Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Sekularizmi dhe demokracia nė Turqi

    Sekularizmi dhe demokracia nė Turqi

    Nga “New York Times”

    Beteja e gjatė mes gjeneralėve tė Turqisė – mbrojtėsit e vetėcaktuar tė sekularizmit – dhe popullariteti nė rritje i partive me rrėnjėt nė Islam ka marrė njė kthesė tė rrezikshme. Tė dyja anėt kanė nevojė tė tėrhiqen nga llogoret pėr hir tė demokracisė sė Turqisė dhe tė shpresave pėr t’u bėrė anėtare e BE-sė.

    Kriza arriti kulmin, kur kryeministri Erdogan dhe partia e tij me orientim pro islam, javėn e shkuar, pėrzgjodhėn si kandidat pėr president ministrin e Jashtėm, Abdullah Gul. Nė kėtė detyrė, zoti Gul do tė ketė fuqinė tė emėrojė gjyqtarė dhe drejtues universitetesh, tė dekretojė ose vėrė veton pėr emėrimet e anėtarėve tė kabinetit dhe pėr pozicione tė tjera delikate tė ekzekutivit. Zoti Gul ėshtė njė politikan i moderuar, por gruaja e tij ėshtė e njohur pėr veshjen e saj me shami koke nė publik, gjė qė ofendon vizionin e theksuar sekularist tė ushtarakėve. Krerėt e ushtrisė iu kundėrpėrgjigjėn kėtij nominimi me njė kėrcėnim tė ashpėr pėr tė pėrmbysur qeverinė e zgjedhur nė mėnyrė demokratike.

    Demokracia turke e ka lėnė pas tutelėn e ushtrisė, e cila ka organizuar katėr grushte ushtarake qysh prej vitit 1960-tė. Mirėpo administrata e Bushit nuk ėshtė treguar e prerė. Ėshtė e nevojshme qė Uashingtoni t’iu thotė gjeneralėve turq, nėpėrmjet kanaleve diplomatike dhe NATO-s, se njė grusht ushtarak do tė kishte pasoja shumė tė dėmshme.

    Ndėrsa kėrcėnimet e gjeneralėve e kanė kaluar cakun, frika e sekularistėve turq ėshtė reale dhe e kuptueshme. Qytetarėt turq, sidomos gratė, gėzojnė tė drejta ligjore, liri intelektuale dhe mundėsi ekonomike, tė cilat hasen shumė rrallė nė pjesėn tjetėr tė botės myslimane. Kėtė javė marshuan nė Stamboll dhe Ankara me qindra-mijėra turq nė mbėshtetje tė sekularizmit dhe frikės sė tyre prej kandidaturės sė zotit Gul.

    Zoti Erdogan dhe zoti Gul duhet t’i trajtojnė kėto shqetėsime. Njė hap i dobishėm do tė ishte qė nė zgjedhjet parlamentare nga fundi i vitit, partia e Erdoganit tė pėrzgjidhte kandidatė pėr deputetė me pėrkatėsi fetare dhe politike mė tė moderuara.

    Gjatė Luftės sė Ftohtė Turqia mbrojti kufijtė e Evropės nga ekspansioni sovjetik. Sot ajo mban njė pozicion po kaq tė rėndėsishėm si njė demokraci e vėrtetė myslimane nė kufijtė e Evropės me botėn islame. Uashingtoni ėshtė shumė i interesuar pėr tė ndihmuar Turqinė qė tė ruajė balancėn demokratike. Ai duhet t’iua bėjė tė qartė gjeneralėve qėndrimin e tij.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Inshallah po fitojne gjeneralet, do zoti po e permbysin erdoganin.
    Allah allah.

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Sekularizmi dhe demokracia nė Turqi

    Nga “New York Times”

    Beteja e gjatė mes gjeneralėve tė Turqisė – mbrojtėsit e vetėcaktuar tė sekularizmit – dhe popullariteti nė rritje i partive me rrėnjėt nė Islam ka marrė njė kthesė tė rrezikshme. Tė dyja anėt kanė nevojė tė tėrhiqen nga llogoret pėr hir tė demokracisė sė Turqisė dhe tė shpresave pėr t’u bėrė anėtare e BE-sė.

    Kriza arriti kulmin, kur kryeministri Erdogan dhe partia e tij me orientim pro islam, javėn e shkuar, pėrzgjodhėn si kandidat pėr president ministrin e Jashtėm, Abdullah Gul. Nė kėtė detyrė, zoti Gul do tė ketė fuqinė tė emėrojė gjyqtarė dhe drejtues universitetesh, tė dekretojė ose vėrė veton pėr emėrimet e anėtarėve tė kabinetit dhe pėr pozicione tė tjera delikate tė ekzekutivit. Zoti Gul ėshtė njė politikan i moderuar, por gruaja e tij ėshtė e njohur pėr veshjen e saj me shami koke nė publik, gjė qė ofendon vizionin e theksuar sekularist tė ushtarakėve. Krerėt e ushtrisė iu kundėrpėrgjigjėn kėtij nominimi me njė kėrcėnim tė ashpėr pėr tė pėrmbysur qeverinė e zgjedhur nė mėnyrė demokratike.

    Demokracia turke e ka lėnė pas tutelėn e ushtrisė, e cila ka organizuar katėr grushte ushtarake qysh prej vitit 1960-tė. Mirėpo administrata e Bushit nuk ėshtė treguar e prerė. Ėshtė e nevojshme qė Uashingtoni t’iu thotė gjeneralėve turq, nėpėrmjet kanaleve diplomatike dhe NATO-s, se njė grusht ushtarak do tė kishte pasoja shumė tė dėmshme.

    Ndėrsa kėrcėnimet e gjeneralėve e kanė kaluar cakun, frika e sekularistėve turq ėshtė reale dhe e kuptueshme. Qytetarėt turq, sidomos gratė, gėzojnė tė drejta ligjore, liri intelektuale dhe mundėsi ekonomike, tė cilat hasen shumė rrallė nė pjesėn tjetėr tė botės myslimane. Kėtė javė marshuan nė Stamboll dhe Ankara me qindra-mijėra turq nė mbėshtetje tė sekularizmit dhe frikės sė tyre prej kandidaturės sė zotit Gul.

    Zoti Erdogan dhe zoti Gul duhet t’i trajtojnė kėto shqetėsime. Njė hap i dobishėm do tė ishte qė nė zgjedhjet parlamentare nga fundi i vitit, partia e Erdoganit tė pėrzgjidhte kandidatė pėr deputetė me pėrkatėsi fetare dhe politike mė tė moderuara.

    Gjatė Luftės sė Ftohtė Turqia mbrojti kufijtė e Evropės nga ekspansioni sovjetik. Sot ajo mban njė pozicion po kaq tė rėndėsishėm si njė demokraci e vėrtetė myslimane nė kufijtė e Evropės me botėn islame. Uashingtoni ėshtė shumė i interesuar pėr tė ndihmuar Turqinė qė tė ruajė balancėn demokratike. Ai duhet t’iua bėjė tė qartė gjeneralėve qėndrimin e tij.
    Turqia pa gjeneralet do te ishte nje shembull tipik si ai i Greqise se diktaturave te pas Luftes se II Boterore.
    Vecse ka nje ndryshim te madh se ne Turqi ushtria dhe uniformat fetare jane te ndara dhe ne antagonizem.
    Cdo diktature greke e kesaj periudhe kishte nga prapa edhe uniformen e prijesve fetare, bile ata mbeshteten ushtrine dhe per bashkimin e Qipros me Greqine.
    Ndersa ne respekt te ideve te Ataturkut, ushtaraket turq respektojne laicitetin.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Presidenti bllokon Turqine

    E Premte, 04 Maj 2007
    Nga Ayhan Simsek

    ANKARA - Parlamenti turk konfirmoi sot se zgjedhjet kombetare do te zhvillohen me 22 korrik, ne nje perpjekje per t'i dhene fund krizes politike, qe zgjat prej disa javesh. Anetaret e Parlamentit mbeshteten unanimisht propozimin ne nje votim te transmetuar drejtperdrejt nga televizioni kombetar.

    Presidenti i Gjykates Kushtetuese te Turqise, Hasim Kilic, foli per median te marten (1 maj), duke njoftuar vendimin per anulimin e raundit te pare te votimit per presidentin e ri. Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan kishte deklaruar gjithashtu te marten vendimin e tij per te thirrur zgjedhje te parakohshme, pasi Gjykata e Larte e vendit anuloi votimin e se premtes nga parlamenti, per zgjedhjen e presidentit te ri. Zgjedhjet e pergjithshme do te behen me 24 qershor, ne vend te nentorit te planifikuar fillimisht, tha Erdogan (perpara se ta vendoste dje parlamenti). Ai zbuloi gjithashtu plane per te ndryshuar Kushtetuten, ne menyre qe kreu i shtetit te zgjidhej ne nje votim popullor, sesa nga Parlamenti. Vendimi i Erdoganit nuk ndalet ne shqetesimet e forcave laike turke, opozites dhe ushtrise. Ai, megjithate, pritet te zbuse javet e tensionit politik ne vend. Qindra e mijera protestues u mblodhen ne Ankara e Stamboll ne mbeshtetje te sekularizmit dhe kunder Partise qeverisese per Drejtesi e Zhvillim (AKP) te Erdoganit. Ne te njejten kohe, ushtria turke qe tradicionalisht e sheh veten si roje te sekularizmit, ka leshuar nje paralajmerim te forte kunder qeverise. Ajo zotohej te mbronte trashegimine e themeluesit te shtetit Mustafa Kemal Ataturk dhe akuzoi qeverine per tolerimin e islamit radikal. Ushtria sinjalizoi gjithashtu, se mund te kundershtoje kandidatin per president te AKP, Abdullah Gul, per shkak te se shkuares se tij islamiste.

    Nje numer prej 361 ligjberesish, shumica anetare te AKP-se, ndoqen sesionin parlamentar te se premtes dhe 357 prej tyre votuan per te vetmin kandidat, ministrin e Jashtem Gul. Pjesemarrja e se paku 367 ligjberesve ishte e nevojshme per nje kuorum, por partite e opozites e bojkotuan sesionin. Ato kane kritikuar AKP per moskerkimin e nje kandidati presidencial me konsensus qe do te kishte mbeshtetje te gjere midis segmenteve te ndryshem te shoqerise.

    Partia sekulariste e opozites, CHP, e shpuri pastaj ceshtjen ne gjyq, duke kerkuar anulimin e votimit te se premtes. Erdogan, i cili eshte kreu i AKP-se, si dhe kryeminister, e paraqiti Gul si nje kandidat javen e shkua,r pas muajsh spekulimesh e debatesh publike rreth asaj nese ai do te kandidonte vete. Gul eshte nje figure e mirenjohur ne Perendim dhe pare pergjithesisht, si relativisht i moderuar. Sekularistet turq megjithate, jane te bindur se ai ndan nje axhende te fshehte islamiste. Si Erdogan, ashtu dhe Gul qene anetare te nje levizjeje politike islamiste dhe jane ndaluar ne 1998. Kuadrot e saj te meparshem themeluan pastaj AKP-ne, duke e pershkruar ate si nje parti "konservatore demokratike" dhe duke thene se ajo kishte levizur pertej rrenjeve te saj islamiste. "Une jam optimist rreth se ardhmes se demokracise turke. Ne duhet te shikojme zhvillimet ne nje kontekst te gjere," tha te merkuren Semih Idiz, nje gazetar i shquar turk dhe ekspert i politikes se jashtme. "Kur ushtria beri nje te tille deklarate te forte, qeveria kishte besim t'i kundervihej. Kjo eshte e mundshme, fale zhvillimit te demokracise turke brenda procesit te BE-se". "Qindra e mijera protestues marshuan ne Stamboll jo vetem per sekularizem, por gjithashtu kunder grushtit ushtarak. Shumica e ketyre protestuesve qene gra te OJQ-ve. AKP-ja duhet te kuptoje se sekularizmi eshte nje shqetesim per shumicen e popullit ne kete vend dhe ky shqetesim duhet adresuar", tha Idiz.

    Korrieri

  5. #5
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Sistemi kult dhe ai okult

    Mullinjtė e erės sė “ndryshimeve”
    Gjithnjė e mė rėndom, laicizmi dhe tė qėnurit totalisht korrekt ndaj kėsaj mėnyre jetese, po shkakton njė debat tė gjerė mediatik e politik.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Ndarja e fesė nga shteti, si pika kulmore mbi tė cilėn qėndron laicizmi si koncept drejtimi shtetėror, nuk mund tė konsiderohet njė partiturė e thjeshtė dy tė bardha, njė tė zezė, por njė opus klasik, ku shtrirja varjon tre-katėr oktavė tė gjalla e plot harmoni; anasjelltas, pėrzgjedhja bie ndesh me aspiratat integruese e liberaldemokrate, bazat dhe standartet stabilizuese tė politikave dhe gjeopolitikave bashkėkohore.
    Tė ndash kategorikisht fenė nga shteti, do tė thotė qė shtetarėt tė jenė afetarė dhe fetarėt ashtetarė, ēka rezulton qė edhe praktikisht zgjidhja tė ēojė drejt izolimit. Nė kėtė rast, aspirata pėr integrim ėshtė antitezė e praktikave izoluese.
    Tė ndash kategorikisht fenė nga shteti, do tė thotė qė shteti dita-ditės tė tentojė drejt ateizmit, gjė qė pėrbėn thelbin e komunizmit, ēka nėnkupton rrjedhimisht diktaturė; kurse aspiratat liberaldemokrate janė nė antitezė me praktikat diktatoriale.
    Tė ndash kategorikisht shtetin nga feja, do tė thotė qė tė paracaktosh qėndrimin statik tė individėve momentalisht fetarė dhe afetarė, e qė nė njė tė nesėrme tė afėrt kėta individė tė mos kenė tė drejtėn tė bėjnė zgjidhjen apo pėrzgjedhjen alternative. Kjo cėnon progresin dhe ėshtė shtrat vetėm pėr politika afatshkurtėra.
    Tė ndash kategorikisht shtetin nga feja, do tė thotė qė shteti tė mos tė bazohet mbi institucione. Nėse fetarėt nuk kanė tė drejtė tė integrohen nė strukturat shtetėrore, atėherė kjo masė individėsh nuk ėshtė e pėrfaqėsuar nė politika shtetėrore. Si rrjedhojė shteti mbetet i mangėt nė institucionet e tij, qė parakuptojnė pėrfaqėsim e delegim vote, e pa kėto tė fundit, konsolidimi i strukturave shtetėrore mbetet zgjidhje nė eter.
    Tė ndash kategorikisht fenė nga shteti do tė thotė qė tė krijosh njė atmosferė hipokrizie nė ambjentin jetėsor, pasi pėr shkak tė nevojave tė konformizmit me rregullat shtetėrore, individi i njė feje tė shtiret si jofetar dhe tė integrohet i denatyruar nė strukturat shtetėrore; e nė asnjė vend tė botės, stabiliteti nuk ngrihet mbi zgjedhje tė sforcuara, qė detyrojnė individėt tė tjetėrsohen nėn diktat e tė jetojnė etatisht korrekt me kulte tė ndryshueshme.
    Sido qė ta trajtosh e ngado ta kėndvėshtrosh, sistemi laik “Made in Albania” operon si njė pushtet paralel me sistemin demokratik deri nė atė shkallė saqė mund tė konsiderohet laikokraci.
    Kjo do tė thotė se faktikisht nė Shqipėri operojnė njėherazi dy pushtete, demo dhe laiko kracia. E meqėnėse dy pushtete nuk mund tė bashkėjetojnė nė tė njėjtėn ngrehinė shtetėrore, logjikisht njėri prej tyre ėshtė okult.

    Panoramė e shkurtėr mbi laicizmin botėror

    Nėse do tė hidhnim njė vėshtrim tė shpejtė mbi mėnyrėn si njihet e trajtohet laicizmi nė perėndim, mund tė konstatonim lehtė se ka forma tė ndryshme tė zbatimit tė tij, qė nga ai radikal francez, tek ai iluminist gjerman e deri tek ai pragmatist amerikan. Konkretisht:
    Kushtetuta franceze ka njė nen tė pandryshueshėm prej mė se 200 vjetėsh, ku thuhet: “Askush nuk duhet tė pėrndiqet pėr idetė e tij ideologjike, politike dhe fetare, pėrsa kohė qė ai nuk turbullon (cėnon) rendin publik”.
    Kushtetuta gjermane nė Nenin 4 tė saj, shprehet: “Liria e besimit, ndėrgjegjes dhe pėrkatėsisė fetare e botėkuptimore janė tė paprekshme. Praktikimi pa pengesa i fesė ėshtė i garantuar”.
    Dokumenti i Administratės Amerikane pėr strategjinė e mbrojtjes kombėtare, njė vit pas 11 shtatorit, thotė: “Amerika duhet tė qėndrojė e palėkundshme pėr kėrkesat e panegociueshme tė dinjitetit njerėzor, sundimit tė ligjit, kufizimit tė pushtetit absolut tė shtetit, liria e shprehjes, liria e adhurimit, drejtėsia para ligjit, respektimi i femrave dhe pronės private, toleranca fetare dhe etnike.”
    Nėse Franca dhe politika e saj shtetėrore e panė tė arsyeshme qė tė zbatonin njė formė radikale laicizmi, kjo nuk do tė thotė qė shqiptarėt tė shfaqen mė frankofilė se francezėt.
    Megjithatė, duke iu referuar nenit kushtetues francez, pėrsa kohė qė mjekra apo shamia nuk cėnojnė rendin publik, ata dhe ato qė i mbajnė nuk duhet tė pėrndiqen. Kjo do tė thotė se nė rastin mė tė mirė vendimi i qeverisė franceze cėnon kushtetutėn.
    Ndėrsa presidenti gjerman Johanes Rau shprehet: “Shteti gjerman nuk ėshtė njė shtet armik i fesė dhe as njė shtet pa fe, pėrkundrazi, mbron lirinė fetare tė tė gjithėve. Shteti mbron lirinė e gjithėsecilit pėr tė jetuar besimin e tij, pėrsa kohė ai nuk bie ndesh me Kushtetutėn. Por nuk ėshtė detyra e shtetit tė pėrcaktojė se cila fe ėshtė mė e mira, apo cila prej tyre duhet preferuar. Feja dhe shteti nė Gjermani janė tė ndara, por nė shumė fusha ato bashkėveprojnė nė tė mirė tė shoqėrisė. Nuk shoh ndonjė arsye pėr t’iu bashkėngjitur laicizmit tė francezėve”. Mė pas shton: “Unė kam bindjen e palėkundur se nuk mund tė ndalojmė simbolin e njė feje dhe shamia ėshtė padyshim njė e tillė- e tė besojmė se mund t’i lėmė gjėrat ashtu siē janė”.

    Tė mbytesh me njė pikė ujė

    Menjėherė pas ngjarjeve makabre tė 11 shtatorit nė Amerikė dhe sidomos pas akteve tragjike tė 11 marsit nė Spanjė, ndaj Islamit dhe muslimanėve shqiptarė u ndėrmor njė kryqėzatė mesjetare mediatike e udhėhequr kjo nga “intelektualėt” e vendit, tė cilėt thuajse tė gjithė islamikėt i etiketuan si terroristė, fondamentalistė, binladenistė.
    Ēuditėrisht, ishin po “intelektualėt e pavarur”, ata qė iu bindėn thirrjes sė shtetit ateist nė vitin 1967 dhe nė emėr tė shkatėrrimit tė mbeturinave mikroborgjeze dhe zakoneve prapanike, shkallmuan me kazma e lopata objektet e kultit fetar, ata qė u bėnė hartuesit e fletėrrufeve dhe nismėtarėt e denigrimit tė figurave klerikale e futjes sė tyre nė kthinat e errėta tė burgjeve famėkeqe.
    Ndėrsa nė fillim tė mijėvjeēarit tė ri, pseudointelektualėt shqiptarė, ata qė duhet tė jenė nė frontin e pėrballjes me pushtein absolut tė politikave shtetėrore, (kjo dukuri vihet nė qendėr tė vėmendjes edhe nė demokracinė amerikane), morėn penėn dhe nxinė faqet e bardha tė gazetave pėr njė rrezik qė i kanosej shqiptarėve: “Fondamentalizmin islamik qė cėnonte laicizmin dhe kėrcėnonte demokracinė.”
    Por kjo parrullė e tyre ra poshtė, pėr shkak se nga vendi ku u pėrgatit 11 shtatori (Hamburg-Gjermani), ku u ekzekutua ai (Amerikė) dhe ku u realizua 11 marsi (Spanjė), mbėrritėn qėndrimet zyrtare:
    Presidenti gjerman Rau: “Fondamentalizmi nuk ėshtė ēėshtje e njė feje apo nje bindjeje.”
    Presidenti amerikan Bush: “Ka njė pėrputhje tė plotė mes Islamit dhe zhvillimit tė Demokracisė nė Shqipėri. Asnjė prej kėtyre akteve nuk ėshtė vepėr e njė feje.”
    Kryeministri spanjoll Luis Zapatero: “Muslimanėt tė rrinė tė qetė, kushdo qė ta ketė bėrė njė akt tė tillė, mendoj qė nuk ka lidhje me Islamin.”
    Nė kėtė mėnyrė, laikokratėt shqiptarė mbetėn si peshku pa ujė kur panė se institucionet e larta tė vendeve qė pėsuan agresionin, u treguan tė matura ndaj etiketimit tė fajit e fajtorit. E megjithatė, duke perifrazuar parrullėn e njohur se laikėt nuk dorėzohen kurrė, kėsaj radhe “bari” i mbijetesės ishte veshja islame.
    Ndėrsa dje imitonin revolucionin kulturor kinez (veshje me partishmėri proletare, pantallonat te kėrci i kėmbės, mėnyrėn e qethjes karekinezēe tė flokėve), sot pėrpiqen tė zhvillojnė revolucionin kulturor allafrancez, nė emėr tė tė qėnit nė luftė me mbulesėn e kokės, gjatėsinė e qimeve tė mjekrės dhe pantallonat nė/mbi kėrcin e kėmbės.
    Kėsisoj, ata qė dje kishin tė veshur petkun e ateistit, sot veshin atė tė laikut!
    Nėse mjekra dhe mbulesa janė simbole arkaike (pėr tė ndarė lindjen e prapambetur me perėndimin e pėrparuar) kjo mėnyrė arsyetimi do tė rezultonte njė ilaē me shumė efekte anėsore per laicizmin allashqiptar.
    Sipas logjikės sė mjekrės qė ka dalė mode, laikėt kanė reaguar edhe ndaj shumė klerikėve, politikanėve, gazetarėve, sociologėve, analistėve, kompozitorėve, piktorėve, aktorėve, shkrimtarėve e artistėve jomuslimanė, tė cilėt nuk i konsiderojnė si figura tė vokacionit lindor. Edhe Jezusi (Isai a.s.), profeti i Evropės Perendimore (siē e konsiderojnė evropianistėt), ka qėnė me mjekėr.
    Nė lidhje me shaminė, dėshtimi i arsyetimit tė tyre ėshtė flagrant.
    Papa i Romės, pėr tė cilin Evropa Perėndimore ka njė respekt tė lartė dhe njihet si figura mė e se lartė klerikale e kėtij kontinenti, ka shenjtėruar Nėnė Terėzėn, e cila dihet botėrisht se mbante tė veshur tė njėjtėn mbulesė si besimtaret muslimane. Nėse mbulesa ėshtė pengesė ndaj integrimit perėndimor, atėherė rezulton se edhe "Shėn Mėria" (siē e vetquajnė) ėshtė simbol i regresit ?!…
    E pėr mė tepėr, me ēfarė kulti do tė dalloheshin njė femėr me mbulesė islame nga njė femėr me mbulesė katolike (p.sh. motrat e Nėnė Terezės qė janė aq tė shumta nė numėr nė Shqipėri sa edhe muslimanet shqiptare)?!
    Laikėt shqiptarė shqetėsohen se mjekrat e shamitė kanė pushtuar ambjentet shkollore dhe kjo pėr ta ėshtė e patolerueshme, ndėrsa z. Eduard Andoni, Zv.ministėr i Arsimit shprehet: ”Nė ambjentet arsimore duhet tė ekzistojė toleranca. Ministria e Arsimit nuk ka nxjerrė dhe nuk ka pėr tė nxjerrė rregulla pėr veshjet, sepse nuk mund tė hyhet nė hollėsi”.
    Kjo do tė thotė se intelektualėt laikokratėt shqiptarė janė mė “pėrparimtarė” se institucionet pėrkatėse arsimore, madje aq tė “pėrparuar” sa kėrkojnė tė bėhen njeherazi inkuizitorė tė sė drejtės kushtetuese tė ēdo individi shqiptar, qė kėrkon tė arsimohet nė vendin qė ka lindur, ėshtė rritur, e do edhe tė vdesė.
    Intelektualėt laikokratė shqiptarė, pėr shkak tė jetėsės sė tyre “me qera” nė ngrehinat komode tė ekstra-komunitarėve, kėrkojnė qė qytetarėt “me tapi” (autoktonėve muslimanė shqiptarė), t’i trajtojnė me nje “ligj 7501” edhe nė fushėn arsimore!

  6. #6
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Kur lexoj per Turqine mendoj nese nje dite Shqiperia e Kosova do kene te njejtat probleme. Mendoj qe jo., por flitet per te ardhmen e 2,3,4 dekadave me pas, prandaj duhen mesuar ca gjera nga Turqia dhe i duhet paraprire problemeve qe mund te dalin neser pasner.

    Dihet se si u fut Islami ne tokat shqiptare, prandaj dhe sot disa shqiptare qe ankohen per shamine e kokes te disa vajzave myslimane duhet ta kuptojne se ajo shami eshte e ndaluar dhe ne universitetet, shkollat, administratat e Turqise, e ne nuk mund te dalim me myslimane se Turqia apo me pak sekulare se ajo. Me teper se nje cope pelhure, ajo shami ka simboliken e vet dhe eshte nje ceshtje politike.
    Kur mendon per komunizmin dhe shpalljen e vendit ateist, mendja te shkon dhe tek frika qe disa lider komuniste mund te kene patur nga kleri, nga disa prifterinj me emer, por sidomos nga disa hoxhallare me pesh, dhe ndoshta e kane pare dhe rivalitetin qe keta te fundit do i benin pushtetit te sekretarit rrajonal te partise, apo vete regjimit, sidomos kur cojme ne mendje se dikur kishim nje popullsi me myslimane e qe perbente vertet shumice.

    Problemet per postin e presidentit ne Turqi lidhen me rendesine qe ka ai post, pasi presidenti atje ka fjalen e fundit ne miratimin e cdo ligji qe del nga parlamenti, cakton guvernatoret e provincave, shefat e medhenj te policise, shefat e zv shefat e departamenteve te ministrive, si dhe antaret e Bordit te larte mesimor, emeron rektoret e universiteteve si dhe drejtorin e bankes qendrore. Ka shume pushtet dhe me emerimet qe ben ti jep vendit drejtimin qe do.
    Frika eshte rreale po te shihet se cfare zhvillimesh strategjike e sociale ka pesuar Turqia gjate qeverisjes se Erdoganit.
    Kritiket thone se Turqia jo vetem eshte islamizuar me teper, por ka filluar te arabizohet. Investimet me te medha ne vend jane bere nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nga Arabia Saudite dhe nga te pasur te Katarit e Kuvajtit. Ne rruget e Turqise thuhet se shihen me teper gra te mbuluara, por me hixhabin saudit ama. Rritja e konsevatorizmit sjell dhe friken e rritjes se kerkeses per te kerkuar zbatimin e Sharias qe menjanon shtetin, dhe sjell probleme te tjera.

    Shteti ne Turqi kontrollon jo vetem te gjitha xhamite dhe literaturen fetare ne vend, por edhe pasurite e ketyre institucioneve.
    Nen vellon e perpjekjeve per te ndare fene nga shteti, Erdogani me partine e tij po perpiqen qe ta largojne fene nga kontrolli shteteror drejt duarve te fondacioneve private islamike, por kjo do sjelle nje pavaresim e forcim te bazes islamike qe mbeshtet partine e Erdoganit per nje Turqi me islamike.
    Gjate viteve ne pushtet, partia e Erdoganit ka dekriminalizuar disa veprimtari islamike qe me pare konsiderosheshin anti-shtet, ka emeruar me teper gjyqtare islamiste, dhe 2 prej tyre jane emeruar dhe ne Gjykaten e Larte.
    Keto fakte jane tregues te zhvillimeve shqetesuese ne Turqine qe perpiqet te vazhdoje ne traditen e shtetit sekular qe Ataturku me shoke krijoi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ermal 22 : 06-05-2007 mė 12:22

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Te jeni te bindur te gjith se ata me prapavij Islamike qe po i quani ju, her do kur do, do ta marrin pushtetin me emrin Zotit insh'Allah.

  8. #8
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    po mire, gjeneralet kush i vuri mbrojtes te trashegimise te Ataturkut?? vete Ataturku qe kur u zgjodh s'doli asnjehere veshur me uniforme ushtarake. bile kjo eshte paradox: kryeministri Erdogan perpiqet te fute turqine ne EU dhe nga ana tjeter do ta beje sharia-land???
    keshtu eshte kur eshte lakrori i ndare; sdo te jape asnje nga pjesa e tij. gjeneralet po shikojne pushtetin e tyre qe pakesohet ose te pakten po vihet ne kontroll. nga ana tjeter nuk jam dakord e as me pelqen nje shtet islamik (nqs behet ndonjehere) po nqs ky eshte vullneti i popullit turk cfare te besh.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Turku eshte 200 here me mire pa EU. Ata qe duan te futen ne EU, jane elementa qe mundohen te prishin stabilitetin e brendeshem te Turqise. EU-ja kurre nuk ka per ta pranuar nje Turqi 100 milioneshe te forte ekonomikisht dhe te pavarur ne mendimet qe merr, sepse i bie qe ne ate grupin Gjermani,France,Itali,Spanje te futet detyrimisht dhe Turqia.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Citim Postuar mė parė nga Genesis
    Turku eshte 200 here me mire pa EU. Ata qe duan te futen ne EU, jane elementa qe mundohen te prishin stabilitetin e brendeshem te Turqise. EU-ja kurre nuk ka per ta pranuar nje Turqi 100 milioneshe te forte ekonomikisht dhe te pavarur ne mendimet qe merr, sepse i bie qe ne ate grupin Gjermani,France,Itali,Spanje te futet detyrimisht dhe Turqia.
    Jam i te njejtit mendim.

    Pastaj persa i perket demokracise ne Turqi dihet se kush po e shkel: "Pasardhesit e Ataturkut", dmth ushtria, e cila nderhyn me dhune, edhe pse partite pro-islame gjithmone kane marre dhe do te marrin shumicen.
    Turqit jane populli qe punon me shume per fe (pavaresisht sekularizmit te eger institucional). Ne Haxh simjet kane qene 650.000 turq nga 70.000.000 kurse nga Indonezia 200.000.000 muslimaneshe vetem 200.000

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė ėshtė demokracia?
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 25-01-2015, 06:36
  2. Komunizmi Dhe Demokracia
    Nga biligoa nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 16:41
  3. Ja si lindi demokracia e sotme
    Nga Kryeplaku nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 12:02
  4. Demokracia
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 12:38
  5. Shoqėria politike dhe demokracia
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •