Close

Rezultati i Sondazhit: Kush fiton Kupen UEFA?

Votues
27. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Espanyol

    4 14.81%
  • Sevilla

    23 85.19%
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 54
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Espanjoli sot ishte afer nje fitorje ne Bernabeu, por per disa gabime te pafalshme te mbrojtesi u detyrua te humbe.

    Them se do jete ndeshje e lezetshme, por prap se prap Sevillia ka per ta ngrit kupen se eshte ekip qe megjithmend e meriton.
    Ka 2 vite qe tregon klas dhe shpirt ne fushe...
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  2. #22
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Keto jane formacionet e finalisteve te Kupes UEFA!



    Dicka me shume per finalistet:

    http://www.as.com/comunes/2007/espec...neaciones.html
    http://www.marca.com/futbol/copauefa0607/final/
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #23
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    nese e mban ket sistem te lojes trejneri i espanjollit do te humb me nje rrezulltat shum te thell
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  4. #24
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mezi pres neser te shohim sfiden do jete vertet interesante

  5. #25
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Gllasgou, vitrina UEFA e madhėshtisė spanjolle
    - Spanja dėshtoi gjatė kėtij edicioni nė Ligėn e Kampioneve me skuialifikimet e shpejta tė Barcelonės dhe Realit tė Madridit, por Primera Divizion, mund tė jetė krenare nisur dhe nga fakti se do tė sigurojė njė nga dy trofetė mė tė rėndėsishėm europianė tė klubeve. Finalja e Kupės UEFA, do tė jetė thjesht njė duel spanjoll, kur 26 mijė shikuesė nga Katalonia dhe Andaluzia, do t’u shtohen pjesės tjetėr nė “Hampden Park”, qė nė total numėron 52 mijė vende.

    VITRINA

    Mbrojtėsi i Espanjolit, David Garsia, pohon se finalja do tė shėrbejė si njė vitrinė e mirė pėr tė treguar cilėsinė e futbollit spanjoll. Ekspertėt panė tri ekipe angelezė nė katėr mė mė tė mirat e Ligės sė Kampioneve, si njė superioritet i futbollit britanik, por nė Kupėn UEFA tė gjitha janė duke parė fuqinė e futbollit iberik, ku nė finale janė dy ekipe spanjolle.

    Reali i Madridit dhe Espanjoli dhuruan spektakėl dhe emocione nė “Santiago Bernabeu”, nė ndeshjen e Javės sė 34-t tė kampionatit spanjoll, ku Reali fitoi me rezultatin 4-3. Espanjoli shėnoi dy gola brenda 27 minutave tė para me anė tė Valter Pandianit. Van Nistelroj shėnoi golin e parė pėr madrilenėt nė minutėn e 30-tė, por katalanasi Pandiani shėnoi sėrish nė t 34’ (1-3). Nė pjesėn e dytė erdhi dhe pėrmbysja e “merengues”, falė golave tė Raul (49’), Rejes (57’) dhe Higuain (89’).

    MĖ TĖ FUQISHĖM

    “Ne shpesh dėshirojmė tė themi se Liga spanjolle ėshtė mė e fuqishmja dhe fakti qė kemi njė finale tė Kupės UEFA tė gjithėn spanjolle, kur nė gjysmėfinale mbėrritėn tre tė tilla, (Osasuna humbi me Seviljen), ėshtė njė provė e tillė”, - tha Garsia pėr uefa.com. “Unė dua tė them se vėshtirėsia pėr tė garuar nė ligėn tonė po rritet dhe ekipet e mėdha duhet tė forcohėn shumė me qėllim qė tė konkurrojnė tė tjerėt, qė gjithsesi shpenzojnė shumė. Sevilja ėshtė njė shembull nė lidhje me analizimin e fuqisė sė futbollit spanjoll. Ata janė prej gjashtė vjetėsh nė ekipet mė tė mira dhe kanė shpenzuar ēdo verė pėr tė pėmėrėsuar, blerė lojtarė tė mirė dhe zhvilluar gjithashtu talentet e tyre. Pėr mė tepėr, qė nė dy vitet e fundit ata janė bėrė mė sulmuesė, njė formacion shumė agresiv”. Espanjoli ndodhet nė mesin e tabelės nė Primera Divizion, por ka shkėlqyer nė Europė, duke shėnuar 32 gola nė 14 ndeshjet europiane, midis tė tjerėve dhe Ajaksit, Benfikės dhe Verder Bremenit.

    FUQI SULMUESE

    Portieri i Seviljes, Andres Palop, duke folur pėr uefa.com, vlerėsoi se Espanjoli ėshtė njė kundėrshtar i frikshėm. “Ne kemi shumė respekt pėr ta, ata luajnė shumė mirė nė kundėrsulm, ata kanė lojtarė sulmuesė si Luis Garsia, njė pasues tė shkėlqyer topi si Ivan De La Penja, dhe janė nė pėrgjithėsi njė ekip i mirė”. Palop pėrmend edhe Valter Pandiani, golashėnuesin mė tė mirė tė turneut me 11 gola. Trajneri i Espanjolit, Ernesto Valeverde shpreson t’i sjellė klubit titullin e parė europian, 19 vjet pasi humbi finalen e tė njėjtės kupė me Bajer Leverkuzen.





    Adriano: “Finalja UEFA? Trofeu i Seviljes”



    Mesfushori i Seviljes, Adriano Koreia do tė jetė i gatshėm tė luajė tė mėrkurėn ėn finalen e Kupės UEFA, pas rikuperimit tė plotė nga njė dėmtim muskula nė kofshė. Braziliani 22-vjeēar u dėmtua gjatė takimit gjysėminal Sevilja-Osasuna, mė 3 maj, ku edhe u detyrua tė braktisė fushėn pas vetėm 26 minutave lojė. Edhe pse rikuperimi i tij pritej tė ishte pėr njė kohė midis 12-15 ditėve, Adriano Koreia bisedoi me trajnerin Huande Ramos pėr ta pėrfshirė nė ndeshjen e “Hampden Park”. “Gjithēka u shėrua shumė shpejt dhe unė jam i lumtur qė muskuli nuk mė dhemb mė. Unė jam 100 pėr qind i gatshėm pėr finalen”, - tha Adriano, i cili luajti nė fitoren 4-0 tė Seviljes me Midėllsbroun sezonin e kaluar. “Ėshtė njė nga ato ndeshje ku ju dėshironi tė bėni gjithēka qė mundni. Ėshtė ndeshja jonė e dytė finale rresht dhe unė do tė isha shumė i kėnaqur nėse ne do tė pėrsėrisnim arritjen e vitit tė kaluar”. Adriano e parashikon si shumė tė vėshtirė ndeshjen kundėr Espanjolit: “Ne gjithmonė kemi luftuar kundėr tyre. Ata kanė sulmuesė shumė tė shpejtė, kėshtu qė ne duhet tė kemi shumė kujdes nga kundėrsulmet e tyre. Ne duhet tė ruajmė qetėsinė, tė ruajmė ritmin dhe nėse do tė bėjmė kėtė ne do tė do kemi pesė apo mė shumė shanse pėr tė shėnuar. Nėse ne do tė luajmė ashtu siē kemi bėrė gjithė sezonin, titulli do tė jetė i yni”. Sevilja fitoi 2-1 tė shtunėn e kaluar nė shtėpi me Rekreativo Huelva. Enco Mareska realizoi njė gol spektakolar nė forme volej nė minutėn e 13, ndėrsa Luis Fabiano finalizoi njė penallti dhjetė minuta pėrpara pėrfundimit tė takimit, qė i dha dhe tri pikėt formacionit finalist tė Kupės UEFA.



    Finalja, bilbil zviceran



    Do tė jetė zvicerani Masimo Busaka, gjyqtari i finales tė Kupės UEFA (mė 16 maj). Nė “Hampden Park” tė Gllazgout do tė pėrballen Espanjoli dhe Sevilja, nė njė derbi plotėsisht spanjoll. Ndihmės tė tij do tė jenė Matias Arnet dhe Stefan Kyhat, ndėrsa gjyqtari i katėrt Karlo Bertolini. Busaka, 37 vjeē, ka gjykuar 14 ndeshje tė Ligės sė Kampioneve. Ndeshja e fundit e tij ėshtė ajo midis Portos dhe Valencias (mė 21 shkurt 2007). Busaka ka qenė edhe dy herė tė tjera nė “Hampden Park”. Nė vitin 2002 ai ishte gjyqtari i katėrt nė finalen e Ligės sė Kampioneve, Real i Madridit-Bajer Leverkuzen (gjyqtar kryesore Urs Majer), ndėrsa nė tetor tė vitit 2006, Busaka gjykoi takimin Skoci-Francė, pėr eliminatoret e Kampionatit Europian 2008. Nė finalet e Botėrorit 2006, Busaka gjykoi ndeshjet Spanjė-Ukrainė, Argjentinė-Meksikė dhe Suedi-Angli.



    HISTORIA E KUPĖS UEFA



    Kupa UEFA lindi si njė ide e zviceranit, Ernst Tomen (Ernst Thommen), i cili sė bashku me italianin, Otorino Barazi dhe anglezin Sėr Stenly Rous, krijuan turneun ku morrėn pjesė ekipe nga qytetet europiane qė rregulisht organizonin panaire. Kupa e Panaireve (emėrtimi i parė Kupės UEFA) u themelua mė 18 prill 1955, dy javė pas themelimit tė Kupės sė Kampioneve, ku merrnin pjesė ekipet kampione tė ēdo vendi anėtar tė UEFA-s. Kupa e Parė (e Panairėve) pėrshiu ekipe nga Barcelona, Bazeli, Lozana, Lajpcigu, Londra, Milani dhe Zagrebi. Fituesja e parė ishte ekipi i qyteteti tė Barcelonės (me lojtarė nga FC Barcelona) qė mposhti nė ifnale njė formacion nga Londra (8-2, rezultati i pėrgjithshėm). Nė vitin 1962 numri i ekipeve qė merrnin pjesė nė Kupėn e Panaireve u rrit nė 32, kur tani nė vitin 2007, ėshtė mi 100. Nė vitin 1971 u ndryshua dhe emri i saj, nga Kupa e Panaireve nė Kupėn UEFA, emėr tė cilin e mban edhe sot. Formati ka ndryshuar disa herė, nga dy takime finale, nė njė tė vetme nė vitin 1998, kur Interi mundi Lacion 3-0 nė Paris. Interi, Juventusi dhe Liverpuli mbajnė rekordin me nga tre trofe. Edhe mėnyra e organizimi ka ndryshuar nga sezoni 1999-2000. Nė tė marrin pjesė fituesit e Kupės nė kampionatet e vendeve pėrkatėse, por dhe ekipe qė renditen nė vendin e tjera (ēdo vend ka njė numėr tė pėrcaktuar ekipesh sipas koeficentėve tė UEFA-s). Nė fazėn e grupeve tė Kupės UEFA, marrin pjesė edhe ekipet qė renditen tė tretėt nė fazėn e grupeve tė Ligės sė Kampioneve. Kupa UEFA gjithashtu pėrfshin edhe 3 ekipe qė janė shpallur si mė tė mirėt pėr “Fair Play”, tri fituesit e Kupės Intertoto.



    Trofeu Bertoni



    Trofeu Bertoni, qė pėshon 15 kg dhe ėshtė argjend i verdhė i vendosur mbi mbi njė plintus mermeri, u dizenjua nga studio Bertoni nė Milano pėr finalen e vitit 1972 dhe ka njė vlerė pėreh 23 mijė eurosh. Kupa UEFA nuk ka veriga dhe bukuria e saj vlerėsohet nė thjeshtėsinė e saj. Menjėherė mbi plintusin prej meremeri, njė grup lotjarėsh janė duke shtyrė topin.





    TĖ GJITHĖ FITUESIT E KUPĖS UEFA

    2006 – 2007 Sevilja-Espanjol

    2005 - 2006 Sevilja

    2004 - 2005 CSKA Moskė

    2003 - 2004 Valencia

    2002 - 2003 Porto

    2001 - 2002 Fejėenord

    2000 - 2001 Liverpul

    1999 - 2000 Gallatasaraj

    1998 - 1999 Parma

    1997 - 1998 Inter

    1996 - 1997 Shalke

    1995 - 1996 Bayern

    1994 - 1995 Parma

    1993 - 1994 Inter

    1992 - 1993 Juventus

    1991 - 1992 Ajaks

    1990 - 1991 Inter

    1989 - 1990 Juventus

    1988 - 1989 Napoli

    1987 - 1988 Leverkusen

    1986 - 1987 Goteborg

    1985 - 1986 Real Madrid

    1984 - 1985 Real Madrid

    1983 - 1984 Totenham

    1982 - 1983 Anderleht

    1981 - 1982 Goteborg

    1980 - 1981 Ipsuiē

    1979 - 1980 Eintraht

    1978 - 1979 Mėnshengladbach

    1977 - 1978 PSV

    1976 - 1977 Juventus

    1975 - 1976 Liverpool

    1974 - 1975 Mėnshengladbach

    1973 - 1974 Fejėnord

    1972 - 1973 Liverpul

    1971 - 1972 Totenhem



    Dash Frashėri
    www.Albania-Sport.com

  6. #26
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Ndeshje e bukur po them se sdo ket rivalitet fare. Sevillia eshte shume favorit per kete ndeshje dhe besoj se sdo ta diskutoj rezultatin vetem ndonje shit-blerje mund ta prish kete ndeshje.
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Ballisto flm per informacionet...

    Rreth kupes uefa dhe fituesve te saj nuk kisha shume informacione.

    Ene iher rrofsh.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  8. #28
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    27' Espanyol [0 - 1] Sevilla

    18' [0 - 1] A. Correira

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 16-05-2007 mė 16:07
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #29
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    32' Espanyol [1 - 1] Sevilla

    18' [0 - 1] A. Correira

    28' [1 - 1] A. Riera
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #30
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955


    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Britani, njė shqiptarė kampion nė kick boxing
    Nga Shijaksi-London nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 15:30
  2. PRIMERA DIVISION 2006/07 - (FC Real Madrid - kampion)
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 217
    Postimi i Fundit: 17-06-2007, 21:16
  3. Sevilla fiton Kupėn UEFA - (Middlesbrough vs Sevilla 0:4)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 07:47
  4. Luan Krasniqi: Nė shtator dy gėzime, pavarėsi dhe kampion bote
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  5. Kreshnik Qato, kampion bote nė boks
    Nga zeus nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 07:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •