Toni Bler u përgjigjet shqiptarëve
Nga Londra
Muhamed Veliu
Qeveria Britanike ka theksuar edhe njëherë se mbështet propozimet e
paraqitura për Kosovën nga Marti Ahtisari Këshillit të Sigurmit më 3
prill.
Sipas faqes zyrtare në internet të 10 Downing Street thuhet se
kryeministri Toni Bler është njëri prej mbështetësve të fuqishëm të
dërguarit special Marti Ahtisarit dhe përpjekjeve të tij për të
hartuar statusin final që do të jetë i pranueshëm për shumicën e
popullit të Kosovës.
Propozimet e të dërguarit special për një pavarsi të mbikqyrur nga
komunitetit ndërkombëtar erdhën pas një viti negociatash mes palëve,
për të cilat qeveria angleze beson se këto propozime janë një mundësi
e mirë për një zgjidhje efikase për komunitet në Kosovë."
"Kryeminisri Beler po ndjek me shumë vëmëndje të gjitha zhvillimet
që po ndodhin në këshillin e sigurimit në New York për këtë proces,
bisedimet e të cilit po shkonjnë drejt një konkluzioni" thuhet më
tej deklaratën e publikuar online.
Kjo deklaratë e Doëning Street është një përgjigje drejtuar
komunitetit shqiptarë në Britaninë e Madhe, ku përmes një peticoni i
kërkonin kryeministrit Bler njohjen e pamvarsisë së Kosovës.
Në fillim të peticionit shqiptarët e Britanisë së Madhe shprehin
falenderime dhe mirnjohje për kryeministrin Bler , qeverinë e tij dhe
popullin britanik për ndihmën dhënë popullit të kosovës gjatë
konfliktit në vitin 1999.
"Ne ju kërkojmë një mbështetje të plotë që të njihni Kosovën si një
shtet independent dhe sovran sipas vullnetit të shumicës. Një shtet
ku të gjithë trajtohen si të barabartë pamvarëisht nga përkatësia
etnike, rraca apo feja" shkruhej në peticion i cili u firmos nga më
shumë se 600 veta mes tyre dhe shumë britanik.
Krijoni Kontakt