Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Aleksander Meksi hedh në gjyq Agim Shehun për shpifje

    Meksi, ish kryeministri mistrec i PD-se kerkon te vere ne vend "nderin" nepermjet 100 000 dollareve. Ky legen mafioz drejtoi drejt humneres Shqiperine dhe doli pa lagur. Ne gomeret i dhame voten ktij qeni. Akoma ky mustaqemut hyn e del tribunave te Pd-se kur ndjen era Dollar..e era pushtet.

    Ja c'thot Shekulli..
    -------

    Ish-kryeministri demokrat e ka akuzuar vartësin e tij pas një shkrimi në revistën periodike "Koha"

    Meksi i kërkon 100 mijë $ Agim Shehut

    Filloi dje procesi gjyqësor në ngarkim të Agim Shehut, i akuzuar për shpifje

    TIRANË - Ka filluar dje procesi gjyqësor në ngarkim të shtetasit Agim Shehu dhe revistës "Koha" që akuzohen nga ish- kryeministri Aleksandër Meksi për shpifje. Meksi kërkon jo pak por një shpërblim prej 100 mijë dollarësh. Brenda kësaj shume, Meksi ka futur edhe revistën "Koha" e cila ka botuar një shkrim replikë të Agim Shehut kundër tij. Në seancën e djeshme gjyqësore që u bë me dyer të mbyllura, palët paraqitën vetëm provat. Seanca ishte e gjatë dhe u drejtua nga gjyqtari Fehmi Petku me anëtarë Ridvan Hado dhe Ilir Mustafaj. Aleksandër Meksi përfaqësohej në gjyq nga bashkëshortja e tij, Dhurata Meksi, dhe nga juristja personale. Agim Shehu gjykohej për shpifje në mungesë. Ai nuk ka caktuar as avokat për të mbojtur të drejtat e veta përballë personit për të cilin mendohet se ka shpifur dhe që në fund do ta vlerësojë gjykata se sa të vërteta janë. Dhurata Meksi paraqiti para gjykatës si provë vetëm shkrimin e botuar në revistën "Koha" me botues Enver Bytyçin. Edhe revista ishte pjesë e padisë së bërë nga Meksi. Përfaqësuesi i revistës në proces ishte juristi Halil Kopani, i cili parashtroi disa prova konkrete për të bindur gjykatën se shtypi është i lirë dhe gjithkush ka të drejtën të botojë intervista duke marrë përsipër autorësinë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shkrimin e botuar në datë 1 dhjetor 2001. Agim Shehu, ish-drejtor i përgjithshëm i policisë, në shkrimin "Ja cilat janë misteret e Aleksandër Meksit", e akuzon këtë të fundit për shumë gjëra të cilat deri tani askush nuk i ka ditur dhe nuk i ka besuar në të vërtetë. Agim Shehu shkruan në shkrim se si janë zhdukuar nga ana e Meksit 480 faqe të dosjes së bashkëpunimit me sigurimin e shtetit nëpërmjet gruas së tij e cila është punonjëse e arkivit në Ministrinë e Brendshme dhe SHISH-it në bashkëpunim me G.D. Më tej Shehu thotë se kush është pseudonimi i Meksit, ku gjendet kopja e asaj dosjeje të zhdukur, cilët ishin miqtë e vjetër të ish- kryeministrit demokrat, cilat janë lidhjet e zotit Meksi me Klement Kolanecin, Kastriot Islamin, Ylli Bufin, Fehmi Abdiun. Agim Shehu flet për abuzimet në drejtorinë e pritjes që janë mbuluar nga Meksi, për masakrën e 2 prillit në Shkodër, ku janë fshehur provat, për arrestimin e Sudes dhe lirimin e saj brenda dy orësh, për paratë e Meksit për të vërtetën e 28 majit të vitit 1996. Dje nga pala që përfaqëson revistën u paraqit një faksimile e dërguar nga Agim Shehu, i cili thotë se gjithçka që ka shkruar në revistë e ka bërë me koshiencë dhe ka ditur kujt t'i drejtohet. Ai i kërkon ndjesë botuesit të revistës për problemet që i ka krijuar me drejtësinë, por thotë se të gjitha ato që janë shkruar janë të vërteta. Shumë e ashpër dhe me një fjalor tepër të rëndë është paraqitur para gjykatës gruaja e ish- kryeministrit, Dhurata Meksi. Gjykata e shtyu gjyqin për në datë 20 qershor ku pritet të jepen konkluzionet e fundit nga palët në proces.

    Alma Çuka


    -------------------


    Pra sigurimi i PPSH-se ka udhehequr dhe mbas 92-it.

    Pra Meksi ka qene dhe eshte agjent i sigurimit. Nuk eshte cudi pse gjith anetaret e Kabinetit MEKSI dolen njeri mbas tjetrit Spiune, Mafioze te pabese si RULI, Kopliku, Musaraj, Artan Hoxha, Pashko, Zef Brozi, Imami e kompani.

    Kulmi....Sa te mashtruar kemi qene.. C'fare Teatri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-05-2007 më 01:53

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e laci
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    germany
    Postime
    14

    pershendetje

    o brari sigurimi i shtetit ekziston edhe sot ai drejton edhe qeverine edhe opoziten.

  3. #3
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Meksi i semure

    kerkoka demshperblim ne shumen 100 000 $, duket qe eshte mesuar te beje tratativa me para te majme ne Shqiperi.

    Lexova ne nje nga keto dite se kryeministri Majko ka propozuar dhenien e nje shume per kurimin e ish kryeministrit ne France, mqs ky i fundit eshte i semure keto dite nga zemra.

    Sa te genjyer kemi qene....
    pse s'jemi akoma te tille???
    eshte zgjuar njeri nga letargjia ?

    Por interesante jane fjalet e Agim Shehut mbi lidhjet e Meksit me te majtet komuniste dhe aq me teper jam kurioze te di me shume mbi ngjarjet e Shkodres me 2 prill.

    A ka ndonje ketu qe te na siguroje intervisten e Agim Shehut dhene gazetes "Koha" ???

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    ANGLI
    Postime
    14
    Per mendimin tim A. Meksi eshte nje politikan i mbaruar i cili here pas here perpiqet te jete i pranishem ne media ne aktivitete politike etj. per ti siguruar vetes ndonje thele ne te ardhmen. Kjo per mendimin tim nuk me duket e realizueshme prandaj nuk ia vlen fare te merresh me te.

  5. #5
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Thelat...............

    E kush nuk i do thelat mor cun!!!!! Nano "dy theleses" se tij te dashur i ka premtur se do ta bej "Zonje te Pare", ose vdes. Duket se po ja arrin qellimit, ej eshte krenari dhe tregon dhe "potence mashkullore" te besh takime me presidente dhe ti tregosh se cfare "toke" punon ti. Dhe ne do kemi per first lady nje ko.....le. Dohet te jete gallate.
    Thela e Meksit mbetet ne nivelet e pallateve me "leje". Nuk me duken te krahasushme, apo jo??!!

    E car gallate.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    ANGLI
    Postime
    14
    Jam plotesisht dakort me ty o breshka se thelat e Meksit me ato te Nanos jane te ndryshme por perseri thela mbetet thele sidomos per Meksin.

    APO JO.
    Ndryshuar për herë të fundit nga london999 : 17-06-2002 më 14:51

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    shoket e meksit.

    KJ thote.
    ---------------
    Aleatet: Jemi me Nanon
    Aleatet e Partise Socialiste dhane dje mandatimin e tyre per kryetarin socialist, Nano qe ai te zhvilloje negociatat me opoziten per zgjedhjen e presidentit te ri te Republikes. Kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi u shpreh dje se mazhoranca shpreson qe me keto takime t'i mase pulsin opozites dhe te zbuloje alternativat qe ajo ka. "Ne shpresojme nje here te masim pulsin e opozites, ku rrahin ata kush eshte pozicioni i opozites, ke afrojne konsensus, sepse opozita duhet te shprehet nje here a jep ajo konsensus per nje kandidature socialiste apo te mazhorances. Paraprakisht nuk perjashtohet askush. Meidani, Nano jane emra qe jane te lakuar. Nese opozita e refuzon qe ne fillim, atehere kjo nuk eshte baze per negociim. Nese flitet me emra konkrete dhe niset hajde negociojme dhe themi ky jo, ky jo, mbetet vetem t'i themi Saliut behu prape ti", deklaroi Gjinushi.

    Ndersa, presidenti i PAD-se, Neritan Ceka vleresoi dje kandidaturat e kryetarit te PS-se, Nano dhe presidentit Meidani. "Une mendoj se ne karrieren e tyre politika kane treguar integritet, kane punuar per stabilitet. Eshte ceshtje tjeter diskutimi persa i perket raporteve pozite-opozite. Ne nje shkalle me te gjere, problemi mund te shtrohet dhe ndryshe. Natyrisht qe une do te marr pjese ne parlament, do te jem patjeter prezent ne te gjitha votimet", tha Ceka. Ai pranoi se diskutimet me Nanon nuk ka pasur absolutisht ndonje propozim konkret. "Une nuk mendoj se veshtiresohet procesi nga pjesemarrja e kandidaturave, do te jete parlamenti ai qe do te vendose dhe kur flasim per proces konsensual nuk do te thote qe emri i presidentit mund te zgjidhet jashte parlamentit, mund te kete bisedime, por parlamenti eshte sovran dhe presidenti nuk zgjidhet neper tryeza presidenti zgjidhet ne sallen e parlamentit", u shpreh deputeti aleancist.

    Kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule deklaroi se ende nuk ka ardhur koha per te diskutuar per kandidatura konkrete. "Ceshtja e kandidatit per president, nuk behet fjale vetem per dy emra eshte nje liste e hapur, natyrisht nuk kemi kaluar ne fazen e seleksionimit", deklaroi ai.

    E.M
    ----------
    "I kam 84 vota, por s'jam arrogant"
    Erl Murati/ Kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano u shpreh dje se mazhoranca vazhdon te jete e qete me 84 votat e saj ne parlament, por qe nuk do t'i perdore ne menyre posesive. Fill pas takimit me kreret e Aleances per Shtetin, Nano deklaroi se do te pranoje te takohet me delegacionin e opozites sot paradite ne ambjentet e kryesise se Kuvendit. Ai shtoi se nuk e perjashton veten e tij, si nje kandidat i mundshem per postin e presidentit te ri te Republikes. "Vazhdojme te jemi te qete me 84 votat e mazhorances, te cilat nuk duam t'i perdorim ne menyre posesive. Ne nuk perjashtojme asnje opsion nga procesi i zgjedhjes se presidentit dhe nuk mund ta konceptojme kryetarin e ri te shtetit si nje kukull", deklaroi Nano per mediat. Kryetari socialist u shpreh dje se nuk kishte diskutuar me aleatet asnje kandidature konkrete dhe se ishte folur vetem per kritere. Pas takimeve, ai u shpreh se tryezat partiake ne asnje moment nuk mund ta zevendesojne parlamentin. "Ne jemi te angazhuar per nje proces konsensual te serioz per te zgjidhur ceshtjen e presidentit te kuadrin e nje procesi politik qe permireson rrjedhen e marredhenieve pozite-opozite, pershpejton procesin e integrimit europian te Shqiperise dhe konsolidon respektin per Kushtetuten. Ne nuk jemi ne tryeza per te zevendesuar Kuvendin e Shqiperise, por per te identifikuar zgjidhje dhe kandidate per president, qe i sherbejne stabilitetit te vendit, stabilitetit te mazhorances, stabilitetit te marredhenieve me opoziten aktuale", deklaroi kryetari i PS-se.

    Persa i perket delegacionit te perfaqesuesve te opozites parlamentare, Nano tha se nuk ka ndonje paragjykim apo preference ndaj emrave qe ka opozita. "Ne do te konsumojme kete axhende me ose pa takime te vecanta dhe nuk kemi asnje hezitim per te pritur delegacionin e opozites dhe delegacionin e koalicionit.

    Kandidati per president nuk mund te dale nga vullneti i perfaqesimit te mazhorances dhe nuk mund te jete produkt i nje pazari tryeze", tha Nano. Ai shtoi se ky nuk eshte afirmim arbitrar dhe nuk eshte nje afirmim i mbyllur. "Nga kjo pikepamje ne do te vazhdojme te jemi te angazhuar per te identifikuar se bashku me opoziten, kandidate dhe procese politike dhe institucionale qe strukturojne nje bashkepunim ne dobi te interesave te stabilitetit te vendit dhe te integrimit ne Europe", tha kryetari socialist. Nano u shpreh se ishte ne kontakte me te gjitha partite e spektrit parlamentar qeverises dhe opozitar, per te identifikuar edhe nje emer kandidati qe sipas tij, duhet te respektoje parametrat e kerkuar nga procesi i integrimit ne Europe, nga Kushtetuta e Shqiperise, nga atributet qe i jep Kushtetuta kryetarit te shtetit dhe nga nevoja per autoritet te vertete me kredibilitet moral, profesional, ligjor dhe publik.

    Kryetari socialist i beri keto deklarata pas takimit me kryetaret e partive te "Alances per Shtetin", Gjinushin, Ceken, Dulen dhe Xhuvelin. Ndersa kryetari ekzekutiv i PAD-se, nuk u paraqit ne takim dhe kete parti e perfaqesoi deputeti Neritan Ceka, i cili nuk njeh autoritetin vendimmarres te Imamit ne PAD.

    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    ------------------------------------------------------------

    Ish "shoket" e Meksit e Berishes, sot besniket e hapur te Nanos. Nano fle i qete.
    Por c'rendesi ka ne se eshte Nano apo Mejdani president. Thelbesore eshte se PS eshte ne pushtet fale kjo pranimit te ndejtjes gjate dites se zgjedhjeve, pranimi i parlamentit te dale nga ato zgjedhje dhe ligjerimi i ketij parlamenti duke hyre ne te.
    Natyrisht PD e dinte se po nenshkruante kapitullimin dhe per te hedhur hi syve elektoratit te vet te cfilitur tundi te ashtuquajturen teze te Europes te "presidentit konsensual " e cila ishte thjeshte nji sugjerim. Pra o popull demokratikas ne po humbim ne qeverisje po mo u merzitni se kemi shanc tek zgjedhja e presidentit konsensual se ashtu na premtoi PAKU e brukselit..
    Pra petulla me uje perseri.
    Teza qe duhej te mbronte PD-ja keto 8 muaj llafe duhej te ishte qe "presidenti te zgjidhje me zgjedhje direkte nga Populli".
    Ketij fyelli PD nuk i ra fare por e kanalizoi luften tek "presidenti nga Parlamenti.". Dielli duket qe ne mengjez thot poplli pra dhe kjo beteje e PD-se ishte e deshtuar qe ne fillim sepse parlamenti eshte vet PS-ja.
    Dikur PD-ja beri namin qe te zgjidhej Neritani ne Elbasan.
    Dikur PD beri namin qe ne Peqin te zgjidhej Gjinushi i terbacit.
    Nano tha (ne 11-vjetorin e PS-se) se PS i ka fituar te gjitha betejat elektorale pervec 92-shit. Ai ka te drejte se ashtu eshte por natyrisht ai nuk tregon se dhe 92-shi ishte nji leshim taktik i PS per PD e mbushur me spiune te saje.
    Gjerat jane kristalizuar qarte. PD-se i vihet nji pik pyetje e madhe.
    Pse PD deshton gjithmone?
    Pse? E do populli PPSH-ne dhe ka qen krejt e panevojshme pluralizmi apo ka nji hile te madhe ketu ne mes.
    Pse PD u be aq e zellshme kunder Rakipit kur Rakipi sulmoi me artileri te rende Mafien META?
    Kujt i sherbeu bashkimi votave te Berishes me Brahon?
    I takon PD-se dhe kryetarit te saje te ngreje rrogozin ku mbulohen pislleqet e ketyre 12 viteve boshe.
    A ishte pluralizmi yne nji zbatim i ndoj skeme te projektuar ne ndertesen e verdhe e hije rende (MPB) perball teatrit Popullor??
    A ishin kto 12 vite nji komedi e ne kaqola figurante?
    Data 24 po vjen dhe gjerat do qartesohen me shume por surpriza nuk priten.
    Socialistet do vazhdojne me komoditet te sundojne dhe 5 vjet te tjera te rehatshme.

    Dy rruge ka per miletin ..

    1- Te behen te tere (ne se i pranon PS) antare te PS e te rrin rehat se qenka e vendosur kjo pune qe Albania do jete keshtjelle e socialisteve ne jet te jetve..e me ate rast u pikon ndoj gje nga tepsia plot sherbet e Socialisteve..

    ose

    2- Te shkundet PD e te mos tallet me me njerzit. Sot keshtu neser ashtu e pasneser askush mos te dije cfare inisiative pa bereqet do te marre karroca dylit ( Pd me ne krye berishen).
    Boll ma me lojna te dala bojet.



    Teoria e Agim Shehut, ish gjeneralit te policise eshte tronditese.
    Une i besoj Agim Shehut qe Meksi eshte ashtu si thote Ai.
    Jo me kot Rebelet nuk u knaqen kur Berisha e largoj Meksin nga qeveria.
    Ata kerkonin koken e Berishes.
    Pyetja sot eshte...
    A eshte Berisha i ndershen por Kaqol dylli ose diku ja kan vene "***** ne bige" dhe e telekomandojne nga deshtimi ne deshtim..
    Mos ka ardhur koha per nji lider tjeter te mencur, te qarte e trim?

    ????

  8. #8
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Koha pat ardhe qe ne 1996.


    Po kujt i thu te djathteve??

    O dru me pre, jeni ne. (kjo e fundit eshte vetem per veten time)

    Boll me me ish-sekretare,ish-anetare komuniteti qendror, ish-ambasadore ne OKB, etj, etj, boll.

    Une e kam thene :

    Uran Butken do te perkrahja ne krye te PD.

    Por mbi te gjitha boll me parti 1%.

    Vetem bashkimi na shpeton.

    Anton

    PS

    sa per gjeneralin Shehu?

    Nje pyetje kam:

    Pse tani e jo qe ne 1996 keto akuza?

    Po Gazidede pse hesht?

    Ne rast se jane te verteta ato akuza i pari qe duhet te deshmoje eshte ai.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anton : 18-06-2002 më 05:54
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Eshte mire qe te diskutohen CESHTJET dhe PROBLEMET dhe jo NJEREZIT kushdo qofshin keta. Kur njerezit flasin per persona te vecante e humbin objektivizmin e tyre dhe diskutimi humb vleren. Eshte mire qe te diskutohen problemet ne menyre qe te shkembehen idete tuaja mbi zgjidhjet e mundshme te ketyre problemeve.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Te lire.........

    Jo, mire eshte te themi ate qe mendojme e ate qe na pelqen, sigurisht pa shkelur rregullat e forumit. Mjaft me diktate ju lutem, gjithe jeten na kan ndrydhur, duhet te kemi kujdes dhe ketu tani????!!!!! Per njerzit dhe emrat do flasim sepse ata jane mbartesit e problemeve. Problemet nuk na shkaktohen nga UFO-t.

    Pershendetje

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-10-2016, 08:32
  2. Perse gjithe ato shpifje kunder Ate Gjergj Fishtes?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 18:21
  3. Padi për shpifje ndaj Hashim Thaçit
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 15:04
  4. Statuja e Aleksandër Moisiut në Kavajë
    Nga Raku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 15:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •