Close
Faqja 56 prej 66 FillimFillim ... 6465455565758 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 551 deri 560 prej 652
  1. #551
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ahh ti zemer e ligur qe qan me ligje,
    kur do e ndalesh vajin,o e shkretuara e shkrete..
    A do te kthehet nje dite ky loti yt i hidhur,ne nje lot gezimi.
    A do te shnderrohen nje dite kenget e tua te vajit,ne kenge dasmash..

    A do e pish nje dite,nje pike rakie per nje pike lumturie..
    A do te kesh mprehtesine te shquash miqesine,pastertine,mes ketij pluhuri verbues ndjenjash e vlerash te verbera..

    A e ke gjetur shendetin ideal,...ate qe ze fill nga pastertia jote..

    Me flisni miq...kam nevoje te degjoj fjalen tuaj...kam nevoje te dal nga kjo mjegull..
    Kam nevoje te pi lengun e paster,nektarin e perendive..te pastroj shpirtin..

    Te jem me i mire,per ju...per vehten...me ju...me vehten..

  2. #552
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Paska qene ngjitese e flamosura melankoli.E c na bere mer shok.Une kur jam ne kete gjendje, jam si dru as me ze, as te ngopur s kam ne te pire.......................

  3. #553
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Kujt i thua...ndihem me dru se ty...s'ka raki qe te me beje derman...e megjithate do pi..do e bej ujem po qe nevoja...do provoj edhe koktejlet me te rrezikshme..
    ato te cilesuara si nitroglicerine...raki mare+raki kumblle e zjere dy here+raki kaktuzi(tekila)+raki gruri(vodka)+raki orizi(sake)...le te shpresojme qe kjo te me beje nje fare efekti...gezuar...po numeroj deri ne tre dhe pastaj po e kthej me fund....nje...ddddddy...ttttt...prit"..nuk e di nese mund tja dal mbane mbas kesaj
    dopioje...dua qe me pare te le amanetet...te le amanet tankunnese rrezohem dhe nuk ngrihem me mbas kesaj gote Ajzberg..dua te ma rush si syte e ballit...kujdes me sinjalin e majte se nuk i punon mire..kujdes gjithashtu edhe me freksionin se jo gjithmone i ndan si duhet...gezuar vella e te paca...uroj te mbetem akoma ne kembe mbas kesaj gote te forte..po...jam trim...do tja dal..

  4. #554
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ...
    Shoku Tanku

    Rruga kendej se c'me ra,
    pashe renkimin e tankut.
    Mu duk sikur me me vra,
    mu perdridhen zorret e barkut.

    Larg une goten e theva,
    thash s'me duhet me raki.
    Vetveten sa se urreva,
    I forte jam dhe me s'do pi.

    Dhe vertete shkon rakia,
    kur ke shoqeri te mire.
    Por, mos pishe nga merzia,
    o shpirt njeriu i lire..........

    Dhe c'eshte gjithe kjo merzi?
    O Tank i forte celik.
    Armik ne toke s'ke ti,
    Pac lumturi nje ciflik.

    Dhe shpesh nuk eshte jeta,
    e embel sic deshirojme.
    Por kjo eshte e verteta,
    prape duhet ta jetojme.

    Kur pashe se je merzitur,
    thash te them tungjatjeta.
    u gezofsh nga se ke pritur,
    n'lumturi te shkoft jeta....

    Dhe tanku trim ti je,
    kur e harrove kete ti?
    Ardhmeri dhe drite ke fe,
    bile dhe pa raki....

    Te pime vec me shoqerine,
    Dhe jo nga merzia,dhe vete.
    Qe te shpetojme melcine,
    Meso kete te vertete...

    Dhe te perseris dhe njehere,
    Lumturia eshte thelle tek ne.
    Jeta do te lulzoje ,pranvere,
    Dritan..... si qiell pa re...

    Dhe te pij sonte s'dua,
    brenge e tankut me shkund.
    Do mbush nje gote ne perrua,
    Uje te pastert me fund....

    Per shoku tankun me fund,
    dhe per gjithe shoqerine.
    S'ka gje qe na lekund,
    Me fund per gjithe Shqiperine.

    Dhe se di a te dhash zemer,
    o , me shume te merzita.
    Te thash se driten ke emer,
    dhe jeten pac si drita.......


    Me nderime per shoku tankun dhe gjithe antaret e shoqates...dhe shume keni pire ju qe keni mberri ne kete derexhe mor aman...dhe ky tanku dollibashi e ka fajin qe ka hap nje teme dhe nje shoqate te tille.....sidoqoft kalofshi mire..dhe me pak pini raki dhe uji eshte me i mire se rakia........dhe une nga hidhrimi qe e theva goten e rakise...do pi uje....apo do pi raki me gote uji..pak jam pire duke shkruar per rakixhinjte............Jeni shume te mire ne kete teme te gjithe pa perjashtim apo ndoshta pse jeni te pire gjithmone..lol,,,..

    pershendetje...perqafime vellazerore..per dollibashin shoku tankun dhe te gjithe ju.....

    bili99,USA
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 29-06-2007 më 17:41

  5. #555
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Heshtja flet si nje det....

    Citim Postuar më parë nga ajzberg
    Buze gotes te papire
    Lidhur fort me zinxhire
    Tavolines se pashtruar
    Koken plumb e te menduar
    Loti syrin e ka zene
    Kemi plot per te thene
    Heshtja flet si nje det
    Grumbulluar porsi ret
    Po c eshte keshtu valle
    Perse na ri rudha mbi balle
    Kur do te shperthej rufeja
    Te ngrihet deti e t cahet reja
    T mbytet hidhrimi e t gezoj hareja
    Njehere e mire te shpetojme
    Dhe si njerez sot te rrojme.........
    Vargje shume te bukura i nderuar ajzberg...te lumt...dhe e bete namin kur duhet jepni pak zemer tankut se keshtu sic ke shkruar..edhe une do shkoj ne shtepi(se ende jam ne pune)...dhe do te pihem mor aman..me uje...

    Tavolines do ti bi me dore,
    per ju , shpirtbardhe debore.
    Her me uje, e her me raki;
    Per shendet t'juaj do te ngrej dolli....

    Me nderime per ajzberg...qe i jep zemer dollibashit...,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 29-06-2007 më 17:41

  6. #556
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Pershendetje Bili99
    E keshtu e kemi ne me Tankun,njehere dehet ai dhe me percjell mua e pastaj dehem une e percjell ate.Kur dehemi te dy percjellim njeri tjetrin e na ze nata rrugeve.Uf e buf po bejne te gjithe si ata qe kane e si ata qe nuk kane.Keshtu e ka jeta .,por ne nuk pime se e kemi hob ,ne pime se na pihet mer vella.
    Hajt gezuar doktor ,suksese dhe pershendetje.

  7. #557
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ne mungese te rakise
    Ne nje qoshke te Greqise
    Po i hedh ca gllenjqka uzo
    Sa po m'duket vetja UFO.

    Po kaloj tash mbi Tirane
    Shoku tank te t'vi me prane
    M'u tek ura permbi Lane
    Te kembejme nja dy fjale.

    Nja dy fjale, nja dy gota
    Me e bukur te duket bota
    Po u duk me e shemtuar
    Kemi penen e bekuar.

    Kemi penen e bekuar
    Qe ta ndrojme boten pakes
    Nese sot na ka munguar
    Dime ne ta sjellim afer.

    Dime ne ta sjellim afer
    Mes gezimesh, harmonise
    Ta marre vesh lumi i Lanes
    C'eshte lumi i poezise.

    Kaq per sot udhetimi
    Se s'me le tanku vertet
    Neser rrugen marr tek bili
    Po te pres dhe ty ajzberg.
    * * *

  8. #558
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku
    Sonte,per fat te keq,me ka mberthyer mua melankolia,Ajzberg vellai.
    Jam ulur perballe nje gote te vetme rakie,kam vendosur mjekren midis grushtave
    dhe e kam fiksuar goten me nje shikim te verenjtur...mendja nuk arrin te perqendrohet..syte i kam te skuqur...koken e kam te renduar....jam kaq i lodhur..
    Ndihem pertoke..te mendosh qe kam qene burim force per miqte e familjaret,
    per miqte reale dhe ata virtuale...e sonte ndihem kaq bosh...me ka humbur sensi i humorit...nuk jam i afte te ndryshoj gjendjen time emocionale...ta pi,a te mos e pi,
    kjo eshte ceshtja"...me fal Ajzberg"...nuk dua te te merzis...do e pi...do e pi per gezimin tend...ne fund te fundit,kjo eshte menyra jone...ne kete menyre i harrojme hallet e dertet...ne kete menyre i japim force vetes...duke mos e dhene veten dhe mbi te gjitha,duke respektuar gezimin e tjetrit...gezuar vella"
    Te zune hallet shpejt o i gjore

    Pershendetje te gjitheve..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #559
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Mirmbrema mondishall,mirmbrema zemrush.Mir se keni ardh ne shoqate .Tanku eshte shume mire dhe tani po pime nga nji limon soda.

  10. #560
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ka dicka per te pir , se vap e madhe

Faqja 56 prej 66 FillimFillim ... 6465455565758 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pamje nga Gjilani
    Nga Irfan në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 27-12-2012, 18:55
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-01-2012, 18:28
  3. Shoqata kërkon serish rritjen e çmimit të biletave për linjat urbane
    Nga white-knight në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 15:29
  4. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  5. Shoqata e sherbimit vullnetar Albamyriam
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 18:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •