Fjala e Kryeministrit Z.Sali Berisha
10/5/2007
Nisi sot në Tiranë punimet sesioni i hapjes së Forumit të Krans Montanës, i cili zhvillohet për herë të dytë në Shqipëri. Sw bashku me Kryeministrin Berisha nderuan këtë eveniment të rëndësishëm, Presidenti dhe themeluesi i Forumit Krans Montana Jean Paul Carteron, Kryeministri i Kosovës, zoti Agim Çeku si dhe personalitete të larta të qeverisë shqiptare dhe qeverive rajonale. Ishin të ftuar gjithashtu përfaqësues të Institucioneve ndërkombëtare, investitorë të huaj dhe shqiptarë, përfaqësues të trupit diplomatik, etj.
Në përshëndetjen e rastit, kryeministri Berisha falenderoi të ftuarit të cilët me pjesëmarrjen e tyre, në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për vendin, dëshmuan respektin dhe besimin tek Shqipëria dhe mundësitë që ofron ajo.
Më pas, Kryeministri Berisha paraqiti një sërë arritjesh dhe progresesh të shënuara nga qeveria shqiptare, në harkun kohor të një viti pas mbledhjes së parë të Forumit në Shqipëri. Duke vlerësuar ndryshimet rrënjësore që ka pësuar vendi në rrafshin ekonomik, Kryeministri u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të sigurta drejt objektivit të saj më madhor për të qenë vendi më mikpritës dhe më i sigurtë për investitorët.
Në fjalën e tij , ndër të tjera, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Forumi i Krans Montanës, i cili mbahet për herë të dytë në Shqipëri, është një ngjarje shumë e rëndësishme për vendin tonë,. Me këtë rast dua të falenderoj zotin Jean Pol Kartero, ekipin e tij, dua të falenderoj Kryeministrin Çeku dhe te gjithë të pranishmit, të cilët me pjesëmarrjen e tyre sot dëshmojnë një respekt të veçantë një besim tek Shqipëria dhe mundësitë e saj.
Ky forum që mblidhet pas një viti gjen një Shqipëri të ndryshuar, një Shqipëri e cila në harkun kohor të këtij viti, ka firmosur Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në. Një Shqipëri e cila po punon intensivisht për zbatimin me seriozitt të marrëveshjes Ad-Interit me Be. Një vend, i cili ka dhenë prova të qarta të kontributit në sigurinë e brendhme, atë rajonale dhe më gjerë, dhe çka meritoi të merrte mesazhin e Samitit të Rigës si një nga vendet potencialisht të mundshme për anëtarësim në Nato, në Samitin e Bukureshtit, por Shqipëria e këtij viti është një Shqipëri mjaft e ndryshuar në rrafshin ekonomik, një Shqipëri që ka bërë hapa të sigurta drejt objektivit të saj më madhor për të qenë vendi më mikpritës, vendi në të cilin ju të zbatoni me lehtësinë më të madhe, me shpejtësi të madhe, me sigurinë më të plotë, projektet dhe endrrat tuaja. Në harkun kohor 1 vjecar ne kemi bërë ndryshime të mëdha në sistemin fiskal, mund të them një revolucion të vërtetë fiskal, me të cilin ne synojmë, Shqipëria vendi me barrën fiskale mnë të ulët në Evropë. Nga 1 korriku deri në 1 janar ne instalojmë taksën e sheshtë me 10 %. Ne ulëm me 30 % kontributet për sigurimet shoqërore, ulje të tjera të ndjeshme do të bëhen në muajt që vinë. Kemi ulur çmimin e energjisë për biznesin 33-45 %. Kemi transformuar tërësisht burokracinë ndaj tyre, nga 42 ditë, u zbrit në 8 ditë afati, për regjistrimin e bizneseve, por tani është kompletuar regjistri elektronik i biznesit dhe së shpejti instalohet One Stop Shop, nëpërmjet një programi e sponsorizuar nga Agjencia amerikane e ndihmës në kuadrin e pragut të llogarisë së mijëvejcarit. Hapa shumë të rëndësishme janë shënuar në aspektin ligjor. Është miratuar ligji i ri i partneritetit publik, privat, është miratuar ligji i ri i prokurimeve dhe Shqipëria brenda 2 ose 3 muajve do të jetë vendi i prokurimit elektronik, të plotë.
Po punohet për përmirësimin e administratës fiskale, po në kuadrin e programit të pragut të Mijëvjecarit. Ne do të vendosim së shpejti sistemin e integruar tatimor, taksën on-line dhe elektronike. Janë hequr barrierat doganore. Pra mendoj se janë bërë hapa shumë serioze në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit.
Një përpjekje të madhe dhe të gjithanshme po bëhet për të vendosur vendin në moshën dixhitale. Është një detyrë e vështirë. Ky vend edhe tani ka një shkallë penetrimi të papranueshme të kësaj teknologjie, por ky vend po punon me insistim dhe vendosmëri të madhe për të kapur plotësisht moshën dixhitale, si leva e Arkimedit, që të shkëputet me shpejtësi nga qindra dhe mijëra lidhje të panevojshme.
Përmenda pak më parë regjistrin elektronik që vendosim së shpejti. Krahas tyre janë doganat elektronike, taksat, janë prokurimet, shkollat. Së shpejti hapet tenderi për sistemin më të avancuar të identifikimit të qytetarëve. Kartat e identiteti, pasaporta dixhitale. Po bëhet dixhitalizimi i arkivave të pronësisë. Programi i internetit për shkollat po ecën me shpejtësi dhe do të kompletohet brenda vitit 2008. Këto përpjekje kanë dhe rezultat e tyre të prekshme. Po të vështrosh tek ato Shqipëria, I përngjan shumë një ndërtese në ndërtim, ku jo të gjithe elementët që ka projektuar arkitekti, mund ti shohësh me syrin e parë, por rezultate janë të dukshme. Institucionet ndërkombëtare besojnë dhe ky është dhe mendimi ynë se ne se jemi në një shkëputje realisht të fuqishme, se ekonomia ka fituar një entuziazëm të admirueshëm. Krediti për ekonominë rritet me shpejtësi shumë të madhe dhe ky kredit në masën 70 % I është adresuar biznesit. Indeksi i kërkesës është shumë I madh. Indeksi i shitjes është dyshifror. Eksportet janë rritur vitin e kaluar me 20 %. Dhe këtë vit pavarësisht nga aplikimi i marrëveshjes së Ad Interit me BE në katër muajt e parë të këtij viti eksporti është dyfishuar në krahasim me katërmujorin e parë të viti 2006. Parashikohet një rritje 6 % por jami bindur se do të jetë më e madhe. Duke I lënë mënjanë statistikat, janë disa tregues të tjerë shumë herë më të rëndësihëm se këto që citova. Është prania juaj sot këtu. Midis jush ka kompani dhe përfaqësues të kompanive të mëdha të rajonit dhe të Europës, që parashikojnë investime dhe projekte investimesh në Shqipëri shumë miliarda eurosh, që keni sjellë për fusha të ndryshme, projekte gjigande, jo vetëm për këtë vend të vogël me mundësi të mëdha, por për rajonin në tërësi. Në vitin 2006 krahasuar me viti 2004, investimet e huaja u rritën 4 herë të marra për frymë. Ato kanë qenë 28 dollarë për frymë dhe arritën në 130 dollarë për frymë. Rritja prej disa herë është e lakmueshme, por vlera absolute nuk është e pranueshme. Prandaj dhe unë jam shumë i sigurtë se ky vit do të njohë një rritje shumë herë më të madhe.
Shqipëria ofron realisht mundësi të mëdha. Është njjë vend me stabilitet makroekonomik të admirueshëm, terguesit e saj makroekonomik janë identikë me Finlandën. Ka një rritje ekonomike rreth 6 %, një inflacion prej 2,4 %, një deficiti buxhetor 2,6 %.Por Shqipëria ka avantazhe të tjera shumë të mëdha. Ka krahun e punës ndër më dinamikun, më të ri , më të leverdisshëm në Evropë. Vetëm pak muaj më parë kompani të mëdha italiane lanë Kinën për të vendosur sipërmarrjet e tyre dhe për të investuar në Shqipëri. Unë e konsideroj këtë një vendim shumë të mencur. Shqipëria ka një pozicion gjeografik të shkëlqyer. Briri perëndimor i Gadishullit është porta e Evropës drejt Ballkanit dhe porta e Ballkanit drejt Evropës.
Shqipëri ka poptenciale të mëdha, burime të mëdha natyrore. Bregu i saj ndër më të bukurit është në tërësi i pashfrytëzuar. Malet janë të paprekura. Vendi është shumë I pasur në ujëra, një ndër më të pasurit të Evropë. Janë shfrytëzuar gjithësej vetëm 6 miliard kë/h potencilat ujore të vendit. 14 apo 15 miliardë të tjera janë për tu shfrytëzuar. Shqipëria është vendi i depozitave të mëdha minerale, një nga vendet më të pasura në Evropë , në krom, nikel , baker, si dhe minerale të tjera.
Me standartet që ne po vendosim, me barrën fiskale më të ulët, me parqet industriale që janë në krijim e sipër, ne realisht ju ofrojmë ju mundësi të mëdha dhe asnjëherë nuk duhet të shikoni tek tregu kufijtë e Shqipërisë. Një marrëveshje e nënshkruar në Bukuresht krijon një zonë të tregtisë së lirë nga Kroacia në Moldavi. Dhe marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet e rajonit po zbatohen cdo ditë e më shumë.
Ndaj dhe duke ju uruar sukses unë shpresoj që të ndiqni shembullin e shkëlqyer të dhjetra e dhjetra kompanive të mëdha që iu bashkuan biznesit shqiptar gjatë këtij viti. “San Paulo IMI”, Societe Generale, Banka Popolare, janë tre banka që janë vendosur me shpejtësi në Shqipëri. Kompani te rendesishme i janë bashkuar tregut të sigurimeve. Gjithashtu EVN, Vatech, Strabag, Alpine, tre granit, General Electrik e dhjetra e dhjetra kompani te tjra, konsorciumi ACG, Falcione, pra jane një listë e gjerë dhe nuk mun dtë mos harroj komopai të tjera shumë të rëndësishme që gjatë këtij viti kanë nisur punën në Shqipëri në sistemin Bankar të sigurimeve, në cimento, në sektorin energjitik. Disa prej tyre kanë përfituar nga nismë “Shqipëri një euro”, e cila është përfshirë tërësisht në ligjin e partneritetit publik privat. Edhe njëherë dua tu përshëndes përzemërsisht për praninë tuaj këtu, për nderin e madh që i keni bërë Shqipërisë me besimin që i keni dëshmuar.
Ju faleminderit.”
Faqja zyrtare e Kryeministrisë
Krijoni Kontakt