Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Llotaria amerikane

    Nga faqja e ambasadea amerikane Tirane.........




    LLOTARIA AMERIKANE

    Instruksionet e Llotarisë Amerikane 2008

    Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50.000 vizash emigrimi për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mund të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme prej sistemit kompjuterik të programit të llotarisë (DV-2008).
    Departamenti i Shtetit ka vendosur në zbatim sistemin e regjistrimeve të llotarisë elektronikisht duke filluar që nga llotaria e vitit 2005 në mënyrë që të bëjë procesin më efikas dhe më të sigurtë. Departamenti përdor teknologji speciale për të identifikuar ata që kryejnë mashtrim për qëllime emigrimi ilegal apo për ata që regjistrohen disa herë.

    Ju lutemi kini kujdes:
    Ka patur shumbuj që faqe Interneti të ndryshme, duke mashtruar, janë paraqitur si faqe zyrtare të Qeverisë së Sh.B.A.. Disa nga keto faqe kanë përfituar para duke "plotësuar" formularin e aplikimit të llotarisë. Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar Formularin Elektronik të Llotarisë Amerikane.
    PERIUDHA E REGJISTRIMIT TË LLOTARISË DV-2008 Aplikimet për Llotarinë Amerikane DV-2008 duhet të parashtrohen elektronikisht duke filluar të Mërkurën në orën 12:00 të datës 4 Tetor 2006 dhe mbaron të Dielën në orën 12:00 të datës 3 Dhjetor 2006. Gjatë kësaj periudhe aplikantët mund të plotësojnë formularin elektronikisht në faqen e Internetit http://www.dvlottery.state.gov. Aplikimet me email, postë apo faks NUK DO TË PRANOHEN. Aplikantët janë të lutur që mos të presin deri javën e fundit për të aplikuar. Pritet që shumë persona nga e gjithë bota të aplikojnë, gjë që mund të vonojë aplikimin në Internet. Asnjë aplikim nuk do të pranohet mbas orës 12:00 të datës 3 Dhjetor 2006.

    KËRKESAT E PRANIMIT TË APLIKIMIT

    · Ju duhet të jetë i lindur në një nga Vendet e Listuara më poshtë.

    I lindur në një nga Vendet kualifikuese: Në shumicën e rasteve kjo kupton Vendin (shtetin) në të cilin aplikanti ka lindur. Gjithësesi, ka edhe dy mënyra të tjera, me të cilat një person mund të kualifikohet. E para, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm për të aplikuar por bashkëshorti(ja) e tij/i saj ka lindur në një Vend ku Vendasit janë të zgjedhshëm për të aplikuar, ky person mund të pretendojë Vendin e lindjes së bashkëshortit(es) dhe në këtë mënyrë të dyve do ti lëshohet viza që ata të hyjnë në Sh.B.A. njëkohësisht. E dyta, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm, por as njëri as tjetri nga prindërit e tij/saj kanë lindur ose banuar atje në kohën kur personi ka lindur, një person i tillë mund të pretendojë Vendlindjen në një nga Vendlindjet e prinderve të tij/saj, në qoftë se ky Vend është i kualifikueshëm për programin e DV-2008.

    · Ju duhet të keni OSE edukim të mesëm OSE punë të kualifikueshme sipas kërkesave të programit të DV-2008.

    Edukim i mesëm ose punë e kualifikueshme: Ju duhet të keni OSE një diplomë të shkollës së mesme (pra të vërtetojë me bindje që ka mbaruar 12-vjet shkollë të plotë); OSE të keni 2-vjet eksperiencë pune brënda 5-viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2-vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine.
    Në qoftë se ju nuk mund të keni këto kërkesa, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë DV-2008.


    PROCEDURAT E APLIKIMIT TË DV-2008

    · Formularët e Aplikimit për DV-2008 do të pranohen të plotësuara vetëm nëpërmjet Internetit Elektronikisht në faqen http://www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit duke filluar nga ora 12:00 e drekës në datën 4 Tetor 2006 dhe duke mbaruar në orën 12:00 të drekës në datën 3 Dhjetor 2006.
    · Lejohet vetëm NJË aplikim për çdo aplikant. Në qoftë se dallohen dy ose më shumë aplikime për ju, do të s'kualifikoheni automatikisht.
    · Mbas regjistrimit të suksesshëm të aplikimit, ju do të lexoni në ekran, emrin, mbiemrin, datëlindjen, vendbanimin dhe datën e regjistrimit të aplikimit të cilën mund ta stamponi (print) dhe ta keni për rekordet tuaja.
    · Aplikimet me letër (me anë të postës, me shkrim dore, email, faks, etj.) nuk do të pranohen.
    · Regjistrimi juaj do të s'kualifikohet në qoftë se fotografitë e kërkuara nuk regjistrohen. Fotografi të kohëve të fundit duhen regjistruar elektronikisht për secilin nga pjestarët e familjes tuaj:
    • fotografia juaj
    • e bashkësjortit(es) tuaj
    • e çdo fëmije të pamartuar nën moshën 21 vjeç, duke përfshirë të gjithë fëmijët e natyrshëm gjithashtu edhe fëmijët e adoptuar-ligjërisht apo fëmijët e bashkëshortit(es), edhe në qoftë se një fëmijë është shkëputur nga banimi me ju ose nuk dëshiron të emigrojë me ju.

    Nuk është e nevojshme të regjistroni një fotografi për fëmijët tuaj me shtetësi amerikane ose me rezidencë të përhershme ligjore.

    Fotografi në grup nuk do të pranohen; duhet të keni vetëm një fotografi vetiake për çdo pjestar të familjes. Në qoftë se nuk i plotësoni kërkesat e fotografisë aplikimi juaj do të s'kualifikohet.
    · Një fotografi dixhitale e juaja, e bashkëshortit(es) tuaj dhe secilit fëmijë duhet regjistruar në Internet së bashku me Formularin Elektronik të DV-2008. Fotografia mund të prodhohet nga një aparat fotografik dixhital, ose duke e skanuar fotografinë me një skaner dixhital.
    · Regjistrimet janë subjekt i s'kualifikimit dhe refuzimit të visave për rastet kur fotografitë nuk janë të kohës së tashme ose janë manipuluar ose nuk përmbajnë specifikimet e shpjeguara më poshtë.


    UDHËZIMET PËR TË REGJISTRUAR NJË FOTOGRAFI DIXHITALE:

    Fotografia duhet të jetë një imazh dixhital ose e skanuar dhe duhet të ketë këto specifikime, ndryshe aplikimi nuk do të pranohet:
    Specifikimet e Përbëra të Fotografisë:
    · Pozicioni i Kokës:
    · Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit;
    · Koka e personit NUK duhet të jetë e vendosur lart, poshtë ose anash;
    · Koka e personit duhet të mbulojë rreth 50% të sipërfaqjes së fotografisë.
    · Sfondi:
    · Personi që fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë të shndritshëm;
    · Fotografi me sfond të errët ose me ngjyra të ndryshme nuk do të pranohen.
    · Epiqendra (fokusi):
    · Fotografia duhet të jetë në qendër.
    · Sendet Dekorative:
    · Fotografitë, të cilat, personi që fotografohet mban syze dielli, apo sende që zvogëlojnë siperfajen e fytyrës, NUK do të pranohen.
    · Mbulimet e Kokës dhe Kapelet:
    · Fotografi ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele, pranohen vetëm përshkak të besimit fetar, edhe në qoftë se ndodh një gjë e tillë, fytyra nuk duhet mbuluar;
    · Fotografitë ku aplikanti ka mbuluar fytyrën, jo për shkak të besimit fetar, nuk do të pranohen;
    · Fotografitë ku aplikanti ka vendosur kapele për shkak të detyrës (ushtarak, infermier, etj.) nuk do të pranohen.
    · Përbërja e Fotografisë:
    · Fotografitë me ngjyra me thellësi "24-bit" janë të preferuara. Fotografitë mund të shkarkohen nga një aparat fotografik dixhital në kompjuter os ato mund të skanohen në kompjuter. Në qoftë se ju përdorni një skaner përbërja e fotografisë duhet të jetë "TrueColor" ose "24-bit". Fotografitë me ngjyra ose bardh-e-zi duhet të skanohen me këtë përbërje për kërkesat e DV-2008.
    Specifikimet Teknike të Fotografisë:
    · Në qoftë se aplikanti bën një fotografi të re me anë të një aparati dixhital:
    Lloji i Formatit të Fotografisë Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
    Madhësia e Fotografisë Maksimumi i madhësisë së Fotografisë duhet të jetë jo më shumë se 62,500 bytes
    Rezolucioni i Fotografisë 320 pika (pixels) e Lartë me 240 pika (pixels) e Gjerë
    Thellësia e Ngjyrave të Fotografisë Ngjyra 24-bit ose Bardh-e-Zi 24-bit thellësia e ngjyrave(Shënim: Fotografi Monokrome ose nën 2-bit, 8-bit ngjyra, 8-bit stil gri nuk do të pranohen)
    ·
    · Në qoftë se aplikanti skanon një fotografi me skaner dixhital: Përpara se fotografia të skanohet ajo duhet të ketë keto specifikime të stampimit (printimit):
    Përmasat e Stampimit (printimit) 50mm x 50mm katrore
    Ngjyrat e Stampimit (printimit) Fotografia mund të jetë me ngjyra (e preferuar) ose 24-bit stil gri
    · Mbas stampimit (printimit), fotografia duhet të ketë këto specifikime të skanimit:
    Rezolucioni i Skanimit Të skanohet me rezolucion 150 dots per inch (dpi)
    Lloji i Formatit të Fotografisë Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
    Madhësia e Fotografisë Maksimumi i madhësisë së Fotografisë duhet të jetë jo më shumë se 62,500 bytes
    Rezolucioni i Fotografisë 300 me 300 pika (pixels)
    Thellësia e Ngjyrave të Fotografisë Ngjyra 24-bit ose Bardh-e-Zi 24-bit thellësia e ngjyrave(Shënim: Fotografi Monokrome ose nën 2-bit, 8-bit ngjyra, 8-bit stil gri nuk do të pranohen)



    REGJISTRIMI I APLIKIMIT

    Formularët e Aplikimit për DV-2008 do të pranohen të plotësuara vetëm nëpërmjet Internetit Elektronikisht në faqen http://www.dvlottery.state.gov. Në qoftë se nuk plotësoni Formularin plotësisht, ose me gabime, aplikanti do të skualifikohet. Formulari i regjistrimit do t'ju kërkojë që të përfshini informacionin e mëposhtëm:
    1. EMRI I PLOTE - Mbiemri, Emri, Emri i Mesit;
    2. DATA E LINDJES - Data, Muaji, Viti;
    3. GJINIA - Mashkull ose Femer;
    4. QYTETI I LINJDES;
    5. SHTETI I LINJDES;
    6. SHTETI I PRANUESHËM OSE I KULIFIKUESHËM PËR PROGRAMIN E LLOTARISË DV-2008 - Vendi juaj i pranueshëm normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Kjo nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni;
    7. FOTOGRAFIA E APLIKANTIT - Sigurohuni që të përfshni fotografinë tuaj, të bashkëshortit(es) dhe secilit prej fëmijëve;
    8. ADRESA E POSTËS - (Në kujdes të..., Rruga, Lagjia, Numri i Pallatit ose Shtëpisë) ose (Fshati)(Komuna), (Qyteti), (Shteti);
    9. NUMRI I TELEFONIT - Jo e Detyrueshme;
    10. ADRESA E POSTËS ELEKTRONIKE (EMAIL) - Jo e Detyrueshme;
    11. CILI ËSHTË NIVELI MË I LARTË I EDUKIMIT QË JU POSESONI, QË NGA KJO DITË? - Ju duhet të tregoni NJË nga nivelet e edukimit ju përket;
    12. GJENDJA CIVILE - I pa-martuar, I martuar, I ndarë, I/E ve, Ligjërisht i/e ndarë;
    13. NUMRI I FËMIJËVE QË JANË TË PAMARTUAR NËN MOSHËN 21 VJEÇ - Regjistrimet duhet të përfshijnë emrin, datën dhe vendin e lindjes të bashkëshortit(es) tuaj dhe të gjithë fëmijëve-natyral, si dhe të gjithë fëmijëve ligjërisht të adoptuar ose të bashkëshortit(es), që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë ligjore të përhershme), edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindërin e fëmijës, edhe në qoftë se bashkëshortja apo fëmija nuk banojnë me ju apo nuk do të emigrojnë me ju duhen përfshirë. Vine re se fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk mund të përfshihen sepse nuk kualifikohen për programin e llotarisë amerikane DV-2008. Në qoftë se nuk i përfshini të gjithë fëmijët, që janë të pranueshëm, do të rezultojë në s'kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;
    14. INFORMACIONI MBI BASHKËSHORTIN(EN) - Emri, Data e Linjdes, Gjinia, Qyteti i Linjdes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia; Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në s'kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;
    15. INFORMACIONI MBI FËMIJËT - Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia.


    PËRZGJEDHJA E APLIKANTËVE

    Aplikantët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri midis të gjithë aplikimeve të kualifikuara. Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen me postë midis periudhës së muajit Maj dhe Korrik të vitit 2006 dhe do të pajisen me udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat mbi emigracionin në SH.B.A. Personat që nuk do të përzgjidhen, nuk do të marrin asnjë lloj njoftimi. Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane nuk do të jenë në gjëndje të sigurojnë një listë të aplikantëve fitues. Bashkshortët dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç të aplikantëve fitues mund të aplikojnë për viza për të shoqëruar ose për t'u bashkuar me aplikantin primar. Vizat e llotarisë DV-2007 do të lëshohen gjatë periudhës 1 Tetor 2006 deri më 30 Shtator 2007.
    Për të marrë një vizë, aplikantët e përzgjedhur duhet të plotësojnë të gjithë kërkesat për t'u pranuar sipas ligjit të SH.B.A. Përpunimi i aplikimeve dhe lëshimi i vizave tek aplikantët fitues dhe pjestarëve të pranueshëm të familjes së tyre, duhet të ndodhi gjatë mesnatës së 30 Shtatorit të 2007. Mbas kësaj date, nën asnjë rrethanë, nuk mund të lëshohet asnjë vizë e llotarisë DV-2007, gjithashtu asnjë pjestar i familjes nuk mund të marrë vizat e llotarisë DV-2007, për t'u bashkuar me aplikantin primar në SH.B.A mbas kësaj date.

    Njoftim i rëndësishëm:
    Për të hyrë në programin vjetor DV-2007, nuk ka pagesë. Qeveria e SH.B.A. nuk ka punësuar këshillues të jashtëm apo shërbime private për të drejtuar programin e llotarisë DV-2007. Cilido ndërmjetës apo të tjerë që ofrojnë ndihmë për të përgatitur studimin e dosjes së llotarisë DV-2007 për aplikantët, e bëjnë këtë pa autoritetin apo miratimin e qeverisë së SH.B.A. Përdorimi i kujtdo ndërmjetësi të jashtëm apo ndihme për të përgatitur një aplikim të llotarisë DV-2007 është krejtësisht zgjedhje e aplikantit.
    Aplikanti mund të aplikojë vetë duke plotësuar formularin elektronik në Internet pa patur nevojën e një ndërmjetësi të paguar, i cili do të bëjë të njëjtën gjë. Çdo aplikim i pranuar gjatë periudhës së regjistrimit të llotarisë do të ketë një shans të barabartë dhe të rastësishëm që të zgjidhet brenda rajonit. Megjithatë, në qoftë se vërtetohet më shumë se një aplikim për person, aplikanti do të skualifikohet, pavarësisht nga burimi i ndryshëm i aplikimit.

    PYETJE TË NDRYSHME RRETH REGJISTRIMIT TË LLOTARISË DV-2007

    1. Ç'FARË DO TË THOTË TERMI "VENDËS"? A MUND TË APLIKOJË NJË PERSON I CILI NUK KA LINDUR NË NJË SHTET KUALIFIKUES?
    "Vendës" quhet ai person i lindur në një shtet të veçantë, pavarësisht nga vendbanimi apo kombësia e personit. Por për qëllime emigracioni termi "vendës" gjithashtu nënkupton një person i cili është "barrë" e një shteti tjetër nga ai në të cilin ai/ajo ka lindur, sipas kushtit të caktuar nga Seksioni 202(b) i Aktit të Kombësisë dhe Emigracionit.
    Për shembull, në qoftë se fituesi (aplikanti primar) ka lindur në një shtet që nuk është i pranueshëm për llotarinë e këtij viti, ai/ajo mund të kërkojë "barrën" e shtetit ku ka lindur bashkëshorti(ja), por atij/asaj nuk mund t'i lëshohet një vizë DV-1, vetëm në rast kur edhe bashkëshorti(ja) është e kualifikueshme t'i lëshohet një vizë DV-2, dhe të dy mund të hyjnë në SH.B.A. sëbashku me viza DV.

    2. A KA NDONJË DETYRIM APO KËRKESA TË REJA NË PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR REGJISTRIMIN E LLOTARISË?
    Të gjitha aplikimet e llotarisë DV-2008 duhen plotësuar elektronikisht në adresën e Internetit http://www.dvlottery.state.gov duke filluar nga e Mërkura e datës 4 Tetor 2006 deri të Dielën e datës 3 Dhjetor 2006. Nuk do të pranohen aplikimet me postë.
    Departamenti i Shtetit Amerikan ka krijuar një sistem regjistrimi elektronik për llotarinë në mënyrë që të bëjë më efektiv dhe më të sigurtë procesin e Vizave të Llotarisë DV. Departamenti përdor teknologji speciale për të identifikuar aplikantët që kryejnë mashtrim për qëllime ilegale emigrimi ose që aplikojnë dy ose më shumë herë.

    3. A KËRKOHEN FOTOGRAFI PËR SECILIN PJESTAR TË FAMIJLES, APO VETËM PËR APLIKANTIN PRIMAR?
    Kërkohet fotografi për secilin aplikant të llotarisë, gjithashtu edhe për bashkëshortin(en) dhe fëmijët a pamartuar nën moshën 21 vjeç. Fotografi familjare apo në grup nuk pranohen.

    4. A MUNDET QË PERSONAT TË CILËT BANOJNË NË SH.B.A. TË APLIKOJNË NË PROGRAMIN E LLOTARISË DV-2008?
    PO, aplikanti mund të aplikojë për llotarinë DV-2008 edhe kur ndodhet në SH.B.A. ose në ndonjë shtet tjetër.

    5. A MUNDET QË NJË BASHKSHORT DHE NJË BASHKSHORTE TË BËJNË APLIKIME TË VEÇANTA?
    Po, secili prej tyre mund të bëj nga një aplikim të veçantë.

    6. CILAT JANË KËRKESAT PËR EDUKIMIN DHE EKSPERIENCËN E PUNËS?
    Ligji dhe rregullat kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një edukim të mesëm ose, brenda pesë viteve të shkuara, të ketë patur dy vjet eksperiencë pune në një punë që kërkon të paktën dy vjet trajnim ose eksperiencë. Edukim i mesëm do të thotë të vërtetosh që aplikanti ka mbaruar të paktën 12 vjet shkollë. Prova të dokumentuara të edukimit të mesëm apo të eksperiencës së punës duhen paraqitur përpara zyrtarit konsullor në ditën e intervistës.

    7. SI DO TË ZGJIDHEN APLIKIMET FITUESE?
    Të gjitha aplikimet do të numërohen nga kompjuteri. Mbas përfundimit të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të zgjedhë rastësisht aplikimet e pranuara sipas rajonit gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar si fitues, aplikimi i dytë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i dytë i regjistruar si fitues, e kështu me rradhë. Pasi të jetë përzgjedhur një aplikim si fitues, atëherë aplikantit do t'i dërgohet një njoftim me anë të postës nga Qendra Konsullore në Kentucky, e cila do të përmbajë udhëzimet mbi aplikimin për vizë. Kjo Qendër do të vazhdojë të ndjekë rastet e atyre që kanë fituar deri sa ata të udhëzohen që të paraqiten për intervistën e aplikimit të marrjes së vizës në zyrën konsullore përkatëse.

    8. A DO TË NJOFTOHEN APLIKANTËN QË NUK KANË FITUAR?
    Jo, Aplikantët që nuk kanë fituar nuk do të njoftohen në asnjë lloj mënyre. Vetëm fituesit do të njoftohen me anë të postës brenda pesë deri në shtatë muaj mbas mbarimit të regjistrimit të aplikimeve. Pra çdokush që nuk do të marrë njoftim me anë të postës brenda ketyre muajve do të thotë që nuk e ka fituar llotarinë.

    9. CILA ËSHTË MOSHA MINIMALE E APLIKANTIT PËR TË APLIKUAR PËR LLOTARINË DV-2008?
    Mosha minimale e personave për të aplikuar është 18 vjeç.

    10. A KA NDONJË PAGESË PËR PROGRAMIN E LLOTARISË DV-2008?
    Nuk ka pagesë për të plotësuar formularin elektronik të aplikimit në programin e llotarisë DV-2007. Vetëm në rast se aplikanti fiton, atij/asaj do t'i dërgohen udhëzime të veçanta për çmimin e aplikimit për marrjen e vizës në ditën e intervistës.

    LISTA E VENDEVE KUALIFIKUESE SIPAS RAJONIT

    Lista e mëposhtme tregon shtetet, vendësit e të cilave KUALIFIKOHEN sipas rajonit gjeografik:


    AFRIKA

    Algjeri, Angola, Benin, Botsvana, Burkina Faso, Burund, Kamerun, Kepi i Gjelbërt, Republika e Afrikës Qendrore, Çad, Komoros, Kongo, Republika Demokratike e Kongos, Cote D'Ivoire, Xhibuti, Egjipt, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Etiopia, Gabon, Gambia, Gana, Guinea, Guinea Bisau, Kenia, Lesoto, Liberi, Libi, Madagaskar, Malavi, Mali, Mauritani, Mauricius, Marok, Mozambik, Namibi, Niger, Nigeri, Ruanda, Sao Tome dhe Princip, Senegal, Seishel, Siera Leone, Somali, Afrika e Jugut, Sudan, Zvasiland, Tanzani, Togo, Tinizi, Uganda, Zambia, Zimbabve.


    AZIA

    Afganistan, Bahrein, Bangladesh, Butan, Brunei, Burma, Kamboxhia, Timori Lindor, Hong Kong (Rajon Administrativ Special), Indonezi, Iran, Irak, Izrael, Japoni, Jordani, Kuvajt, Laos, Liban, Malajzi, Maldivet, Mongoli, Nepal, Koreja e Veriut, Oman, Katar, Arabia Saudite, Singapor, Sri Lanka, Siri, Tajvan, Tajland, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemen.
    Vendësit e këtyre vendeve aziatike nuk kualifikohen për këtë vit:
    Kina, Indi, Pakistan, Koreja e Jugut, Filipinet, Vietnam.


    EUROPA

    Shqipëri, Andora, Armeni, Austri, Azerbaxhan, Biellrusi, Belgjikë, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Irlandë, Itali, Kazakistan, Kirgistan, Letoni, Lihtenshtein, Lituani, Luksemburg, Makau (Rajon Administrativ Special), Maqedoni (Ish Republikë Jugosllave), Malta, Moldavi, Monako, Hollandë, Irlanda e Veriut, Norvegji, Portugali, Rumani, San Marino, Serbi dhe Mal i Zi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Taxhikistan, Turqi, Turkmenistan, Ukrainë, Uzbekistan, Qyteti i Vatikanit.


    Vendësit e këtyre vendeve europiane nuk kualifikohen për këtë vit:

    Britania e Madhe, Polonia dhe Rusia, Britania e Madhe (Mbretëria e Bashkuar) që përfshin: Anguila, Bermuda, Ishujt Virxhinia, Ishujt Kejmen, Ishujt Falklend, Gjilbraktari, Montserrat, Pitcairn, St. Helena, Ishujt Turk dhe Kaikos.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 06-11-2006 më 10:25
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #2
    Dv 2008 is now over!!!

  3. #3
    taekwon-do {ITF} Maska e golemasi
    Anëtarësuar
    09-04-2006
    Vendndodhja
    greqi
    Postime
    23
    une kam bere nje aplikim vjet po nuk e di ca pergjigje eshte kthyere se kam nderruare andrese shtepije e nuk kam pase mundesi ti ndjeke posten qe vjen ne shtepi a ka ndonje mundesi tjeter ti ndjeke keto fituesit qe nga fillimi deri ne fund

    ju flm
    njeriu kerkon pafundesine e pafundesia kerkon njeriun

  4. #4

    Thumbs up Ne Athine erdhen zarfat e fituesve te pare te Lotarise Amerikane

    Ne zyren time ne Athine, Greqi erdhen zarfat e tre fituesve te pare.
    Personat fitues jane dy djem beqar nga njeri nga Tirana 2008EU000037XX dhe tjetri nga qyteti Beratit 2008EU000015XX dhe nje Familje me dy femije nga Korca 2008EU00002XXX.
    Pacim te gjithe fat dhe sa me shume fitues kete vite.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xpert : 14-04-2007 më 06:15

  5. #5
    http://www.usimmigrationsupport.org/...rdlottery.html

    Mund te shikoni edhe kete faqe , mbase ju ndihmon.
    ''C'do gje fillon nga mendja , dhe perfundon ne mendje''

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2006
    Postime
    20
    Ju pershendes te gjitheve.Kam nje lutje,nqs se di ndonjeri nga ju fituesit e lotarise amerikane te ketij viti le ti botoje emrat.

  7. #7
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Emrat e rinj fitues të llotarisë amerikane

    TIRANE
    Mirdash Keci Rr. ”Qemal Stafa” N.216 Tiranë
    Marjeta Konomi Rr. ”A.frasheri” P.9 Sh.2.ap.20
    Adrinal Xhaferraj & N Prifti Rr.”.ishmi”,P.13 Ap.18
    Bertold Jahaj Rr.”S Delvina” P.9 Shk.1 Ap.6
    Ulvie Plaku Rr.”M.grameno, Sheshi I Ri Nr.18
    Mirela Quka Rr.”A Lenja” Tirane
    Majlinda Gjoka Rr.”D.bosko, Sh.privat P.326
    Suzana Ballka Dhe A Ballka Rr.kavajes P.71 Sh.1 Ap.21
    Artan Xhaferraj Rr.m Muca Nr.37
    Nazmi Hoxha, Galeria Kombetare E Arteve Bul Deshmoret E Kombit
    Mimoza Q. Peqini Gjevari, Rr”A.vokshi,P.33.2 Ap.15 Tirane
    Fehm Gecaj Rr “Mihal Grameno”.Pll.1, sh.1, ap.16. Tiranë
    Ilir Gjini Mustafa & Astrit Gjonpalaj. Rr.”S. Frashëri”,P.Vega Sh 2 Tiranë.
    Kimet Hasa & Petrit Reshla . Rr. Fushë Preili Paskuqan Babruu. Tiranë.
    Bledi Biraj & Agim Biraj. Rr. P. Shallvare Sh 4. Ap. 44 Tiranë
    Kanan Hysi Rr. “P. Dardha”, P. 40, Sh. 2, Ap. 23 Tiranë
    Tonin Lela Rr “Th. Ziko”, P. 653, sh. 1 ap. 20 Tiranë
    Artur Dardha Rr. “M. Peza”, p. 200, sh.2, Ap. Tiranë
    Luçiana Ahmeti, Rr. “Sadik Petrela”, Porcelan. Tiranë
    Vigan Auxhi Rr. “R. Xhajko, Ap.91 p.61/4 lagjia 4. Tiranë
    Majlinda Hafezi, P. 575/3 sh.1, ap.10 Tiranë
    Fitnete Lagji, rr. “K. Gega”. P.1, shk 1.ap 15
    Natasha Meci Poradeci, Kombinat Tiranë
    Elda Ashiku, bulevardi “Bajram Curri”, P.21 Sh.42, ap.9 Tiranë
    Erti Nikolla, Rr. “Kavajës” , P. 207, Sh.6 Ap.42 Tiranë
    Përparim Bici, Rr. “Jordan Misja” njësia 4 lagjia 9 Tiranë
    Eljano Kalemi Rr. “Ismail Zemali”, P.2K Tiranë
    Bektash Tuda Rr “Kongresi i Përmetit, Ish Shkolla e Partisë Laprakë, Tiranë.
    Ermira Alfred Take Rr “Siri Kodra” P. 59, Shk.2 Ap. 16 Tiranë
    Fahri Toska Rr “5 Maji” Pallati i Ri përballë NISH Kimikes, Tiranë
    Elmah Taraj Rr. “Margarita Tutulani” P.6 Ap.7 Tiranë
    Festime Prensi, Rr. Aleksandër Mojsiu, P. 66, shk.11 Tiranë
    Ramir Koliçi Rr. “M. Gjollesha”. P. 62/2.18 Tiranë.
    Pashke Dushaj. Kodra e Kuqe. 0682922071 Babrru. Tiranë
    Alhana Vrapi, Rr. “M. Tutulani” nr.7 Tiranë
    Rozeta Gjyli Rr. “Durrsit”, P. Haëai, Tiranë.
    Gleda Qirja Rr. “M. Grameno”, p.62, shk.2, ap.23 Tiranë
    Arben Dauti Rr. “Q. Stafa”, P. 208/2 A.3 Tiranë
    Fotir Cocoli Rr. “Konferenca e Pezës” ish magazinë e Ësk-ut. Tiranë
    Arjan Agolli, Rr. “Dibrës” P.330, Sh.3 Ap.16 Tiranë
    Flutura Cenaj & Cela Sulejman Rr. “Ali Demi” 216. Sh.1, Ap.2 Tiranë
    Alfons Llasa Rr. “S Zarba, 228 Tiranë
    Ludmilla Papa Rr.”M. Gjollesha” Bul “V. Shanto” P.10,ap.14 Tiranë
    Nazine Ckerezi Ministria Mbrojtjes Tiranë
    Nevina Hidri, Dobresh, Komuna Berzhit Tiranë
    Enida Balca Rr. “Buda”, nr.8 Tiranë
    Arjan zhllimo Bregu i Lumit 0682730745. Tiranë.
    Albert Beba Rr. “B. Galemi, Shkolla Fenix, l.8 Tiranë
    Bora Gjokaj Rr. “Dibrës” p.525 Shk.2 Ap.7. Tiranë
    Etleva Goxhaj Rr. “D.Hima” nr.11, Kull Ada. P.O.B.X 2995
    Arila Ylli Gjoka Rr. “M. Gjollesha”, P. 67/1, Shk.2 Ap.9 Tiranë
    Abdyrrahman Gjana Rr. “M. Gjollesha” p.69. Sh.4, Ap.30. Tiranë
    Ibrahim Kaja Rruga “Karl Gega” Nr.13, Minimarket “Xheni”
    Petrit Garri Rruga “Grigor Heba”, Pall. 13, Shk.1, Ap.1
    Lulieta Hogu, Rruga “Qemal Stafa”, Pall. 11, Shk.3, ap.28
    Agron Cecaj Rruga “Don Bosko” Pall. Mak . shk. B-5, Ap.18.
    Gëzim sheme Canaj rruga “Gani Domi” Pall. 4, shk.5, ap.73, Lagjia 1
    Suela Sami ela, Rruga “Dum Alla” nr.505
    Amela Bejleri Rruga “Aleksandër Moisiu” Pall. 66, Shk.12, Ap.5
    Suzana Fusia Rruga “Gani Domi” Pall. 1, Shk.1, Ap.1
    Armand Kapurova & N. Prifti, Rruga “Shyqyri Ishmi, Pall. 43, ap.13
    Arban Shala Rruga “Teli Ndini”, Ap.1
    Edit Ura Rruga “MIhal Grameno” Pall. 12, Shk.2, Ap. 22
    Agim Rexhepi, Rruga “Aleksandër Moisiu” Pall. 18/6 Ap.1
    Tasim Sejko Rruga “Muhamet Gjollesha” Pall. 59, shk.3
    Kreshnik Marku Rruga “Todi Shkurti” Shk.4, Ap.12
    Entela Kokona” Rruga “Myslym Shyri” Pall. 8, shk.2, ap.1
    Ermir Aldervishi Rruga “Mustafa Lleshi” Pall.3, shk.3
    Sabri Bilbili Rr. “I. Bazhiqi”. Nr.79/1
    Gentian Dushku Qyteti Studenti God 18.Dhoma 10.
    Jonida Xhaferri Rr. “H. Cenoymeri” nr.17
    Laura Gegprifti Rr. “Don Bosko” Kulla 7 kat 8/9
    Arbri Hiqmet Hoxha Rr. “A. Frashëri” P.3, Ap.8
    Marin Janco K.p. 1703
    Andrea Pano, Rr.”P.dardha”.p.6.ap.11, Laprake
    Ervin Todi Mile, Rr.”Q.stafa”,
    Shyqyri Xhiheri,Rr”Bardhyli”,P.5, Shk.3, Ap.14
    Jeta Parllaku, Rr.”F.shiroka”,P.1,Sh.2,Ap.5
    Marte Doda,Rr.”Don Bosko”,Kull.”Haëai”,P.6.ap.3/5
    Eduart Vishkurti,L.11, Bregu I Lumit
    Lulzim Gani Metani Sauk
    Eleonora Gegvata, Rr.”Elbanasit”, “Tre Vëllezërit Kondi”
    Dashuri Këllezi & Fatmir Këllezi, Rr.”S.petrela”,Kodra E Priftit
    Dhimitër Nini Shati,Rr.”K.parisit”
    Artemida Ramadan Vridhaj, Rr.”Durërzit,P.224,Ap.8
    Gentian Aga Vishaj, Vaqarr
    Klodian Dautaj, Rr.”5 Maji”, P.3,Sjk.1,Ap.1
    Marjana Rrexhepi, Rr.”A.mojsiu”,P.18/6,Ap.1
    Manjola Tozlluku,Rr.”A.sinani”,P.40/1,Ap.5
    Florinda Xheka, Rr.”G.heba”,P.13,
    Xhane Bardhi,L.4, Kamëz
    Albana Aliaj,Rr.”S.nivica”,P.14,Sh.1,Ap.2
    Suzana Xhabafti & Suzana Pupe, Rr.”A.demi”,P.255,Shk.3,Ap.32
    Iresi Dari,Rr.”Barikadave”,P.129,Sh.1,Ap.5
    Albana Laknori, Fusha E Aviacionit, Godina 10
    Natasha Vangjel Kamberi,Rr.”K.lushnjes”,P.35,Shk.3,Ap.30
    Ervin Zahaj,Rr.”S.delvina”,L.”V.shanto”,P.9,Shk.1.ap.6
    Kastriot Muharremi,Rr.”A.kasemi”,P.1/1.sh.3,Ap.24

    Gjirokastër

    Armand Pasha & Arjan Liku Lagjia 18 Shtatori
    Illement Veizaj & Arjan Ligu L.18 Shkurti
    Leonene Rexhaj & Arhan Ligu. lagj 18 shtatori

    Krujë

    Ani Beraj L. Varosh P.68, shk.2
    Liria Meta: Nikel
    Skender Blushi L.4 Pengilej

    Elbasan

    Marja Bebei L. Shenkoll Rr. Th. Llafeli
    Drita Qosja Lagjia Haxhias P. 588/1 nr.14
    Artur Kociaj Lagjia Erf Rr. V. Xhuavani nr.3
    Drita Taromani L. Partizani P.650
    Ledia Veshi “L. Gurakuqi”, P.54, H.C. Ap.2
    Mehmet Gurra .l”Partizani” ,Nr 11
    Elidon Xhani L.”Haxhias”, P.645/5,H/B, Ap.13
    Bujar Musta , Gjykata E Rrethit Gjyqësor, L”5 Maji”
    Veli Tosku L.skenderbej, Autostrada Pranë Kalçetos

    Gramsh

    Lorenc Papri Ceruj
    Valbona Bita Blloku nr.5
    Adelina Zajmi L. Holta P.52

    Ersek
    Donika Dilo. Blloku nr.1 Kolonjë
    Lindita Hoxha Fshati Miras
    Teuta Telo blloku n.3

    Fier

    Gentian Todi & Thamo Grecalli, Komuna Qendër.
    Enkelejda Plepi, L.16 Prilli Rr. “J. Cakrani” P.2, Ap.1
    Irma Bajram Agushi, L.28, Marsi Patos
    Ervin Sabri Hasa, L. K. Pezeza. Rr. J. Xaxa P.145
    Miljana Tasi Profka, Fshati Marinëz Komuna Kuman
    Fatmir Harizaj, Rruga “Tasi Dema” Lagjia 1 Maji
    Olsi Verxhin Lino, Rruga “Todi Shkurti” Lagjia 15 Tetori Nr.9
    Rudina Miti Fico, Rruga “Semanit” Lagjia Apollonia
    Teuta Hajdari & Neki Hajdari, Rruga “Ramiz Aranitasi” Lagjia Kastrioti
    Fredi Proko, Lagjia Mbrostar Nr.24
    Pranvera Xhaferr Iliazi, Lagjia 11 Janari, Pall.13
    Florent Bari Dervishi, Rruga “Mujo Ulqinaku” Pall.15, Lagjia 15 Tetori
    Artur Oreshkovi, Rruga “Th. Kopaçe” Posta Fier Lagjia 8 Shkurti
    Çiljeta Mikail Sulo, Rruga “Tomorr Dizdari” Parafabrikat 5 Lagjia “Liri Gero”
    Mikel Miti Naço
    Adriano Mina Sinani, Lagjia “Liri” Rr. “J. Xoxa” P. 122
    Etfiqi Skënder Gjini / Metjan Rustemi, L. 1 Maji Rr. P. Filka nr.24\Altina Ramiz Isufaj L. 15 Tetori” Tek Sigurimet Shoqërore
    Pellumb Nishat Aliaj ,L. 1 Maji Rr. A. Culi
    Fatbardha Sabri Saliaj, L. Kryengritja e Fierit Rr. Dinjo Kafenja P.15 Fier
    Vasillaq Thoma Mife ,L. 15 Tetor, Rr. X. Ardani, P.1 Fier
    Roberta Pilo Shyte, L. Shesh i Madh. Fier
    Shpresa Ali Shehu, L. 16 Prilli Rr. “S. Kala, pranë Stadiumit”
    Silvana Muharremi, L.8 Shkurti Rr. “Th. Kopoçe” p.115/1 Fier
    Adriana Miti Nuraj, L.15 Tetori Rr. “T. Shkurti”
    Eriselda Seneu, L. Apollonia Rr. “Mustaj, Shpia 17 Fier.
    Luftav Isa Nurka, L.”Kryengritja e Fierit” Rr. R. Aranitasi, Ap.149, Sh.4
    Ylber Myftar Becolli, Posta Fier,lagj.”8 Shkurti”, Bllokuu i pjeshkave 3. P.
    Nikoll Pali Profka Rr. M/Agolli
    Mervhert Brahim Ymeraj L”Afrimi I Ri”
    Dhimitraq Nikolle Naka, L”Kastrioti I Ri”,Rr. “N.aliu”
    Enkelejd Prift, Lgj”” 1maj”, Rr.”J.bakalli”,P.m.p.8
    Gentian Miti Profka, Lagj.”29 Nentori”, Rr.”D.hekali”,P.39
    Mirka Abedin Daria,Lagj.”8 Shkurti”,Rr.”Th. Kopaçe”, P.12

    Lushnje

    Ofsian Karjani & N. Karjani L.K. Qystri
    Afrim Loci P.20. L.Kongresi
    Enualada Zerdella L.”S. Libohova”, P.94
    Arjola Manohosa Me Qera L. “S.Libohova”
    Ergent Meco & Engjell Meca L. Çlirim P.10
    Blerina Rustem Qosja Raiffaisen Bank Branch
    Juxhin Fadil Haxhi, Lagj.”Gafurr Muço”, P.208
    Liza Tashi& Llamber Tashi, L.1 Divjakë
    Llambri Liko, L.”G.muço”
    Matilda Kurti& Beshir Kurti, L.”G.muço”, P.6/H

    Berat

    Luljeta Musa Karaj L.J.Vraka
    Shpëtim Qerim Caushaj Uznovë Berat
    Valbona Valter Plaku & Valter Plaku L.Kushtrimi P.268 Sh.1, A.4 Berat
    Silvana Flamur Lloka L. JaniVrusha P.21 Ap.20 Berat
    Sonila Vangjel Bitri . L. Dëshmorët e Kombit P. Konuda Shk.2 Berat
    Anesti Todi Lloceli L. Barridada P.27 ap.5 Berat
    Vexhi Sherif Macaka Lagjia “Donika Kastrioti”
    Mario Haki Veleshnja Lagjia “30 Vjetori”
    Kreshnik Bedri ToskaRemanis Velabisht
    Eglantina Ylvi Merdani Lagjia “Çlirim”
    Albert Llukan Monka L.”10 Korriku”
    Natasha Lefter Vasilia, L.”30 Vjetori”
    Xhemal Adem Hima Deshnik
    Basmije Tajar Arapi, Rr.”P.lulo”, Lgj.”28 Nentori”
    Nertila Nova, Lagj.” 30 Vjetori” Pll.73, Shk.1,Ap.6.

    Ura Vajgurore
    Marjeta Tahir Ziu L. “4 Shtatori”

    Pogradec

    Artur Kllamollari L. 1 Zona Industriale
    Blerina Xhenga L. 4 Kala
    Olsi Agolli L. 3, Rr. K. Karafili
    Edison MusoLlari L.2 Rr. “Unaza e Re” Pogradec
    Servet Rapce L. 5, Rr. “C. Mane” Pogradec”
    Ornela Cela L.1 Rr. “R. Lollaku” Pogradec
    Kristina Todalli L.3 Rr. “K. Karafili” Pogradec
    Elona Hafizllari Verdove Pogradec
    Sokol Lushllari Lir Pogradec
    Sokol Mançellari L.4 R. “G. Honcani” Pogradec
    Andon Shkurti Rruga “Naim Frsashëri” Lagjia 13
    Brikena Mingo Rruga “Industriale” Lagjia 1
    Bashkim Mukollari Rruga “IslamDani” Nr.191, Lagjia 5
    Julian Pera Memlisht
    Kasem Agastra Rr. “10 Dëshmorët e Pojskës”
    Edri Luan Ismail L.4 Rr. “Ceta e Mokrrës”
    Besime Brahaj Piskupat
    Elvira Tasha Bucinas
    Nardi Abeshi Lagjia 2, Rr. Rinia
    Nersila Rustemi Geshtenjas
    Perparim Seitllari, Memelisht
    Arjan Kokoneshi, Lagj.5, Rr””K.karafili”.p.50
    Flutur Dervishllari, Rr.”Korçës”,Lagj.1, Shtepi Private
    Erjon Osmanaj, Lagj.4,”Kala”, P. I Spitalit
    Neritan Boçi, Lagj.2 ,Rr”Rinia”
    Stefan Bardha, Grabovicë
    Manjola Begollari, P.196,L.4,Rr.”Ceta E Mokes”
    Erjon Llazi, Rr.”G.butka”,P..64,L.2
    Renato Spirollari, Rr.”Rinia”, L.2,P.148
    Luan Seitllari Geshtenjas
    Erjon Kerthi, L.3.rr””N.frasheri”
    Armonda Çollaku, Rr.”R.çollaku:,L.2.p.56
    Vangjole Como, Rr.”L.como”,L.4
    Reimonda Spirollari, L.1, Rr.”R.çolaku”, Tek Kisha, P.i Shyqos

    Vlorë

    Mirela Mystehali Derraj & Losmer Haxhiu P.595 Vlorë
    Pandeli Duni & Gjergji Spaho L. “O. Haxhiu” Rr. “Demokracia” Nr.1063 Vlorë
    Eliona Sheraj Rr. “Demokracia” P.1282, Shk.8 Ap.50 Vlorë
    Altin Selman Skendo Rruga “Ismet Çakerri” Nr.62
    Blerta Haxhiaj Rruga “P. Leskaj” Lagjia Pavarësia
    Dorjan Thoma Hudhra / Posta Fier Poro Vlorë
    Save Spiropali, L.”I.boletini”,Rr.”S.zotaj”
    Liljana Muço,L.”Pavarsia, Rr.vlore Skele

    Lezhë

    Kujtim Stali Ndaoj L. Beslidhja
    Fran Dode Kala L. Spitalit
    Bernardin Turkja Shtëpia E Turkajve Shën Koll
    Landi Prek Markaj Gocaj Balldren
    Rajmond Pali, Koder Marlekaj
    Mrike Gjoka, Shengjin
    Lek Pjetri, Fshati Rrile, Kom.shenkoll

    Përrenjas

    Ingert Samedin Llosa L.2 P.52
    Illodian Polisi L.1, P.12
    Viktor Balla
    Patos
    Agush Hasan Hoda L.29 Marsi
    Ervin Fiqiri Darraj Lagjia “1 Maji”
    Endri Elmaz Shperdheja Grizë Lenginas
    Entela Agim Lamaj l.”1 maji”,rr.”k.Marku”

    DEVOLL

    Sonila Kope, Tren
    Eda Avdi Sina, Miras
    Erigerti Danglli
    Danjel Niko Zeka, Bilisht
    Arben Sotir Malolli, Bilisht
    Lindita Hoxha, Miras
    Albana Kastriot Duci, Kapshticë

    Kavajë

    Elvira Koci Saliasi L.2 Sallbeg
    Diana Gugashi lagj.2

    Diber

    Gazmir Zeneli.Bllacë Shupenzë

    Peqin

    Nexhan Cokja L. Cezme

    KORÇË

    Viran Lera, lagj. 12, rr. “V.Tromara”, nr.60, Korçë
    Bruno Cino, lagj. 8, rr. “7 Shkurti”, nr.13, Korçë
    Lojala Malallari, lagj. 9, rr. “Gj. Kastrioti”, pll.3, shka.11, Korçë
    Ilir Ngjela, lagj. 18, rr. “P.Shomo”, pll. 1 A/9, Korçë
    Gjergj Polena, lagj. 1, rr. “J. Duro”, nr.11, Korçë
    Bledar Dervishi, Mborje, Korçë
    Evelina Licenji, lagj. 7, rr. “S.Coli”, nr.10, Korçë
    Julian Floriri, lagj. 11, rr. “P.Rexhepi”, nr.29, Korçë
    Qazim Pinderi, lagj. 4, rr. “K.Tupo”, pll. 47, Korçë
    Gani Jani, lagj. 16, rr. “V.Eftimiu”, pll.52, Korçë
    Migena Pane, lagj. 5, rr. “Rr.Telhaj”, pll.11/13, Korçë
    Mariglen Pandi Leka, Kreshpanj, Korçë
    Olsa Sotir, Rëmbec, Korçë
    mariglen Mullaj, lagj. 17, rr. “M.Afezolli”, Korçë
    Fatos Cenolli, lagj. 15, rr. “K.Drenova”, pll.30/4, Korçë
    Gerta Dhimitri, Goskozë, Korçë
    Eriselda Alfred Braho, lagj.2, rr. “P.Cale”, nr.24, Korçë
    Ranela Reshat Zeqo, lagj. 7, rr. “A.Koprencka”, nr.21, Korçë
    Rozeta Taipllari&venedik taipllari, lozhan
    Enis Pema, lagj. 9, rr. “K.Grego”,p..10/5
    Josif Qako, lagj. 18, rr. “P.Shamo”, pll.21,ap.10, Korçë
    Agim Dushi, lagj. 6, rr. “28 Nëntori”, nr. 10, Korçë
    Shkëlqim Maliq, lagj. 15, rr. “K.Drenova”, pll.33, h.15, Korçë
    Erjon Fasho, Kakac
    Nurie Etem Shaholli, Voskopojë
    Ilia Agolli, Lumalas
    Nesti Thomaq Kinolli, lagj. 16, rr. “R.Telhaj”, pll.8, h.14, Korçë
    Kostiko Deko, blloku 1, Maliq
    Albana Taqo Damo, Liqenas
    Flora Pëllumbi, lagj.4, rr. “S.Shkurti”
    Shqiponja Shkëmbi, lagj.6, rr.”B.Kadia” nr.17
    Gjergji Koruni, lagj.9, rr”M.Kostani”,pall5, ap.3
    Mimoza Thoma Dhëmbi, rr.”S.Shkurti”, blloku i Qelqit
    Klarita Qyli, Dishnicë
    Stavri Pandeli, blloku i ri i sportit, lagj.10

    KUÇOVË

    Mirjana Sabri Dragoti, rr.”11 Shkurti”
    Mirjeta Kasem Teneqexhiu, lagj.”Ll.Prifti”

    DURRËS

    Bledar Tasho rr.”K.Kazanxhi”, lgj.12, pll.6/4, shk.1
    Sonila Demir Zajmi, lagj.9, rr.”A.Goga”,nr.155
    Viola Çopani, lagj.7,rr.”P.Foto”, shtëpia, nr.12
    Artur Muka, lagj.18, rr”A.Goga”,p.999
    Paulin Kavaja, lagj.11, Rruga e Dëshmorëve, p.259, ap.3
    Rakip Veshi, Xhafzotaj, Barbullush

    MALIQ

    Vasilika Kocllari, blloku nr.2, Maliq

    SHKODËR

    Rodolf Gjushi, Dajç, Bregu i Bunës
    Rudina Alikokaj, lagj.”A.Haxhija”,rr. “M.Ulqinaku”,pll.11
    Merxhan Qerimaj, lagj.”V.Shanto”, rr.”13 Dhjetori”
    Fitnete Celepija, lagj.”A.Haxhija”, rr. “S.Golemi”

    KUKËS

    Ilirjana Duraku&Gazmend duraku l.6.pll.68, shk.1,ap.1
    Ermira Tusha, lgj.6, pll.8, shk.2, ap.5

    PESHKOPI

    Dali Kamberi Zimur Tomin
    Altin Tomçini lagj.”Gj.Doçi”

    BALLSH
    Merjeme Nazeraj, lagj.”8 Shkurti”

    LIBRAZHD

    Shkëlqim Roci, Hotolisht

    BAJRAM CURRI
    Din Hysenukaj, lagj.”Dardania”
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #8
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Pershendetje!!

    Shpresoj tiu kem ndihmuar.

    SWITGERL: Kaq pata mundesi te gjeja nga nje gazete dhe po shikoja ke nje link Klikoni Ketu Per me shum Informacione.

    Te gjith Aplikanteve i uroj qe te fitojne. Kalofshi sa me mire.

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #9
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anëtarësuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591
    Citim Postuar më parë nga Trendafili-Blu
    Pershendetje!!

    Shpresoj tiu kem ndihmuar.
    Mua hic sme ke ndihmuar se nuk e pava mrin tim aty
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  10. #10
    Kjo ishte lista perfundimtare , apo do dalin edhe fitues te tjere me mbrapa?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Programi i Llotarisë Amerikane viti 2010
    Nga [LoTi] në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-07-2009, 08:36
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviçit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Llotaria Amerikane, skualifikohen mashtruesit
    Nga ALBA në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-06-2004, 08:17
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •