Close
Faqja 21 prej 49 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 486
  1. #201
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    O Ishalla bre njerez behet mir,kjo gje eshte dit se do te ndodh dicka vonesa i ben gjerat e veta,i knaq kundershtaret e vuajm na dhe populli jon.

    E them me krejt deshiren e madhe cka e kam ishalla e marin denimin te cilin e meritojn ndasht edhe me vdeke te jet,sepse nuk na duhet keta njerez keta tradhtar te kombit ton.

    Edhe pse sot diten patem do mosmarveshje me disa antar te cilet provokojshin,vetem e vetem te qesin muslimanet fajtor po per fat te keq ata jan shqiptar dhe nuk duhet me paragjyku ashtu pa mos e dit se cka qen arsyeja qe kan dasht me sulmu,e disa gjak nxeht drejt fillojn me ofendu po ok nuk ua ze per te madhe sepse tregojn me sakt se kush jan.

    Ja une jam prej Maqedonie edhe shum ka prej Kosove,Shqiprie e ku ta di une,po nuk duhet te ket dallime ndermjet nesh sepse te njejtit jemi,duhet qe ate fuqi qe e kemi ta shfytezojm bashk dhe te mundohemi bashk me dal prej kesaj situate e jo me fyerje e ku ta di une.

    Eshte shum interesant nje gje se nje e ben e han e gjith vendi,spo e di me mir mos ua thoni emrin shqiptar atyre 3 apo sa ishin thjesht ata sjan asgje per na thjesht vendoni emer tjeter nuk e meritojn me u thir me si shqiptar jo jo.

    Kam menduar se kta luftra cka u bene ne Kosov,Maqedoni do ti zhduk tradhtaret po jo ende paska ende,asnjeher nuk kena ditur te shfrytezojm te mirin kur e kemi pasur ne duart tona.

  2. #202
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Mosveprim dhe moskokecarje i organeve tona politike per cfare? A ka mundesi ta trajtosh me tutje ne lidhje me kete incident. (Sinqerisht, pyejte per dialog te hapur, se mos ma merr per sarkazem.)

    Koso, akoma po brockullit ti? He se me duket te ka lene kryesia ketu te na argetosh.

    Meqe ra fjala, sa e pashe Gonken Abdull ne video ne televizor duke bere brum ne pasticeri. Sipas ko-punetoreve, Bin Ladenit i referohej si "uncle Ben", dmth xhaxha. Pse e solli mushka ketu xhanem, e s'vajti ne Afganistan te xhaja, te ngronin njeri tjetrin neper shpella, si pri-neandertale qe jane.
    E ke tek Styxi me siper postimin. Qeveria jone, nese do kishte nje te tille, do bente dicka qe te parandalonte kete gje. Mos me be te perseritem aman. Thelbi eshte ketu:
    Sala, me grua Serbe, u be me Arabet per te hypur dhe marre leke ne pushtet. Nderoi sa ndertoi xhamira, u be loja dhe gogla e te gjitheve, e hoqen. Per disa vjet beri kontrabande me Serbine kur te gjithe nuk i jepshin nafte ky i jepte. Ndenje "urte" 8 vjet, hypi prap, u lidh me aksin Beograd-Athine dhe kane mbire Kishat ne cdo ane tani, ne nje popull qe ka nevoje per buke e vepra infrastrukturore jo Kisha e Xhamira bosh.

    Ky eshte nje "sketch", pastaj pikat i lidh vete ti.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #203
    Nuk eshte e cuditshme se nje gje e tille ndodhi. Si te gjithe popujte e tjere te botes as te gjithe individed e popullit shqiptare nuk jane imune nga pjella terroriste. Cdo shtepi ka nga nje nevojtore.

    Vetem pse disa persona marrin peng fene muslimane per qellimet e tyre terroriste, nuk do te thote se feja muslimane eshte fe terroriste. Vahabistet, qe jane devijim nga muslimanizmi i vertete, jane keta qe ndjellin terrorizem.

    Po qe se te akuzuarit nxirren fajtore, atehere me te vertete keta jane turpi i Kombit tone, TRADHTARE ne historine shqiptare, dhe HERETIK te fese muslimane.

  4. #204
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Genesis, keta terroristet te krishtere ishin? Se me duket po i fut te gjithe ne nje thes.

    Nga ana tjeter, Abdulla nga Kosova, dhe vellezerit nga Maqedonia. Politikisht, dmth de juro, (t'i leme per nje moment de facto) cfare pergjegjesie duhet te marre qeveria e shtetit shqiptar?

  5. #205
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Po si ore nuk paska dallim. Per ty jo, as per mua qe jemi Shqiptar, por per ate qe jeton ne Texas ka qe cke me te, ai Kosovo War ka degju, ate di me shume. Ata nuk e kane idene se nga bi shqiperia aq me teper te dijne se ne Maqedoni ka Shqiptare apo problemet e nderlikuara te Ballkanit. Kosova eshte ne prag te pavarsise jo Shqiperia apo Maqedonia.
    Lum si une per bashkeatdhetare si ty qe e vrasin mendjen edhe per numrin e amerikaneve qe do te lexojne lajmin. Mos duhet te me beje mua si shqiptar te ndihem me mire fakti qe jo 300 000 milion por 100 000 milion amerikane do te mesojne se 4 shqiptare benin plane per te sulmuar nje baze ushtarake ne Amerike qe 8 vjet me pare strehoi mijera refugjate nga Kosova? Apo kujton se lajmi i ketyre te katerve do te zhduket nga ekranet e gazetat brenda 1 jave, e ai gjyqi qe do te pasoje nuk do te publikohet gjeresisht dhe imtesisht ne muajt ne vazhdim?!

    Mbase ty, qe e vret mendjen per nivelin propagandistik te lajmit, e jo per brendine e tij, te ben te ndihesh me pak keq numri i atyre qe mesuan per lajmin. Por mua nuk me ben aspak te ndihem me mire, pasi per mua nuk ka asnje dallim nese 300 milion amerikane apo 1 amerikan mesoi per kete lajm, une perseri jam i mbuluar nga turpi i atij lajmi i atyre 4 shqiptareve te pabese. Shqiptaret thone ate fjalen popullore: "Rrit gjarprin te te haje koken!" dhe ky lajm eshte ilustrimi me i mire per te.

    Sado e dyshimte tju duket si shkrim ajo qe thashe siper, pra "teori konspirimi" qe un nuk e quajta aspak te tille, pasi e besoj se eshte jo teori por dicka qe priteshe te ndodhte
    Teori konspirimi me FBI qe gjurmon e regjistron cdo hap te ketij grupi qe prej janarit 2006? Apo edhe FBI qenka bere vegel e teorive te konspiracionit? Apo edhe ata 4 shqiptaret ne banken e te akuzuarve sot qe flasin me gojen e tyre flasin ne emer te sherbimeve sekrete te armiqve tane?!

    Veri veshin xhevahireve qe po nxjerrin nga goja ne banken e te akuzuarve qe te kuptosh se me cfare specie ke te besh.

    .....le te trajtohen ata si 4 persona, si 4 individe, si 4 shtetas maqedonas...por nese do edhe si 4 individe te nacionalitetit shqiptar, por, edhe si 4 islamist -nese kjo vertetohet....te gjithe katershet e siperpermendura nuk mund te me turperojne mua...dhe ty....ne nuk duhet ti leme rruge pergjithsimit....
    Te mos i besh rruge pergjithesimit, ka dy kuptime diametralisht te kunderta:

    1. Ti hapesh rrugen naivitetit e te hiqesh sikur nuk ka ndodhur asgje, apo "ata nuk jane shqiptare", apo "ata jane spiune serbe e greke", apo "jane jugosllave e jo shqiptare"....

    2. Te vetendergjegjesohesh ne ate shkalle qe rreziku i depertimit te fanatizmit islamik ne rradhet e shqiptareve eshte aktual dhe i prekshem dhe ne duhet te bejme dicka per kete.

    Une nuk i afrohem problemit me naivitet, por une i afrohem problemit me seriozitet. Ky lajm, qe eshte vetem akti i fundit i dhunes ne nje seri aktesh te bera keto vitet e fundit, duhet te sherbeje si nje kembane zgjimi per shtetet shqiptare, per per cdo shqiptar te madh e te vogel ne cdo cep te globit. Ne nuk duhet te presim FBI dhe agjensite sekrete te botes qe te kapin e sjellin perpara drejtesise kriminele te tille, ne duhet ti denoncojme vete keta elemente kudo qe i hasim, ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, France, Angli, Amerike, Siri, Jordani, Malazi, kudo ku jetojne.

    Dhe kjo eshte pergjigjia e vertete qe meritojne akte te tilla, e jo peticionet e fjalet e kota qe jane vetem mjete propagandistike e aspak konstruktive.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-05-2007 më 19:55

  6. #206
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955


    Tre nga shqiptarët e arrestuar në SHBA nga FBI kanë lindur në Maqedoni

    Bëhet fjalë për vëllezërit Duka të cilët kanë lindur në Ohër dhe Dibër, e që jetonin në fshatin Spas (Shpëtimi) të Dibrës

    Tre nga shqiptarët e arrestuar në SHBA nën akuzën se janë pjesë e grupit terrorist kanë lindur në Maqedoni. Keshtu ben te ditur agjencia e lajmeve Makfaks e cila I referohet nje burimi anonim ne Ministrine e Brendshme maqedonase. Bëhet fjalë për vëllezërit Duka të cilët kanë lindur në Ohër dhe Dibër, e që jetonin në fshatin Spas (Shpëtimi) të Dibrës.

    FBI ka arrestuar dy net me pare ne te gdhire te dites se djeshme 6 persona katër prej te cileve u përshkruan si shqiptarë të "ish-Jugosllavisë". Dy të tjerët janë një jordanez dhe një turk. Arrestimi I tyre eshte bere pasi, ne baze te disa provave dhe xhirimeve ne videokaseta DVD, eshte zbuluar se ishin duke pergatitur nje sulm te armatosur kunder bazes ushtarake te Fort Dix, ne Nju Xhersi ku eshte sterviten ushtaret qe nisen per ne Irak. Aktpadia prej 27 faqesh e paraqitur në Gjykatën Federale të qytetit Camden të Nju Xhersit përshkruan aktivitetin e këtyre 6 personave në përpjekje për të vrarë qindra ushtarë amerikanë rezervistë në bazën Ft Dix para se ata të niseshin për në Afganistan e Irak.

    Personat e arrestuar jane: Janë arrestuar Shain Duka (1981), Diton Duka (1978) me nofkat "Distan", "Entoni" apo "Toni" dhe Elvir Duka (1983) me nofkat "Elvis" dhe "Sulejman", si dhe Agron Abdullahu, për të cilin supozohet se është nga Kosova, meqë ishte "snajperist në Kosovë". Vëllezërit Duka jetonin në Çeri Hil në Nju-Jork. Ata janë shpërngulur në SHBA në mënyrë ilegale para disa viteve, ndërsa kanë punuar në një kompani për vendosje dhe rikonstruim të kulmeve. Autoritetet amerikane pohojnë se kundër të gjithë të dyshuarve kanë dëshmi të forta se një periudhë të gjatë kanë përgatitur sulm mbi kompleksin ushtarak Fort Diks, si dhe mbi bazën e afërt detare. Shqiptari i katërt jetonte në Buena Vista, po ashtu në Nju-Jork dhe punonte në një supermarket. Edhe ai në mënyrë ilegale është shpërngulur në SHBA. Ai ngarkohet vetëm për posedim ilegal të armëve, ndërsa i vetmi shtetas i SHBA-ve është jordanezi, i cili konsiderohet të jetë lider i grupit. /Makfaks/
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #207
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Lum si une per bashkeatdhetare si ty qe e vrasin mendjen edhe per numrin e amerikaneve qe do te lexojne lajmin. Mos duhet te me beje mua si shqiptar te ndihem me mire fakti qe jo 300 000 milion por 100 000 milion amerikane do te mesojne se 4 shqiptare benin plane per te sulmuar nje baze ushtarake ne Amerike qe 8 vjet me pare strehoi mijera refugjate nga Kosova? Apo kujton se lajmi i ketyre te katerve do te zhduket nga ekranet e gazetat brenda 1 jave, e ai gjyqi qe do te pasoje nuk do te publikohet gjeresisht dhe imtesisht ne muajt ne vazhdim?!
    Sa me pak veta te preken, sidomos njerez qe nuk e kane idene dhe marrin krah shume kollaj dhe formojne opinion shume kollaj mendoj se eshte pozitive. Ti jo ? Apo po mundohesh ti shmangesh pikes kryesore. U krijua nje dizinformim, u tha jane Kosovare. Nuk jane jane Shqiptare nga Maqedonia.

    Mbase ty, qe e vret mendjen per nivelin propagandistik te lajmit, e jo per brendine e tij, te ben te ndihesh me pak keq numri i atyre qe mesuan per lajmin. Por mua nuk me ben aspak te ndihem me mire, pasi per mua nuk ka asnje dallim nese 300 milion amerikane apo 1 amerikan mesoi per kete lajm, une perseri jam i mbuluar nga turpi i atij lajmi i atyre 4 shqiptareve te pabese. Shqiptaret thone ate fjalen popullore: "Rrit gjarprin te te haje koken!" dhe ky lajm eshte ilustrimi me i mire per te.
    Un e kam bere analizen time, madje analize te thelle ne disa postime, dhe nuk e vras mendjen thjeshte ne nivelin mediatik. Un jam ai qe vura lajmin sic duhet i pari ketu dhe madje ne gjith internetin(vec Serbianna.com mund te ma ket kaluar se ata i kane skedat e njerezve te tyre me mire se kushdo tjeter). Sa e rendesishme eshte propaganda informatike, hmmm, lexo nobelistin Noam Chomsky, se ai mund te ta mbushi mendjen(edhe pse ne shqiptaret jemi pak kokderra dhe nuk para levizim nga ajo qe na fiskohet ne koke).

    Teori konspirimi me FBI qe gjurmon e regjistron cdo hap te ketij grupi qe prej janarit 2006? Apo edhe FBI qenka bere vegel e teorive te konspiracionit? Apo edhe ata 4 shqiptaret ne banken e te akuzuarve sot qe flasin me gojen e tyre flasin ne emer te sherbimeve sekrete te armiqve tane?!
    Po pse i kapi tani ateher ? E ke pare lajmin apo jo ? Ata kane shkuar ne nje vend per te regjistruar DVD, ai pronari i ka pare se car permbanin DVD-te dhe i kane lene te livadhishin nje vit ? Per cfare i kane lene te livadhisin ? Lexo artikullin tek Serbianna.com ate be, se aty ka me shume te verteta se kudo, jo per ne shqiptaret, por per keta kater UDB-ashet.

    Veri veshin xhevahireve qe po nxjerrin nga goja ne banken e te akuzuarve qe te kuptosh se me cfare specie ke te besh.
    Po, specie qe "u konvertua" se fundi. Te lutem Albo, akoma beson brockulla te tilla ? Ve trurin ne pune. Un nuk i shmangem pergjegjesive perkundrazi, kam 2 dit qe bej debat me trungun nga Kosova(kshu thote te pakten) per kete gje, pikerisht qe te marrin pergjegjesite qe gjera te tilla mos ndodhin me. Por le mos te krijohen iluzione te rreme se kemi te bejme vec me terrorista shqiptare, pikerisht nje muaj perpara datave me kyce historike per shqiperine dhe kosoven.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 09-05-2007 më 20:08
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #208
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Ne momentin qe pashe disa shqiptare te Maqedonise me flamuj arab dhe duke djegur flamurin amerikan (vitin e kaluar), edhe pse i indinjuar i thashe vetes: ''Te pakten nuk jemi terroriste'', gje te cilen s'mund ta them me! Qe ka shqiptare qe jane terroriste ne zemer nuk ka as me te voglin dyshim. Gjen me dhjetra edhe ne kete forum, te cilet nese sdo e njihnin friken dhe nese do kishin mundesi, sdo linin jo-mysliman te gjalle ne kete planet. Islami nuk eshte dashuri, eshte semundje nga e cila injorantet nuk gjejne sherim.

    E pabesueshme! Mjekrroshat nuk fshehkan vetem morra ne mjekrat e tyre! Ngrihen 4 shqiptare dhe ''sulmojne'' Ameriken se bashku me nje nga vendet e djallit, si dhe nje nga turqia! Sikur mos te kishin egzistuar turqit, apo sikur mos ta kishin pushtuar Shqiperine, keta mjekroshat sdo egzistonin! Pra i bie qe turku te jete babai i tyre dhe jo vellai sic pretendojne ''elahije'' (dicka e tille) degjuesit! Populli baba turk dhe jo vella!

    Ne shqiptaret e kemi njollosur shume emrin tone dhe kete nuk e kemi bere ne emer te islamit. Nuk kemi qene myslimane dhe as te krishtere, thjesht shqiptare. Ne jemi ne plot lista te zeza, nje nder to eshte antaresimi ne nje konference islamike. Kushdo (jo-shqiptar) qe i ka rastisur ta shohe Shqiperine perkrah Avganistanit, nuk eshte cuditur dje. Bota e qyteteruar i ka frike shqiptaret sepse ne jemi 70% (aspak e sakte) myslimane dhe pjesemarres ne nje organizate/konference terroristo-islamike. Pra, nje europian/amerikan qe merr parasysh perqindjen e mesiperme ngurron ne qenjen pro te pavaresise se Kosoves. Per ta ''ngurruar'' akoma me shume, Serbia i ofron falas cdo ndihme te mundshme. Zeri i bushtres mashkullore serbe sot ngrihet lart, sepse nuk i paskan akuzuar kot shqiptaret! Epo 4 vete ishin, se mos jane te gjithe?! Epo vetem nje Bin Laden ka!

    Amerika cliroi shqiptaret nga femije-ne-barkun-e-nenes vrasesit. Shqiptaret teper ordiner te lajthitur shkojne ne Amerike per te vrare amerikane, si menyre hakmarrjeje per vellezerit e tyre ne islam nga Avganistani dhe Iraku! Sdua ta besoj!!! Sikur mos te nderhynte Amerika, e gjithe Kosova do i puthte te ndenjurat Milloshevicit, ose sdo kishte mbetur njeri i gjalle mbi dhe. Eshte fakt! Meqe eshte per gjak apo hakmarrje, pse valle nuk tentuan keta trimat te sulmojne nje baze serbe?! Amerikanet nuk kane vrare asnje shqiptar, perkundrazi i kane dhene jete qindra mijerave. Serbet kane vrare e perdhunuar mijera. Te dyja palet jane te krishtere, pse amerikanet?!

    Eshte turp per cdo shqiptar, eshte turp per Shqiperine (e madhe). Ne dje hyme ne listen e vendeve ku enderra e keqe e terrorizmit islam eshte realitet. Ok se turpin po e hame me buke, dikush i shton dhe nje Birre, e dikush tjeter nje limonate (sipas feve), por ne na kanoset vellavrasja! Te gjithe ata qe kane fene para kombit, jane armiq te Shqiperise, armiku im dhe i te gjitheve, prandaj nese sdo qe tia falni jeten djallit, reflektoni para se te jete vone!

  9. #209
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    (per Genesis) Sa per investigimin qe zgjati kaq kohe, mund te merren parasysh disa gjera si psh, qe te mund ta sjellesh ceshtjen ne gjyq (sidomos ne US) duhet te kesh argumente te pakontestueshme, jo thjesht nje video me paintball dhe "allahu ekber." Me kryesorja, duke i ndjekur per nje periudhe te gjate, mundohesh t'i shikosh lidhjet e kesaj celule me te tjera ne vend apo jashte tij, liderit nqs ka, influenca e huaj e me the te thashe.
    Ne Angli, psh, te pakten nje nga autoret e 7/7 ishte ne radar per me shume se nje vit nga policia atje, nen investigim, por sic u pa, pa sukses per t'u arrestuar para se te ndodhte cfare ndodhi.

  10. #210
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    (per Genesis) Sa per investigimin qe zgjati kaq kohe, mund te merren parasysh disa gjera si psh, qe te mund ta sjellesh ceshtjen ne gjyq (sidomos ne US) duhet te kesh argumente te pakontestueshme, jo thjesht nje video me paintball dhe "allahu ekber." Me kryesorja, duke i ndjekur per nje periudhe te gjate, mundohesh t'i shikosh lidhjet e kesaj celule me te tjera ne vend apo jashte tij, liderit nqs ka, influenca e huaj e me the te thashe.
    Ne Angli, psh, te pakten nje nga autoret e 7/7 ishte ne radar per me shume se nje vit nga policia atje, nen investigim, por sic u pa, pa sukses per t'u arrestuar para se te ndodhte cfare ndodhi.
    Aty thuhet "recently converted". Recently kur ? Nuk di cte them, por duke qene se njerin e njof dhe kam degjuar shume per familjen e tyre, me shume se cdokush ne kete teme, di te them qe jan UDB-ash. Shkoni pyesni vete ne Diber familjet e ndryshme se ja u ilustrojne me teper se kush jane niprat e Murat Dukes dhe kush ishte Murat Duka kur Cubrilloviqet apo antishqiptaret shqiptar i bashkangjiteshinvMille Panchevskit dhe bejshin hatane kundra patrioteve.

    Disa ketu, nuk e kane idene e historise se dhimbshme te Shqiptareve te Maqedonise. Kosovaret nuk kane vuajtur hic ne krahasim me vuajtjet qe kane pesuar Shqiptaret e Maqedonise. Jane munduar ti cojne ne Turqi me dhune, i kane Turqizuar me dhune vete sllavet. E parashtron Zarathustra mire ne postimin e tij. I kane lene injorant ne kulm, dhe i kane percare jashtmase. Ja u thashe se cfare behet ne Shkup, shkojne e i japin 500 dollar te rinjve qe te lejne mjekerr.

    Prandaj nuk mund te rri te bej sehir, e te shoh shkrimet e dikujt ketu qe me ndan "shqiptaret musliman" nga "politikat sllave". Politika sllave ESHTE PIKERISHT e qenderzuar tek muslimanizimi radikal i shqiptareve dhe paraqitja e tyre si ekstremiste ne Europe. Dhe akoma vazhdojme te themi qe nuk paska gisht UDB-ja ketu ?

    Po pse ore Albo nuk ka qene Tennet-i i vetdeklaruar Grek qe ka punuar ne kurrizin tone ? Po John Dimitri Negroponte(ish Shefi i DNI-ise, mbase ekuivalent me FBI-ne, ne mos me siper), ky ndryshe nga shqiptari Tennet i deklaruar si Grek, qe Grek puro - qe sot eshte zevendesi i Condolezza Rice. Ne nje kohe keta(GREKET) kane patur NJEKOHESISHT dy sherbimet sekrete Amerikane ne dore, inteligjencen e brendeshme dhe ate te jashtme. CFARE DO ME TEPER TI ? Thuaj qe kane levizur dhe interesa te tjera paralelisht, kryesisht ato hebreje qe kane qene faktor vendimtar ne futjen e Amerikes ne Kosove, si dhe fati jone qe Klintoni u prish me Greket per aresye se keta e SPIUNONIN.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 09-05-2007 më 20:40
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 21 prej 49 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •