Close
Faqja 43 prej 49 FillimFillim ... 334142434445 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 486
  1. #421
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Rina_87
    Po nuk e di sa seriozisht ta marr kete, sepse ky eshte vetem mendim i nje individi.
    Observimi yt personal nuk do te thote qe eshte profesional dhe te mirret patjeter si fakt i kryer. Une do te te besoja po mos ta njihja realitetin me mire se ti dhe mos t'i kisha dyshimet e mia se komenti yt eshte i mbuluar pak apo edhe shume me nje vello hipokrizie...(huh..t'mbyta). Dhe, ketu flas edhe per diasporen. Ti lirisht merru me analizen e nivelit tim, bash me intereson ta degjoj mendimin tend profesional, transparent dhe te paanshem. Une do ta marr si fakt te kryer rezultatin nga analiza jote.
    Une nuk thashe qe Vlora nuk eshte qytet i mire, vetem tregova qe pak a shume e njoh kete qytet dhe menyren e jeteses.

    Tung dhe kalo mire.
    Une kisha heq dore nga kjo teme, po se si me ngjit ti si me zamke . (Permende diku qe ben pjese ne sistemin arsimor, si bije mesuese/profesore, kam shume respekt per sistemin.)

    Per sqarim, sic thashe dhe me pare, nuk i kam pare statistikat qe permendi Darius apo dikush tjeter, por thjesht me cfare kam perjetuar ketu ne US.

    Qe ta cojme biseden ne nje nivel tjeter (jo personal) atehere mund te analizojme se perse ndodh ky ndryshim perbrenda diaspores shqiptare. Eshte psh, fakt qe sipas IOM, 40% e akademikeve jane larguar nga Shqiperia, (pas sistemit komunist) dhe nga 25 mije studente te shkolluar ne vendet e huaja vetem 5% jane kthyer (pjese e statistikes fatkeqesisht jam dhe vete.) Shume (si une) erdhen ne US nen programe si "exchange students".
    Pra emigracioni ne Shqiperi (i cili ka nje nga permasat me te medha ne bote per capita, 20%) perbehet ne nje maxhorance te konsiderueshme nga shtresat e arsimuara te popullesise, sidomos emigrantet ne US. Si te tille, kuptohet qe edhe ku kane vajtur, te njejtat aspirata, apo te njejten tradite kane ndjekur, sipas mundesive.

    Ndersa, emigracioni nga trevat e Malit te Zi, Kosoves, apo Maqedonise, ka qene i nje natyre tjeter, qe per te mos dale komplet jashte teme, nuk po e analizoj. Per kete arsye, si perfundim, konstatohet kjo dukuri ndryshimi perbrenda diaspores. Jo sepse shqiptaret e Shqiperise jane "gjenetikisht" me te zgjuar, e me the e te thashe, apo konkluzione qe u nxorren se une po bej diskriminacion krahinor.
    Nje nga efektet anesore mjaft te ndjeshme per shoqerine shqiptare tani eshte fenomeni i "brain drainage", "largimi/rrjedhja e trurit" (fenomen ky i shume vendeve ne zhvillim) i cili lendon, apo paralizon jashte mase, zhvillim politik, ekonomik dhe social. Zhvillim i cili s'varet vetem nga kapitali, por dhe nga individe te afte qe mund te cojne vendin perpara. Nuk ka nevoje te shkojme shume larg, mjafton te shikojme klasen politike ne Shqiperi ... s'besoj se ka nevoje per komente te gjata, sepse s'eshte as vendi, por qe pak a shume i dime/ndjejme te gjithe.

    Pra Rina87, si person une, jam e fundit qe te bej diskriminim krahinor, sepse jam gjysem nga Laberia, e gjysem nga Veriu (dhe nga veriu, cereku eshte nga Kosova, gjyshi im ka pase prona ne Prishtine, ndersa daja e ka gruan nga Prizreni.)
    Emocionet ne kete teme, apo ne raste te tilla, kuptohet qe jane te ngarkuara, e ne si shqiptare shquhemi me shume me gjaknxehtesi se sa gjakftohtesi (bile me krenari per te paren lol.) Por nuk eshte nevoja te kalojme ne ofendime/gjykime personale, sepse nuk i bejme mire as vetes, as diskutimit ne fjale.

    PS: Sa per Vloren, e kam pike te dobet ... keshtu qe mbetet gjithmone "hot topic" .

  2. #422
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    per disa qe mbjelliin urrejtje nder fetare pasi jeni aq fanatik ndaj tjetrit religjion
    pse nuk shiqoni kah jugu i Shqiperis .

    PSE PO PERQANI PSE PO MBJELLNI URREJTJE KOMBTARE QKA KA I KRISHTERI ME TE MIRE SE TJETRI PSE MOR VLLAZEN SPO E MBYLLNI KETE TEM KETU PO LIND DYSHIMI EDHE NE PERKATSI KOMBTARE .
    O TE BEKUAR FEJA ESHTE KONFEKSION .
    JU PO I NDIHMONI TJETRIT TE ZBULOJ GJERA QE SI PERKASIN KOMBIT SHQIPTARE ME TRE KATER KOPILA-BASTARDA PO E NJOLLOSNI VLLAUN TUAJ SHQIPTARE MUSLIMAN .

    PER DISA QE LAJMROHEN SI PARASHUTISTA E NJOLLOSIN KOMBIN
    SE BESOJ QE JENI SHQIPTARE PO KJO ESHTE AJO TEORIA E GREKUT E SHKAUT PERQAJ DHE ME PAS SUNDO .

    UNE EDHE ME MJEKERR EDHE PA MJEKERR EDHE TE KRISHTER EDHE KATOLIK EDHEISLAM JU KAM VLLEZER E JU LUS JU MODERATORVE TE MBYLLNI KET TEM SE DISA E KAN TEPRUE MOS TE MBURREN
    SE ASGJE SKA MA KEQ SE ME MBJELL NDASI KOMBTARE.
    AY QE PERQAN KOMBIN ESHTE NJESOJ TRADHTARE I KOMBIT SEPSE PREGADIT SUNDUESIT TERRENIN.
    JU LUTEM MOS NJOLLOSNI .
    TOLERANCA DHE DURIMI JAN VYRTETCILSIT ME TE MIRA TE NJERIUT.
    Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 13-05-2007 më 22:15

  3. #423
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Qe ta cojme biseden ne nje nivel tjeter (jo personal) atehere mund te analizojme se perse ndodh ky ndryshim perbrenda diaspores shqiptare. Eshte psh, fakt qe sipas IOM, 40% e akademikeve jane larguar nga Shqiperia, (pas sistemit komunist) dhe nga 25 mije studente te shkolluar ne vendet e huaja vetem 5% jane kthyer (pjese e statistikes fatkeqesisht jam dhe vete.) Shume (si une) erdhen ne US nen programe si "exchange students".
    Pra emigracioni ne Shqiperi (i cili ka nje nga permasat me te medha ne bote per capita, 20%) perbehet ne nje maxhorance te konsiderueshme nga shtresat e arsimuara te popullesise, sidomos emigrantet ne US. Si te tille, kuptohet qe edhe ku kane vajtur, te njejtat aspirata, apo te njejten tradite kane ndjekur, sipas mundesive.

    Ndersa, emigracioni nga trevat e Malit te Zi, Kosoves, apo Maqedonise, ka qene i nje natyre tjeter, qe per te mos dale komplet jashte teme, nuk po e analizoj. Per kete arsye, si perfundim, konstatohet kjo dukuri ndryshimi perbrenda diaspores. Jo sepse shqiptaret e Shqiperise jane "gjenetikisht" me te zgjuar, e me the e te thashe, apo konkluzione qe u nxorren se une po bej diskriminacion krahinor.
    Nje nga efektet anesore mjaft te ndjeshme per shoqerine shqiptare tani eshte fenomeni i "brain drainage", "largimi/rrjedhja e trurit" (fenomen ky i shume vendeve ne zhvillim) i cili lendon, apo paralizon jashte mase, zhvillim politik, ekonomik dhe social. Zhvillim i cili s'varet vetem nga kapitali, por dhe nga individe te afte qe mund te cojne vendin perpara. Nuk ka nevoje te shkojme shume larg, mjafton te shikojme klasen politike ne Shqiperi ... s'besoj se ka nevoje per komente te gjata, sepse s'eshte as vendi, por qe pak a shume i dime/ndjejme te gjithe.

    .

    Po pasi e paske bere mire analize ja te tregoj edhe une, nga Maqedonia kane emigruar 95% klasa me e ulet e shoqerise gje qe tek ju eshte e kunderta sic the edhe vet. Eshte rend p.sh per mua si njeri me faklutet dhe emancipim me te larte nese shkoj ne perendim te sistemohem ( mendoj ) e ku per keta 95% qe disa ku kane ku skane as 8 vjecare.
    Non-Sens eshte te presishs dicka te hajrit prej kesaj perqindje goxha te larte edhe pse tek tuk ka perparim ( disa vazhdojne fakultet disa menaxhojne firma etc etc ) mirepo perseri jane pakice.

  4. #424
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Shfaqja e terroristeve anti-perendimore nga Veriu i Shqiperise ishte shume e pritshme dhe vetem ceshtje kohe.Islami atje eshte shume thelle i ngulur ne shpirtin e njerezve ,bile edhe ne fytyrat e tyre.Dibra dhe Peshkopia pasi na dhuroi zonjen e zeze, Nexhmijen,shefin e gestapos se Sali Berishes gjate trazirave ne 97, Shehun , shefin e Vefas Alimucen,Bashen qe prishi Zogun e Zi,kriminele te panumert qe kane mbushur sirtaret e Interpolit dhe te policise ne Shqiperi, tani na beri edhe nje "dhurate" tjeter.

    Dhe kulmi ka ende njerez qe mburren se jane "dibrane"!!!!!!!!

    O QERIM CELENTANOJA a i njeh mire ty Dibranet qe je duke lavruar dhe kenduar pa mend javash o Qerim javash une mburem qe jam Dibran mos valle tani ta ndrojme indetitenin javash o Qero se nuk ndrojme indetitenin kollaj dhe ato gjera e din ty me mire ku behen,se per keta pisa katila njerez nuk me plas fare ate qe kane kerkuar ate do ta marrin tani me ngadale per Dibren QERO ne Dibranet i njohim te gjithe jashte trojeve Shqipetare dhe brenda se çfare çifliku jane mos e ndotni Dibre per tre idijota te dhe nuk kane vend me ne Diber keta njerez.

  5. #425
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ju ftoj te gjitheve te lexoni artikullin http://www.americanthinker.com/2007/...and_jihad.html tek American Thinker. Ju nxis te lexoni paragrafet e fundit te artikullit...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #426
    Perjashtuar Maska e _SheJtaNia_
    Anëtarësuar
    02-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Interesante Borix. Ka dhene nje pershkrim te mbrekullueshem te tradites Shqiptare.. duke shpjeguar se asnjehere Shqiptaret nuk do arrinin te sulmonin C'fare do lloj feje te kishin.. Mbresat dhe pershtypjet e nje ish-ushtaraku ne Kosove..

  7. #427
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga Shekulli

    Litanite e fajit

    (Ardian Vehbiu)

    Tashmë s'do të ketë mbetur njeri pa e marrë vesh se katër nga të akuzuarit në SHBA, që po përgatitnin një akt terrorist kundër bazës ushtarake në Fort Dix (New Jersey), paskëshin qenë shqiptarë. Ose më mirë, me origjinë shqiptare; ose me origjinë të largët nga trojet shqiptare në Ballkan, por të larguar prej andej prej kohësh e të harruar.

    Madje ka vend për përmirësim frazeologjik të mëtejshëm: pse t'i quajmë ne shqiptarë, kur edhe vetë shtypi amerikan, politikisht korrekt i grah në ndihmë kazuistikës gjuhësore, duke i identifikuar të arrestuarit si nga "ish-Jugosllavia"? Ish-Jugosllavia funksionon mirë si gjenerator dhune, mundësisht me përmasa fetare fanatike fundamentaliste. Ish-Jugosllavia? Po pse s'thua që qenkan kosovarë, ose edhe ish-kosovarë fare! Ah, ç'më lehtësove; se desh më ngriu gjaku e kujtova se paskëshin qenë shqiptarë! Në emër të miqësisë strategjike me amerikanët, kush vallë do të ngurrokësh t'ua heqë kosovarëve të drejtën për t'u quajtur edhe ata shqiptarë? Prit, prit, megjithatë...

    Nuk qenkan as kosovarë. Janë dibranë të Maqedonisë, nga ata që e vënë fenë para atdheut, dinin para imanit. Madje as shqipen nuk e flitkan mirë, shtrëngohen e ia kthejnë në maqedonishte të kulluar edhe përpara kamerave; qetësohuni, bashkatdhetarë anembanë, se faqja na ka mbetur e bardhë e flamuri i papërlyer; të akuzuarit për terror nuk kanë fare punë me ne, as me racën tonë të lashtë, as me doket e zakonet tona fisnike; madje edhe përemrat ndonjëherë nuk i lakojnë dot mirë, e foljet tona nuk dinë t'i zgjedhojnë në të gjitha mënyrat e diatezat.

    Kush pandeh se përçartjet e mësipërme janë fryt i ndonjë fantazie të nxitur kimikisht, nuk i ka ndjekur përpëlitjet e tellallëve kombëtaristë lart e poshtë sokakëve të Internetit shqiptar; thirrjet për denoncime e distancime; rrahjet e gjoksit për miqësinë që na bashkon me "amerikanët"; gatishmërinë për t'i përjashtuar e për t'i shpërnjohur të arrestuarit; deklaratat, shpalljet, proklamatat, letrat e hapura për t'i kërkuar të falur kolektivisht Amerikës, thua se Pentagoni paskësh urdhëruar bombardierët strategjikë të ngrohnin motorët e të bëheshin gati për t'i ndëshkuar shqiptarët si të tillë; si popull, si farë e si racë, vetëm e vetëm ngaqë katër të marrë a tru-shpëlarë a fanatikë të çartur kishin dashur të vrisnin ushtarë amerikanë! "Ne, shqiptarët e shpërndarë nëpër botë, i dënojmë me forcë veprimet dhe idetë e katër shqiptarëve (…) të përfshirë në komplotin për të bërë terror në Fort Dix.

    Këta persona (…) nuk përfaqësojnë shqiptarët (…). Ne ndihemi thellësisht të turpëruar dhe të zemëruar me veprimet e këtyre katër shqiptarëve. Shpresojmë se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar e kuptojnë se këta njerëz tashmë janë dëbuar me urrejtje nga komuniteti shqiptar dhe do të mbeten ashtu përgjithmonë". Këto fjalë i lexon në një peticion në linjë, sakaq të nënshkruar nga mijëra vetë, të cilët kanë shprehur ashtu vendosmërinë e tyre për t'u distancuar nga kjo bandë e të katërve, dhe i janë bashkuar idesë së guximshme, se "Shqiptarët e vërtetë nuk mund të jenë terroristë."

    Kush e ka përjetuar totalitarizmin në Shqipëri, do ta mbajë mend se konformimet e histeritë kolektive ishin pjesë e detyrueshme e asaj gjimnastike të mendjes që na mbante të gjithëve grusht bashkuar rreth Partisë etj.; sidomos kur vinte fjala për të treguar me gisht, për të çjerrë maskën, për të ndarë shapin nga sheqeri, për të vënë kufirin te thana, për të kërkuar shpagim e ndëshkim të ashpër të këtij apo atij armiku, për t'i thënë "jo" imperializmit e për t'u solidarizuar me tufëzimet, sekuestrimet, shtetëzimet, dëbim-internimet ose, sipas rastit, pushkatimet e nevojshme.

    Peticioni i "Grupit të Krenarisë Shqiptare", megjithatë, më solli në mendje lajmet e dikurshme për punonjësit e SMT-ve, tekstilistët pararojë e volejbollistët e klubeve kryesore të kryeqytetit, që "përshëndetnin vendimet e Kongresit të 7-të të PPSH-së", duke i mbushur faqet e pakta të gazetave të asaj kohe, me letra disakolonëshe, përbetime të besnikërisë së pakufishme dhe zell të parrëfyer për zbërthim të mëtejshëm të tezave, zbatim të menjëhershëm të direktivave, ashpërsim të luftës së klasave deri në fitore, shtrëngim radhësh e kështu me radhë, duke ia bërë telef` shqipes ato pak instrumente retorike ende të autorizuara.

    Aq sa, ky incident i fundit, më bën të pyes veten se ç'pjesë të tmerrit metafizik të asaj kohe nuk na e sollën Enveri&Co., por e gjetën midis nesh…

    Përballë këtij ekzorcizmi kolektiv, madje tribal, të një fajësie që nuk na e ka veshur kush; përballë këtij zelli për të kërkuar të falur, për t'u përjargur, për t'ia konfirmuar besnikërinë autoritetit a eprorit të radhës, qëndrojnë emrat e atyre të katërve përcjellë nga mediat, Dritanët e Agronët; dëshmi onomastike e një vetëdijeje kombëtare tentativisht të themeluar mbi shqiptarinë e Pashko Vasës e të kaluarën e rianimuar të ilirëve; emra që këta "bukëshkalë" i kanë të përbashkët me mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët, tash e tutje e kanë humbur pafajësinë, ose anonimitetin e djeshëm; por edhe dëshmi e vullnetit të prindërve të tyre, për t'u përfshirë në një komunitet më të gjerë shqiptar se ai në katundin e vogël në brinjë, në Dibër a në Preshevë a në Tuz a në Drenicë a në Pejë; ose për t'u identifikuar me një fillesë kulturore përtej horizontit të vizatuar nga minaretë e kambanoret.

    Që këta bij shqipesh sot përfundojnë ndonjëherë luftëtarë në llogoret e një lufte absurde, me të cilën shqiptarizmi si ideologji e shqiptaria si mit nuk kanë asfare të bëjnë, kjo s'mund t'i faturohet kaq lehtë Bin Ladenit, fondacioneve fundamentaliste, parave të Arabisë Saudite ose krizave ekzistenciale të shqiptarëve post-jugosllavë; sikurse nuk ka asnjë arsye të ngatërrohet përgjegjësia individuale me përgjegjësinë kolektive, e të sillemi botërisht sikur të ishim ndonjë fis i sapo zbuluar nga etnografët multi-kulturorë të "komunitetit ndërkombëtar".

    Krizat, madje edhe ato që vetëm imagjinohen, nxjerrin në pah të vërteta ndonjëherë më të hidhura edhe se pasojat e krizës vetë. Kombëtaristët na kanë mësuar e stërvitur me një retorikë të tillë gjithëpërfshirëse, që shqiptarët i gjen e i qëmton nga Napoli në Kashmir, nga Zara e Dalmacisë në Kretë, nga Misiri në Ukrainë, pa llogaritur pastaj pellazgët, pelastët, ilirët, etruskët, epirotasit, dorët, mesapët, maqedonët, thesprotët, arbërorët, arbëreshët; gjaku ynë i shprishur vërtetë, që tani e gjen rastin të tubohet përsëri nën flamur; sikurse gjeopolitika përnjimend po ia lejon të ëndërrojë për bashkimin edhe politik të shqiptarëve në Ballkan.

    Mirëpo të dalin pastaj Dritanët e Agronët me mjekër e me video të fanatikëve fundamentalistë nën sqetull, të dirsur e me idera për të bërë kërdinë m'u në mes të Amerikës; dhe papritur ekumenizmi kombëtarist i djeshëm ia le vendin provincializmit, amplifikimit të dallesave, diskutimeve se kush është vërtet shqiptar e kush nuk është; duke i rikthyer në biseda tezat djallëzore se myslimanët në të vërtetë janë turq, se kush e ndërroi fenë e ndërron edhe mëmëdhenë, se shqiptarët ortodoksë punojnë për grekun, se katolikët i marrin udhëzimet nga Vatikani e Papa, se toskët janë komunistë, se gegët janë malokë, se ne nuk jemi si ju e ju nuk jeni si ne, se kosovarët janë islamikë fundamentalistë, se fundamentalistët i marrin urdhrat nga Meka, se ka shqiptarë po ka edhe shqipfolës e kështu me radhë, duke lëpirë herë pas here edhe të pëgërat e tyre të vjetra, por të pathara mirë.

    "Pavarësisht nga ajo se terroristët janë me prejardhje nga ndonjë pjesë e trojeve shqiptare, pavarësisht se gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtare, madje edhe gjenetikisht mund të jenë nga prindërit shqiptarë, ata (…) njëherë e përgjithmonë vetëprivohen nga përkatësia e tyre shqiptare dhe, për shqiptarët, ata do të mbesin një trup i huaj", thuhet në deklaratën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Kolë Berisha; një nga të shumtat që kanë kumbuar rreth e rrotull këto ditë, me e pa protokoll.

    Fjalë të tilla, sado të tingëllojnë natyrshëm, e shndërrojnë si pa dashur përkatësinë kombëtare në anëtarësi ndaj një klubi ekskluziv e të filtruar sipas kriteresh rreptësisht etike; çka don të thotë edhe që shqiptaria të riformulohet mbi baza tribale dhe zëdhënësit e institucioneve kombëtare e barinjtë e ideologjisë kombëtariste t'i japin vetes të drejtën të vendosin se cilët bëjnë pjesë në kopenë kombëtare, e cilët janë dëbuar tashmë prej saj.

    Do të më thonë që kjo është retorikë boshe, por e nevojshme; që e ka burimin në dëshirën e kuptueshme për t'ia konfirmuar mikes së madhe Amerikë, se shqiptarët gjithnjë i janë mirënjohës për rolin në mbështetje të çështjes së Kosovës e të shqiptarëve në përgjithësi; por e vërteta është se askujt nga këto institucione, formale dhe informale, në Shqipëri e në Kosovë, në Ballkan e në diasporë, nuk i lejohet të flasë e të shqiptohet në emër të një entiteti mitik dhe moral, identifikuar me lehtësi të madhe si "shqiptarët" ("kudo që janë", "në botën mbarë", "anembanë vendit" e kështu me radhë, deri në cak të përtejmë të Rrugës së Qumështit); sikurse nuk i ka hije të kërkojë të falur poshtë e lart, njëlloj si ai Çervjakovi qyqar i tregimit "Vdekja e një nëpunësi" të Çehovit, që vdiq nga turpi, pasi u rraskapit së lypuri ndjesë gjeneralit civil Brizhallov, të cilin e kishte spërkatur me pështymë në çaçkë të kokës pa dashje, kur teshtitur në teatër.

    Katërshja e terrorit anti-amerikan do të dalë para gjyqit e, po të gjendet fajtore, do të ndëshkohet sipas ligjit amerikan; kombëtaristëve, nëse i shqetëson vërtet kjo njollë, u mbetet të vrasin mendjen se ç'i shtyn këta Dritanë e Agronë drejt fundamentalizmit, ç'mungesë përmasash shpirtërore e idealesh ndërtimtare në jetën e përditshme; shqiptarëve në përgjithësi, përkundrazi, u bie përgjegjësia e vetme që të vazhdojnë të jenë shqiptarë, jo bagëti kopesh kombëtare të sendërgjuara nga mitomanët, demagogët dhe pështymëtarët e forumeve.

    Nëse arrestimi i atyre të katërve do të bëhet shkas për ta ripërfytyruar identitetin kombëtar e për ta rithemeluar në raport me institucionet ekzistuese, jo me mitet kombëtare, atëherë ndoshta mund të thuhet edhe se, si gjithnjë, çdo e keqe e ka një të mirë; dhe trauma e zbulimit të shëmtisë e të rrëgjimit social, mes nesh, do të na ndihë ta pikasim më shpejt nesër të bukurën, sublimen e të virtytshmen.

  8. #428
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Aman aman, po pse artikull eshte ky ? Po me ke kujton se tallet ky krimb qe mban emrin Ardian Vehbiu ? Po pse ore Ardian miku nuk t'i kam lexuar librat e artikujt une ty ?

    Shikoni cfare ironie dhe kunje perdor ky person ne artikull, pervec percarjes kombetare.


    Litanite e fajit

    (Ardian Vehbiu)

    Tashmë s'do të ketë mbetur njeri pa e marrë vesh se katër nga të akuzuarit në SHBA, që po përgatitnin një akt terrorist kundër bazës ushtarake në Fort Dix (New Jersey), paskëshin qenë shqiptarë. Ose më mirë, me origjinë shqiptare; ose me origjinë të largët nga trojet shqiptare në Ballkan, por të larguar prej andej prej kohësh e të harruar.

    Madje ka vend për përmirësim frazeologjik të mëtejshëm: pse t'i quajmë ne shqiptarë, kur edhe vetë shtypi amerikan, politikisht korrekt i grah në ndihmë kazuistikës gjuhësore, duke i identifikuar të arrestuarit si nga "ish-Jugosllavia"? Ish-Jugosllavia funksionon mirë si gjenerator dhune, mundësisht me përmasa fetare fanatike fundamentaliste. Ish-Jugosllavia? Po pse s'thua që qenkan kosovarë, ose edhe ish-kosovarë fare! Ah, ç'më lehtësove; se desh më ngriu gjaku e kujtova se paskëshin qenë shqiptarë! Në emër të miqësisë strategjike me amerikanët, kush vallë do të ngurrokësh t'ua heqë kosovarëve të drejtën për t'u quajtur edhe ata shqiptarë? Prit, prit, megjithatë...

    Nuk qenkan as kosovarë. Janë dibranë të Maqedonisë, nga ata që e vënë fenë para atdheut, dinin para imanit. Madje as shqipen nuk e flitkan mirë, shtrëngohen e ia kthejnë në maqedonishte të kulluar edhe përpara kamerave; qetësohuni, bashkatdhetarë anembanë, se faqja na ka mbetur e bardhë e flamuri i papërlyer; të akuzuarit për terror nuk kanë fare punë me ne, as me racën tonë të lashtë, as me doket e zakonet tona fisnike; madje edhe përemrat ndonjëherë nuk i lakojnë dot mirë, e foljet tona nuk dinë t'i zgjedhojnë në të gjitha mënyrat e diatezat.


    Po mor qyp po, po per ato doke smund te flasesh ti, bir i turqenise, qe ben loje me dy porta. Ti je njeriu numer nje antilatin(edhe pse ke botu ca pacavure ne Itali), e po na flet per Imame. Eh mer rrace hipokritash e pa komb.
    Edhe mos na dali ndonjeri te thote, "po jo se disa gjera Z. Ve-hbiu, i ka mire". Jo ore jo, nje artikull eshte i mire kur eshte shkruar me vullnet te mire, e ky tip, vec ate nuk ka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 14-05-2007 më 17:56
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #429
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Tezgjahut Internacionalist te pelhures sllavo-greke

    Nuk qenkan as kosovarë. Janë dibranë të Maqedonisë, nga ata që e vënë fenë para atdheut, dinin para imanit.Madje as shqipen nuk e flitkan mirë, shtrëngohen e ia kthejnë në maqedonishte të kulluar edhe përpara kamerave; qetësohuni, bashkatdhetarë anembanë, se faqja na ka mbetur e bardhë e flamuri i papërlyer; të akuzuarit për terror nuk kanë fare punë me ne, as me racën tonë të lashtë, as me doket e zakonet tona fisnike; madje edhe përemrat ndonjëherë nuk i lakojnë dot mirë, e foljet tona nuk dinë t'i zgjedhojnë në të gjitha mënyrat e diatezat.[/I]
    Ndonjeri mund te na ndricoje se kur (domethene sa ore para artikullit te Tezgjahut) Maqedonishtja qenka edhe gjuhe, madje e kulluar?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #430
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    S'e marr vesh pse per zyrtaret e Shkupit Nene Tereza eshte maqedonase dhe keta terroriste qenkan shqiptare?

Faqja 43 prej 49 FillimFillim ... 334142434445 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •