Close
Faqja 27 prej 49 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 486
  1. #261
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Keta wahabiste me sjelljen e tyre jane sherbetoret me te mire te politikes serbe dhe maqedonase mbi shqiptaret e kosoves dhe ilirides.

  2. #262
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Ka shqiptare qe u gezuan kur ndodhi 11 shtatori

  3. #263
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Brenda teme:
    Kjo puna e ketyre 4 mbeturinave u be si ajo puna e skorpionsit me bretkosen per punen e kalimit te lumit!

    Jashte teme:
    Kurre shqiptari nuk ka sulmuar dike tjeter, gjithmone ka sulmuar per vetmbrojtje nese e ka bere, jo mo te sulmoje SHOKUN, njeriun qe e ka ndihmuar. Keto jane gjera qe ne lashtesi paguheshin rende, por dhe tani sipas ligjieve tona kanunore.
    Ne kohen e sundimit turk ne Shqiperi, mercenaret shqipetare mbaheshin nga me te egrit , dhe turqia i perdorte per te shtypur ndonje kryengritje ne perandorine e saj, si ne Bullgari e Greqi

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1
    Brenda teme:
    Kjo puna e ketyre 4 mbeturinave u be si ajo puna e skorpionsit me bretkosen per punen e kalimit te lumit!

    Jashte teme:

    Ne kohen e sundimit turk ne Shqiperi, mercenaret shqipetare mbaheshin nga me te egrit , dhe turqia i perdorte per te shtypur ndonje kryengritje ne perandorine e saj, si ne Bullgari e Greqi
    Poashtu ne kohen e perandorise romake stergjysherit e tyre ishin si ushtaret me te shquar ku ne disa raste gjeneralet ilire merrnin edhe titullin imperator !
    Po qe tani ne kohen moderne jemi te gatshem te behemi besnik i atije qe na mbrojti ne dite te veshtira.
    U bem me turkun sepse duhej debuar serbet e greket qe na i kishin pushtuar tokat ilire dhe e vetmja mbeshtetje ishte empiri i forte OTOMAN si sot OTAN-i....

    Ne nje menyre a tjeter shqiptaret e kan ruajtur folen e tyre kurse serbet e disa tjere e kan leshuar atdheun e tyre qe te pushtojne toka qe nga rusia deri ne ballkanë....
    Historia po perseritet, e shifni ?

    Doksiha shtuar edhe diçka, po ti kishim ndegjuar sygjerimet e te famshmit Kadare neve nuk do te ishim sot ne kete dite por do
    perparonim si nje komb i teri drejte ardhmerise civilizimit e zhvillimit te pergjithshem, po ç'ti besh kur dalin disa ajetullaha dhe ia nderprejne rrugen ketije largepamesi....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 10-05-2007 më 18:16

  5. #265
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1
    Brenda teme:
    Kjo puna e ketyre 4 mbeturinave u be si ajo puna e skorpionsit me bretkosen per punen e kalimit te lumit!

    Jashte teme:

    Ne kohen e sundimit turk ne Shqiperi, mercenaret shqipetare mbaheshin nga me te egrit , dhe turqia i perdorte per te shtypur ndonje kryengritje ne perandorine e saj, si ne Bullgari e Greqi
    Nese dikush vendoset te behet mercenar nuk ma merr mendja se mund te quhet me ndonje emertim tjeter pervec se nomad. Mercenari ska principe, dhe si rrjedhoje meqe e the dhe vete qe i cilesove si mercenare, per mua nuk jane shqiptar, aq me teper qe ateher ne ate kohe nuk ekzistonte nje shtet, por ishe nen sundimin absolut te dikujt tjeter.

    Un marr baze kulturen tone jo fenomene sporadike. Sa per bullgari e greqi, sidomos ne Bullgari mos me trego. Nuk ka monstra me te medhenj ne Ballkan se sa Bullgaret. Mbaj mend kam lexuar kujtimet e nje gruaje shqiptare nga maqedonia qe thoshte se ka dallim kolosal ndermjet serbeve dhe bullgareve, ku keta te fundit jane shume here me te keq. E sa per leksion historie, Sulltani e fali Bullgarine per nje cope, "femne" ti me thua mua coi shqiptaret. Lexo Elsien te shohesh mire se kush ka derguar ke kunder shqiptareve. Traditat tona jane te shkruara fatmiresisht dhe metodat krahasimore bejne te mundur qe te percaktohet gjeneza e tyre.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #266
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un do pres dhe nja nje jave tjeter, te shoh se sa i afte eshte shtypi jone te gjej informacione, pastaj do postoj historine e ketyre djemve, cfare kane bere ata tek Xhamia e Staten Islandit, ose me sakte babai i tyre para 10 viteve, kush eshte Zulkarneja(shpresoj tja mbaj mend mire emrin) etj etj etj. Dhe pastaj do shikoni pse Serbia duhet faktikisht te jete e nderuar qe Amerika nuk po perdor shume emrin Shqiptar(shiko opinion radikal serb tek Serbianna.com psh, qe qysh pardje u be dhe opinioni i politikes serbe duke qene se radikalet fituan), se si jane te shqetesuar qe Amerika i referohet ketyre njerzve si njerez nga "ish-jugosllavia" dhe minimizon rrezikun "eventual" shqiptar, sepse per hir te se vertetes ka gjasa qe mund te dalin disa gjera jo fort te kendeshme per palen serbe.

    Te shofim i her sa i vlen lekura Muhamed Veliajve(ty po te marr si shembull se je shume i zellshem me shkrimet e tua per krimet e shqiptareve) me shoket e tyre gazetare. Ne te kundert heshtja e juaj dhe KOPJA PLAGJATURE qe i beni shtypeve te huaja tregon ose
    1) Inteligjence te ulet dhe si rrjedhoje ju nuk meritoni te quheni dhe vetquheni gazetar e analiste
    2) Keqdashje per mosgjetje informacioni me teper, dhe si rrejdhoje perdhunimin e detyres si gazetar qe jeni
    3) Pjesa me e madhe e gazetave ne shqiperi dhe gazetareve jane te punesuar nga agjenturat e huaja.


    Nuk ka shpjegim se si ju nuk keni arritur dot te gjeni informacionin kryesor qe lidh keta njerez dhe familjen e tyre me UDB-ne, ose ne te kundert me qarqe antishqiptare antikombetare ne bote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 10-05-2007 më 22:20
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #267
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga drity
    Meqe nuk ka dallim, pse nuk u tha qe jane Maqedonas ? (meqe ishte dhe e verteta)
    Drity, shqip shkruajta por shqip nuk me kuptove. Dallimin midis "kosovare" dhe "maqedonas" nuk e bej une e ben mendjendrituri Genesis me lart. Une vetem sa e pyeta se cili eshte dallimi midis "kosovarit" dhe "maqedonasit", apo nuk jane te dy shqiptare?!

    Genesis, mediat amerikane asnjehere nuk kane perdorur ne mase emrin "kosovar" apo "maqedonas" por "shqiptare etnike ne ish-Jugosllavi". Dhe ne kete pike, mediat amerikane jane nje shkalle me lart se mediat shqiptare apo se ti qe ben dallime provinciale.

    Billi, kur une u shpreha per "lufte te ftohte mes shqiptaresh", po ta lexosh komplet paragrafin, do te kuptosh qe nuk behet fjale as per lufte fizike dhe as per lufte me arme ne dore, behet fjale per LUFTE VIRTYTESH E VLERASH! Dhe asnje shqiptar nuk i ka shpetuar kesaj lufte ne keto 100 vjetet e fundit te krijimit te shtetit shqiptar, ashtu si nuk i shpetojme as ne sot qe e gjejme veten duke u dhene shpjegime amerikaneve me te cilet punojme se cfare na lidh ne me ata 4 shqiptaret qe kryen ate akt.

    Eshte lufta e vlerave te atyre 500 000 emigranteve shqiptare ne SHBA qe i bejne nje emer te mire vetes dhe popullit shqiptar me punen dhe kontributin e tyre ne shoqerine amerikane, me keta te kater dhe ata shqiptaret e tjere qe mendojne e sillen si ta qe jane te pabese e mosmirenjohes jo vetem ndaj shoqerise amerikane por edhe ndaj virtyteve shqiptare.

    Dhe sic e thashe edhe me lart, akte te tilla duhet te na bejne te gjithe te ndergjegjshem kudo qe jemi ne cdo ane te globit qe elemente te tille fanatike ti denoncojme prane organeve te shtetit shqiptar apo shteteve te huaja ku jetojme.

    Mendoni per nje cast sikur te mos ishin arrestuar e ndalur nga FBI dhe te kishin vene ne jete planin e tyre...

    Albo

  8. #268
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Drity, shqip shkruajta por shqip nuk me kuptove. Dallimin midis "kosovare" dhe "maqedonas" nuk e bej une e ben mendjendrituri Genesis me lart. Une vetem sa e pyeta se cili eshte dallimi midis "kosovarit" dhe "maqedonasit", apo nuk jane te dy shqiptare?!

    Genesis, mediat amerikane asnjehere nuk kane perdorur ne mase emrin "kosovar" apo "maqedonas" por "shqiptare etnike ne ish-Jugosllavi". Dhe ne kete pike, mediat amerikane jane nje shkalle me lart se mediat shqiptare apo se ti qe ben dallime provinciale.

    Albo,
    shume here te rrespektoj se flet mire, ose te pakten je koherent. Flet ca gjera qe jane ndesh kendveshtrimeve te mia, por te pakten ke nje bosht te caktuar. Duro se ka me teper kjo ceshtje. Un per vete nuk do futem me per disa dite tek kjo teme. Jame thjesht kurioz te shoh se sa te afte jane mediat tona te gjejne dicka, se keto te huajt e dine shume mire si qendron puna. FBI-ja ka 15 vjet qe i ndjek keta, jo 1.(kaq per sot).
    Mediat Amerikane jane jo nje shkalle por smund te krahasohen me ato shqiptare, pasi ne nuk kemi media, ne kemi opinion plagjature te importuar. Ne or ti Albo, nuk kemi asnje statistike per Shqiptaret e Shqiperise, jo mo per ato jashte trojeve, se cfare bejne me se merren, dhe si mund te kthehen rrezik per kombin tone, jo mo per ato etnik. Ne jemi te afte vec per te thurrur ngaterresa tek politika e brendeshme dhe ceshtjet e brendeshme. Cdo gje qe ndodh jashte shtetit, jashte kufijve tona, qofte duke patur te bejme me shqiptare, ne e IMPORTOJME nga media e huaj.

    Edhe nje here dallimi Kosovar-Maqedonas ka rendesi, perderisa kshu na ka ndare bashkia boterore. Njeri eshte shtet, tjetri aspiron te behet i tille. Pislliku qe po behet eshte shume i holle, por gjithsesi nuk i falet analisteve tane, dhe shtypit tane qe nuk arrin dot te gjej me teper informata.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 10-05-2007 më 22:27
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #269
    A pikaaaa edhe kjo i mungonte shqipetareve.Ncncncnc
    "The key to happiness is having dreams... The key to success is making dreams come true."

  10. #270
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga murik
    Do ta përmendja këtu shkrimtarin e respektuar Milazim Krasniqin, që kohëve të fundit
    ka shkuar një libër, argumentet e të cilit në esencë janë brenda skemave fundamentaliste
    të interpretimit të historisë. Aty thuhet se “civilizimi perëndimor është civilizim i
    dhunshëm, ndërsa historia e vërtetë njerëzore po filloka me islamin”. Një skemë bardh
    e zi, jodinjitoze për një intelektual…
    A ekziston problemi fetar në Kosovë? Kjo mund të jetë
    njëra nga pyetjet që do të mund t’i ketë shkuar në mendje
    qytetarëve kosovarë me të dëgjuar lajmin se në SHBA
    ishte kapur një grup terrorist, ku bënin pjesë edhe
    katër shqiptarë, e i cili planifikonte sulme, në emër të
    islamit, mbi një bazë ushtarake amerikane. Përgjigja
    në këtë pyetje varet nga përgjigja në një pyetje tjetër: a
    ekziston rreziku që grupe të tilla të shfaqen edhe në
    Kosovë? Ka pikëpamje të ndryshme lidhur me perceptimin
    e këtij rreziku. Njëra prej tyre është pikëpamja e
    cila thotë se në shoqërinë kosovare nuk ekziston një
    rrezik i tillë sepse kosovarët e kanë ndarë prej kohësh
    mendjen për orientimin e tyre perëndimor, si në rrafshin
    politik dhe atë kulturor. Si fakt shtesë për këtë përmenden
    ndjenjat e fuqishme kolektive proamerikane
    të shqiptarëve. Këto ndjenja pothuajse kanë tiparet e
    një kulti, e ky është kulti i shpëtimtarit. Një pikëpamje
    e tillë dominon në politikën kosovare, në institucionet
    qeveritare dhe në media. Por në anën tjetër janë
    disa indikatorë të tjerë të cilët na ftojnë të mos e bëjmë
    gjumin të qetë. Këta indikatorë kanë të bëjnë me aktivitetet
    e shumta fetare të cilat sot zhvillohen në Kosovë.
    Ka me dhjetëra organizata arabe që sot derdhin para
    në Kosovë, ku paralel me investimet humanitare realizohen
    edhe projekte të propagandës fetare, e cila kryesisht
    u adresohet të rinjve dhe fëmijëve të shkollave.
    Kam pasur rastin të bisedoj me mësues të cilët më kanë
    rrëfyer se si u ka ndodhur shumë herë që nxënësit e
    tyre i kanë lëshuar orët e mësimit në shkollë për të
    shkuar në ligjëratat fetare të mbajtura nëpër shtëpi private
    apo xhami. Kam dëgjuar prej këtyre mësuesve se
    si nxënësit janë ngritur për ti kundërshtuar shpjegimet
    e dhëna prej tyre me arsyetimet se këto shpjegime janë
    në kundërshtim me ato që thotë sheriati. Kam dëgjuar
    se si këta nxënës nuk kanë dashur ti thonë në gjuhën
    sociologjike emrat e pesë shtyllave të islamit, por vetën
    në gjuhën arabe.
    Këto rrëfime për këto raste do duhej të alarmonin
    Ministrinë e Arsimit, sepse këto raste nuk janë vetëm
    raste të izoluara. Ato janë simptomë e një dukurie e
    cila po përhapet masivisht në shoqërinë kosovare, larg
    syve të mediave dhe institucioneve. Fatkeqësisht ajo
    ka prekur edhe studentët dhe elitën intelektuale. Do
    ta përmendja këtu shkrimtarin e respektuar Milazim
    Krasniqin, që kohëve të fundit ka shkuar një libër, argumentet
    e të cilit në esencë janë brenda skemave fundamentaliste
    të interpretimit të historisë. Aty thuhet
    se “civilizimi perëndimor është civilizim i dhunshëm,
    ndërsa historia e vërtetë njerëzore po filloka me islamin”.
    Një skemë bardh e zi, jodinjitoze për një intelektual…
    I larguar nga mediat, nga sistemi arsimor dhe institucionet
    religjioni ka gjetur kanale të tjera për të depërtuar
    tek shtresat e shoqërisë kosovare.
    Këto janë kanalet informale të shoqërisë civile, të
    cilat normalisht nuk funksionojnë po qe se nuk ka para.
    Këto para sigurohen nga organizatat arabe, të cilat
    donacionin e tyre e kushtëzojnë me imponimin e modelit
    të tyre të islamit. Ky është modeli i islamit radikal,
    i cili ushqen pikëpamje negative për shoqërinë laike
    perëndimore, modelin e të cilës është duke e ndërtuar
    shoqëria kosovare, që tradicionalisht praktikon një
    islam minimal, falë të cilit kemi fenomenin e fuqishëm
    të tolerancës fetare. Këto organizata rekrutojnë klerik
    të rinj për të zhvilluar ligjërata dhe kurse fetare nëpër
    fshatrat dhe qytetet e Kosovës. Në këto kurse në rend
    të parë nuk është morali fetar, por temat aktuale politike
    të interpretuara me skema ekskluziviste fetare.
    Qëllimi i tyre është krejtësisht i qartë: të prodhohen
    ithtarë të rinj, të karakterizuar nga besimi i verbër fanatik,
    të cilët fillimisht duhet të angazhohen në sulme
    progandistike ndaj “vlerave materialiste perëndimore”.
    Kjo është faza e indoktrinimit, faza e kalitjes ideologjike,
    e cila krejt natyrshëm mund të pasohet nga faza e
    veprimit, në përputhje me mësimet e fazës së parë. Këto
    organizata të propagandës dhe indoktrinimit fetarë
    funksionojnë falë atij që quhet paradoks i demokracisë
    liberale. Ato i shfrytëzojnë vlerat e kësaj demokracie
    në aktivitetin e tyre kundër kësaj demokracie. I shfrytëzojnë
    liritë e shoqërisë civile për të promovuar modele
    sociale që e rrënojnë shoqërinë civile. E shfrytëzojnë
    lirinë e shprehjes për të folur kundër saj. E shfrytëzojnë
    tolerancën fetare për të folur kundër tolerancës
    fetare. Politika dhe institucionet kosovare duhet urgjentisht
    të ngrenë nivelin e vëmendjes ndaj një dukurie të
    tillë, e cila rrezikon seriozisht që religjionin në Kosovë
    ta shndërroj në problem kombëtar, problem të cilin
    nacionalizmi shqiptar e kishte zgjidhur që në fillet e tij
    para 120 vitesh. Nacionalizmat fqinj, si ai serb, ashtu
    edhe ai grek, janë munduar ti arrijnë efektet e tyre nga
    përpjekja për ta ringjallë këtë problem. Një nga mitet
    themelore të nacionalizmit serb ka qenë ai që Shoflin
    e quan “miti i misionit civilizues”. Serbët e kanë ndërtuar
    mitin se misioni i tyre është të mbrojnë krishterimin
    nga myslimanët. Në emër të këtij misioni të rrejshëm
    kisha e tyre ortodokse i ka bekuar në fushatat e
    tyre shfarosëse, në Bosnjë dhe Kosovë. Ne nuk duhet
    të lejojmë që ky mit të përligjet me raste reale të krijuara
    nga vetë ne. Është detyrë e politikës institucionale
    që të kujdeset për këtë dhe kjo detyrë lidhet direkt me
    interesat nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi.
    Ne nuk kemi nevojë për islam tjetër, përveç islamit
    minimalist, i cili është identik me atë quhet “islam
    evropian”.
    Kosova dhe religjioni
    Blerim Latifi
    Po ky Milazim Krasqini eshte nje prej tyre qe marin ka 500 dollar e mos me shume...TALIBAN. E mbaj mend nje rast ne Tetove para dy vitesh ne kohe te muajit te Ramazanit vinte nje autobus nga Turqia ne emer te Islamit jepte Iftare( darke) gratis ne mes te qytetit. Ky autobus per 1 muaj qarkullonte neper Maqedoni, Kosove..e ky Milazim Karsniqi 1 muj dit ka henger pa pare dhe ishte pikerisht ky qe mbronte ''mjekrat'' dhe idete e tyre ..e qe vazhdon sot e kesaj dite...

Faqja 27 prej 49 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •