cfare do te thote moskuptimi dhe humbje e ndjenjes qe ti ushqen!!!
    Nuk eshte vetem gezim ajo cka ti nuk jep...;sa e bukur dhe madheshtore je,po aq mizore behesh kur dikush te tradheton...
    Te lutem qendro me mua dhe degjo vajtimet e njerezve ne kete nate,degjo sa zemra vuajne dhe sa te lenduara jane!!
    Te lutem vallezo me mua,merrja nje valsi siper kesaj reje dhe beje erresiren drite,beji yjet diej,jepu shkelqime me te fuqishem dhe mbushe kete bote me engjejt e tu...mbushe me te miren,mbushe me dashurine...
    Po te lutem une qe sonte jam perendesha e yjeve ne kete bote endrrash....po jam njeri me shpirt dhe me zemer ne nje bote reale dhe keto lutje po ti bej ty sepse e di qe me kupton...e di qe kam te drejte dhe e di qe do te me ndihmosh!!
    Te lutem behi njerezit te duhen ne pafundesi,te lutem hiqu lotet,brengen,jepu vetem gezimin,denoje tradhetine dhe zhduke ekzistencen e saj,jepu fytyrave bukurine dhe buzeqeshjen....te lutem beje per keta njerez qe aq shume te duan,beje per keta njerez qe jane skllaveruar kaq shume pas bukurise tende...te lutem beje per mua....
    "Carpe Diem"

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Sikur te ishim te gjithe te afte te komunikonim ne nje menyre te tille me ndjenjen,me dashurine...ajo nuk do te na braktiste kurre"...do te na qendronte gjithmone prane...do te na ushqente me miresine dhe do te na ndriconte me bardhesine...do te na sheqeroste shpirtin me embelsine e saj...keto shkrime jane nje ushqim...mallkuar,eshte ai qe nuk denjon te thithe nektarin e dashurise...ai qe nuk e kerkon kete ushqim shpirteror...ai qe nuk do ta shohe kete miresi hyjnore..
    Jetoni me dashuri, njerez!...jetoni me dashuri..."engjejt, jemi ne"...engjej te gjalle!
    Nxirreni ne pah,engjellin e fshehur brenda shpirtit tuaj te pervuajtur...merrni shembull nga ky engjell qe na befason gjithmone me shpirtin e tij te madh dhe me miresine e pashtershme qe na dhuron nepermjet ketyre shkrimeve te mrekullueshme,dhe te paperseritshme me bukurine e thjeshtesise se tyre..

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Cdo gje filloj kur shikimet tona u kryqezuan...
    Ti rrezove zemren time dhe e bere qe sot te jete kaq e pasur dhe e ndjeshme..
    Kjo ere dashurie me beri qe te humbas arsyetimin dhe llogjiken,me beri te jem plotesisht e cmendur dhe e pafuqishme karshi teje!!!
    Dashuria jone lindi dhe u betuam qe nuk do mbaronte kurre...kjo dashuri rritej nga dita ne dite,une vete e lashe te hyja dhe mbas saj mbylla dyert e zemres me shume celsa..
    Si eshte e mundur qe gjithcka behej e bukur dhe kaq e mrekullushme,kaq e rralle dhe kaq pasionante,kur zhytesha dhe mbytesha ne thellesine e syve tuj?!!
    Ndjenja qe ne te dy vete i injoronim u krijuan...po duheshin mbajtur me kujdes dhe duheshin konservuar...
    Duke qene ne krahet e tua,kam ikur dhe fluturuar ne nje bote te bukur dhe te embel,ne nje bote te paster dhe te qete ku miresia ishte mbreteresha dhe ku e keqja ishte denuar me burgim te perjetshem...
    Zjarri ne syte tane u ndez diten kur buzet tona u preken....e ardhmja na perkiste dhe vetem ne te dy ishim te zotet te gjenim rrugen e saj...
    Sa e madhe kjo dashuri qe kisha per ty.........sa e paster........sa e bukur dhe sa fisnike!!!
    Nuk dyshoja te ndjenja sepse nuk mund te dyshosh ne dashuri...........sepse te desha!!
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Marr dhe ndjej eren e trupit tend te nxehte...
    Ti me puth dhe nje buzeqeshje zbuloj ne ndricimin e syve te tu...Ne fytyren tende shkelqen nje drite qe me ben te ndricoj ne menyre magjike dhe ku syte e mij jeshil marrin ngjyren blu dhe tregojne detin e pafund....
    Aroma e buzeve te tua si nje eliksir dehes shperndahet dhe ne nje zarf me ben qe te futem,nje zarf nga i cili nuk dua qe te dal kurre....Jam e mbushur ne zemer me butesi dhe drejt teje deshirat e mija ikin pa patur frike!
    Me pelqen te shikoj dridhjet e tua kur trupat tane marrin flake,dua te pi frymen tende sepse per mua eshte nje dhurate jete qe do na beje te jetojme ne dashuri dhe harmoni te plote...
    Dhe kur nata e gjithanshme te mbreteroj dhe te shkeli qiellin e larte,dhe kur ti do te flesh i qete nen hijen e gjoksit tim....atehere do te te jap nje te puthur lamtumire nen buzet e pafajshme te tuat...nje te puthur qe do te thote te dua dhe do te te dua...po me duhet te largohem....larg...larg!
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ne flladin e mengjesit po rri dhe per ty mendoj....mendoj per dashurine dhe mendoj per cdo momente te kaluar prane teje,mendoj per netet pa gjume dhe bisedat e embla,mendoj per shikimin e syve,mendoj per gezimet,per castet me te bukura te jetes sime te kaluara prane teje...mendoj per momentet me magjike qe mund te kem kaluar ne pranine tende...oh sa shume mendoj....
    Mendoj dhe habitem me shpejtesine e eres dhe te kohes!
    Me duket sikur gjerat fillojne dhe mbarojne po ne te njejten dite...ku eshte vlera e kesaj kohe te kaluar bashke?!
    Pse kaq kujtime...me duket sikur kishte me teper...?!!!
    Koha iken shpejt dhe me duket se ne kalimin e saj ajo merr me vete njerezit qe duam dhe merr me vete kujtimet tona me te bukura duke na lene mbrapa dicka te hidhur dhe te pakapercyeshme...Pse ndodh valle?!
    A mos vete koha xhelozonte ne lumturine tone dhe a mos vete koha do te ishte e lumtur duke na i marre te gjitha thjesht per te kenaqur veten e saj?!
    Mendoj per ty dhe mendoj qe vetem duke qene prane teje,do te isha ne gjendje te beja gjerat me te bukura,me te guximshme,me te frikshme,me enderruese...oha sa shume gjera do te mund te beja per ty!
    Do te shkrija akullnajat,te pushoja vullkanet,te provokoja shiun,te lindja ne erresiren e nates vete diellin,te notoja dhe te ecja siper oqeaneve,te kontrolloja thellesite e tyre ....me ty do shoqeroja eren,me ty do isha vete ky fllad mengjesi...me ty do te isha kaq shume!!!
    Pse kujtimet zhduken dhe pse nuk mundemi ti ngrijme te gjitha?
    Do te doja te kisha mundesine te ngrija kohen,cdo gje qe kam kaluar me ty,do te doja te ktheja edhe nje here dashurine tone,do te doja te mbaja kujtimet me te bukura ne nje shpelle te larte ku vetem une mund te shkoja dhe ta njihja...Do te doja te ringjallja cdo gje qe kemi kaluar dhe cdo kujtim..
    Sa te pafuqishem ndjehemi dhe sa te pavlere kur nuk arrijme dot realizimin e deshirave me te zjarrta qe kemi!Nuk mund te bej dot asgje nga keto qe them...
    Po mund te bej qe ti te jesh ne thellesine e zemres sime,nje thellesi ku ne te cilen askush dhe asgje nuk mund te te prishi,nje thellesi ku ne te cilen vetem vdekja mund te me ndaje nga ty!
    Dhe mund te bej qe te mendoj gjate,te mendoj cdo kohe,cdo stine,cdo minute,te mendoj duke mos pushuar se menduari,te mendoj edhe duke fjetur....te mendoj deri ne fund per ty....te mendoj deri ne fund per dashurine!
    Kohe,ti je rivalja ime dhe prape se prape te dua,te dua sepse ti mi solle momentet dhe prape ti mi more!
    Po nuk mi merr dote te gjitha kujtimet...;nuk me ndalon dot mendimet.....
    "Carpe Diem"

  6. #6
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Thenie per dashurine

    Njeriu qe te do,nuk te ben te njohesh kurre ferrin!

    Dashuria lind me nje shikim,jeton me nje te puthur dhe perfundon ne nje lot!

    Ai dhe ajo.....ai donte jeten,ajo jetonte per ate,ai donte te tjeret,ajo vdiste per te!

    Nje dite dashuria i tha miqesise...."perse ke ardhur per vizite te une"?...dhe miqesia ju pergjigj;"kam ardhur qe te thaj lotet qe ti ke krijuar"!

    Ti mund te besh shume gjera me zemren time...ta djegesh,ta shkatarrosh,ta torturtosh,po te lutem dije qe ti je ne brendesi te saj!

    Linda nje dite per te te dashur ashtu sic te desha nje dite per te vdekur!

    Nqs te dua te lutem me duaj,nqs qaj te lutem me pusho lotet,dhe nqs se vdes,te lutem mos me ndiq!

    Jeta eshte dashuri,dashuria eshte vuajtje dhe vuajtja i ngjan vdekjes!

    Miqesia transformohet shume here ne dashuri,kurse dashuria shume rralle ne miqesi!!!

    Mos ler asnjehere ate qe do per ate qe te pelqen,sepse nje dite ky i fundit do te te lere per ate qe do doje!

    Asnjehere mos qaj per nje mashkull ose nje femer,sepse po te te meritonin nuk te benin qe te vuaje!

    Nqs nje dite do te ndahesh nga une,te lutem me ler ne mes te shiut qe te mos shohesh lotet e derdhur!
    "Carpe Diem"

  7. #7
    nuk komentoj dot pasi nuk jam aq i aft per te komentuar keto shkrime!

    gjeja me e shumte qe mund te bej eshte, t'i lexoj dhe njekohesisht te ndjehem i gezuar qe gjendem ketu te lexoj keto shkrime qe na sillni.


    dhe dicka tjeter dua te them:

    me te vertet nuk paska pasur dashuri me te forte, me te madhe, me bujare dhe me te cilter se ajo e nje femre!

    teper e leht te kuptohet por, po aq dhe e veshtire per tu pranuar!


    per nje cast isha duke i humbur shpresat por, dita dites nen shoqerin tuaj duke mesuar me shume, ato shtohen...



    Faleminderit qe jeni ne mesin tone!
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  8. #8
    Sa shume po shndrisin yjet sot, me kujtojn netet tona, ne kete vend ku gjendem tani, ku dikur nga buzet e tua qe dridheshin prej gezimit qe dashuria i kishte pushtuar, nxoren fjalet me te embla qe shpirti im kishte degjuar…ende i kujtoj, bashk me fytyren tende te celet porsi nje gonxhe trendafili qe te shkelqente nen driten e henes dhe nen zilin e yjeve te zjarrt qe kishin per dashurin tone.
    Me kujtohen premtimet qe i dham njeri – tjetrit ne kete vend ku qendroj sot.. i vetem, e me nje shpirt te coptuar, ne kete vend,, ku lindi dashuria jone, ku per cdo nate ishte pallati jone, i krijuar me fjalet me te bukra te dashuris, i krijuar mbi veprat me te bukura qe mund te ekzistojn… por erdhi dita dhe fjalet i mori era…i mori era ashtu sic perplaset sa andej-kendej dhe kurora me luleshqerra qe dikur kisha thurur per ty, e tashme gjendet pertok, e thar dhe e etur, ashtu, porsi buzet e mia per dashurin e humbur! Perse vall te ndodhi keshtu?, A nuk ndertohet kalaja e dashuris me fjalet e saj me te bukura, a nuk ndertohet me gjithe ato vepra qe ne bem per njeri – tjetrin!?
    Premtime qe kurr nuk i kam harruar, premtime e fajl qe sot nuk gjejn vend ne mua per tu strehuar, kjo zemer eshte bosh..tashme e harruar…
    Bashk prisnim mengjesin…bashk prisnim te zbardhte agimi, e te strukur nen krahet e njeri – tjetrit, ku cdo here zgjoheshim nen cicerimat e zogjve…
    Me kujtohet ku dridheshe prej frikes, se mos nje dite me humbisje, e lot te rridhnin ne faqe,,e duart e tua te vogla, i strukje ne kraharorin tim, e me lusje te qendroja pran teje perjet…dhe ja ku me ke, ende ketu,,duke te pritur, duke pritur e shpresuar se cdo gje nuk ish vec nje enderr…
    Po ti ku je?...Po ti, me thuaj!?...



    Pjes e shkeputur prej copave te coptuara!
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  9. #9
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Sot thuase te gjith jemi te preokupuar me te kaluaren e asesi me te tashmen.
    Thuase kjo qe me kujtohet ka qen dje e jo qe kan kalua koh aq sa te i rrafshitet edhe varri.
    Te rij te dashuruar ne njeri tjetrin menduam qe nuk do te kete forc te na ndaj por...ja qe kishte.Ne nuk u ndam qe e tradhetuam njeri tjetrin ne nuk u ndam qe treti dashurija por u larguam qe nuk na lejuan dhe ne fund ja arrijten qellimit.
    Askush nuk do te thot me bukur se Ti te dua per at edhe nuk mundohem ta kerkoj!Askush sikur Ti nuk do me perqafon ngroht per at as nuk provoj.Askush nuk do te mi perkdhel floket si ti dhe per at nuk dua as perkdhelje!Vetem ti dije te me japesh keshilla per at nuk pranoj kshilla nga askush!
    Pse nuk me thuani a eshte kjo dashuri e pazavendesueshme siq mendoj une?
    Kurr nuk do te pushoj se dashuruari me beso edhe qe ti nuk do ta dijsh kurr sepse je atje ku askush nuk mund te shef as te degjoj ....Te dashta te dua edhe tani kur nuk je do te dua deri te vij pran teje Ishe dhe do mbetesh i vetmi per mua....SHPIRT
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  10. #10
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    I pafund dhe i pavdekshem pushteti yt mbi mua...
    Sa shume do te desha qe te gjithcka dhe cdo gje te kishte emrin tend,aromen tende,pamjen ,veshtrimin tend,shikimin...
    Sa shume do te doja te ndeshesha me ty ne cdo cast te jetes...sa do te doja te isha prane teje,sa do te doja te shetisja dhe te ikja ne vendet me te bukura dhe me perrallore ne pranine tende!
    Nuk mund te te them dot sesa shume me mungon!!!Nuk mund te te them dot kurre sesa shume te dua dhe sa i futur je ne brendesine e zemres sime!
    Nuk mund te te shpjegoj dot sesa monotone eshte kjo jete per mua,sa e vrazhde me duket...sa pakuptim!
    Kjo qe kam ne shpirtin tim i perngjan nje flake te ndezur qe me lart ngrihet e ngrihet perdite dhe qe nuk mund te shuhet kurre!I perngjan nje vullkani perbindesh qe nuk mundet te shpertheje pasi e ka te ndaluar,dhe ky vulllkan po zien e zien dhe i roberuar ndjehet....nje vullkan i cili do te mundej te shprehej vetem po te ishte afer teje!
    Duke menduar pźr ty here behem nje shqiponje mali qe jeton vetem ne lartesira,por qe edhe fusha i mungon dhe here behem nje lule ne kulmin e lulezimit e cila ka nevoje per uje!
    A e ke ndjere ne te vertete se sa shume flet kjo zemra ime?
    E ke ndjere ne te vertete shpirtin tim?
    Do te kisha shume deshire te ndjeja edhe une tendin,do te kisha shume deshire te kisha mundesine edhe une te futesha ne zemren tende,te pakten vetem per nje cast te vetem!!Nuk do te doja asgje tjeter!
    Do te doja vetem te shikoja qe dashuria jone nuk mund te jete thyer dhe nuk mund te kete vdekur!!
    Do te doja vetem qe te mos jem dicka e hidhur ne kujtimet e tua!
    Do te doja te dija te gjitha keto....do te doja te isha e qete!
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė histori dashurie.
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-08-2006, 15:33
  2. Ja Dhe Nje Histori Dashurie E Imja Ketu 3 Vjete Me Pare !
    Nga DiGiTeX nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 13:54
  3. Njė histori dashurie pėrfundon te Krimet e Rėnda!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-02-2005, 07:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •