
Postuar më parë nga
Albo
Kjo nuk eshte nje ide e re, kete ide e aplikoi rregjimi komunist ne Shqiperi per 50 vjet duke shkaterruar jo vetem xhami, por duke shkaterruar mbare boten shpirterore te shqiptareve si njerez duke u mohuar ate me jetiken, lirine. Kur ti thua qe Islamizmi(dhe cdo fe e botes per ate pune) nder shqiptare eshte nje e keqe e madhe, ti nuk je duke deshmuar histerine tende ndaj kultures islame, ti je duke deshmuar qe je vete i pafe. Vetem nje i pafe me prirje ateiste kujton se mund te luaje rolin e Zotit duke diktuar edhe se cilen fe duhet te besojne shqiptaret e thjeshte.
b) Sa i huaj eshte Islamizmi per identitetin shqiptar, aq i huaj eshte edhe Katolicizmi, aq i huaj eshte edhe Protestantizmi, aq i huaj eshte edhe Ateizmi, aq i huaj eshte edhe Evropianizmi, aq i huaj eshte edhe Papizmi apo Wahabizmi. Shqiperia dhe shqiptaret nuk trashegojne nje flamur kombetar me shkabonjes me nje koke, as nje flamur me gjysemhenez, as nje flamur te bashkimit evropian, por nje flamur bizantin qe e ngriten te paret Arianitet, Muzakat, Kastriotet dhe ne vecse e trashegojme prej tyre. Duke vecuar nje fe te caktuar e duke shpalosur mendimin e histerine tende ndaj saj, kjo nuk do te thote se ti ke gjetur besimin e vertete apo se je nje shqiptar i denje per ta quajtur veten pasardhes i Gjergj Kastriotit e Gjergj Arianitit. Sikur te tregoje te njejtin zell per te zbuluar me vetemohim identitetin e vertete kombetar shqiptar, nuk do te ishe duke na thene se cfare NUK ESHTE identiteti shqiptar, por do te ishe duke na deshmuar jo me fjale per me jeten tende CFARE ESHTE identiteti shqiptar.
c) Dhe ajo qe i ve kapak te gjithave dhe qe tregojne nje mendjelehtesi te rralle dhe nje boshllek te thelle shpirteror eshte "alternativa perendimore". Aq shume abuzohet me kete alternativen perendimore te te menduarit, te sjellurit e gjykuarit, aqsa te krijohet pershtypja se kemi te bejme me nje popull skllav e jo me nje nga popujt me te lashte te Evropes. Kjo sjellje gjithashtu deshmon nje zhvleresim total te identitetit shqiptar dhe trashegimise unike shpirterore e kulturore shqiptare. Qe te mos keqkuptohemi, shqiptaret kane shume se c'mesojne nga shoqerite demokratike perendimore, ashtu si shoqerite perendimore kane shume sec mesojne nga shoqeria shqiptare. Perendimi mund te na ofroje te mira materiale, por ne i afrojme te mira shpirterore qe jane shfarrosur me kohe nga shoqerite perendimore.
Krijoni Kontakt