Close
Faqja 42 prej 49 FillimFillim ... 324041424344 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 486
  1. #411
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Edhe Kastrioti atje ka lindur, or qyp! Tipat si ty, qe me sa duket metermend mendon vertet ashtu si shprehesh me lart, e keni hak te niseni per turizem ranor bashke me halldupet islamike dhe ortodokse.

  2. #412
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mbeten ne burg shqiptaret e arrestuar per sulmin ndaj bazes ne SHBA

    Derguar me: 12/05/2007
    • 5 nga te arrestuarit jane akuzuar per ‘vrasje ne tentative te ushtareve amerikane te Fort Dix’, akuze kjo qe mund te denohet deri ne burgim te perjetshem. Personi i gjashte rrezikon 10 vjet burg

    Ora 20:26 - Eshte dhene sot masa e sigurise per 6 personat e arrestuar disa dite me pare ne Nju Xhersi, te cilet po pergatiteshin per sulm ne bazën amerikane "Fort Dix". Per te gjashte te arrestuarit mes te cileve edhe 4 me origjine shqiptare (3 te lindur ne Maqedoni dhe nje qe mendohet se eshte nga Kosova), Gjykata federale në Kamden ka vendosur t'i lere ne 'burg'. Nderkaq, 5 nga te arrestuarit: Mohamad Ibrahim Shnewer, 22 vjec; Serdar Tatar, 23 vjec; Dritan I therritur "Anthony" ose "Tony" Duka, 28 vjec; Shain Duka, 26 vjec dhe Eljvir "Elvis" Duka, 23 vjec jane akuzuar per ‘vrasje ne tentative te ushtaret amerikane te Fort Dix’, akuze kjo qe mund te denohet deri ne burgim te perjetshem. Ndersa Agron Abdullahu, 24 vjec eshte akuzuar per ndihmese dhe favorizim te emigracionit te paligjshem, per te cilen rrezikon te marre denim deri ne 10 vjet burg

    Ora 17:56 - Gjashtë të akuzuarit për planifikimin e sulmit mbi bazën amerikane "Fort Diks" në Nju-Xhersi jane paraqitur sot para Gjykatës federale në Kamden. Në mesin e gjashtë të dyshuarve gjenden edhe katër shqiptarë, 3 prej te cileve te lindur ne Maqedoni, ndersa dy te tjeret jane njeri nga Jordania dhe Turqia. Të dyshuarit jetonin në Filadelfia dhe në nje lagje te Nju-Xhersit me të afërmit e tyre. Tre prej tyre qendronin ilegalisht ne SHBA, dy të tjerë posedonin karten e gjelbert, ndërsa njëri prej tyre ishte shtetas amerikan. Arrestimi I tyre eshte bere pasi, ne baze te disa provave dhe xhirimeve ne videokaseta DVD, eshte zbuluar se ishin duke pergatitur nje sulm te armatosur kunder bazes ushtarake te Fort Dix, ne Nju Xhersi ku eshte sterviten ushtaret qe nisen per ne Irak. Aktpadia prej 27 faqesh e paraqitur në Gjykatën Federale të qytetit Camden të Nju Xhersit përshkruan aktivitetin e këtyre 6 personave në përpjekje për të vrarë qindra ushtarë amerikanë rezervistë në bazën Ft Dix para se ata të niseshin për në Afganistan e Irak. Tani për tani nuk dihet se kur duhej të kryhej sulmi mbi bazën, por grupi është arrestuar gjatë mbrëmjes së të hënës, kur prej një agjenti te infiltruar tentuan të blenin armë, per te sulmuar nje baze amerikane. Megjithate autoritetet federale thanë se gjashtë te arrestuarit, të dyshuar për komplot për masakrimin e ushtarëve amerikanë në bazën ushtarake në Fort Dix, ishin pothuajse para aktit të kryerjes së sulmit. Personat e arrestuar jane: Janë arrestuar Shain Duka (1981), Diton Duka (1978) me nofkat "Distan", "Entoni" apo "Toni" dhe Elvir Duka (1983) me nofkat "Elvis" dhe "Sulejman", si të cilët kanë lindur ne Maqedoni, pikerisht në Ohër dhe Dibër, e që jetonin në fshatin Spas (Shpëtimi) të Dibrës dhe Agron Abdullahu, për të cilin supozohet se është nga Kosova, meqë ishte "snajperist në Kosovë". Vëllezërit Duka jetonin në Çeri Hil në Nju-Jork.

    Balkanweb
    #VamosArgentina

  3. #413
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga riu
    Edhe Kastrioti atje ka lindur, or qyp! .

    Lol, na shkrive ! edhe bufi e di se aty ka patur ngulime te shumta asiatike dhe sllave dhe se popullsia e tanishme nuk ka asnje lidhje me ate te shkuaren.

  4. #414
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    New Jersey (USA): Demostrata si mbështetje e fuqishme për popullin amerikan

    Me rastin e arrestimit të katër shqiptarëve nën akuzën e përgatitjes për kryerje të akteve terroriste në kampin ushtarak Ford Dix të New Jersey-t, aktivistët e komunitetit shqiptarë të Amerikës Hysni Syla dhe Shefki Mexhuani që nga dita e parë po qëndrojnë në Cherry Hill, NJ për të përcjellur situatën atje dhe për të kontaktuar me autoritetet vendore.

    Me rastin e arrestimit të katër shqiptarëve nën akuzën e përgatitjes për kryerje të akteve terroriste në kampin ushtarak Ford Dix të New Jersey-t, aktivistët e komunitetit shqiptarë të Amerikës Hysni Syla dhe Shefki Mexhuani që nga dita e parë po qëndrojnë në Cherry Hill, NJ për të përcjellur situatën atje dhe për të kontaktuar me autoritetet vendore.

    Ish komandant i batalionit Atlantiku, Hysni Syla, pati kontakte me shefin e policisë, si dhe me zyrtarë të bashkisë së qytetit ku shprehu keqardhjen për implikimin e shqiptarëve në këtë akt të turpshëm dhe në emër të popullit shqiptarë shprehu përkrahjen e pa-rezervë në luftën kundër terrorizmit. Nga autoritetet Amerikane mori një garanci se ky akt nuk do të ndikoj aspak në procesin e statusit të Kosovës dhe imazhi i shqiptarëve në Amerikë do të jetë po aq pozitiv sa ishte edhe deri më tani.

    Shefki Mexhuani i cili kishte qenë njëri ndër organizatorët kryesorë të batalionit Atlantiku deklaroi se disa media e kanë cilësuar të dyshuarin Agim Abdullahu se ka qenë snajperist gjatë luftës së Kosovës, por e vërteta qëndron se ky person nuk ekziston në listën e ushtarëve të UÇK-së që u nisën nga Amerika, dhe nuk figuron askund si pjesëmarrës i luftës çlirimtare të Kosovës.

    Sipas të dhënave të një dëshmitari që dëshiron të mbetet anonim edhe prindërit e Dritan, Elvir dhe Shain Duka po mbahen në arrest nga organet Amerikane por nuk ka më shumë të dhëna nëse edhe ata janë të implikuar në përkrahjen e veprimtarisë së djemve të tyre.

    “Me organet udhëheqëse të Cherry Hill-it ramë në ujdi që së bashku të organizojmë një demonstratë në përkrahje të popullit Amerikan në luftën kundër terrorizmit.” Tha Hysni Syla.

    Letër për përkrahje të fuqishme kundër terrorizmit i është dërguar edhe Presidentit Bush, prefektit të New Yersey-t dhe organeve udhëheqëse të Cherry Hill-it.

    Demonstrata do të mbahet ditën e Shtune me19 Maj 2007, në orën 15:00, ftohen të gjithë shqiptaro-amerikanët që të marrin pjesë në këtë demonstratë.

    Për më shumë informata rreth organizimit të demonstratës dhe vendin ku do të mbahet ju mund të kontaktoni këta numra telefoni: 1860 625 0347,- 1914 320 0178 dhe 1917 337 1563 .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #415
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Lol, na shkrive ! edhe bufi e di se aty ka patur ngulime te shumta asiatike dhe sllave dhe se popullsia e tanishme nuk ka asnje lidhje me ate te shkuaren.
    une nuk quj dibrane pakicat evgjite qe mund te hasen kudo ne ballkan, si dhurate e Bizantit dhe Otomanise. sepse nqs shkoj sipas teje i bie qe dhe jugu i Shqiperise dhe greket e serbet jane nje race me ty, meqe keto i has kudo ne gadishull, dhe te gjitheve ju pelqen Brekovici

  6. #416
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Tu fusin nji plumb ballit se burgimin e perjethsem e kane lule!

    U ba dhe b***a jone te terrorizojme me boten arabe?!!!!!!!!!!!!????

    Pika ku su bie!
    Ergo cogito, ergo sum!

  7. #417
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E di si eshte kjo puna djelmosha dhe vajza ?
    Un per vete, si shqiptar, preferoj te percaktohem dhe perkufizohem nga ky djali, dhe heroi trim ketu poshte jo nga mbeturinat e vetquajtura shqiptare.

    Lavdi herojve te vertete, si Cpl. Gentian Marku apo Ervin Dervishi. Eshte ky rasti me i mire per te kujtuar njerez te tille, me te tilla vlera, dhe te harrojme sa me shpejte keta kater plerat qe sado te mundohen te na nxijne rreputacionin, ne gjithmone kemi dike qe na ka nderuar. Sa here kemi patur nje Hamza, kemi patur nje Skenderbe, qe ja ka kaluar disa here. Sa here kemi patur nje Bajloz kemi patur nje Gjergj Elez Alia e keshtu me rradhe. Ne raste te tilla, ne kujtojme herojte, dhe kete djalin ketu poshte, nuk ka burre nene te na e tjetersoj e ta paraqesin si dicka tjeter, pasi eshte SHQIPTAR dhe ka rene duke luftuar kunder armiqeve te Amerikes(miqve tane pra).

    Mos harroni kaq shpejt, dhe te bini ne "depresion", jo jemi popull kshu jo ashtu. Jo mo jo, jemi popull me vlera, dhe me vlera te medha, dhe konkretisht per temen ne fjale, keta djemt ketu poshte qe rane ne luften kunder terrorizmit, qe nderuan vendin qe i priti dhe i rrespktoi sic e ka zakon shqiptari i kemi tonet.




    Tani jeni te lire, qe kete teme ta coni dhe ne 20000 postime, te thyeni cdo rekord, duke u marre me muslimanet, me islamiket, me xhihadistet, me kosovaret, me maqedonsit, me diskriminime krahinore, cfare t'ju deshiroj zemra ju, vec un si shqiptar e identifikoj veten me keta djemt poshte. Edhe me me thone ndonje Amerikan qe kshu kshu, jo or vlla i them, un si njof ata, un njof keta djemt ketu poshte.

    E si nuk kujtohen keta "analistat" tane te perkujtojne te tille njerez ? Njeri vdiq ne Janar 24 tjetri ne 25 Nentor. Te perkujtohen keto data dhe te perkujtohen dhe keta njerez ne te tilla situata, sepse edhe keta kane dhene kontributin e tyre ne kete vizite historike te Presidentit Bush ne Amerike, kontribut shume me konkret se qeveritaret tane SHARLATANE.
    Kush nuk rrespekton dhe harron te kaluaren, nuk do kete te ardhme kurre. Rrespektoni te kaluaren, dhe shikoni anet pozitive te shoqerise tone, vec ashtu hecet para. Mos lejoni njeri tju percaktoj ndryshe.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 13-05-2007 më 15:02
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #418
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Sa here qe vizitoje Tiranene e Edi Rames, gjithenje shifen perparime te dukshme kurse ne anen tjeter perplote karikatura islame, ne rrugë shifen perplotë muxhahidina te veshur si ne afgan, qe ne kosovë kam pare pakez, ne maqedoni duhet te kete me shume, ndoshta gabohem por shifet se ne kemi nje penges per zhvillim....
    A e din ndonjeri se deri ku jane kufinjt e tolerances ?

  9. #419
    Perjashtuar Maska e _SheJtaNia_
    Anëtarësuar
    02-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Genesis nuk jane vetem ata te dy qe u vrane ne luften e Irakut per te perkrahur USA.. Ka dhe shume te tjere.. Pergezime per ate prezantim qe ke bere me lart.. personalisht me ke ngjethur mishin..

    Per Gentian Markun dhe Ervin Dervishin ka qene vet presidenti Alfred Moisiu qe u ka dhene medaljet e Nderit.. Por besoj ka dhe te tjere qe na kane nderuar..

    Albania honors emigrant killed in Iraq as U.S. Marine President Alfred Moisiu has awarded a medal of honor to an emigrant who died fighting as a U.S. Marine in Iraq. Cpl. Gentian Marku, of Warren, Mich., was killed in Fallujah on Nov. 25. He emigrated to the United States at age 14. Moisiu awarded Marku, 22, with the Golden Medal of Eagle for the "sublime sacrifice in the fight against terrorism, for the protection of the values of democracy, peace and freedom, by glorifying the honor of his nation." Marku was the second Albanian emigrant killed fighting with U.S. troops in Iraq. Pfc. Ervin Dervishi, 21, of Fort Worth, Texas, died Jan. 24 after attackers in Baji fired a rocket-propelled grenade at the vehicle in which he was riding. Albania, a small, predominantly Muslim country, backed the U.S.-led campaign and has sent 71 of its own troops to Iraq. Three Albanian soldiers were wounded in July when their car ran over a mine in Mosul. freep.com 7 Dec 04
    Ndryshuar për herë të fundit nga _SheJtaNia_ : 13-05-2007 më 16:35

  10. #420
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Rina, nga te duash t'i biesh ti, n'dac shkurt, n'dac rreth e rrotull, ca gjera s'i luan topi.
    Po nuk e di sa seriozisht ta marr kete, sepse ky eshte vetem mendim i nje individi.

    Une observimin tim personal e dhashe, bile pa analizuar nivelin tend ketu.
    Observimi yt personal nuk do te thote qe eshte profesional dhe te mirret patjeter si fakt i kryer. Une do te te besoja po mos ta njihja realitetin me mire se ti dhe mos t'i kisha dyshimet e mia se komenti yt eshte i mbuluar pak apo edhe shume me nje vello hipokrizie...(huh..t'mbyta ). Dhe, ketu flas edhe per diasporen. Ti lirisht merru me analizen e nivelit tim, bash me intereson ta degjoj mendimin tend profesional, transparent dhe te paanshem. Une do ta marr si fakt te kryer rezultatin nga analiza jote. : D


    PS: Vlores i vijne anes te gjithe .
    Une nuk thashe qe Vlora nuk eshte qytet i mire, vetem tregova qe pak a shume e njoh kete qytet dhe menyren e jeteses.

    Tung dhe kalo mire.

Faqja 42 prej 49 FillimFillim ... 324041424344 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •