undefined
Përshëndetje të gjithëve! Jam flaka e një populli të vogël, të mbledhur grusht, qe kalëron i dehur epoka të dhimbshme. Dikur kam ndezur flakadanë qiellorë, unë bëja dritë mbi shpirtra të mëdhenj, të ulur në tryeza luftërash, duke darkuar me armiqte e jetes. Zhurma qe zgjohej deri tek une behej re e erret, qe kercenonte te me shuante duke hedhur mbi mua rrebeshe furtunash njera pas tjetres. Popuj te tjere kerkonin te me kapnin, te me mbanin ne dore e te me shqyenin ne mijera toptha te vegjel te zjarrte, e me to te gjuanin njerezit tim. Ata qe me ushqenin. T’i digjnin njehere e pergjithmone ato shpirtra e mbi token time, mos ndihej gje tjeter vec ajrit te perzhitur te vdekjes.
E kuptoni edhe vete lavdine qe kam patur. Dikur. Ishin shekuj te tille ku vlera ime ishte mbijetesa. E se bashku me njerezit lindja e ringjallesha brezave qe me jepnin jete.
Mbaj mend te vinte kohe pas kohe Zoti i te gjithe Qiejve; me takonte, shikimet tona perplaseshin dhe une bashke me te uleshim ne gjunje. Ai ngjyente doren ne zjarrin tim e gervishtte balten duke i dhene trajta emrash. Pastaj tretej ne hic, e nga takimi yne lindnin njerez te medhenj, qe mbanin emrat e shkruar nga Zoti i gjithe Qiejve. Jo shaka, aq shume flake harxhohej per ta, sa gjerat qe benin ne jete per popullin tim ishin mbinjerezore. Edhe sot lexohen ne libra historish emrat e njerezve me germa zjarri. Edhe sot…
Sot po marr mundim te vij vete tek ju, aq shume pakujdesi eshte bere ndaj meje sa me duket sikur jam harruar nga njerezit. Populli im me eviton ore e minute, kur flasin me njerez te popujve te tjere vendosin me padurim te dyja pellembet mbi zjarrin tim qe mos dukem, mos ndrit fytyrat e tyre qe te tjeret te lexojne e te kuptojne per se behet fjale.
-C’eshte gjithe kjo?-pyes veten prandaj dua te zbres e te me pergjigjeni. Kam nevoje te di. Perse kur iu kaloj afer ndiej peshperima qe ngrihen pas meje e me percellojne te teren? E ke, mua, flaken e nje shpirti qe digjej e rilindte si nje zjarr madheshtor mbi tokat e ballkanit. Me mallkojne, duan te zhduken sysh sa me larg meje e te jetojne te fshehur jashte vendit, me friken e perjetshme mos merren vesh qe tek ta ndrit zjarri qe duan ta mbysin si kelysh.
Durimi dhe shpresa ime nuk kane te bejne fare me driten qe lind. E kuptova shume vone qe dicka po ndryshonte. Me moren naten duke kerkuar te ndricoj hapat e nje njeriu te vecante. Ishte ky qe me mbajti ne duar e tha qe ndjente te nxehte. Une u detyrova te shuaj nje pjese te vetes sime, e njeriu i Gjirokastres e kuptoi qellimin tim. I pelqeu, e me peshperiti qe do shkonim mire bashke. Pastaj si i detyruar, neperdhembi nje ndjese qe nuk e mora vesh. Po me kerkonte te largohej, me percolli ne duar te tjera dhe ne naten qe s’kishte mbarim, une vec hapava ndricova edhe token, u llahtarisa kur pashe qe te tjeret po hapnin varre ne erresire. Per pesedhjete vjet me detyruan te ndricoja varret e njerezve te mi, qe vinin te prangosur, merrnin nje plumb pas koke e binin mbi dheun e djerrinave pa emer.
Nuk perfundon me kaq. Si mbaronin turnin, varrmihesit dhe ekzekutoret me mbyllnin ne nje kandil e me zinxhire ajri me mbanin te burgosur brenda qelqit te llambes. E ulnin flaken aq sa mos i shikoja ne sy, por vetem si hije te zbehta prej drites sime, dukeshin si mostra qe trembnin edhe njeri-tjetrin.
Pastaj me conin ne nje dhombe te zbrazet pervec nje tryeze. Me mbeshtesnin mbi te e largoheshin. Drita ime harxhohej mbi muret e zhveshur. As nje dritare te pakten qe une te shihja qiellin, e qielli te me shikonte mua. Hic! Vetem portreti i njeriut te Gjirokastres, nje fotografi ku qeshte e mbante te ngritur ne krahe nje femije te vogel.
Per pesedhjete vjet kam hedhur drite brenda kandilit mbi portretin e tij, ne nje dhome te zbrazet pervec nje karrigeje, pa dritare e me mure bosh.
Sot po vij tek ju. Po nuk di nga ta nis ne fillim. Me duket sikur te gjithe kane ngaterruar vendet e tyre, ne rremuje e siper kane harruar edhe te lene nje vend bosh ku une te ulem e te rri rehat pas gjithe kesaj lodhjeje. Nuk ka nevoje te justifikoheni. I di te gjitha, dua te kthehem e te mbaroj me cdo kusht nje gje te vogel qe kam lene pezull.
-Sapo kam erdhur? Keshtu po thoni?!
PO, une erdha te marr me vetem njerin nga ju e ta coj larg, aty ku eshte njeriu i thjeshte,fshatari qe mban shtrenguar fort mes duarve veglen e punes e godet token. Jeton ne kasollen ku ndrisin qirinj, e shtrihet te flere pa fryme.
Edhe ai eshte si ju, degjojeni gjuhen qe flet, shikojeni me nga afer. Kjo qe po iu them nuk eshte nje sekret. Njerez te pagdhendur do mbeteni po nuk hodhet syte me larg se hunda juaj e te vuani, te qani, te vini duart mes flokesh e te klithni si nen tortura. Te sakatosni veten tuaj per cdo cast qe iken e te vraponi si ere mes botes per te nxjerre prej pellgjeve ata qe mbyten e kapen pas fije kashte. E si ta keni bere kete, me pellemben e duarve te pastroni cdo cep te trupit te tyre. Te hiqni prej vetes kemishen e t’i mbeshtillni si zoterinj. Pas kesaj, eh, ketu vjen me e bukura, keni te drejte te flakurini shpulla mbi faqet e tyre, e ata te degjojne. Te tundin koken fajtore dhe te bindur, e si te keni mbaruar t’iu ndjekin pas sa te behet nje turme e madhe, turma e nje populli qe me do mua, flaken e shpirtit te tij, me shume se vete jeta.
Te gjeni cdo femije dhjete vjec e ta merrni afer. T’i hiqni prej duarve guret qe mban per te bere prapesira e ta shtrengoni me mall. Si gjaku juaj, si ai qe ka qene larg, ne nje bote te veshtire, e tani kthehet e gjen prane vetes ngrohtesine e familjes, flaken e vatres qe ndrit per te.
T’i shpupurisni floket, t’ tregoni per njerezit e medhenj te dheut tuaj, ta beni te doje me shume se veten ate qe akoma nuk e kupton, qe akoma s’e di; aq shume te rrini me ta sa te ndjeni ne largim e siper shpirtin e femijes qe kercet. Qe ben zhurmen e nje kercelli qe del nga nentoka, e rritet lart, drejt drites, ajrit, qiellit, krenar.
Kerkoni respekt prej te tjereve. Ju, qe nuk dini as te respektoni veten, qe shiteni njemije here per te paguar falas turpin e nje epoke.
Une qe sa vij e po shuhem, sikur po vajtoj fundin tim, qe qahem e klith me te madhe, kurse keto jane klithjet tuaja, ky eshte fundi juaj, jeni juve, pa iu hequr piken e presjes.
Kush me thote qe kane ikur ato koherat?
Ma nxirrni perpara e do e i ve zjarrin ne vend!
Naive! Torrollateni per qejf dhe ane e pa vend peshtyni pjaten ku hani!
Me thoni si arrini te dalloni shqiptaret ne mizerine e racave pa i njohur?
Ashtu sikunder ata iu dallojne edhe juve! Njerezit tuaj! ADN-ja e nje kombi qe s’gjen dot rrugen te dale jashte, ne drite e ne gjelberim.
Turp te keni! Mblidheni koke me koke ne grupe te vegjel, te fshehte, e ate qe mungon, qe nuk gjendet mes jush, domethene ndjenjen per vendin tuaj, e beni me faj, e lyeni me balte, e ia tregoni njeri-tjetrit si nje kafshate qe s’mund te kaperdihet!
Burracake! Buburreca te mbyllur ne kavanoze, qe rrokulliseni pa pike kuptimi njeri mbi tjetrin. Mbi veten tuaj.
Nuk dua t’iu shoh me ato fytyra te vrara. Te pervuajtura, prej qaramanesh. Keni gjera te tjera per te menduar. Mendoni per mua, flaken e kombit tuaj, qe sa vjen e shuhet e asnje nuk po i jep nje dore. Te gjithe bejne te pamunduren te terhiqen pas, e me buzeqeshje te trishta ngrejne supet e shkarkojne pergjegjesite, i quajne edhe pergjegjesi, mbi pasardhesin e tyre.
Ku shkoni, me vjen te klith, e as qe gjej dot vend te qetesohem, gjithnje me friken mos do jete shume vone kur era te fryje edhe mbi mua e une te jap shpirt!
Vetem shani e mallkoni. Nenat tuaja vajtojne dete te hidhur lotesh, qajne femijet e tyre, ata qe nuk jane me. Edhe juve nuk jeni. Qajne edhe per ju atehere! Te vdekur? Keshtu duhet t’iu therras? Keni provuar te qani ndonjehere si nenat tuaja? T’iu ngrihen floket perpjete e dhimbja t’iu lere pa ze, t’iu gjunjezoje, e juve mos flisni me kurre?
Nuk besoj!
As po i njihni te vdekurit qe kalben ne male e bashke me veten humbin emrin, emrat, kujtimet, nje bote te tere qe rrotullohet e ka nevoje per drite!
Ata qe ngrihen nga thellesia e ujerave e notojne te mbytur mbi uje, kurse juve qe parkoni veshtrimin jashte tragetit, ju duken si hije, keni ftohte e futeni menjehere brenda!
Eshte vone, keshtu me thoni keruse rruget e vendit tuaj ngjajne te zbrazeta, sikur mbi to shkelin veten dertet e njerezve pa te ardhme!
Mbi ju ngre gishtin dhe iu akuzoj: te pashpreset e rreme, qe bejne rolin e te paditurit. As nuk iu ben me efekt te quheni kriminele ne syte e kombeve. Me mire keshtu, ata iu kane frike, kurse iu duhet t’i keni frike vetes tuaj. Tamam, jeni ju qe duhet te trembni veten tuaj. T’i largoheni me vrap kur ajo, Vetja juaj, rri ne vend e shikon motren qe dergjet e perdhenuar ne bulevardet e shteteve te tjere.
Por jo, ju ulni kokat e nje skuqje e lehte iu vesh fytyren. Nuk keni c’te beni, keshtu eshte e shkruar. E ja ku iu them qe eshte gabim! Qe ajo qe shkruhet njehere, ka te drejte te fshihet e te niset nga fillimi, neser eshte e shkruar se prapthi!
O zot, nje torture e kobshme me ka lodhur te gjithen, e degjoj zhurma nga te kater anet. I keni akoma gjalle gjysherit tuaj? MIRe atehere, te shkoni t’i shihni si jane, t’i prekni, te dalloni rrudhat e nje jete te mpaket e te mesoni si ecet drejt atyre rrudhave, pas atyre dhimbjeve, per te ditur e mesuar qe rruge te tjera ndertohen cdo dite. Qe rruge te tjera prishen cdo dite. Por ju vetem prishni e asnjehere s’ndertoni!
Jam flaka e nje populli te vogel, te mbledhur grusht, qe kaleron i dehur epoka te dhimbshme. Dikur kam ndezur flakadane qiellore, une beja drite mbi shpirtra te medhenj, te ulur ne tryeza lufterash, duke darkuar me armiqte e jetes.
Nuk flas dot. E c’mund te thote nje copez flake si jam katandisur une tani? E dini ku gjendem ? kam perthyer kurrizin e njerit si ju, e po e detyroj te shkruaje me gjuhen time. E di mire qe eshte kunder rregullave, po ku qenka e thene qe s’duhen shkelur rregulla për të mbijetuar. Ai shkruan ato që unë po them, e ky është vetëm fillimi. E shikoni, unë tani po ndrit më shumë. Muskujt e këtij po shkrihen nën afshin e nxehtësisë sime. C’po them, më duket se po deliroj. Gjithë këtë kohë do qëndroj në ankth, do pres të më lexoni atë që po iu them, e të bëni të gjithë njëlloj, me flakën që do digjet në vështrimin tuaj. Më merrni në duar, e ndriconi rrugën ku do shkelin njerëzit, fëmijët tuaj, duke nisur që sot, sa të vijë e nesërmja.
Jam flaka e një populli të vogël, vazhdoj të digjem akoma!