Close
Faqja 13 prej 49 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 486
  1. #121
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Ai bre cka u bo keshtu cdo lajm cdo gje ne kohen e fundit ndegjojsh shqiptaret kan ber ket,shqiptaret jan mundu me ber ket,po nuk jan shqiptar more kto nuk jan,spo e di bre mundohen me ber ngateresa te mdhaja tash ku asht pefundimi i pamvarsis se Kosoves,po ja cka me u bo cdo gje qe vnon ka edhe probleme po hajt ishalla na behet Kosova Shtet i Pamvarur sa me pare mandej mundet me u qetsu cdo gje.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Mund te lexoni profilet e te dyshuarve tek New York Times. Me poshte po bej nje permbledhje:

    1.

    MOHAMAD IBRAHIM SHNEWER, 22 vjec, qytetar amerikan lindur ne Jordani. Eshte me i famshmi nder te dyshuarit per faktin se ka thene "Qellimi im eshte te godas nje perqendrim te madh ushtaresh."

    2.

    DRITAN (Tony) DUKA, 28 vjec, i lindur ne ish-Jugosllavi, banues ilegjitim ne SHBA. Eshte i perfshire ne biznesin e familjes ne lidhje me mbulime (çati). Thuhet se "Tony" ka deklaruar: "Mund te sjellim shume deme edhe me shtate njerez. Mund te arrish gjera te medha me shtate veta."

    3.

    ELJVIR DUKA, 23 vjec, vellai i Dritanit, njihej me emrin Elvis nga shoqeria si dhe Sulejman ne disa raste.

    4. SHAIN DUKA, 26 vjec, vellai i trete i 2 dhe 3 me siper. Thuhet se tek po shihnin ne nje filmim ne gjyq, kur krahu i nje marinsi ne ate filmim u hoq nga nje goditje me plumb, Shahini qeshi me te madhe.

    Dy te fundit jane SERDAR TATAR, 23 vjec, qytetar amerikan i lindur ne Turqi, dhe AGRON ABDULLAHU, 24 vjec, shqiptar i lindur ne ish-Jugosllavi.

    I pergezoj autoritetet dhe ligjin amerikan!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 09-05-2007 më 11:04
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Planifikimin e sulmit ndaj bazes ushtarake Fort Diks në Nju Xhersi e kanë dënuar liderët e institucioneve dhe të partive politike të vendit.
    09.05.07
    R21

    Pas arrestimit të katër shqiptarëve nga ish Jugosllavia, një turku dhe një jordanezi, të cilët kishin planifikuar sulmin ndaj bazes ushtarake Fort Diks në Nju Xhersi e kanë dënuar Ekipi i Unitetit, presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha, kryeministri, Agim Çeku, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kryetari i LDD-së Nexhat Daci, Shoqëria Civile në Kosovë, Partia Liberale e Kosovës, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Ata njëherit kanë përgëzuar forcat e rendit për suksesin e tyre në zbulimin dhe kapjen e të dyshuarve dhe parandalimin e tragjedisë së mundshme.\09.05.07\
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #124
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756


    Kosova e tronditur me lajmin se terroristë me prejardhje shqiptare synuan një sulm kundër Amerikës

    Lajmi se disa persona me prejardhje shqiptare kanë planifikuar një sulm terrorist mbi një bazë amerikane, bazë kjo e cila shërbeu për strehimin e refugjatëve kosovarë në kohën e luftës, në Kosovë ka nxitur dënim të plotë të këtyre veprimeve. Në reagime shprehet bindja e përgjithshme se Kosova dhe shqiptarët gjithmonë do të jenë në anën e Amerikës.
    Lidhur me këtë ngjarje kryeministri Agim Çeku iu drejtua shefes së zyrës amerikane, Tina Kajhdanou me një letër përmes së cilës shprehet mbështetja e fuqishme e Kosovës për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Kryeministri Çeku ofron bashkëpunim për hetime

    "Jam i sigurt se asnjëra nga këto fjalë që po ju shkruaj nuk do t’ju befasojnë, por m’u duk e rëndësishme ta ripërsëris në këtë moment. Nuk duhet ta ripërsëris ndjenjën e jashtëzakonshme që populli i Kosovës e ka për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qytetarët e saj, dhe as idenë e neveritshme se shqiptarët kudo që janë mund të përfshihen në kësi lloj sulmesh mbi një komb, i cili ka qenë shumë bujar deri më tani. Thjesht, më lejoni t’ju siguroj mbështetjen tonë të plotë dhe bashkëpunimin e të gjitha institucioneve të sigurisë në Kosovë për hetimet e SHBA-së. Ju lutem mos hezitoni të më kontaktoni në çdo kohë për ndonjë lehtësim të kësaj pune", thuhet në letrën e kryeministrit Çeku drejtuar Tina Kajdanout.


    Bashkësia Islame e Kosovës: Të sulmosh SHBA-të do të thotë të sulmosh shtetin që promovon vlerat demokratike

    Edhe Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka shprehur tronditjen e saj lajmin për planifikimin e sulmit terrorist mbi bazën ushtarake Fort Dix të Nju-Xhersit në SHBA. "Në parim, dënojmë çdo akt terrorist pavarësisht se kush e planifikon apo edhe e kryen, pa marrë parash qëllimin dhe motivin, mirëpo për ne ky rast është edhe më i rënd kur në të janë të implikuar qytetarë të kombit dhe të fesë tonë" , thuhet në reagim.
    "Të planifikosh një akt terrorist mbi një bazë ushtarak të një shteti mik të shqiptarëve e posaçërisht të Kosovës, do të thotë të jesh kundër interesave të popullit shqiptarë, ndërsa të sulmosh SHBA-të do të thotë të sulmosh shtetin që promovon vlerat demokratike.
    Është mirë që autorët e këtij komploti u kapën nga autoritetet amerikane para se të kryejnë aktin e planifikuar. Kryesia e BI-së, edhe me këtë rast, i shpreh mbështetje të fort dhe të parezervë qeverisë amerikane në luftën kundër terrorizmit, ndërsa për autorët e këtij komploti kërkojmë që të vihen para drejtësisë.
    Jemi të bindur se ky akt nuk do të prek marrëdhëniet tonë të mira me popullin dhe qeverinë amerikane, e cila është promotore e zgjidhjes së statusit të Kosovës.
    Jemi të bindur që autorët e këtij planifikim janë njerëz të manipuluar e të infiltruar nga qarqe anti- shqiptare, anti-islame dhe anti-amerikane, aq më tepër kur kjo bazë qe strehë për refugjatët kosovarë gjatë luftës së fundit.
    Edhe njëherë shprehim shqetësimin tonë për tentimin e aktit terrorist mbi ushtrinë amerikane e cila tek ne në Kosovë shihet si shpëtimtare dhe ruajtëse e paqes dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon", thuhet ne kumtesn e Bashkësisë Islame të Kosovës.

    Reagime partiake

    Në reagimin e saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpereh tronditjen e saj dhe gjithë popullit të Kosovës me lajmin.”Si kosovarë, ne ndiejmë sikur të ishim edhe ne drejtpërdrejt të kërcënuar”, thuhe tnë reagim, duke shprehur bindjen e përgjithshme kosovare se duke iu falënderuar SHBA-ve, Kosova është sot e lirë dhe prosperuese.

    Në reagimin e tij, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, po ashtu dënon ashpër tentimin për sulm terrorist ndaj bazës amerikane në Nju Xhersi të SHBA, duke e quajtur ate një tentim për të njollosur orentimin proamerikan të shqiptarëve

    Edhe Partia Liberale e Kosovës, përmes një komunikate, ka shprehur indinjatë dhe shqetesim me rastin. “Ata jane turpi dhe mbeturinat e popullit shqiptar i cili unanimisht distancohet nga ata”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur më lajmin tronditës, tha se njerëzit e tillë janë kundër humanizmit, demokracisë dhe vlerave civilizuese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 09-05-2007 më 11:09

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

  6. #126
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    O Kosovar, lexo ata qe dijne me shume dhe boll na shkruajte. Po nese ti Florin Krasniqin e ke pa ne libra, un e kam takuar ore i uruar. Megjithmend mendon ti se nje njeri patriot del dhe thote qe jam ngarkuar nga x apo y te coj arme nepermjet disa qeveritareve Amerikane ne Kosove, dhe duke shfrytezuar x apo y ligj qe nuk eshte ne rregull ne Amerike etj etj ?

    Ky eshte kulmi i kulmeve. Florin Krasniqi mund te kete qene patriot i madh, dhe nuk e dyshoj qe familja Krasniqi ka, sic ka qene Adriani psh qe ra i pari nga UCK-ja, por historia ne na ka tregu se Hamzara kena plot. Edhe Dukallaret jane fis i madh dhe i nderuar, por ja qe doli nje dege e shtrember dhe atje.

    Lere Brooklyn Connection aman, se me ate video qe ka bere tek televizionet e SHKIJEVE, televizionet Hollandeze, i ka bere nje sherbim te jashtzakonshem SHTYERJES SE PAVARSISE.


    Doruntina,
    Normale qe Francezet do jene shume shume skeptik, duke qene se nuk e aprovojne fare kete politike te Bush-it. Pra dolet atje ku thashe une. Shyqyr qe Evropa spo merret shume me ket pune se ka percarje te madhe me Ameriken. Edhe Italianet sja vune zerin fare kesaj gjeje. Edhe nje here kaluam disi rehat nga "rrethanat".
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #127
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa
    Poashtu , me duket se gegesis kishte permendur qe neve shqiptaret te krijojme nnje web site tek i cili duhet te shkojne te gjithe shqiptaret te shkruajne per indinjatet e tyre qe ndjejne per keta katert idiota .
    Une kisha thene qe neve duhet te pregaditemi per nje tubim madheshtor perpara ndonje ndertee qeveritare ne Amerik dhe nga organet e drejtesise Amerekane te kerkojme qe keta 4 persona te denohen me vdekje e jo me denim te perjetshem . Me vdekje per tradheti ndaj kombit shqiptare dhe tradheti ndaj mikut me te madhe te shqiptareve , qe dihet qe eshte Amerika !!!
    Ju lutem firmoseni pedicionin kush nuk e di

    http://www.petitiononline.com/Albanian/petition.html
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Kisha sugjeru sidomos ata gje kuptojn Anglisht te shikojn Albanian Brooklyn Connection http://video.google.com/videoplay?do...13549136654170 nga Florin Krasniqi cili thuhet se eshte ai te cili i punsoj ata te dyshuar dhe shikojeni se ata cilet kan vertet kan luftu per lirin e E Shqiptaris. E te gjith tjert qe kundershtojn jan Te Grekizuar, Slavizuar,UNMIKIZUAR apo te Amerikanizuar.

    Ne luftojm vetem per Shqiptari(ani qka qe ekemi besim musliman kjo na jep fuqi) kuzhdo qe te jet armiku edhe nese eshte Zoti i juaj Amerika
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 09-05-2007 më 11:30
    BAC, SU KRY

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    SHBA: FBI arreston 4 shqiptarë, pjesëtarë të një grupi terrorist
    ------------------------------------------
    nuk i perkasin nji grupi ..........
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #130
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Televizioni A1 i Shkupit ne edicionin e lajmeve te ores 15.00 tha se te arrestuarit ishin nga nje fshat i Dibres ne Maqedoni, dhe qendronin ilegalisht ne SHBA perderisa prinderit e tyre ishin emigrante legale te Shteteve te Bashkuara. Poashtu u rikonfirmua se gjashte te arrestuarit nuk ishin pjese e ndonje grupi terorist te njohur deri tani dhe kishin planifikuar sulmin koke me vete!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 13 prej 49 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •