Close
Faqja 0 prej 49 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 486
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë të dënuar për terrorizëm

    Gjashte persona me origjine shqiptare te cilet percaktohen pikerisht si shtetas te ish-Jugosllavise por me origjine shqiptare (sipas agjencive ANSA dhe Associated Press) nga jane arrestuar ne Shtetet e Bashkuara ne Amerikes, gjate nates se kaluar, nen akuzen se ishin duke pergatitur nje sulm te armatosur kunder bazes ushtarake te Fort Dix, ne Nju Xhersi ku eshte sterviten ushtaret qe nisen per ne Irak. Lajmin e bejne te ditur televizionet amerikane te bazuara ne burimet e FBI-se. Pesë nga kosovaret e arrestuar jetojnë në Cherry Hill dhe sipas FBI operacioni kishte qëllim vrasjen e sa më shumë ushtarëve amerikane. Një zyrtar i policisë që ka folur në kushte anonimati për shkak se dokumentet e cështjes janë të mbyllura, tha se sulmi u ndalua në fazat e para. Autoritetet besojnë se kosovaret ishin trajnuar në Pokonos te Amerikes për sulmin dhe kanë kryer gjithashtu vëzhgime në institucione të tjera ushtarake.

    Të gjashtë kosovarët hetoheshin prej një viti nga autoritetet amerikane ndërkohë që ata u arrestuan teksa përpiqeshin të blinin armë automatike. Sipas informacioneve te para mesohet se tashme ekzistojne edhe dokumenta dhe video ku vertetohet dhe shihet stervitja e shqiptareve me arme gjysmeautomatike ne pyjet midis Nju Xhersit dhe Pensilvanise. Sipas zëdhënësit të zyrës së prokurorit të përgjithshëm të SHBA, Greg Reinert, te arrestuarit dyshohen per lidhje me organizata islamike. Dix, ku qendrojne 7 mije e 500 persona ushtarake dhe civile, eshte baza kryesore ku sterviten ushtaret amerikane qe nisen me mision ne Irak, Afganistan dhe zona te tjera me konflikte ne bote. Se shpejti pritet qe FBI te dale ne menyre zyrtare ne nje konference per shtyp per sqarime te metejshme.

    Pritet qe 6 kosovaret ata shpejt të dalin para Gjykatës amerikane të disktriktit Kadmen në Nju XHersi për t'u përballur me akuzën e komplotit për të vrarë ushtarë amerikanë. Në bazën e Fort Dix, sterviteshin ushtare qe me pas shkonin ne irak. Në vitin 1999 kjo bazë ka strehuar më shumë se 4000 refugjatë kosovare gjatë sulmeve të NATO-s kundër Jugosllavisë.
    I.K.
    ANSA/Associated Press/balkanweb

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Cim Tironsi
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Postime
    164
    http://edition.cnn.com/2007/US/05/08...lot/index.html

    One of the suspects was born in Jordan, another in Turkey, the U.S. attorney's office said. The rest are believed to be from the former Yugoslavia, "either U.S. citizens or living illegally in the United States," the office said in a statement.
    Le opinioni sono come le palle: ognuno ha le sue

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Cim Tironsi
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Postime
    164
    The men were identified in court papers as Mohamad Ibrahim Shnewer, Dritan Duka, Eljvir Duka, Shain Duka, Serdar Tatar and Agron Abdullahu. Checks with Immigration and Customs Enforcement show that Dritan Duka, Eljvir Duka and Shain Duka are illegally living in the United States, according to FBI complaints unsealed with their arrests.

    http://www.thestar.com/News/article/211555
    Le opinioni sono come le palle: ognuno ha le sue

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Hej qe po dosjshin me na fut ne listen e terroristeve edhe neve bre. Kjo besoj qe eshte nje fabrikim duhet te jet se qeshtje e Kosoves eshte shum afer e tash KJO . Uhh bre se paska me perdor kjo nje propagand teper teper e madhe ne Senatin dhe Kongresin Amerikan
    BAC, SU KRY

  5. #5

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E para punes me sa di un NUK JANE KOSOVARE(pervec Abdullahu qe mund te jete).
    Kam punuar nje vere te tere ne ate baze ushtarake me projekte te ndryshme dhe dua te shtoj qe eshte logjikisht dicka e pamundur qofte te vrasesh ndonje laraske jo mo ushtare. Dua te them qe eshte KAFSHERIA ME E MADHE QE MUND TE BEHEJ ne prag te bisedimeve te statusit te Kosoves dhe ardhjes se Bushit, por dua te shtoj qe nuk eshte bere PA QELLIM.

    Nuk ka mundesi "islamik recently converted"(pra te konvertuar se fundi), qe benin shperndanin Pizza. 2 nga ata kane punuar ne sektorin e ndertimit jo ne sektorin e dergimit te Pizzave para disa vitesh, prandaj e njihnin vendin mire, gjithsesi eshte e pamundur te beshe ndonje sulm atje.

    Kater shqiptaret etnik te kapur jane nga Maqedonia, niperat e Murat Duka-s, nje udbash dhe antikombetar mjaft i njohur ne rrethet e Dibres dhe ku jetojne ata. Kam patur rastin madje ta shoh njerin prej tyre disa vite me pare dhe dukeshin jo ne rregull nga trute dhe shume antiamerikan nga bisedat qe degjoja.


    TURP TURP TURP.
    Na e kan fut kunjen mire lajmet amerikane se si baza a New Jerseyt ka mbajtur 4000 shqiptare gjate luftes(gje qe eshte e vertete). Shume prej tyre u eshte dhene leje qendrimi, dhe pjeses tjeter po i jepet, dhe per me teper shton ne fund se Amerika eshte suporteri kryesor i pavarsise se Kosoves, me shumice etnike shqiptare. Pra kunjin e morrem, tani prisni lajmet Franceze, Italiane, Ruse dhe ne fund Serbe te na e fusin edhe mikun mire e mire. Kshu esht kur ke individe te papergjegjshem dhe nje SHTET ose SHTETE QE NUK E RRUAJNE FARE SE ME CAR MERREN INDIVIDED E TYRE, POR VEC SI TE PASUROJNE XHEPAT.

    Nga Gumball-i dolem tek GUNball-i, sulm ne Baze Ushtarake Amerikane ne Toke Amerikane. Ma merr mendja jemi te vetmit qe mund te "krenohemi" qe e kemi bere kete gje. Po shikoja dhe komentet e BalkanWebit nga nje shumice radikale dhe do doja ti thoja atyre qe NESE NUK E NDJENI VETEN SHQIPTAR, IKNI MOR VLLA, IKNI NE ARABI, BOHUNI AGJENTA TE NDONJE SHTETI TJETER, VEC NA NDERRONI ME RRENJE DHE ATO EMRA TE BUKUR(DRITAN - PUPUPU!!!!) DHE VENDOSNI DICKA TJETER. Sic bejne te gjithe xhanem, shkojne garojne per ndonje shtet tjeter dhe e urrejne shqiperine. PSE MER VLLA DONI ME NA MARR NE QAF. IKNI SHKONI LUFTONI PER IRAKUN VEC MOS NA U DEKLARONI SHQIPTAR SE ESHT TURP. Gjithmone gabim i kena bere keto politika me Haxhi Qamila e idiotesira te tjera.
    JASHTE EKSTREMISTET E CFAREDOLLOJ FEJE NGA VENDI I SHQIPONJAVE. SHPORRUNI.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 08-05-2007 më 13:49
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Arrestohen militantë islamistë në SHBA


    Baza ushtarake Fort Dix
    Prokurorë federalë në SHBA kanë arrestuar gjashtë persona që po komplotonin të sulmonin një bazë ushtarake amerikane në Nju-Xhersi.

    Katër prej tyre të përshkruar nga prokurorët si militantë islamistë janë nga ish Jugosllavia, i pesti është turk dhe i gjashti jordanez.

    Autoritetet po theksojnë se ky komplot për të sulmuar bazën Fort Dix u ndalua në atë që ata e quajnë fazë planifikuese, por ata thonë se të gjashtë personat që tashmë janë në arrest kishin udhëtuar për disa muaj për në zonën rurale Poconos ku ata kanë marrë trajnin paraushtarak.

    Besohet se ata u arrestuan si pjesë e një operacioni të FBI-së ndërsa po mundoheshin të blinin pushkë AK47.

    Hetuesit thonë se të dyshuarit mendonin të hynin brenda në bazë dhe të vrisnin sa më shumë ushtarë që të ishte e mundur.

    http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2..._dixfort.shtml

  8. #8
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    SHBA: Gjashtë persona arrestohen në Nju Xhërsi për komplot kundër ushtarëve në bazën Fort Dix

    08-05-2007


    Gjashtë persona të cilësuar nga prokurorët federalë si radikalë islamikë do të dalin sot para një gjykate amerikane në Kamden të shtetit Nju Xhërsi të akuzuar se po bënin plane në bashkëpunim për të sulmuar ushtarët në bazën Fort Dix.

    Një zëdhënës i zyrës së prokurorit amerikan, tha se 4 prej të dyshuarve ishin të lindur në ish Jugosllavi, njëri në Jordani dhe tjetri në Turqi.

    Autoritetet amerikanë thanë se gjashtë të dyshuarit po planifikonin të hynin në bazën ushtarake dhe të vrisnin sa më shumë ushtarë amerikanë. Zyrtarët i arrestuan personat mbrëmë pasi ata u përpoqën të blinin armë automatike nga një shitës armësh, i cili në fakt bashkëpunonte me autoritetet federale. Arrestimet u bënë në kuadër të një hetimi të përbashkët federal dhe lokal.

    Zyrtarët thanë se personat e arrestuar kishin muaj që po i praktikonin planet. Sipas zyrtarëve, shumica e të dyshuarve kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë, disa prej tyre ishin shtetas amerikanë dhe disa të tjerë imigrantë të paligjshëm.

    Gazeta lokale The Star-Ledger njofton se 6 të dyshuarit i kishin regjistruar në video sesionet e tyre të praktikës dhe gabimisht e çuan videon në dyqan për të bërë një kopje në DVD. Sipas gazetës, një punonjës i dyqanit njoftoi Byronë Federale të Hetimeve, FBI.

    http://www.voanews.com/albanian/2007-05-08-voa1.cfm

  9. #9
    Artikulli i msnbc thote qe nuk jane shqiptare, por nga ish jugosllavia
    http://www.msnbc.msn.com/id/18549005/

    MOUNT LAUREL, N.J. - Six men described by federal prosecutors as "Islamic militants" were arrested on charges they plotted to attack the Fort Dix Army base and "kill as many soldiers as possible," authorities said Tuesday.

    The six were scheduled to appear in U.S. District Court in Camden later Tuesday to face charges of conspiracy to kill U.S. servicemen, said Michael Drewniak, a spokesman for the U.S. Attorney's Office in New Jersey.

    Officials said four of the men were born in the former Yugoslavia, one in Jordan and one in Turkey. Five of them lived in Cherry Hill, 10 miles east of Philadelphia and 20 miles southwest of Fort Dix, Drewniak said.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    USA,6 te arrestuar nga FBI te dyshuar per terrorizem.4 me origjine shqiptare. Ja emrat

    Derguar me: 08/05/2007

    • Te 6 personat qe u arrestuan mbremjen e kaluar nga forcat autoritetet federale amerikane te FBI, akuzohen se kane lidhje me organizatat islamike

    Ora 17:50 Behet i ditur nga CNN identiteti i personave te arrestuar nga FBI, si te dyshuar per terrorizem. Personi jordanez quhet Mohamad Shnever, ai turk Serdar Tatar dhe personat me origjine shqiptare quhen: Dritan, Elvir dhe Shahin Duka dhe Agron Abdullahu.

    Gjashte persona disa prej te cileve me me origjine shqiptare jane arrestuar ne Shtetet e Bashkuara ne Amerikes, gjate nates se kaluar, nen akuzen se ishin duke pergatitur nje sulm te armatosur kunder bazes ushtarake te Fort Dix, ne Nju Xhersi ku eshte sterviten ushtaret qe nisen per ne Irak.

    Ora 15:10 - Origjina e tyre eshte ende e paqarte, pasi edhe agjencite e ndryshme te lajmeve, japin variante te ndryshme. Sipas agjencise ANSA ata jane me origjine shqiptare. Sipas CNN, njeri nga te dyshuarit ka lindur ne Jordani, ndersa tjetri ne Turqi. Per kater te tjeret nuk ka koment. Sipas kanalit amerikan, NBC dhe sipas BBC-se, te gjashte jane nga ish-Jugosllavia. Fox News, citon se jo te gjithe jane shqiptare etnike. Ndersa sipas zedhenesit te zyres se prokurorise se Nju Xhersit, kater jane nga Shqiperia, nje nga Jordania, tjetri nga Turqia. Lajmi behet i ditur nga Uashington Post.

    Sipas burimeve nga FBI, Pesë nga personat e arrestuar jetojnë në Cherry Hill dhe sipas FBI operacioni kishte qëllim vrasjen e sa më shumë ushtarëve amerikane. Një zyrtar i policisë që ka folur në kushte anonimati për shkak se dokumentet e cështjes janë të mbyllura, tha se sulmi u ndalua në fazat e para. Autoritetet besojnë se kosovaret ishin trajnuar në Pokonos te Amerikes për sulmin dhe kanë kryer gjithashtu vëzhgime në institucione të tjera ushtarake.

    Të gjashtë personat hetoheshin prej një viti nga autoritetet amerikane ndërkohë që ata u arrestuan teksa përpiqeshin të blinin armë automatike. Sipas informacioneve te para mesohet se tashme ekzistojne edhe dokumenta dhe video ku vertetohet dhe shihet stervitja e tyre me arme gjysmeautomatike ne pyjet midis Nju Xhersit dhe Pensilvanise. Alarmi u dha një vit më parë në një dyqan fotografish, ku një prej të arrestuarve kishte dorëzuar filmimet për t’i transferuar në Dvd. Imazhet tregonin stërvitje të tipit paraushtarak në pyll, dhe punonjësi i dyqanit njoftoi autoritetet. Sipas zëdhënësit të zyrës së prokurorit të përgjithshëm të SHBA, Greg Reinert, te arrestuarit dyshohen per lidhje me organizata islamike. Dix, ku qendrojne 7 mije e 500 persona ushtarake dhe civile, eshte baza kryesore ku sterviten ushtaret amerikane qe nisen me mision ne Irak, Afganistan dhe zona te tjera me konflikte ne bote. Se shpejti pritet qe FBI te dale ne menyre zyrtare ne nje konference per shtyp per sqarime te metejshme.

    Pritet qe 6 te arrestuarit të dalin para Gjykatës amerikane të disktriktit, Kadmen në Nju XHersi për t'u përballur me akuzën e komplotit për të vrarë ushtarë amerikanë. Në bazën e Fort Dix, sterviteshin ushtare qe me pas shkonin ne irak. Në vitin 1999 kjo bazë ka strehuar më shumë se 4000 refugjatë kosovare gjatë sulmeve të NATO-s kundër Jugosllavisë.


    Balkanweb
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 49 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •