Close
Faqja 28 prej 49 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 486
  1. #271
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    FORT DIX - NJU-XHERSI ËSHTË VENDILNJA IME, KURSE AMERIKA ËSHTË SHTETI IM I PARË, SEPSE MË SHPËTOI NGA VARRI I PËRJETSHËM I SRBISË GJENOCIDALE!

    Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

    Më 10.05.2007

    • Atë që nuk e bëri shteti amzë(1989-1999) për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës, e bëri Amerika. Prandaj, kosovarët dhe secili shqiptar,që ia do të mirën Kosovës dhe Shqipërisë Etnike, është i detyruar moralisht dhe ligjërisht që të jetë në mbrojtjen e përhershme të interesave vitale (si brenda, ashtu edhe jashtë Amerikës) nacionale dhe shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga aversioni dhe aleregjia e armiqëve të saj dhe të shqiptarëve kudo që nodhen në botë.

    • Kush simulon dhe luan me zjarrin e terrorizimit, do të digjet në flakën e
    Historikisht, në traditën, në virtytin dhe në zakonet e shenjta të kombit shqiptar kurrënjëherë më parë nuk ka ndodhur që, shqiptarët në mendjen e tyre,të thurin intriga dhe komplote me karakter antinejrëzor terrorist( as në kuptimin individual a grupor, as në kuptimin e terrorizmit të organizuar shtetëror të asnjë qeverie të derisotme shqiptare), e lere më diç të tillë të aplikojnë në praktikë as kundër miqve, as kundër armiqve të tyre kolonialistë shekullorë sllavë të Ballkanit.

    Prandaj, pavarësisht nga gjendja në cilën ndodhen sot shiqptarët e kolonizuar të gjysmë Shqipërisë Etnike(50%), nuk kanë asnjë arsye për të menduar, e aq më pak për të thurur komplote terroriste apo për të vepruar (vetëm apo në aleancë me armiqë të huaj), me qëllim të fundit që të mashtrohen, të sulmohen, të tradhtohen, të abuzohen, të dëmtohen dhe të përçmohen miqtë dhe aleatët (si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe të gjerë) e shtrenjtë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat sipas mendimit dhe bindjes sime janë Zoti numër dy për shqiptarët e Kosovës, sepse po të mos ishte ndërhyrja dhe ndihma e tyre direkte politike, ekonomike, financiare, diplomatike, humanitare dhe ushtarake më 1999 kundër agresionit dhe pushtimit gjenocidal të Serbisë së kriminelit Slobodan MIlosheviq, mirërfilli se qe 8 vjet të shkuara, Kosova do të ishte e shkretnuar nën Serbinë militariste-fashiste dhe e boshatisur në tërësi nga shqiptarët.

    Si mund të shpjegohet fenomeni iracional dhe paradoksal i të menduarit dhe i të vepruarit mbrapsht për të përgatitur dhe për të marrë pjesë në kurtha, kompllote dhe sulme kundër Amerikës, e cila historikisht ka qenë miku më i denjë dhe më i ngushtë i shqiptarëve?

    Këtë relacion efektiv dhe veprues proshqiptar, Amerika e provoi praktikisht edhe në marsin e vitit 1999, kur e shpëtoi Kosovën nga pastrimi etnik dhe rikolonizimi i saj nga Serbia kolonilaiste tiranike, si dhe i shpëtoi të gjallë mbi 2 milionë shqiptarë? A thotë Zoti i Madhërueshëm apo ndonjë shkronjë e Kuranit apo e Biblës së shenjtë, që t’ i mendohet dhe t’i punohet e keqja apo më e keqja, mashtrimi, tradhtia, pabesia, komplloti apo sulmi në çfarëdo forme qoftë një populli a një shteti ( siç është në rastin konkret populli amerikan dhe Amerika) që ta ka shpëtuar jetën, të ushqen me bukë, të siguron strehën, të siguron kushtet dhe favoret më të mira në botë të jetesës, të zhvillimit dhe të përparimit në të gjitha fushat e jetës?

    (1) Lajm tronditës dhe helmues për të gjithë shqiptarët:

    “ Three of the six men who were arrested and charged with plotting to attack U.S. soldiers at the Fort Dix Army base in New Jersey are ethnic Albanian brothers born in Macedonia. Relatives of the three brothers interviewed in their hometown of Debar, a remote town on Macedonia's border with Kosovo, expressed anger and disbelief that the three would want to attack the United States. The relatives said they are all thankful to America for its support during the wars in Kosovo and Macedonia. The brothers are Dritan Duka, Shain Duka and Eljvir Duka. All three were illegal immigrants.” (By VOA News,09 May 2007).

    Vërtet, jo, vetëm për familjen e tyre fatkeqe, që nuk ka mundur ta imagjinojë, as ta ëndërrojë një fatkeqësi të tillë, por edhe për mua, edhe për gjithë shqiptarët-viktima të terrorit dhe të gjenocidit serbo-maqedon, në veçanti të Kosovës dhe të Maqedonisë, ky lajm është diç më shumë se tronditës dhe sugjestiv, se si ka qenë e mundur që tre shqiptarë nga Dibra e Maqedonisë, të jenë të indoktrinuar dhe të përfshirë në kurthin e komplotit të fundamentalizimit dhe të terrorizmit të huaj? Cili ka qenë motivi i hyrjes ilegale në Amerikë i tre vëllezërve shqiptarë Dritan, Shain dhe Elvir Duka nga Dibra e Maqedonisë? Si dhe kush i ka ndihmuar ata që të ilegalisht të hyjnë në Amerikë, kur dihet se Amerika nuk është shtet i parë, as i dytë, as i afërt fqinj i Maqedonisë, por ndodhet shumë larg, nja dy kontinente në largësi të Ballkanit? Kush dhe, për çfarë leverdie ua ka hedhur karremin e indoktrinimit atyre që të marrin rrugën e shejtanit për të hyrë në “lojën” e terrorizmit kundër Amerikës-Shqipërisë Etnike dhe shqiptarëve?

    (2) Fort Dix është vendlindja-shtëpia ime e shtrenjtë!

    Pse bazën militare “Fort Dix” të Nju-Xhersit e dua dhe kam arsye të plotë morale dhe njerëzore ta quaj vendlindjen time të dytë, sepse pas përjetimit të katrahurave dhe të vdekjes klinike në baltën e gjallë të Bllacës dhe të kampeve të refugjatëve Stenkovec të Maqedonisë (ku edhe unë së bashku me qindra dhe mijëra refugjatë të pafuqishëm shqiptarë e pamë vdekjen me sy dhe, dhjetra e qindra prej tyre, edhe e gjetën vdekjen në Bllacë, si rrjedhim i keqtrajtimit brutal fizik dhe antihumanitar nga ana e forcave speciale policore dhe ushtarake të Maqedonisë, të cilat me ditë dhe me javë të tëra, ushtronin frikën, kërcënimin dhe përdorimin e forcës fizike ndaj refugjatëve të pafajshëm kosovarë, duke i mbajtur në shtetrrethim të hekurt në “baltën e gjallë” të Bllacës(sepse kishin pezulluar format e tjera të transportit me tren, me helikopter dhe me avionë, duke lënë në dispozicion vetëm disa autobusë urbanë, të cilët qarkullonin sipas “itinerarit” të caktuar dhe të urdhëruar të ketrajtuesve policorë-ushtarakë shovinistë maqedonë), ku ndër shumë fëmijë, pleqë dhe gra, gjeti vdekejn edhe ish-rektori i Universitetit të Kosovës, prof.dr.Samedin Mumxhiu).

    Kulmi i terrorizimit dhe i antihamnizimit të forcave të sigurisë dhe të atyre organizuese të pritjes së refugjatëve nga Kosova, ishte aplikimi i metodës hitleriste-çetniko-fashiste serbe-ndarja dhe izolimi i anëtarëve të familjeve. Ndarja e fëmijëve të vegjël dhe të moshës së mitur prej prindërve dhe prej të afërmëve të tyre, si dhe shkurtimi e vonesa e dhënies së ndihmës urgjente mjekësore refugjatëve të sëmurë dhe të atyre të dehidruar, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, të medikamenteve dhe të ushqimeve të nevojshme. Ndarja me dhunë dhe, duke përdorur forcën fizike mbi anëtarët e familjeve të refugjatëve kosovarë, nuk ishte e rastit , por ishte paraprakisht e palinifikuar dhe e sinkronizuar me marrëveshjen e fshehtë të kriminelëve serbomëdhnej paramilitarë dhe policorë të regjimit gjenocidal serb të Slobodan Milosheviqit.

    Pikërisht, më 7 Maj 1999, këtu në Fort Dix të Nju-Xhersit, unë së bashku me familjen time të përgjysmuar dhe, së bashku me mijëra refugjatë të tjerë kosovarë, përjetuam ringjalljen, lirinë, qetësinë dhe diellin pranveror të vendlindjes sime të dytë, të pa ëndërruar ndonjëherë më parë në jetën time, se do të kem edhe një vendlindje të dytë-rezervë amerikane, e cila do të më dhuronte zgjatjen e jetës sime dhe të popullit tim liridashës shqiptar kosovar, duke ardhur sërish në jetë. Me t’u strehuar në Fort Dix, prapë, filluam për të marrë frymë lirisht si qenie normale njerëzore në saje të ndërhyrjes dhe të imobilizimit urgjent humanitar, mjekësor, strehimor dhe të ndihmës në ushqime dhe në veshmbathje nga të gjitha strukturat dhe nivelet e shtetit dhe të popullit amerikan të Nju-Xhersit.

    Edhe pse pritja dhe strehimi ynë u bë në kompleksin e godinave më moderne të ushtrisë amerikane në Fort Dix, për nga përmbajtja dhe për nga mënyra e organizimit të saj të përsosur, ajo fare nuk dukej, as nuk i ngjante kurrfarë baze ushtarake, por më tepër linte përshtypje se jemi në kompleksin më bashkëkohor të ndonjë qendre a pike të zgjedhur tursitike në Amerikë., sepse si shërbimet cilësore, ashtu edhe personeli , kryesisht ushtarak dhe civil humanitar ishin aq të afërt me ne saqë në mesin e tyre ndjeheshim më shumë si mysafirë-miqë të ngushtë dhe të vjetër të tyre, sesa si refugjatë të pafuqishëm dhe të braktisur, ashtu siç ndjeheshim dhe pësuam në kampet e refugjatëve të Stenkovecit, në afërsi të Shkupit.

    Krahas shërbimeve dhe punës së palodhshme, të përditshme (ku krahas sigurimit të ushqimeve, të fjetjes, të kontrollit sistematik mjekësorë të refugjatëve, zhvilloheheshin edhe kurset për mësimin e gjuhës angleze) të personelit gjithëpërfshirës të Bazës Fort Dix, rol të rëndësishëm dhe kontribut të madh kanë dhënë edhe të gjitha masmediat e sistemit të informimit të Amerikës (radio, TV, gazeta etj.) , përfaqësuesit e të cilave për çdo ditë kanë qenë të pranishëm në mesin tonë, duke intervistuar dhe duke marrë informacione nga dora e parë, të cilat për çdo ditë transmetoheshin dhe publikoheshin si për opinion publik, ashtu edhe për atë ndërkombëtar për të vërtetën e hidhur dhe tragjike që kishin përjetuar refugjatët kosovarë me rastin e deportimit dhe të qëndrimit të tyre nëpër kampet famëkeqe të Stenkovict të Maqedonisë.

    Që nga shkelja në pisitën e aeroportit të Nju-Xhersit dhe,deri në fud të qëndrimit disajavor në qendrën ushtarake FORT DIX, trajtimi dhe përkejdesi humanitar, njerëzor dhe miqësor kanë qenë në nivelin më të lartë dhe më cilësor sipas standardeve ligjore humanitare vendore amerikane dhe atyre ndërkombëtare të së drejtës humanitare.

    Ia veln të theksojmë faktin se,stadi i mbështetjes humanitare dhe i mikpritjes zemërgjerë e bujare, të ngrohtë dhe miqësore amerikane të afro 5 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova kishte kaluar kufijtë e humanzimit të standardizuar ndërkombëtar, ishte diç mbi normalen e zakonshme ngase pritja dhe përkujdesi i gjithanshëm i bërë në kuptimin pozitiv nga shteti pritës i Nju-Xhersit ishte i barasvlershëm me përkujdesin e shtetasve amerikanë. Thjesht, ceremonia e pritjes dhe e mbikëqyrjes disajavore që iu bë refugjatëve Kosovës nga ana e organeve dhe e institucioneve qeveritare (ushtarake dhe të sigurisë), si dhe e atyre joqeveritare ishte e jashtëzakonshme dhe më se përkryerë në çdo aspekt të humanizimit, të etikës dhe të drejtësisë.

    Këtë përkrahje më shumë se humane e provoi edhe qëndrimi miqësor dhe mikpritja e ngrohtë e përfaqësuesve zrytarë të Nju-Xhersit (guvernatorë dhe senatorë etj.) të cilët,që në pistën e aeroportit, me të zbritur nga aeroplani, na dëshiruan mirëseardhje të sinqertë, të ngrohtë, miqësore dhe dinjitoze, me dorështrëngim dhe me përqafim bujar dhe njerëzor mikpritës, tamam, sikur të njihnim njëri-tejtrin shumë kohë më parë dhe, sikur të kishim qenë të afërt dhe miq të vjetër me vite apo dekada të shkuara dhe, sikur të ishim anëtarëtarë të ndonjë delegacioni të nivelit më lartë shtetëror të ndonjë shteti mik të Amerikës, e jo refugjatë të pafuqishëm dhe të rraskapitur nga kampet e refugjatëve shqiptarë nga Stenkovci i Maqedonisë

    (3) Shqiptarët luftojnë terrorizmin, sepse janë viktima të tij, këtu e 100 vjet më parë

    Tentim a veprim armiqësor kundër interesave vitale dhe vlerave demokratike të Amerikës, do të thotë vetëvrasje për shqiptarët dhe vrasje të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë Etnike në Ballkan (edhe sot, edhe nesër). Prandaj, duke mbajtur parasysh këto arsye të qëndrueshme, të gjithë shqiptarët liridashës kudo që ndodhen në botë, duhet të tregohen të urtë dhe vigjilentë në shkallë perfekte, që të marrin masa urgjente preventive që,me çdo kusht të parandalohet çdo përpjekje e përzierjes,e indoktrinimit dhe e manipulimit të faktorit shqiptar me ideologji dhe me veprime të huaja agjitatore, subversive dhe terroriste armiqësore kundër Amerikës dhe shtetasve të saj, kudo që nodhen në globin tokësor, sepse Amerika dhe amerikanët kurrënjëherë në historinë e tyre nuk kanë qenë armiqë të shqiptarëve, as të Shqipërisë Etnike. Përkundrazi, kanë qenë dhe, së fundi, me të ndryshuar rrethanat në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare ( me të përfunduar lufta e ftohtë, më 1989) me vepër konkrete dëshmuan sinqeritetin dhe mbështetjenm e tyre të gjithanshme të mbrojtjes së interesave jetike dhe të drejtës së ekzistencës së të shqiptarëve në Ballkan. Shembull konkret, që ka hyrë përjetësisht në historinë e marrëdhënieve miqësore shqiptare-amerikane, është shpëtimi dhe shkëputja e përgjithmonshme e Kosovës nga Serbia e Madhe gjenocidale dhe kolonialiste (1999-2007).

    Prandaj, pavarësisht nga ndërmendja e keqe dhe tentativa e atyre “shqiptarëve” të identifikuar nga FBI në implikimin e komplotit terrorist me bashkëvepruesit e tyre, që nuk kanë kurrfarë elementi ndërlidhës me shqiptarët, respektin dhe lojalitetin e tërësishëm të shqiptarëve ndaj vlerave të pacenueshme amerikane, askush nuk do të jetë në gjendje, as nuk do të ketë kurrfarë fuqie që t’i prekë, t’i zhbalancojë e as t’i vrasë, në asnjë formë, qofshin ato edhe tërë ari i botës.

    Mashtruesit, diversantet, merecenarët (si të ratsit të Fort Dix-it), nëse kanë penetruar apo synojnë të penetrojnë në hapësirat shqiptare për të indoktrinuar, spekuluar dhe manipuluar me ndonjë viktimë shqiptare të terrorit serbosllav apo të mjerimit ekonomik, duhet ta kenë të qartë se Shqipëria Etnike, as shqiptarët nuk i përkasin Azisë, as Afrikës, por Evropës Perëndimore, Illyrisë dhe Ilirëve. Së këndejmi, edhe Amerikës, e cila bëri dhe, po bën çdo gjë pozitivie që shqiptarët të jenë të lirë, të pavarur dhe të jenë Zot në shtëpinë e tyre sikruse popujt e tjerë të Ballkanit.

    Këtë investim të paçmueshëm gjithëshqiptar, me bazë të qëndrueshme historike dhe etnike evero-perëndimore, nuk do të ketë gjasë që ta vrasë,jo banda “naive” hibride e kompllotiste, e zbuluar në Fort Dix, por asnjë forcë destruktive antishiptare-antiamerikane, antidemokratike dhe antipaqësore qoftë e brendshme apo e jashtme me “ide’, me “orientim”, me “progarm” dhe me veprime të errëta ekstremiste dhe fundamentaliste, me qëllim që të përgatitë a të kryejë aksione subversive terroriste në kurrizë të zhvleësimit, të degradimit dhe të kompremetimit të vlerave zakonore dhe demokratike liridashëse dhe paqësore të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan..

    Prandaj, të gjithë armiqtë e shqiptarëve, duhet ta kenë të qartë si dielli se,çdo orvatje (në emër të rrejshëm të çfarëdo ndihme qoftë, pavarësisht nga livruesit e tyre,se me çfarë “standardi” i murkullojnë dhe i “ambalazhojnë” mbi bazën religjioze a politike për realizimin e e qëllimeve të ndyra dhe antinjerëzore në emër të pseudohumanizimit religjioz apo shtetëror) e tyre për të rekrutuar; merecenarë, terroristë dhe ekstremistë në ambientin gjithëshqiptar, do të përfundojnë duke e thyerë qafën e tyre, ashtu si meritojnë, sipas kryerjes së veprës së tyre.

    Për t’ia mbyllur çdo vrimë dhe çdo shtek depërtimit të çafrëdo qoftë tipi të terrorit a terrorizmit, të gjitha institucioent, organet shtetërore dhe subjketet politike dhe jopolitike dhe i gjithë populli shqiptar, bashkarisht,duhet të jenë të mobilizuar dhe në gjendje gatishmërie, që të veprojnë si një mekanizëm i vetëm dhe i fuqishëm mbrojtës në parandalimin, në ndëshkimin dhe në luftimin e ashpër dhe të pakompromis të çdo fenomeni a dukurie negative dhe të rrezikshme, që i “vjen era” terrorizëm dhe satanizëm, pavarësisht se kush janë prodhuesit, konsumuesit dhe ndotësit e përhapjes së tij në ambientin shqiptar apo në diasporën shqiptare qoftë në Amerikë, në Evropë, apo kudo qoftë botë.

    Në këtë konteskt,në kohën e duhur kanë reaguar kundër përgatitjes së së kompllotit në bazën ushtarake FORT DIX të Nju-Xhersit, me të drejtë, edhe kryeministri i qeverisë së Kosovës, Agim Çeku, i cili

    “ e ka dënuar ashpër përfshirjen e personave të kombësisë shqiptare në komplotin për të sulmuar bazën ushtarake Fort Dix të Nju-Xhersit, duke nënvizuar se ai komplot nuk ka të bëjë asgjë me autoritetet në Kosovë.” Ndërkaq, kryetari i partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se, “ ai lajm si për të, ashtu edhe për kombin shqiptar për të ka qenë shokues. Mirëpo, veprimet e tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat humane dhe civilizuese që përfaqëson kombi shqiptar.” Në këtë frymë indinjuese dhe dënuese janë shprehur edhe përfaqësuesit e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, duke theksuar se edhe ata “kanë qenë thellësisht të tmerruar, me të dëgjuar për komplotin lidhur me shkatërrimin e Fort Dix-it. Si kosovarë ne e ndjejmë sikur të ishim edhe ne drejtpërdrejt të kërcënuar.” (Burimi: .com www.liriakombtare,09.05.2007.

    Sa më sipër këtë akt të turpshëm dhe kompremetues (që dikur, as sot, nuk ka lidhje me vlerat dhe me traditat kombëtare as politike të shqiptarëve), të involvimit të atyre shqiptarëve në komplotin për ta sulmuar bazën ushtarake Fort Dix të Nju-Xhersit (edhe pse politika, as populli shqiptar nuk ka asnjë lidhje me atë plan të shëmtuar), më së shumti, do ta konsumojë dhe kapitalizojë për qëllime të veta politika propagandistike terroriste e Serbisë dhe e Kishës ortodokse Serbe, duke u munduar (sikundër në 100 vitet e shkuara të politikës së terrorit gjenocidal dhe kolonial të shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe kundër shqiptarëve dhe kundër Shqipërisë) që, sërish, edhe në këtë fillimshekull (XXI, viti 2007) t’ua qepin dhe t’ua imputojnë terrorizmin serbomadh dhe të Serbisë shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, ashtu siç janë duke e akuzuar në vazhdimësi (1998-2007),pa kurrfarë argumentesh të bazueshme Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në), kur edhe Amerika,edhe e Evropa, tanimë janë dijeni se UÇK-ja kishte karakter legal dhe legjitim nga se lufta e saj kundër agesionit gjenocidal dhe pushtues të Serbisë ishte në përputhje të plotë me të drejtën dhe konventat ndërkombëtare dhe me të drejtën historike të popullit shqiptar mbi Kosovën, sepse ajo zhvilloi luftë të drejtë antikolonialde dhe çlirimtare kombëtare shqiptare për të dalë nga kthetrat e sundimit të përgjakshëm terrorist dhe kolonial 100-vjeçar të Serbisë së Madhe.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #272
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Po ky Milazim Krasqini eshte nje prej tyre qe marin ka 500 dollar e mos me shume...TALIBAN. E mbaj mend nje rast ne Tetove para dy vitesh ne kohe te muajit te Ramazanit vinte nje autobus nga Turqia ne emer te Islamit jepte Iftare( darke) gratis ne mes te qytetit. Ky autobus per 1 muaj qarkullonte neper Maqedoni, Kosove..e ky Milazim Karsniqi 1 muj dit ka henger pa pare dhe ishte pikerisht ky qe mbronte ''mjekrat'' dhe idete e tyre ..e qe vazhdon sot e kesaj dite...
    Je PDSH-ist me duket .
    Ke te drejte ne fakt. Dhe faktikisht ky *** sot eshte profesor letersie ne Kosove. Mbaj mend qe u be iftari me ndihmen e Turqve dhe qe i ftuar dhe Ali Ahmeti para dy vitesh ne Tetove. Te nesermen ne keto shtypet e dites Koha Ditore, Fakti car jane shkruan Mendu Thaci kundra Milazimit. Megjithate intepretimi im i pare eshte qe shkrimi i Mendu Thacit qe per inat se Ali Ahmeti qe i ftuar mendoj une duke ditur politiken shqiptaro-maqedonase se si funksionon. Megjithate ne kete debat me permasa "epike" qe vazhdoi me jave te tera, mbaj mend qe heren e pare Milazimi me demek aplikoi stilin e tij si "musliman i mire" dhe ju pergjigj me shume maturi. Heren e dyte Mendui e trashi zerin me teper, dhe perseri Milazimi u pergjigj ne nje menyre shume te matur. Heren e trete po ashtu, dhe po ashtu erdhi pergjigja. Ndersa ne heren e katert ka gjasa se ka ene Arber Xhaferri qe e ka shkruar letren se un ja hetoj stilin. Nuk ka tru Mendu Thaci te bej debat me Milazim Krasniqin se sado mangup te jete, Milazimi eshte me siper si nivel intelektual dhe vec dora e Xhaferrit mund ta shkaterronte. Dhe qe pikerisht kjo leter e katert qe beri qe ky te nxjerri surratin e tij te vertete dhe do thoja mua me habiti sepse shfaqte dhe elemente qe te benin te dyshosh per nje te kaluar mafioze te tij. Pastaj me duket vazhdoi dhe me nje round te peste ku perseri Xhaferri e beri lecke. Megjithate ky e hetoi qysh ne letren e katert kur i tha Menduit qe "e keni te rrepte mesuesin(duke ju referuar Xhaferrit)". Merita e Xhaferrit qendron qe e demaskoi kete, por motivet e Menduit qe e demaskoi duke e sulmuar si ekstremist nuk jane 100% te bazuara tek "politika qe duhet te ndjekim ne shqiptaret" por tek fakti qe ka inat me Ali Ahmetin.

    Gjithsesi Milazimi, nje nga themeluesit e LDK-se, i cili e la LDK-ne me vone, dhe njera nga aresyet ishte se Rugova kishte kohe qe ndiqte politike Katolike(inspirimi i Rugoves ka qene gjithmone Pjeter Bogdani) eshte njeriu i ditur dhe kopil kshu, qe ka bere shume masa per vete me fjalimet e tia qe jane ne gjendje te afrojne nivelin mesatar rreth tij jo mo gomeret qe ne i kemi plot per te shitur. Me duket se djali i tij eshte tek Ritmi i Rruges jo ? Memli se si e ka. Nesje, per mendimin tim mbetet i dyshimte, por dua te them qe edhe demaskimi i tij u be per aresye politike inatcie alla shqiptarce jo se Mendu Thacit i plasi shume per politiken qe duhet te ndjekin Shqiptaret. Mbase me vone ky u kthye ne plan me nderhyrjen e Xhaferrit per ta demaskuar totalisht, qe gjithsesi pati efekte pozitive. Por besoj e kupton ku e kam hallin. Nuk mund dhe nuk kemi luksin te bejme ne politike inatesh sic bohet ne Itali. Ne jemi ne nivel shume te varfer, po nuk u puna me ideale nuk ka per me u arrit asnje gje, vec shkaterrim.

    Per figurat fetare, do thoja qe nder me te miret qe njof, por qe ju nuk i jepni rendesi eshte Hoxha Sadushi i Shkupit, por tek ai shkojne vec elita intelektuale shqiptaro-maqedonase. Gomeret e rruges ndjekin Milazimat dhe ata qe jane me keq se ai, prandaj ndodhin dhe fenomenet e mjekrres dhe fenomenet sporadike alla Kosovari2006.
    --------------------------------------
    --------------------------------------
    --------------------------------------

    Ja dhe nje email interesant qe me erdhi. Se kush i shkru keto se di dhe se si i krijojne listat, por bejne pune te mire gjithsesi. Ka shume te bej me temen ne fjale, dhe me vete ceshtjen tone ekzistenciale.

    DUHET SEPSE

    Ndryshimi ndërmjet vendeve të varfëra dhe të pasura nuk është vjetërsia e shtetit. Për shembull, India dhe Egjypti me moshë mbi 2000 vjeçare janë të varfëra, ndërsa Australia, Zelanda e Re apo Kanadaja sot janë vende të zhvilluara dhe të pasura pavarësisht se para 150 vjetësh nuk egzistonin.

    Ndryshimi midis vendeve të varfëra dhe të pasura nuk janë pasuritë e tyre natyrore. Japonia ka tokë të kufizuar, 80% malore dhe të pamjaftueshme për buqësi e blegtori, por është sot ekonomia e dytë botërore. Në Zvicër, ku natyra nuk lejon rritjen e kakaos, prodhohet çokollata më e mirë në botë. Në këtë vend të vogël malor blegtoria jep prodhimet e qumështit më të mirat në botë, toka mbillet katër herë në vit, ndersa siguria, rregulli e puna e kanë bërë vendin më të sigurtë në botë.

    Sipërmarrësit nga vendet e pasura nuk dallohen për ndonjë ndryshim të dukshëm në zgjuarsi kundrejt sipërmarrësve në vendet e varfëra. Raca apo ngyra e lëkurës nuk janë gjithashtu të rëndësishme, biles emigrantët të etiketuar përtacë në vendet e origjiniës janë fuqi prodhuese në vendet Europiane apo Amerikë të Veriut. Atëhere cili është ndryshimi?

    Ndryshimi qëndron në mirësjelljen e njerëzve, e cila formohet përgjatë viteve nëpërmjet arsimimit dhe kulturimit shpirtëror. Duke shqyrtuar mënyrën e sjelljes së njerëzve në vendet e zhvilluara, shumica e tyre ndjekin parimet e mëposhtme gjatë jetës së tyre:

    1. Morali, si një parim themelor
    2. Ndershmëria
    3. Përgjegjësia
    4. Respekti ndaj ligjeve dhe rregullave
    5. Respekti ndaj qytetarëve të tjerë
    6. Etja për punë
    7. Përpjekjet për të kursyer dhe rritur vlerat
    8. Shpirti për të bërë sa më shumë e sa më shpejt
    9. Saktësia

    Në vendet e varfëra vetëm pak njerës i ndjekin këto parime. Ndonëse natyra i ka bërë ta pasura, vendet e varfëra janë të tilla sepse iu mungon mënyra duhur e sjelljes, iu mungon vullneti me i mësuar, me i zbatuar dhe përhapur këto parime të vendeve të zhvilluara.

    Është koha për ndryshim tek Shqiptarët!
    Roli udhëheqës në Europën Jug-Lindore iu përket Shqiptarëve!
    ------ ------- ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------- -------
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 10-05-2007 më 23:26
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #273
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Je PDSH-ist me duket .
    Ke te drejte ne fakt. Dhe faktikisht ky *** sot eshte profesor letersie ne Kosove. Mbaj mend qe u be iftari me ndihmen e Turqve dhe qe i ftuar dhe Ali Ahmeti para dy vitesh ne Tetove. Te nesermen ne keto shtypet e dites Koha Ditore, Fakti car jane shkruan Mendu Thaci kundra Milazimit. Megjithate intepretimi im i pare eshte qe shkrimi i Mendu Thacit qe per inat se Ali Ahmeti qe i ftuar mendoj une duke ditur politiken shqiptaro-maqedonase se si funksionon. Megjithate ne kete debat me permasa "epike" qe vazhdoi me jave te tera, mbaj mend qe heren e pare Milazimi me demek aplikoi stilin e tij si "musliman i mire" dhe ju pergjigj me shume maturi. Heren e dyte Mendui e trashi zerin me teper, dhe perseri Milazimi u pergjigj ne nje menyre shume te matur. Heren e trete po ashtu, dhe po ashtu erdhi pergjigja. Ndersa ne heren e katert ka gjasa se ka ene Arber Xhaferri qe e ka shkruar letren se un ja hetoj stilin. Nuk ka tru Mendu Thaci te bej debat me Milazim Krasniqin se sado mangup te jete, Milazimi eshte me siper si nivel intelektual dhe vec dora e Xhaferrit mund ta shkaterronte. Dhe qe pikerisht kjo leter e katert qe beri qe ky te nxjerri surratin e tij te vertete dhe do thoja mua me habiti sepse shfaqte dhe elemente qe te benin te dyshosh per nje te kaluar mafioze te tij. Pastaj me duket vazhdoi dhe me nje round te peste ku perseri Xhaferri e beri lecke. Megjithate ky e hetoi qysh ne letren e katert kur i tha Menduit qe "e keni te rrepte mesuesin(duke ju referuar Xhaferrit)". Merita e Xhaferrit qendron qe e demaskoi kete, por motivet e Menduit qe e demaskoi duke e sulmuar si ekstremist nuk jane 100% te bazuara tek "politika qe duhet te ndjekim ne shqiptaret" por tek fakti qe ka inat me Ali Ahmetin.

    Gjithsesi Milazimi, nje nga themeluesit e LDK-se, i cili e la LDK-ne me vone, dhe njera nga aresyet ishte se Rugova kishte kohe qe ndiqte politike Katolike(inspirimi i Rugoves ka qene gjithmone Pjeter Bogdani) eshte njeriu i ditur dhe kopil kshu, qe ka bere shume masa per vete me fjalimet e tia qe jane ne gjendje te afrojne nivelin mesatar rreth tij jo mo gomeret qe ne i kemi plot per te shitur. Me duket se djali i tij eshte tek Ritmi i Rruges jo ? Memli se si e ka. Nesje, per mendimin tim mbetet i dyshimte, por dua te them qe edhe demaskimi i tij u be per aresye politike inatcie alla shqiptarce jo se Mendu Thacit i plasi shume per politiken qe duhet te ndjekin Shqiptaret. Mbase me vone ky u kthye ne plan me nderhyrjen e Xhaferrit per ta demaskuar totalisht, qe gjithsesi pati efekte pozitive. Por besoj e kupton ku e kam hallin. Nuk mund dhe nuk kemi luksin te bejme ne politike inatesh sic bohet ne Itali. Ne jemi ne nivel shume te varfer, po nuk u puna me ideale nuk ka per me u arrit asnje gje, vec shkaterrim.

    Per figurat fetare, do thoja qe nder me te miret qe njof, por qe ju nuk i jepni rendesi eshte Hoxha Sadushi i Shkupit, por tek ai shkojne vec elita intelektuale shqiptaro-maqedonase. Gomeret e rruges ndjekin Milazimat dhe ata qe jane me keq se ai, prandaj ndodhin dhe fenomenet e mjekrres dhe fenomenet sporadike alla Kosovari2006.
    Ti mua me çmend me diturine tende dhe njohjen e rrethanave ketu ne Maqedoni, sigurisht ke qene apo je akoma te ish-kompania e George Tenet

    Shkrimin tim nuk e kam bere si perkahes i Pdsh por edhe mua nuk me ka pelqyer menyra e verpimit te Krasniqit qofte neper darka qofte mbrotja e vahabeisteve.
    Edhe une pajtohem me mendimin tend se Arben Xhaferi ka qene ai cka vazhdoi me debatin me Milazimin ( e kam thene qysh atehere kete ) .
    Nuk pajtohem me tezen tende se ka qene i ftuar Ali Ahmeti e keta te PDSH jo..thjesht edhe nuk me kujtohet a ka qene Ali Ahmeti mirepo keta te PDSH dolen ne mbrotje te vlerave perendimore e jo mbeshjtetjen e celulave te vehabisteve ...keshtu qe sot e kesaj dite kane perkrahjen e ambasades se SHBA-se dhe te cilet ishin edhe faktori kryesor qe ata sot jane ne qeveri.

  4. #274
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    1. Morali, si një parim themelor
    2. Ndershmëria
    3. Përgjegjësia
    4. Respekti ndaj ligjeve dhe rregullave
    5. Respekti ndaj qytetarëve të tjerë
    6. Etja për punë
    7. Përpjekjet për të kursyer dhe rritur vlerat
    8. Shpirti për të bërë sa më shumë e sa më shpejt
    9. Saktësia

    Në vendet e varfëra vetëm pak njerës i ndjekin këto parime. Ndonëse natyra i ka bërë ta pasura, vendet e varfëra janë të tilla sepse iu mungon mënyra duhur e sjelljes, iu mungon vullneti me i mësuar, me i zbatuar dhe përhapur këto parime të vendeve të zhvilluara.

    Është koha për ndryshim tek Shqiptarët!
    Roli udhëheqës në Europën Jug-Lindore iu përket Shqiptarëve!
    Dakort me 1-7 (qe pak a shume koincidon me perkufizimin e te djathtes sipas Sarkozy, lol per te bere pak lemsh temat, meqe e permenda dje ne temen per zgjedhjet ne France.)

    8 - na mori ne qafe ne shqiptaret, se ne baze te saj (shume dhe shpejt) u jysftifikua shitja e droges, dhe kriminaliteti ne pergjithesia.
    9- m'u duk pak abstrakte. Por, sikur pak e sakte mire do ishte.

    Persa i perket problemeve te vendeve te jashtme, jane te shumta, por nje nga emeruesit e perbashket, qe terthorazi e ke permendur dhe ti, eshte mungesa e "shoqerise civile," dhe jo vetem ne nivel organizativ, por si element baze shoqeror.

    Qe te kthehem serish ne teme, nuk jam ne dijeni me thene te drejten me situaten e brendshme ne Maqedoni. Por vellezerit u rriten ketu, bile kishin vajtur ne shkolle te mesme ne US, ne te njejten shkolle ku kullosnin dhe ata dy dhente e tjere. E kisha fjalen, qe i bie pak i gjate si shpjegim ajo lidhja me qarqet ne Maqedoni, keta bilbilat ketej mesuan te ciceronin me duket. Me 1 vit e ca investigim, nuk gjeten lidhje jashte shtetit, ose te pakten keshtu thane.

  5. #275
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Lioness

    Jo , aspak nuk ka lidhje kjo ngjarje qe e debatojme ne kete une dhe Genesis mirepo kemi te bejme me individ te cilat perkrahin mund te themi veprime apo struktura te tilla.
    Eshte fakt qe ata te dyshuarit kane vite qe nuk kane ardhe ne Maqedoni dhe ata jane ''ushqyer'' me ideologji ne USA.

  6. #276
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Jo , aspak nuk ka lidhje kjo ngjarje qe e debatojme ne kete une dhe Genesis mirepo kemi te bejme me individ te cilat perkrahin mund te themi veprime apo struktura te tilla.
    Eshte fakt qe ata te dyshuarit kane vite qe nuk kane ardhe ne Maqedoni dhe ata jane ''ushqyer'' me ideologji ne USA.
    Dakort me ty ballist (lool, se si me duket te te drejtohem me kete nick, si ne kohen e mehrumit: ballist, kulak, e te gjitha epitetet e mira )

    Por Genesis se ku beri nje lidhje faqe me pare, ne mos gabohem.

  7. #277
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Ti mua me çmend me diturine tende dhe njohjen e rrethanave ketu ne Maqedoni, sigurisht ke qene apo je akoma te ish-kompania e George Tenet
    Ku i dihet. Mjafton te kesh te qarte qe ka shume shqiptare qe mezi presin ta shohin ate vend te cliruar nga ai makth qe e ka kapur.

    Shkrimin tim nuk e kam bere si perkahes i Pdsh por edhe mua nuk me ka pelqyer menyra e verpimit te Krasniqit qofte neper darka qofte mbrotja e vahabeisteve.
    Edhe une pajtohem me mendimin tend se Arben Xhaferi ka qene ai cka vazhdoi me debatin me Milazimin ( e kam thene qysh atehere kete ) .
    Nuk pajtohem me tezen tende se ka qene i ftuar Ali Ahmeti e keta te PDSH jo..thjesht edhe nuk me kujtohet a ka qene Ali Ahmeti mirepo keta te PDSH dolen ne mbrotje te vlerave perendimore e jo mbeshjtetjen e celulave te vehabisteve ...keshtu qe sot e kesaj dite kane perkrahjen e ambasades se SHBA-se dhe te cilet ishin edhe faktori kryesor qe ata sot jane ne qeveri.
    Ka qene i ftuar besome. Se edhe ai nuk len rast pa fol si Berisha jone, dhe qe te dy bashke si xhaxhi Enver(edhe pse Aliun e kemi te deklaruar si simpatizant kryesor).
    Per PDSH-ne kam patur rrespekt shume te madh, madje ndoshta ishte partia qe mund te ndryshonte me teper nga cdo parti shqiptare, por kur qe Arber Xhaferri ne krye, jo bodigardi(kur u be partia per Prosperitetin Demkratik ne 1991 ne mos gabohem ky ka qene bodigardi i Nevzat Halilit), Mendu Thaci. Faktikisht me thone te drejten troc te gjithe jane horra, se Nevzat Halili ka qene njeri i drejte. Kete e ndane partine, qe me pas e morri Abdurrhamani(dhe tani ka shku per lesh fare) dhe dolen vec. Tani Nevzat Halili eshte katandis nje profesor ne mjerim tek SEEU dhe ka arrit deri atje sa u thote studenteve qe "jam i persekutuar politik". Ta kesh te qarte qe kush e ka jeten e shkurter ne politike, sidomos tek ne zakonisht eshte njeri i DREJTE. Rufi Osmani eshte gjithashtu ne nivelin e Nevzatit mendoj. Ne krye te PDSH-se duhet te ishte Rufi Osmani, jo Mendui, dhe per mendimin tim. Xhaferri ka zgjedhur dhe ka mbajtur anen e Menduit, gabim i pafalshem perpara Osmanit, i cili eshte nje intelektual i mirfillte shqiptar.

    Para se te arrestoheshe Rufi Osmani dhe te rraseshe ne burg me nje manjak seksual qe kishte perdhunuar te emen e vet shkoi tek emisioni i Olivera Trajkovskes, provokuese e keqe kjo me sa mbaj mend. Dhe e pyeti se cfare mendoni per Arber Xhaferrin. Ky i thote: "Nuk mund te gjeni njeri ne bote qe te zevendesoj Xhaferrin". Mendoj se e kishte me ironi dhe kishte nuhatur dicka.
    Ne fakt naten qe u arrestua Rufi Osmani erdhen prej Tetove, Xhaferri dhe Mendui, dhe ndjenen afer Tauli-t(shtyshkronjes shqiptare ku e ka shtepine Rufiu) dhe e dinin qe arrestoheshe Rufi Osmani me 3 te nates, dhe nuk dolen fare nga shtyshkronja.
    Pastaj e ka rradhen Xhaferri te dali tek kjo Olivera Trajkovska qe e pyet Arber Xhaferrin se cfare mendoni per Menduin pasi ky arrestohet: Ky fillon historira drr vrr, dhe ajo i thote: "atit nuk ja ndin me per juve" dhe Xhaferri ben sikur u prek.

    Sic e shef, sado rrespekt te kem per Xhaferrin, nuk e lej pa e kritikuar ne kete aspekt. Dikush mund te thote jo politika jo drr vrr, por nuk eshte ashtu, sepse fakti eshte se si ne Shqiperi si ne Maqedoni jane vene ne krye ministra injorante dhe jane hequr njerezit me vlera. Jane vene horrat ne krye, dhe si rrjedhoje dalin dhe keto fenomenet wahabiste sheshit, sepse populli qeveriset nga injorantet jo nga intelektualet. E kshu eshte dhe kjo puna juj, qe s'eshte fare mire mendoj, duke ditur se edhe aty po projektohet nje sistem dypartiak me dy horra si Mendui dhe Aliu ne krye, sic eshte Nano e Sala tek ne. Shkurt muhabeti, po si morri gjerat ne dore ky popull, skllav do mbetet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #278
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Dakort me 1-7 (qe pak a shume koincidon me perkufizimin e te djathtes sipas Sarkozy, lol per te bere pak lemsh temat, meqe e permenda dje ne temen per zgjedhjet ne France.)

    8 - na mori ne qafe ne shqiptaret, se ne baze te saj (shume dhe shpejt) u jysftifikua shitja e droges, dhe kriminaliteti ne pergjithesia.
    9- m'u duk pak abstrakte. Por, sikur pak e sakte mire do ishte.

    Persa i perket problemeve te vendeve te jashtme, jane te shumta, por nje nga emeruesit e perbashket, qe terthorazi e ke permendur dhe ti, eshte mungesa e "shoqerise civile," dhe jo vetem ne nivel organizativ, por si element baze shoqeror.

    Qe te kthehem serish ne teme, nuk jam ne dijeni me thene te drejten me situaten e brendshme ne Maqedoni. Por vellezerit u rriten ketu, bile kishin vajtur ne shkolle te mesme ne US, ne te njejten shkolle ku kullosnin dhe ata dy dhente e tjere. E kisha fjalen, qe i bie pak i gjate si shpjegim ajo lidhja me qarqet ne Maqedoni, keta bilbilat ketej mesuan te ciceronin me duket. Me 1 vit e ca investigim, nuk gjeten lidhje jashte shtetit, ose te pakten keshtu thane.
    Vellezerit as nuk kane lindur ne Maqedoni, po as ne USA, as ne ish-Jugosllavi. Ja dhe nje informate tjeter. Nuk ka 1 vit investigimi, 15. Lere car thone keta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 11-05-2007 më 00:15
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #279
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Sic e shef, sado rrespekt te kem per Xhaferrin, nuk e lej pa e kritikuar ne kete aspekt. Dikush mund te thote jo politika jo drr vrr, por nuk eshte ashtu, sepse fakti eshte se si ne Shqiperi si ne Maqedoni jane vene ne krye ministra injorante dhe jane hequr njerezit me vlera. Jane vene horrat ne krye, dhe si rrjedhoje dalin dhe keto fenomenet wahabiste sheshit, sepse populli qeveriset nga injorantet jo nga intelektualet. E kshu eshte dhe kjo puna juj, qe s'eshte fare mire mendoj, duke ditur se edhe aty po projektohet nje sistem dypartiak me dy horra si Mendui dhe Aliu ne krye, sic eshte Nano e Sala tek ne. Shkurt muhabeti, po si morri gjerat ne dore ky popull, skllav do mbetet.
    Si eshte vendi mbaje kuvendin - thot fjalia e urte popullore..Populli han bare akoma ketu tek ne po edhe ne Shqiperi e rajon.Populli nuk ka fuqi qe te ndryshoje me, jane te tejmase te lodhur dhe nuk shofin me larg pervec se te sigurojne kafshaten e gojes per diten e neserme.

    Ne kontekst te temes nje lajm nga ZeriiAmerikes:
    Bashkësia myslimane shqiptare SHBA - Kanada dënon komplotin ndaj Fort Diksit
    Astrit Lulushi
    Zëri i Amerikës, Nju Jork
    10-05-2007

    Kryesia e bashkësise islame shqiptare që permbledh 13 xhami në Shtetet e Bashkuara e Kanada, nëpërmjet një deklarate, e dënon në mënyrën më të rreptë përpjekjen për një sulm të mundshëm terrorist ndaj bazës ushtarake në Fort Diks. Bashkësia myslimane shqiptare në Amerikën veriore, thuhet në deklaratë, është kundër të ashtuquajturve myslimanë që e shpërdorojnë dhe e poshtërojnë fenë islame për të krijuar një imazh të keq për besimtarët myslimanë.

    Në fakt, lajmi mbi arrestimin e 4 shqiptarëve, përfshi vëllezërit Duka, pjesmarrës në këte perpjekje terroriste ka tronditur thelle të gjithë shqiptarët, që Amerikën e shohin si mikun e tyre më të ngushtë. Kjo tronditje duket se më shumë është ndjerë në Nju Jork, në Stejten Ajland, ku banojnë rreth 2 mijë familje shqiptare shumica nga Maqedonia dhe ku ata kane edhe xhaminë e tyre, ku pjestarë të familjes Duka kanë qënë dikur anëtarë

    Askush, pavarësisht se cilit komb apo grup etnik apo feje i përket, nuk është i imunizuar nga gabimet apo nga krimi. Megjithatë, pak njerëzve do t’u shkonte ndërmend që një shqiptar të planifikonte të kryente sulme terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, pas gjithë asaj që Amerika ka bërë e po bën për shqiptarët. Kjo është mënyra sesi shprehet për Zërin e Amerikës, imam Dhulkasenj Vardari i qëndrës islamike shqiptare në Stejten Ajland (Staten Island) të Nju Jorkut.

    Imam Vardari thotë se vetëm në Stejten Ajland ka rreth 2 mijë familje shqiptare. Mbi 50 përqind e tyre janë nga trojet shqiptare në Maqedoni, të tjerët janë nga Kosova e Mali i zi dhe një pakicë janë nga Shqipëria. Familja Duka, ku bëjnë pjesë Dritani, Elviri dhe Shaini, (shqiptarë nga Maqedonia) të akuzuar për planifikimin e sulmit ndaj bazës ushtarake në Fort Dix, kanë jetuar në lagjen Bruklin, përpara se të zvendoseshin në Nju Xhersi.

    Në bibliotekën e imam Vardarit mund të shihen të vendosura krahas njëra tjetrës Tora e hebrernjëve, Bibla e të krishterëve dhe Kurani i myslimanëve. Marrëdhëniet e xhamisë me këto bashkësi që kanë qëndrat e tyre në Stejten Ajland, janë të shkëlqyera, thotë Imam Vardari. Ai shton se kushdo që e njeh historinë e shqiptarëve, e di se institucionet fetare, qofshin ato katolike, orthodokse apo muslimane gjithmonë kane luajtur rol pozitiv, bashkues e jo përçarës, gjithmonë kane mbjellë miqësi dhe asnjëherë urrejtje.

    Qëndra islamike shqiptare në Stejten Ajland të Nju Jorkut është ndoshta objekti më i madh shqiptar i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara. Themeluar në vitin 1990, sot kjo qendër tërheq një numër besimtarësh nga mbarë Nju Jorku. Sekretari i përgjithshëm i bashkësisë islame Ferid Bedrolli thote se ruajtja e gjuhës dhe tradidave shqiptare krahas fesë janë qellimet kryesore të ketij institucioni. Këtu shqiptarët përgatiten e mësojnë sesi të bëhen shtetas shembullorë dhe të respektojnë çdo njeri pavarësisht se cilës kombësie apo feje i përket ai/ajo. Imam Bedrolli krenohet veçanërisht me shkollën e kësaj qëndre, programi i së cilës është miratuar nga këshilli ë arsimit shtetit të Nju Jorkut dhe është shkolla këti lloji ndër më të respektuarat në Nju Jorku.

    Drejtuesit e qëndrës thonë se personat e nderlikuar në komplotin për të kryer vrasje të ushtarëve amerikanë në bazën Fort Diks, janë vetëm të ashtuquajtur shqiptarë e myslimanë, pasi ata nuk kanë asgjë të përbashkët as me kombin shqiptar dhe as me fene islame, që predikon paqen dhe tek shqiptarët e Amerikës kultivon mirënjohjen e thellë dhe miqësinë e ngushtë me këtë vend të madh.

  10. #280
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Si eshte vendi mbaje kuvendin - thot fjalia e urte popullore..Populli han bare akoma ketu tek ne po edhe ne Shqiperi e rajon.Populli nuk ka fuqi qe te ndryshoje me, jane te tejmase te lodhur dhe nuk shofin me larg pervec se te sigurojne kafshaten e gojes per diten e neserme.
    Cudi qe u lodh ky popull. Gjermania u rrafshua me token dhe punoi populli atje duke e rindertuar. Irlanda ishte nje mehalle para disa vitesh dhe punoi populli dhe atje. Me besim djale me besim, se keshtu vec kenaqet fqinji.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 28 prej 49 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •