Shėrbimet Sekrete Serbe nė Kosovė
Nga Flori Bruqi
gazeta Ndryshe-maj 2007
Tėrėsisht duke filluar nga e kaluara deri mė sot, shėrbimet sekrete serbe, kanė pasė njė qasje dhe veprimtari tė veēantė nė relacion me Kosovėn. Kuptohet ato e kanė pasė fjalėn kryesore gjatė pushtimit gati njėshekullor serb, gjė qė nė korelacione tė ndryshme kohore dhe historike, Kosovės i kushtoi shtrenjtė, duke qenė gjithherė njė laborator i eksperimenteve tė tmerrshme qė pėrjetoi populli ynė.Pėr kėtė arsye, nga kėndvėshtrimi im nė kėtė fejton jam pėrpjekur tė bėj njė analizė tė kėtyre shėrbimeve, gjithnjė duke u bazuar nė shtypin tonė ditor dhe peroidik, ēasjes nė internet, tė dhėnave tė botuara nė shtypin serb e malazez por edhe nė shtypin evropian.Nė kėtė kuadėr, shėrbimet sekrete serbe pasi e humbėn luftėn nė Kosovė, organizuan disa vrasje tė fshehta brenda shėrbimit sekret serb, konkretisht mbi elitėn qė kishin marrė pėrgjegjėsinė e krimeve mbi popullatėn e pafajshme civile nė Bosnjė e Kosovė.
Edhe pas luftės nė Kosovė, ėshtė bėrė kouptimi i agjenturave serbe nė shumė segmente tė jetės politike, ekonomike, por edhe strategjike. Nė Kosovė shėrbimi serb ka instaluar dhe ka bėrė pėr vete njė rrjet tė fuqishėm tė rrjetit elektronik tė spiunimit tė mediave elektronike. Pėr gjurmimin, zbulimin dhe marrjen e masave ndaj tyre nuk kanė kompetenca as policia e UNMIK-ut, as SHPK-ja.Shėrbimet serbe janė duke punuar mė tė madhe edhe pėr zbehjen e imazhit tė kosovarėve nė sytė e ndėrkombėtarėve, duke tentuar qė gradualisht Kosova nga tė qenurit viktimė tė merr tiparet e viktimizuesit, sepse ato shėrbime nė bashkėpunim me forcat e errėta qė veprojnė nė Kosovė, krijojnė njė varg diverzionesh, vrasjesh, pakėnaqėsish e tė tjera tė cilat e luhatin ēėshtjen e sigurisė nė Kosovė. Shėrbimet serbe tė kundėrzbulimit nė mediat e vendit por edhe nė nivelet ndėrkombėtare kanė arritur tė krijojnė pėrshtypjen duke falsifikuar emra e duke montuar fotografi rreth prezencės sė shqiptarėve tė Kosovės nė luftėn e zhvilluar nė Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni si „grupe ekstremiste”, apo siē i quajnė shėrbimet serbe „grupe terroriste”.E tėrė veprimtaria e tyre ėshtė e adresuar nė drejtim tė rivėnies sė Kosovės nėn kontrollin serb.
Pėr njė gjė tė tillė flet edhe paralajmėrimi i mbajtjes sė zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė, nė shtator tė kėtij viti.Grupet ekstremiste serbe qė jetojnė dhe veprojnė nė Kosovė, shumica prej tyre janė tė lidhur mė shėrbimin sekret tė MUP-it serb prej tė cilit edhe i marrin direktivat.Serbėt nė Kosovė kanė tė ndėrtuar rrjetin e radiolidhjeve dhe tė pėrgjimit, nė bazė tė njė strukture tė fshehtė organizative (gjysmė legale) me qėllim tė organizimit tė akteve tė ndryshme diverzive, duke tentuar tė gjejnė „fajtorė” nė mesin e shqiptarėve vetėm pėr tė bėrė njė balancim mes forcave serbe dhe atyre shqiptare.Shėrbimet sekrete serbe kanė organizuar njė varg aktesh terroriste kundėr civilėve, vendbanimeve e automjeteve tė serbėve me qėllim qė fajin t‘ua hedhin shqiptarėve.Nė tė gjitha enklavat serbe nė Kosovė ekziston njė ndėrlidhje mes tyre qė ka dhe mban formėn e pushtetit paralel nė Kosovė. Nėpėr kėto baza ka sistem tė mirėfilltė tė radiolidhjeve, radioamaterėve e sisteme tjera komunikimi. Ekziston njė hierarki e pushtetit dhe mbrojtjes (kuptohet e mbrojtjes sė dyfishtė: nga KFOR-i si tė rrezikuar dhe nga forcat e brendshme serbe si lėvizje politike dhe ushtarake, kuptohet ilegale).Nė kuadėr tė kėtij organizimi forcat serbe nė Kosovė kanė organizuar njė varg shantazhesh. Po e zėmė paramilitarėt serbė kanė bllokuar disa herė aksin rrugor Prishtinė-Gjilan. Janė sulmuar herė pas here veturat e udhėheqėsve shqiptarė dhe kalimtarėve tė rastit qė udhėtonin pėr nė Gjilan dhe anasjelltas.Pastaj problemet nė Mitrovicė, tashmė tė njohura pėr tė gjithė dhe njė varg vrasjesh e problematikash tė rėnda qė kanė ndodhur nė Kosovė, e qė nuk janė zbuluar ende.
Autorėsia e gjithė kėsaj qėndron nė faktin se prapa tė gjitha kėtyre akteve qėndrojnė forcat sekrete serbe dhe ato speciale, tė cilat kanė kryer trajnime tė posaēme pėr veprime tė tilla.Sipas burimeve gjysmėzyrtare, Millosheviqi kishte urdhėruar tė futen ilegalisht nė Kosovė forca tė zgjedhura tė njėsive ushtarake, tė specializuara pėr veprime tė veēanta, me qėllim qė tė shkaktojnė incidente nė mes serbėve dhe shqiptarėve. (Shih Ilegalėt serbė veprojnė pas linjave tė armikut nė Kosovė, BCR-Nr-103-17 dhjetor 1999).Orkestrimi i dhunės nė Mitrovicė, qė nga qershori i vitit 1999 si dhe ikja nga burgu i kriminelėve serbė, mosdėnimi i kriminelėve serbė tė luftės nga gjykatat nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare nė Kosovė, tė akuzuar pėr krime tė shumėfishta kundėr popullatės civile nė Kosovė, janė plane tė pėrgatitura nga forcat elite tė policisė serbe. Po ashtu, kėto forca janė tė pėrfshira drejtpėrsėdrejti nė trazirat nė Mitrovicėn veriore por edhe tė enklavave tjera, ku nė sulme, shpėrthime, vrasje etj., ka pasė tė vdekur shqiptarė dhe serbė. Tė gjitha kėto veprime tė organizimit sekret tė policisė dhe KOS-it ushtarak serb bėhen pėr ta bojkotuar dhe amortizuar bashkėsinė ndėrkombėtare nė ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nė Kosovė. Njėkohėsisht kėto shėrbime kanė pėrgatitur strategjinė qė serbėt e Kosovės t’i paraqesin si viktima tė pambrojtura tė agresionit shqiptar.
Nė fshatin Bėrzeēe nė Serbinė Jugore pranė kufirit me Kosovėn, njė kohė tė shkurtėr ishte e vendosur njė qendėr policore e cila ėshtė pėrdorur si bazė pėr infiltrimin e forcave serbe nė Kosovė, tė cilėt tė veshur me rroba civile, kanė hyrė nė thellėsi tė Kosovės, kuptohet duke i koordinuar veprimet edhe me njerėzit e tyre brenda (serbė, romė, shqiptarė, etj). Kėta ishin tė pajisur me dokumente tė falsifikuara udhėtimi.Shėrbimet e MUP-it serb kanė biseduar me njerėzit e tyre, u kanė bėrė presion por edhe u kanė premtuar para tė majme qė disa nga serbėt tė kthehen nė Kosovė.Lidhur me format e punės sė shėrbimeve serbe, se ato i pėrdorin tė gjitha mjetet dhe mundėsitė pėr tė arritur qėllimin tregojnė njė varg faktesh, p.sh.: Agjensia e Lajmeve „Beta”, mė 5 mars 2001, si dhe e pėrditshmja beogradase „Politika Ekspres” deklaruan se shtėpia e modės „Nish” njė muaj ka prodhuar uniforma tė NATO-s. Lidhur me kėtė punėtorėt e shėrbimit doganor tė Serbisė kishin konfiskuar 3.500 uniforma ushtarake tė gatshme, nė tė cilat ishin emblemat e NATO-s.Influenca e Beogradit dhe tutorizmi serb ėshtė prezent edhe mė tutje nė jetėn politike dhe shoqėrore. Njėra ndėr qėllimet e Beogradit ka qenė t’i ndalojė serbėt e Kosovės qė tė mos marrin pjesė nė regjistrimin e popullsisė. Pastaj, kanė bėrė presion qė serbėt t’i bojkotojnė zgjedhjet, kanė bėrė presione tė vazhdueshme pėr ta tėrhequr vėmendjen e ndėrkombėtarėve, ekstremistėt serbė shpesh bėnin veprime tė hapta, si duke hedhur bomba nė qerdhet e fėmijėve, pastaj nė institucione tė tjera. Nė Shterpcė, nė qershor tė vitit 2000 serbėt e atij fshati ia vunė zjarrin ndėrtesės sė UNMIK-ut, pastaj kanė djegur pyje nė zona tė ndryshme tė Kosovės, kanė vrarė njė numėr jo tė vogėl tė shqiptarėve duke organizuar edhe vrasjet me motive politike.
Shėrbimet sekrete serbe kanė tentuar tė ringjallin vėllavrasjen mes shqiptarėve, duke tentuar ta ngritin nė shkallėn e dukurisė. Zakonisht agjentėt serbė veprojnė brenda komunitetit serb nė Kosovė, ku sipas shumė statistikave jetojnė afėr 100 mijė serbė. Qėllim tjetėr i klanit tė Millosheviqit dhe i nacionalistėve tė tjerė ėshtė edhe pengimi i pėrpjekjeve tė KB-sė pėr rindėrtimin e Kosovės sė djegur e tė shkatėrruar nga lufta. Shpesh, serbėt e Kosovės kanė organizuar protesta kundėr mungesės sė kujdesit tė mjaftueshėm tė policisė sė UNMIK-ut. Shėrbimet serbe tė linjave sekrete i mbajnė me doza premtimesh bashkėpunėtorėt e vet lidhur me modalitetet e disa njėsive ushtarake serbe nė Kosovė, e qė nga kėto forca, ky problem ka arritur tė shqyrtohet nė tryeza tė bisedimeve.Mirėpo, nga ndėrkombėtarėt ėshtė vėrtetuar se njė veprim i tillė ėshtė krejtėsisht i panevojshėm. Sepse nė Rezolutėn 1244 tė 10 qershorit tė vitit 1999, nuk pėrdoren termi pėr rikthimin e ushtrisė. Pra, ka tė bėjė me disa parametra diplomatikė dhe politikė.Nė nėntor tė vitit 1999, zėvendėsministri i jashtėm rus Avdejev nė Komisionin e Ministrave tė Kėshillit tė Europės kishte hedhur tezėn shumė tė rrezikshme pėr tė ashtuquajturin KORDON OMBELIKAL midis Serbisė dhe Kosovės. Njė tezė e tillė ishte provokim direkt i diplomacisė shqiptare, sepse agjenturat prosllave kishin organizuar njė sulm propagandistik pėrmes linjave tė shėrbimeve diplomatike serbe e proserbe. Mirėpo, ky problem u tejkalua pa ndonjė eskalim tė situatės.Nė mars tė vitit 2001, Koshtunica hedhė tezėn nė emėr tė Qeverisė sė Serbisė pėr dėrgimin e njė numri tė kufizuar tė pjesėtarėve tė UJ-sė pėr kontrollimin e kufirit administrativ dhe pėr ruajtjen e manastireve serbe nė Kosovė. Kėtė e arsyetoi me faktin se kishte kėrcėnime pėr ndarjen e Malit tė Zi, dhe pėr ta ndaluar zgjerimin e fushatės sė forcave kryengritėse nė Luginėn e Preshevės.
Pėr kėtė arsye, Koshtunica dėshironte qė forcat e UJ-sė t’i dėrgon „pėr kontrollin e kufirit administrativ dhe pėr ruajtjen e manastireve”.Tė gjitha kėto presione bėjnė pjesė nė pėrbėrjen e politikės diskriminuese dhe pėrpjekjet pėr kthimin e forcave serbe me ēdo kusht nė Kosovė, nė saje tė intrigave, komploteve, shantazheve e diskriminimeve tjera qė i kanė bėrė e po i bėjnė shėrbimet sekrete tė ushtrisė dhe policisė serbe, pėr tė krijuar parakushte sa mė tė volitshme, pėr realizimin e objektivave tė Serbisė nė relacion me Kosovėn.Ekzistimi i grupeve paramilitare serbe qė posedojnė paisje komunikimi, strategji dhe platformė pune nė veriun e Mitrovicės, si dhe sulmet e njėpasnjėshme qė i kanė bėrė KFOR-it dhe policisė sė UNMIK-ut e tė SHPK-sė, nuk janė asgjė tjetėr veēse njė privilegjim i ekstremizmit serb nga linjat e diplomacisė evropiane, pėrkrahėsve tė ndikimit tė shtrirjes dhe zbatimit tė politikės serbomadhe nė Kosovė.Grupet ekstremiste serbe me veprim nė Kosovė vazhdimisht i kanė pėrdorur tė gjitha llojet e materialit propagandistik pėr punė agjenturore duke u bazuar nė gjysmė tė pavėrteta, nė lansime tė ndryshme - nė pėrsėritje tė gėnjeshtrave, nė pėrdorim tė internetit duke bėrė faqe tė veēanta kundėr UĒK-sė, TMK-sė etj., nga njerėz autoritativ si Sava Janjiq, prijės i fesė ortodokse, i njohur pėr pėrcaktimet skajshmėrisht antishqiptare.
Kėta i kanė pėrdorur tė gjitha lidhjet logjistike me shėrbimet sekrete serbe duke krijuar njė filtėr tė strategjisė afatgjatė tė veprimit nė Kosovė.Shėrbimet e lartėcekura serbe luftėn e tyre tė ftohtė janė duke e vazhduar nė tė gjitha fushat e jetės politike e shoqėrore nė Kosovė duke bėrė pėrpjekje pėr tė shkaktuar pasiguri nė Kosovė, destabilizim tė ekonomisė, krijim tė pasigurisė, bllokim tė institucioneve etj. Duke tentuar t’i paraqesin shqiptarėt e Kosovės tė pa aftė pėr tė ndėrtuar pushtet e shtet. Duke bėrė pėrpjekje pėr ta paraqitur KFOR-in dhe UNMIK-un tė paaftė pėr tė vendosur rend e qetėsi pėr qytetarėt e Kosovės.Nuk ėshtė pa interesant as thyerja e varrezave tė shqiptarėve tė besimit katolik nė Prizren, sepse edhe gjatė periudhės tė viteve 1912-ta organizata e terroriste „Crna Ruka” kishte kryer njė varg shantazhesh tė tilla. Nė mesin e tyre, duhet pėrmendur rastin kur kishin qitur njė derr tek dera e xhamisė Ditėn e Bajramit, pėr ēka kishte ardhur deri tek grindja mes shqiptarėve tė krishterė dhe atyre myslimanė, si dhe pas pak edhe tek vrasja mes veti.Shėrbimet e lartėcekura kanė bindur disa „miq” tė linjave prosllave, gjegjėsisht proserbe, tė cilat po vazhdojnė ta mbajnė Kosovėn nė situata tė tendosura. Njė rol tė kėtillė janė duke e luajtur edhe pjesėtarėt e njė organizate ushtarake ilegale serbe, tė ashtuquajtur Ushtria Ēlirimtare Serbe (OSA).
Drejtuesit e saj, vitin e kaluar kishin kėrkuar nga kreu ushtarak serb dhe kryetari Koshtunica pėr t‘ua miratuar kėrkesėn pėr formimin e njėsive vullnetare pėr luftė kundėr „terroristėve” shqiptarė nė Kosovėn Lindore. Nė kėtė organizatė janė tė tubuar vullnetarė serbė pjesėmarrės nė luftėn nė Kosovė, duke e arsyetuar veten si njerėz me eksperiencė nė konfrontime, siē i quajnė ata, me „bandat shqiptare” sepse pjesėtarėt UĒK-sė janė 18-vjeēarė, dhe nuk janė tė denjė pėr kėtė punė.Vlen tė ceket se disa nga pjesėtarėt e kėsaj organizate janė dėnuar nė qershor tė vitit 2000 pėr tentim tė rrėmbimit tė rregullit kushtetues tė Jugosllavisė si dhe pėrgatitjes sė atentatit kundėr shefit tė shtabit tė shtatmadhorisė sė ushtrisė jugosllave Nebojsha Pavkoviq. Grupi i kėsaj organizate (OSA) ėshtė liruar pas ndryshimeve nė Serbi nė tetor tė 2001 nga ana e Vojisllav Koshtunicės.Pra, pėr problemet qė nxiten nė Kosovė nga grupet ekstreme serbe, ėshtė nė dijeni tė plotė edhe pushteti civil dhe kreu ushtarako-policor, kuptohet, linjat qė duhet ditur. Lidhur mė kėtė, sa pėr ilustrim po e pėrmendim rastin e shefit pėr siguri publike Vllastimir Gjorgjeviq (Ragja) i cili jo vetėm qė kishte dijeni por ishte kreatori kryesor i operacionit „Dubina 2" („Thellėsia 2"), operacion ky qė kishte tė bėjė me fshehjen dhe asgjėsimin e fakteve dhe gjurmėve tė krimeve tė luftės nė Kosovė. I njėjti kryesonte operacionin pėr mbledhjen e armėve nė Isniq nė shtator tė vitit 1998.
Po ashtu, edhe me fillimin e krizės nė Luginėn e Preshevės, Gjorgjeviq kishte shkuar atje shpesh sepse i takonte linjės pėr tė cilėn po flasim. Pos qė ishte besnik i Millosheviqit ishte nė linje direkte edhe me gjeneralin Obrad Stojanoviq dhe Nebojsha Ēoviq prej tė cilėve vazhdimisht ka marrė edhe urdhėrat.Struktura e shėrbimit sekret tė Millosheviqit kishte organizuar policė, paramilitarė e zyrtarė tė tjerė pėr shkatėrrimin e provave tė cilat mund tė ēonin nė zbulimin e pėrgjegjėsve tė varrezave masive, sidomos tė atyre tė operacionit „Spastrimi”.Vendimin pėr ndėrmarrjen e kėtij operacioni e kishte marrė Millosheviqi bashkė me ministrin e punėve tė brendshme, Vlajko Stojkoviq, shefin e policisė sekrete Radomir Markoviq dhe Vlastimir Gjorgjeviqin, nė njė takim tė pėrbashkėt nė mars tė vitit 1999. Kėtu duhet cekur se pas arrestimit tė Millosheviqit, arrestohet edhe Markoviqi, kurse Stojkoviqi bėn „vetėvrasje” apo ėshtė vrarė nga shėrbimi i Millosheviqit dhe janė mbuluar gjurmėt.E ashtuquajtura ushtri jugosllave, si instrument i dirigjuar nga kėto shėrbime kishte njė rol me rėndėsi tė veēantė nė qerimin pėrfundimtar tė hesapeve me shqiptarėt, duke bėrė dėbimin masiv tė popullsisė nga Kosova.Siē ėshtė bėrė e ditur edhe nė Tribunalin e Hagės, nė shtypin kosovar por edhe nė atė serb e malazez, Gjorgjeviq kishte pėr detyrė tė bėn zhvarrosjen e viktimave nga Kosova dhe grumbullimin e tyre nė varreza masive nė Serbi pėr tė fshehur gjurmėt e krimit.
Ai edhe pas zbulimit tė disa varrezave masive nė Serbi dhe bėrjes publike tė aferės sė rastit „tė frigoriferit” edhe mė tutje ka urdhėruar qė tė mos jipen hollėsi rreth tyre.Edhe gjatė bombardimeve tė NATO-s mbi caqet serbe njerėzit e kundėrzbulimit serb kishin krijuar njė rrjet tė fshehtė pėr t’u shpėtuar dhe rezistuar sa mė gjatė bombardimeve tė NATO-s. Kėtė e kishin arritur pėrmes njerėzve tė vet nė shėrbimet ruse, greke e franceze. Madje, oficeri Pjerre Henri Bunel e kishte tradhtuar NATO-n duke i dhėnė sekretet e caqeve tė bombardimeve tė ushtrisė serbe pėr ēka gjykata supreme e NATO-s ka ngritur aktpadi kundėr oficerit francez. Pėrmes kėtyre „miqve”, por edhe nė saje tė punės sė koordinuar tė shėrbimeve nė qeverinė serbe, kanė arritur qė edhe mė tutje t’i mbajnė tė manipuluar pjesėtarėt e minoritetit serb nė enklavat e Kosovės, ku agjenturat serbe e kanė ruajtur strukturėn e tyre, dhe bashkėpunojnė ngushtė me agjenturat e huaja me orientim proserb, tė cilėt e kanė lėshuar Kosovėn nė ekspriment pa definuar kurrfarė rregulli nė veprimet destruktive tė kėtyre individėve. Kėto linja kanė manipuluar shumė, kuptohet nė aspektin propagandistik edhe me profiterėt e luftės, me kontrabandistėt e ndryshėm qė janė thirrur nė emra tė mėdhenj pėr ta mbuluar veprimtarinė e tyre tė paligjshme.
Janė shfrytėzuar burimet informative nga shėrbimet sekrete serbe, tė disa biznesmenėve, dhe kontaktet tjera tė shumė njerėzve qė i kanė pėrdorur pėr mbulesė kinse tė shitblerjes sė pasurisė sė serbėve nė Kosovė. Pėr ekzistimin e rrjetit ekstrem nė Kosovė dhe tė vijės sė ashpėr tė nacionalistėve serbė, paravan i tė cilėve ka qenė Millosheviqi, ka pasė paralajmėrime tė kohė paskohshme nga vet qarqet mė tė larta serbe. P.sh.: Nė gusht tė vitit 2000, prifti serb, Sava Janjiq kishte tėrhequr vėrejtjen se udhėheqėsit serbė nė Kosovė qė bashkėpunojnė me administratėn, me Bernard Kushnerin dhe organet tjera mund tė rrezikohen sepse, siē ka cekur Janjiq, qarkullonin informacione tė besueshme se Millosheviq ka dėrguar agjentė specialė tė sigurimit nė Kosovė pėr tė kryer atentate mbi ata serbė qė bashkėpunojnė me administatėn e UNMIK-ut, pėr tė krijuar konfuzitet dhe frikė. Po ashtu, analistė tė mediave dhe tė situatave nė pėrgjithėsi kanė konstatuar se kėrcėnimet ndaj serbėve nė Kosovė janė veprime tė vet Beogradit pėr ta destabilizuar Kosovėn, e nė kėtė kontest
kanė ndodhur njė varg ngjarjesh e sulmesh. Lidhur me kėto pohime kanė ndodhur njė sėrė vrasjesh, njė sėrė sulmesh terroriste, njė sėrė sulmesh ndaj serbėve e qė identiteti i akterėve nuk ėshtė zbuluar ende.
Ē‘ėshtė mė keq kanė ndodhur njė varg paraburgimesh tė njerėzve me autoritet tė veēantė tė cilėt janė mbajtur nė burg pa fakte e prova tė mjaftueshme, tė cilėt mė pastaj janė liruar nė mungesė provash. Tė gjitha arrestimet dhe burgosjet janė bėrė nė bazė tė dyshimeve qė i kanė pasė linjat e shėrbimeve sekrete
serbe, tė cilėt pėrmes avokatėve, prokurorėve e ngjashėm i kanė propozuar policisė, hetuesisė, gjyqit, etj., pėr t’i futur burgjeve.Kėto forca edhe mė
tutje janė duke e paraqitur nacionalizmin si forcė dhe shteg fitimtar, kurse politikėn e bashkėpunimit si dėshtim.Vlen tė ceket se dy ditė para se tė arrestohet Millosheviqi, ushtria serbe kishte shkuar pėr ta ruajtur shtėpinė e tij. Millosheviqin, njė kohė tė gjatė e ka mbrojtur pa e dorėzuar tek organet e Tribunalit tė Hagės, komandanti i shtabit tė pėrgjithshėm tė UJ-sė, Nebojsha Pavkoviq.Mirėpo, nė kėtė rast, qė tė mos shkaktohen thyerje dhe gjakderdhje tė mėdha nė Serbi – ngase opozita dhe reformatorėt ishin kėmbėngulės pėr rrėzimin e Millosheviqit nga pushteti. Gruaja dhe vajza e Millosheviqit kanė konto tė veēanta nė Zvicėr. Siē ėshtė bėrė e ditur, e njėjta gjė vlenė edhe pėr ish kryeministrin jugosllav Mirko Marjonoviq i cili kishte nėn mbikqyrje tregtinė dhe eksportin nė drithėra pėr nė Rusi nė vitet ‘90-ta. Po ashtu edhe Dragan Tomiq ndihmės i Millosheviqit dhe ish kryetar parlamenti. Edhe dy pėrkrahėsit kyq tė Millosheviqit, Nikolla Shainoviq, ish zėvendės kryeministėr i cili kishte nėn kontroll tregtinė me materiale tė ēmueshme dhe, Dushan Markoviq, ish zėvendės i partisė
socialiste, tė cilėt i kanė kontot bankare nė Bejrut. Kuptohet edhe Nikolla Shainoviq ėshtė ndėr ata qė kanė bėrė krime nė Kosovė.Millosheviqi kishte nėn kontroll, pėrkatėsisht kishte monopol tė plotė edhe nė doganat e vendit.
Ai bashkė me klanin e tij, pesė vitet e fundit i kishin liruar nga doganat tė gjithė tė afėrmit e linjės sė tyre, tė cilėt njė pėrqindje e kanė derdhur nė fondet sekrete tė Millosheviqit.Banka e Beogradit e zonjės Vuēiq ishte urdhėruar tė paguante para pėr kompaninė televizive tė vajzės tė Millosheviqit, Marias, dhe pėr kompaninė tregtare tė djalit tė Millosheviqit, Markos. Kjo do tė thotė qė klika shtetėrore e Millosheviqit kishte arritur t’i fshehė fondet qeveritare pėr t’i siguruar ato nga sanksionet, me ē’rast ėshtė manipuluar edhe me Bankėn Evropiane. Siē dihet, para sanksioneve, Millosheviqi kishte ndėrtuar infrastrukturė tė fshehtė
pėrmes shėrbimeve greke nė Qipro, dhe banka e cila do t’i thente sanksionet ishte ajo e Qipros.Qiproja ishte vendi ku deponoheshin mijėra miliona dollarė nga Serbia. Kėto fonde shpėrndaheshin pastaj nėpėr vende tė tjera, apo nė emėr tė kompanive anonime tė regjistruara nė Qipro. Branka Vuēiq, si drejtuese e Bankės sė Beogradit, ishte ideatore dhe realizatore kryesore e realizimit tė kėtyre projekteve. S’do mend se kontot private tė Shainoviqit dhe Markoviqit nė Bejrut i kontrollon djali i Shainoviqit, i cili ėshtė tregtar atje.Shainoviqi, Markoviqi dhe zonja Vuqiq shumė shpesh kishin shkuar si turistė nė Bejrut. Me njė fjalė, klani i Millosheviqit ėshtė shumė i pasur dhe njerėzit e tij edhe mė tutje kanė ndikim dhe mbajnė pozita me rėndėsi nė Serbi, si nė qeverinė serbe, nė ushtri, polici, gjykata ashtu edhe nė ekonominė e vendit.
Ata kanė miq edhe pėrkrahės edhe nė arenėn ndėrkombėtare.Gjykata serbe ua ngriti aktakuzėn pėr spiunazhė tek shėrbimet franceze pesė pjesėtarėve tė policisė serbe tė cilėt ishin tė ngarkuar nga shėrbimet sekrete franceze pėr ta destabilizuar Federatėn Socialiste tė Jugosllavisė. (Ato kishin formuar organizatėn ilegale „PAUK” (Marimanga). Ky grup, sipas informatave, ka pėrgatitur edhe vrasjen e Sllobodan Millosheviqit. Pesė tė akuzuarit: Jugosllav Petrushiq (38), Millorad Pelenis (36), Sllobodan Orosllanin (47), Petroviq (26), ishin akuzuar si spiunė tė Francės, nė periudhėn e bombardimeve tė NATO-s mbi Jugosllavinė gjatė vitit 1999. Petrushiq, Pelenis dhe Petroviq ishin akuzuar edhe pėr vrasjen e tre shqiptarėve tė pafajshėm. Petrushiq, sipas dokumentacionit zyrtar, ėshtė nėnshtetas francez.Grupi ilegal „Pauk” („Marimanga”) ishte formuar nė vitin 1999 nga njė grup klandestin. Kėta sipas aktakuzės sė gjykatėsit hetues dhe prokurorit Nebojsha Maras kishin pėrgatitur projektin pėr vrasjen e Millosheviqit, sipas planeve tė shėrbimeve tė kundėrzbulimit francez. Po
ashtu zyrtarėt e policisė sė fshehtė tė linjės sė Millosheviqit kohė pas kohe kishin arrestuar njė numėr tė konsiderueshėm tė aktivistėve tė „Otporit”. Vetėm gjatė dy muajve janė arrestuar 400 aktivistė tė kėsaj organizate studentore, tė cilėt policia i ka marrė nė biseda informative dhe pastaj i ka liruar. Shumica e akuzave dhe denoncimeve tė bėra ndaj „Otporit” ishin se ata financoheshin nga Perėndimi pėr rrėzimin e regjimit tė Millosheviqit. Ky grup ishte specializuar pėr tė likuiduar udhėheqėsit pėrmes ndeshjeve tė inskenuara me kamionė me zallė.
Njerėzit e kėtij grupi kishin pėrgatitur njė njėsi prej 180 vetėsh tė cilėt i kishin dėrguar si mercenarė dhe kishin luftuar nė anėn e MOBUTAS kundėr KOBILES. Gjithmonė sipas aktakuzės njė pjesė e kėtij grupi thuhej se gjendej nė Mal tė Zi, ku po formonin njėsinė speciale tė MUP-it tė Malit tė Zi. Mirėpo njė akuzė tė
tillė MUP-i i Malit tė Zi e kishte hudhur poshtė.Faktet dhe analizat qė janė bėrė rreth grupit „Pauk” tregojnė se ata ishin pjesėtarė tė shėrbimit sekret
serb tė cilėt i kanė pėrdorur pėr tė ngritur afera dhe pėr tė shkaktuar probleme nė dobi tė politikės serbe (panserbe).Shėrbime tė veēanta, pėrmes
mediave, grupit klanor tė Millosheviqit i ka kryer edhe sekretari federativ pėr informata Goran Matiē.Njė rėndėsi tė veēantė kishte operacioni i quajtur „Patkoi”, qė pėrkonte mė shuarjen e kryengritjes dhe ndėrrimin e strukturės etnike nė Kosovė. Lidhur me kėtė, pėr zbulim sekreti, i ėshtė marrė grada kolonelit rezervė Dragutin Vuksiq (54), pėr dėmtim tė reputacionit tė shtetit dhe dėmtim tė nderit e reputacionit tė ushtrisė. Vuksiq ėshtė anėtar i Lėvizjes pėr Serbi Demokratike tė cilėn e kryeson ish komandanti Momqillo Perishiq, i cili ishte suspenduar nė vitin 1998. Edhe kėtij tė fundit iu kishte marrė grada nga gjyqi ushtarak pėr mospėrfillje totale tė detyrave dhe pėrgjegjėsisė sė oficerit.Duhet kujtuar se gjatė periudhės sė suprimimit tė autonomisė sė Kosovės, pushtetarėt serbė paralelisht kanė shkatėrruar (pezulluar) shumė kuadra dhe institucione. Zhvillimi i sistemit pluralist nė Kosovė, shėrbimeve sekrete serbe u kishte ēitur nga dora (nga kontrolli) shumė segmente, edhe pse kėto shėrbime edhe mė tutje tentonin t’ua jipnin kahjen e nevojshme. Partitė politike shqiptare, institucionet e brishta tė asaj kohe, personalitetet e veēanta dhe nė tėrėsi Lėvizja Popullore ishin objekt i pėrcjelljes dhe i pėrpunimit sistematik.
Gjatė vitit 1990 kreu i shėrbimeve informative serbe – Jovica Stanishiq ka pasur njė varg takimesh tė fshehta me drejtues tė caktuar tė jetės politike nė Kosovė. Gjatė tėrė kohės shėrbimet serbe kanė tentuar tė infiltrojnė nė radhėt e partive pluraliste nė Kosovė agjentė efikas serbė tė cilėt janė orvatur t’i mbajnė nėn kontroll kėto linja qė ishin tė fuqishme nė atė periudhė, dhe ecnin me hapa tė matur drejt pėrforcimit dhe pėrvetėsimit tė sistemit demokratik. Njė
segment tjetėr, ku shėrbimet sekrete serbe kishin investuar e pėrgatitur rrjete tė tėra, ishte edhe tendenca pėr ta vėnė nėn kontroll lėvizjen ilegale tė Kosovės. Pėr kėto projekte e ka vėnė nė shėrbim klasėn naive dhe tė papėrgjegjshme ndaj politikės sė Kosovės. Nė kėtė diagonale forcat serbe tė sigurimit tėrhiqnin edhe vijėn e pėrēarjeve dhe vėllavrasjeve. Nė kėtė kontekst u tentua tė bėhet edhe copėzimi i faktorit politik e financiar, por edhe ndarja nė dy krah e faktorit ushtarak shqiptar. Kėto shėrbime Kosovėn tentonin ta shndėrronin nė njė teatėr kukullash.Nė vatrat e luftės nė Bosnjė dhe Kroaci, njėsitė paraushtarake Serbia i dėrgonte bashkė me formacionet ushtarake tė tė ashtuquajturės ushtri jugosllave. Kėto formacione njėkohėsisht edhe bėnin kontrollimin e grupeve, njėsive dhe reparteve mė tė gjėra tė UJ-sė pėr tė mos dezertuar. Kjo praktikė ėshtė aplikuar mė vonė edhe gjatė luftės nė Kosovė.1.Grada Serbe e Lėvizjes Serbe tė Ripėrtritjes (SPO) e drejtuar nga Vuk Drashkoviq, e kishte pėrgatitur njė formacion pėr pjesėmarrje nė kėto luftėra tė pėrbėrė prej 11 mijė vetėve me tė cilėt ka komanduar Gjorgje Bozhiq – Gisha e mė pas Ēeko Daēeviq.2.Garda Nacionale Serbe e Ripėrtrirjes Popullore Serbe (SNO) e Mirko Joviqit kishte pėrgatitur 3000 njerėz, me tė cilėt ka komanduar Dragosllav Bokan.3. Partia Radikale Serbe (SRS) dhe Lėvizja Ēetnike Serbe kishin organizuar formacionin “Shqiponjat e Bardha”.
Kishin 3000 njerėz tė cilėt i komandonte togeri Branisllav Vakiq. Me kėtė formacion vepronte edhe formacioni i kapiten Draganit, i cili numėronte 500 njerėz dhe afėr 100 pjesėtarė tė «kninxhinjėve», paramilitarė qė kishin vepruar nė Knin, tė komanduar nga Millan Martiq nga Knini.4. Partia e Unitetit Serb (SSN) kishte pėrgatitur gardėn vullnetare me tė cilėn ka operuar Zhelko Razhnjatoviq - Arkan, zėvendės i tė cilit ishte Mihajlo Ulemek. Kėto formacione paraushtarake dhe
paramilitare serbe, pjesėmarrėse nė krimet kryesore nė Bosnjė, Kroaci dhe Kosovė ishin sajuar nga partitė politike serbe.Kėto njėsi ishin tė parapara
si formacione paramilitare, tė cilat kishin pėr detyrė spastrimin etnik tė popullatės joserbe nė ish Jugosllavi.Sipas shumė burimeve Arkani e kishte
vrarė drejtorin e Rafinerisė sė Naftės INA tė Zagrebit Dragolub Gjurkoviqin, edhe pse zyrtarisht ėshtė thėnė se kėtė vrasje e ka bėrė Gjorgje Bozhoviq –
Gishka. Ėshtė karakteristike se njė fat kriminal e gjen edhe gazetaren e njohur Dada Vujasinoviq, e cila pas botimit tė teksteve me biografi tė Arkanit ishte gjetur e vrarė vetėm disa ditė pasi Arkani ia kishte tėrhequr vėrejtjen. Arkani kishte vjedhur ari me vlerė tė pakufizueshme nga viktimat nė Kroaci, Bosnjė dhe Kosovė.Arkanit dhe Zoran Stefanoviqit, shefat e KOS-it u kishin dhėnė detyrė organizimin e kryengritjes nė krahinėn e Kninit dhe ballafaqimin e parė me kroatėt, nė mėnyrė qė forcat e armatosura serbe tė kenė pretekst pėr ndėrhyrje.Arkani dhe Stefanoviqi pas kryerjes sė njė varg aksionesh nė Republikėn Kroate, hetohen nga shėrbimi sekret kroat dhe pas njė kohe tė shkurtėr arrijnė t’i kapin nė vepra konkrete, me ē‘rast i arrestojnė.
Mirėpo, shumė shpejt qarqet e KOS-it dhe MUP-it federativ, i cili edhe mė tutje ishte valid nė Kroaci arrijnė t’i lirojnė kėta kriminelė ordinerė nė kushte dhe rrethana krejtėsisht tė paqarta. Arkani dhe Zoran Stefanoviqi me urdhėra tė KOS-it ushtarak, nė Kroaci kishin kryer operacionin «Tuneli», i cili kishte pėr qėllim sulmin e befasishėm tė reparteve tė UJ-sė, me qėllim qė forcat e UJ-sė pastaj tė kenė hapėsirė veprimi. Po ashtu kėta tė dy, kuptohet me urdhėr tė KOS-it, e udhėhoqėn edhe operacionin tjetėr tė shifruar «Opera».Shumica e pjesėtarėve tė kėtyre operacioneve arrestohen nga forcat e sigurimit kroat nė vitin 1994,
respektivisht 1995, me ē‘rast gjatė hetimeve tė zhvilluara kundėr tyre, sigurimi kroat arrin ta zbulon edhe operacionin e njohur «Shpegel» dhe ta ndriēon operacionin «Tuneli».Nė fillim tė prillit tė vitit 1992 nė Bosnjė, nė hyrje tė Belinjės u bė njė masakėr masive mbi popullatėn vendase. Njėsia Arkanit qė e kreu kėtė veprim kishte tė bėjė me inicimin e konfliktit mes serbėve dhe boshnjakėve. Boshnjakėt nė pamundėsi pėr tė rezistuar, u detyruan tė ikin e pastaj Arkani hyn duke e plaēkitur kėtė vend. Gjatė kėtij konflikti qytetar Arkani arrin ta plaēkitė shėrbimin e kontabilitetit nė Belinjė. Pas kėtij akti e lė Belinjėn dhe kalon nė Zvornik.Arkani nė Bosnjė e ka drejtuar edhe operacionin «Ballafaqimi» i cili u aplikua nė Bosnjėn Qendrore, pėr krijimin e kampeve tė pėrqendrimit ku grumbulloheshin njerėzit e ndryshėm tė pėrkatėsisė boshnjake e kroate kinse me qėllim tė mbajtjes nėn kontroll.
Tė gjithė shefat e kampeve tė pėrqendrimit ishin anėtarė aktivė apo rezervė tė strukturave tė KOS-it ushtarak.Fillimisht Radovan Karagjiq kishte formuar organizatėn famėkeqe “Tajfun” e cila mblidhte informata pėr njerėz dhe e bėnte likuidimin e tyre. Kėsaj organizate iu bashkangjit edhe njėri ndėr figurat mė tė fuqishme tė KOS-it Dragan Devedllaka, i cili u takonte njerėzve kryesorė tė shėrbimit tė sigurimit shtetėror tė Ministrisė sė Brendshme tė BH-sė, i cili qėndroi nė kėtė organizim deri nė fund tė luftės. Devedllaka ishte shef nė shtabin e njėsisė tė cilėn e komandonte Arkani.Nga kėto formacione dhe pakėnaqėsitė e shkaktuara pėr shkak tė vrasjeve tė shumta tė nėntokės serbe si dhe nga pakėnaqėsitė e luftėtarėve serbė pjesėmarrės nė luftėrat e ndryshme, shikuar kėtu edhe gjendjen materiale dhe rrjedhėn e zhvillimeve politike nė Serbi, u krijua organizata terroriste e ashtuquajtur Ushtria Ēlirimtare Serbe. Qėllimet e kėsaj
organizate pretendojnė tė jenė sulmet ndaj qeverisė sė Beogradit - tė njerėzve tė Millosheviqit nė tri faza, likuidimi i personaliteteve tė njohura serbe si dhe restaurimi i monarkisė serbe. Bojkotimi dhe sabotimi nėpėr qytetet kryesore tė Serbisė, depėrtimi i tyre nėpėr gjykata dhe stacione policore, pėrgatitja e gjeneratave tė reja me koncepte tė reja tė formimit tė Serbisė sė Madhe nė Evropėn e Bashkuar, krijimi i njėsive tė UĒS-sė nė Mal tė Zi, Bosnjė, Maqedoni, Kosovė, Kosovė Lindore etj.
Sipas tė gjitha gjasave bartėsit e kėsaj organizate terroriste, direkt ose indirekt e kishin marrė bekimin pėr veprime tė tilla nga Momēillo Perishiq, ish shef i
ushtrisė jugosllave, mė vonė udhėheqės i opozitės dhe person kritik i Millosheviqit. E ashtuquajtura UĒS kishte marrė obligim se do tė bėnte edhe pėrmirėsimin e kushteve tė luftėtarėve serbė. Grupi i UĒS-sė kishin planifikuar forma tė veprimeve sabotuese edhe nė Kosovė. Grupe tė ndryshme qė vepronin dhe veprojnė nė kuadėr tė tė ashtuquajturės UĒS kishin planifikuar edhe vrasjen e Millosheviqit dhe tė Nebojsha Pavkoviqit.Sigurimi serb kishte arritur tė arrestonte pjesėtarėt e njė celule tė kėsaj organizate terroriste, shumica prej tė cilėve ishin ish oficerė tė armatės, ish pjesėtarė tė MUP-it serb, kuadra tė shėrbimeve informative, punėtorė operativė etj. E ashtuquajtura UĒS ishte deklaruar si organizim ushtarak nė tetor tė vitit tė 2000 pasi mori pėrsipėr vrasjen e katėr opozitarėve serbė tė regjimit tė Beogradit si dhe njė varg tė aksioneve tė kryera nė Kosovė. Nacionalistėt serbė janė tė hidhėruar sidomos pėr kalimin e Kosovės nėn mbikėqyrjen e UNMIK-ut.Siē ėshtė bėrė e ditur, shantazhet edhe mė tutje mbeten element i dorės sė parė pėr shėrbimet serbe....
-vijon-
Krijoni Kontakt