Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 8 prej 8
  1. #1
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime

    Kujtim Prodani

    Ne listen e albumeve te reja te faqes se muzikes Albasoul kete here u shtua albumi i Kujtim Prodanit titulluar "I'm from Tirana". Albumin mund ta degjoni KETU

    Gabrielle

    Me sa mbaj mend ishte Mars - Gabrielle
    Te dy atje ne Pub Charls - Rrinim ne
    Me i preferuari pub - Ish atehere
    Sikur te kthehesha mbrapsht - Dhe nje here
    Sa vite qe kane kaluar - Eshte prape Mars
    Ne nje rrugice ne Tirane - Lexoj Charls
    Me sy hutuar shikoj - Mos je ti
    ēdo gje ketu eshte njesoj - Mungon ti

    Nuk thame sa shume u deshem
    Vetem pime e buzeqeshem
    A e kujton, a e kujton ate kohe
    Sa here qe kthehet Marsi
    Une nje birre do pij te Charlsi - Si per zakon
    Te ftoj une sot per nje birre - Gabrielle
    Te ftoj une sot per nje birre - Ne Pub Charls
    Te ftoj une sot per nje birre - Gabrielle
    Me ty ta pij kete birre - Ne Pub Charls

    Ich hab' dich lieb, so lieb - verdamt so lieb
    dann komm doch mal zu mir
    komm mal nach Tirana
    kom doch auf ein Bier
    Ich will dich verfűhren dich spűren
    komm mal nach Tirana
    komm doch auf ein Bier

    Te ftoj une sot per nje birre - Gabrielle
    Te ftoj une sot per nje birre - Ne Pub Charls
    Te ftoj une sot per nje birre - Gabrielle
    Me ty ta pij kete birre - Ne Pub Charls



    I'm from Tirana

    Nje mbremje Marsi
    me hene te plote
    shetisja rruges
    vone, naten vone

    Sa shume kujtime
    dashuri e mall
    diku kesaj rruge
    me tej nje park

    Pas shume vitesh
    kthehem une tek ti
    ngjyra me dhuron
    diell dhe freski

    Ē'te jete valle
    enderr apo magji
    rruges kesaj mbremje
    ndjehem djale i ri

    Une jam nga Tirana
    bulevard' i saj
    hapat e mia
    ne kujtese i mban

    Jam nga Tirana
    ndjej zerin e saj
    dhe pse jam larg
    mbetem djale i saj

    Ne gjuhe te huaj
    emrin ma thane
    po diku shenohet
    vendlindja Tirane

    Ne gjuhe te huaj
    emrin ty ta thashe
    I'm from Tirana
    dhe mbetem djal i saj

    I'm from Tirana
    dhe mbetem djale i saj
    Une jam nga Tirana
    dhe mbetem djale i saj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Shigjeta, faleminderit qe bete te mundur ketealbum. Per mua Kujtim Prodani eshte nje nga kengetaret e preferuar, ka nje ze te veēante dhe kompozon tinguj shume te bukur. Jemi lodhur duke degjuar keto sinanat etj etj qe vetem dine te kopjojne e nuk kane qofte nje kenge te tyren neper repertore por vetem te vjedhura.

    Ajo kenga Gabrielle eshte nder me te mirat dhe ne muziken Shqiptare eshte e preferuara ime. Nuk besoj se do dale tjeter qe do te me kenaqe me shume se kjo.

    Imperator
    Albanian Perandory

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Mosha
    37
    Postime
    2,573
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 2 herė nė 1 postim
    Letra Dashurie

    Mban mend kur t'nisja letra
    nė ditėt me pushime
    Nė vend tė emrit tim nė zarf
    ish emri i motrės sime

    Ashtu dhe nė pėrgjigjen tėnde
    e njėjtė ish pengesa
    Emrin e vėllait tėnd tė vogėl
    ti vije tek adresa

    Nė ato ditė dashurie
    plot letra mora unė
    Dhe emri i vėllait tėnd tė vogėl
    ē'mu bė i dashur shumė

    Mė thosh nėna flokargjėnd
    kur rrinim pranė sė toku
    Ēudi o bir, sa shumė-
    tė dashka ai shoku

    Po ku ta dinte nėna ime
    se shoku ishe ti
    Ndaj i thosha unė:
    pėrqafoje, thuaji tė na vijė




  4. #4
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime
    Kenga dhe dashuria - duet me Anida Taken

    Jam e re e s'thinjem kurre
    e po u thinja mos tregoni
    e po ju thane qe jam semure
    miq te dashur mos besoni

    Miq te viteve te mia
    mos besoni kete perralle
    dashuria, dashuria
    edhe kenga me mban gjalle

    Une e di seē kerkon jeta
    une e di nga jeta ē'dua
    tjeter pasuri s'kerkoj
    zemren qe rreh veē per mua

    Me buzeqesh ne shpirt rinia
    ndaj kendoj me kaq deshire
    se dhe kenga e dashuria
    i ben njerezit me te mire

    Jam i ri e s'thinjem kurre...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    46 falenderime nė 45 postime

    Kujtim Prodani

    • Intervista e realizuar nga ALMA MILE - Panorama


    Qershori ėshtė njė muaj i trishtė pėr tė. Bėhet mė nostalgjik. Kujtimet i vėrtiten nė mendje. Lidhen me tė atin, qė u nda nga jeta plot 20 vjet mė parė. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse ka zgjedhur pikėrisht kėtė ditė pėr tė promovuar albumin e tij tė dytė.

    Me date 9 qershor, mes miqsh, kantautori Kujtim Prodani prezantoi albumin e tij tė ri “Me sytė nga dera”. Nė njė intervistė artisti tregon pėr albumin, por edhe pėr marrėdhėniet e tij me prindėrit, Anita Taken dhe Agim Prodanin.

    E promovuat albumin nė njė ditė tė rėndėsishme pėr ju, rastėsi, apo..?

    Ėshtė edhe nuk ėshtė rastėsi. Mund ta kisha promovuar njė ditė, apo njė javė mė parė. Ēdo fillim qershori bėhem nostalgjik, pasi ėshtė pėrvjetori i vdekjes sė babait. Kush e mendonte se pas 20 vitesh nga largimi i tij, do tė promovoja njė album si kantautor. Dhe vendosa ta promovoj pikėrisht nė kėtė ditė.

    Ē’pėrmban albumi juaj i ri?

    Janė 10 kėngė dashurie. Duam, apo nuk duam, gishtat shkojmė sėrish aty. Ēuditėrisht kompozoj kur jam jashtė Shqipėrisė. Kam mė shumė qetėsi, rrethohem nga miq tė huaj, qė tregojnė interes pėr kėngėt e mija, edhe pse nuk kuptojnė asgjė nga ato qė u kėndoj. Por kėtu punoj fort nė studio. Ka shumė lodhje, por momenti qė i dhuron diēka publikut ėshtė kėnaqėsi e veēantė.

    Sa histori personale ka nė kėngėt tuaja?
    Nuk ka kėngė tė kompozuar, apo kėnduar nga unė, qė tė mos ketė tė paktėn njė varg, ose njė refren, ku tė mos jetė njė pjesė e jetės sime. Kur lexoj njė poezi, nuk ka rėndėsi e kujt ėshtė, dhe gjej veten time, ajo kthehet menjėherė nė kėngė. Ėshtė mirė qė kėngėt tė kenė njė fabul, njė ide qė tė prekė njerėzit. Kėshtu ajo hyn nė kujtesėn e lexuesit dhe jeton mė gjatė.

    Albumi i parė titullohej “I’m from Tirana”, po i dyti?

    Titullohet “Me sytė nga dera”, qė ėshtė edhe titulli i njėrės prej kėngėve tė albumit. Do tė realizojmė edhe njė videoklip me skenar dhe regji tė Gjergj Xhuvanit. Jam pak vonė, por mendohet qė pas 2 javėsh do tė dalė. Tė gjithė kemi njerėz tė dashur. Dikush ka pasur, dikush do ketė nė tė ardhmen dhe nė momente tė caktuara tė ditės, tė kujtohet dikush dhe automatikisht i kthen sytė nga dera, me shpresėn se ai do tė vijė dikur. Apo hedh sytė nė celular... Dera mund tė mos hapet kurrė, celulari mund tė mos bjerė kurrė.

    Keni edhe ndonjė duet me nėnėn tuaj?

    Nė kėtė album jo. Mendova tė kishim njė duet, por mu duk e ekzagjeruar. Kam njė duet me Evis Mulėn dhe me Joe Artid Fejzon. Por ka edhe njė kėngė tė kėnduar nė frėngjisht. Ėshtė shkruar nė vitin 1991, kur sapo isha larguar nga Shqipėria. I rezistoi kohės. Mė pėlqeu dhe mu duk me interes qė ta risillja nė kohė, tė konceptuar ndryshe. Ajo ėshtė ndėr kėngėt e para qė unė shkrova kur u largova nga Shqipėria, madje atėherė nxora edhe njė album me kėngė gjermane e franceze, por qė pėr publikun shqiptar nuk ėshtė i njohur.

    Thatė qė shkruani kur jeni larg, po kėtu?

    Gjatė kohės qė kam qėndruar kėtu jam marrė me menaxhimin e njė piano-bari dhe kjo mė ka ngarkuar shumė, pastaj koncerte, aktivitete tė ndryshme... E vėrteta ėshtė qė sa kaloj kufirin ulem e shkruaj, ndėrsa kur jam kėtu, sikur mė “vdes” frymėzimi. Ndoshta ėshtė jeta e tillė, telefoni qė bie pa pushim, miqtė... Krijimi kėrkon qetėsi dhe unė nuk e kam kėtu. Por ndoshta koha e qėndrimit kėtu mė shėrben pėr tė akumuluar. Kur shkoj nė Austri, kam se ē’tregoj, kur vij qė andej, nuk kam se ēfarė. Jeta ėshtė thuajse e njėjtė. Unė qėndrova 15 vjet atje dhe kuptova qė s’kisha ē’merrja e ē’jepja mė nė atė vend, kėshtu qė mė pėlqen shprehja: Mbeta nė Shqipėri. Me dashje..

    Sa ka ndikuar nė krijimtarinė tuaj, qėndrimi nė Austri?
    Kam dėgjuar shumė kėngė gjermane, por edhe franceze, qysh fėmijė. Mė kanė bėrė shumė pėrshtypje kantautorėt gjermanė, se si e ndėrtonin kėngėn. Teksti, fjala kishte njė rėndėsi tė madhe dhe pastaj vinte muzika, e cila jo detyrimisht ishte aq e bukur sa fabula qė trajtonte kėnga. Kėshtu qė unė i vė shumė rėndėsi tekstit. Dikush thotė se kėngėt e mija kanė nuanca austriake. Unė nuk i vė re, ndoshta hyjnė pa dashje, por pėrderisa unė kėndoj shqip dhe kėngėt e mija kėndohen edhe nga fėmijė tė vegjėl, kjo do tė thotė qė unė bėj kėngė shqiptare. Pėrpara viteve ’90 ishte pak e ekzagjeruar shprehja “taban kombėtar”. E rėndėsishme ėshtė qė krijuesi tė jetė nė stilin e tij, tė ketė njė performancė tė mirė nė skenė dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja dhe qė ėshtė e vėshtirė, tė pėrēojė emocion tek publiku.

    Megjithatė edhe prindėrit kanė pasur njė ndikim shumė tė madh, apo jo?

    Ajo ka qenė njė shkollė tjetėr. Njė diplomė e kam marrė nė Akademinė e Arteve nė ’88-ėn, njė tjetėr nė shtėpi. Mua mė ka lodhur ideja e tė qėnurit djali i Agim Prodanit dhe Anita Takes. Kur erdha nė Shqipėri nė vitin 2004, thashė mjaft, tani duhet tė bindėsh njerėzit qė ti je Kujtimi dhe jo djali i Agimit. Kam pėrshtypje se kam bėrė diēka, ndonėse rrugės njerėzit mė thonė sėrish ēuni i Anitės. Por edhe kjo ėshtė kėnaqėsi. Nuk e kam pasur tė lehtė tė vij tek publiku, sepse kam edhe njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr mbiemrin qė kam. Publiku kur dal nė skenė, pret 3 herė mė shumė, sepse nuk mė sheh vetėm mua, por edhe Anitėn e Agimin. Kėshtu, qė kur vė lapsin nė letėr, mendohem 3 herė.

    Ē’thotė znj. Anita pėr kėngėt tuaja?
    Ėshtė shumė kritike. Ka jetuar 30 vjet pranė Agim Prodanit dhe nuk tė fal. Megjithatė ndonjė lavdėrim edhe ma jep, ndėrsa Agimi, asnjėherė. Nuk kam marrė kurrė asnjė kompliment prej tij, mė hiqte partiturat, mė mbyllte pianon dhe mė vinte t’i shkruaja edhe njėherė... Mė vjen keq qė nuk arritėn tė ishin kolegė. Kėshtu vjen jeta. Sot nuk ta shpjegoj dot emocionin qė ndjej. Pėrpara 5 vjetėsh, kur shkoja nė Austri, tepėr i dėshpėruar, nuk pashė art, kinema, teatėr, asgjė.. ishte njė humbėtirė. Nuk kisha shkuar tek im atė nė varreza dhe i them taksistit tė kthehemi, tė vė njė trėndafil e pastaj tė shkojmė nė aeroport. Gjeta varrin e tim eti, e pashė atė foton e ftohtė, bardhė e zi. U pamė nė sy. Unė i ula sytė, ai jo. Kjo mė shkaktoi njė emocion tė fortė. Kur u ula nė piano, i vura gishtin kokės dhe pas dy vitesh, kur shkrova “I’m from Tirana” e mė pas “Ju tė dashurat e mija”, mendova qė e kam vendin nė Shqipėri. Kjo edhe falė respektit qė publiku tregoi pėr mua. Ai mė dha besim.

    Albumi

    “Albumi ka dhjetė kėngė, dy prej tė cilave njihen nga publiku, janė krijuar viteve tė fundit. Nga fillimi deri nė fund albumi ėshtė Kujtim. Kush e njeh sado pak muzikėn time, do tė mė gjejė edhe nė kėtė pėrmbledhje kėngėsh. Ėshtė njė bashkėpunim me poetė tė ndryshėm si Arben Duka, Agim Doēi, Armand Trebicka, Maklena Ēabej, Kujtim Boriēi. Jam munduar tė kontaktoj me sa mė shumė poetė, pėr tė pasur sa mė shumė fabula".
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,115
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Kujtim Prodani

    Nje nga kenget me te bukura te tija....


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,115
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Kujtim Prodani

    Kėnga e bukur lė mbresa nė cdo kohė qė ta dėgjosh !


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,115
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Kujtim Prodani



    KUJTIM PRODANI - Gabriele, 100 VJET MUZIKE

Tema tė Ngjashme

  1. Medi Prodani, historia e gjallė e kitarės shqiptare
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-06-2019, 11:01
  2. Kujtim Laro
    Nga StormAngel nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 29-01-2013, 21:02
  3. Vdes nė skenė Aleko Prodani
    Nga Ujku'80 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 05-05-2007, 19:03
  4. Kujtim Hysenaj, kryetar i ri i SHISH
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 19:30

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •