Close
Faqja 47 prej 66 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 470 prej 652
  1. #461
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    pershendetje gjith shoqata
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  2. #462
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pas birres se dikurshme qe prodhohej me ujin e malit, po ju nxjerr nje pije per koken e pijes, qe s'do me ndaheni se kerkuari. BaLLaKumi, Arben Kote, zhorzhi, zemrueshja, EkOnOmIsTi,Trendafili, shoku tanku, etj, mos e humbni rastin,se nje here ju vjen ne jete....

    5 Korrikun kush s'e di
    Kot sa flet per dashuri!
    Ne te ngrysur ne lokal
    Beri dasem mondishall!

    Porsi lume u derdh birra
    Nje kuzhine e tere me meze
    Mondi-dhender, nuse-Mira
    Oh moj nene, e kishin sefte!

    Dhe tani qe shkruaj vargje
    Per nje Mondi, qe jam une
    Prape ndjej skuqje ne faqe
    Se pak dija nga ajo "pune"!

    Ne nje cast te asaj nate
    Ne ca shishka 300gramshe
    Nxorra pijen e vertete
    Doni emrin? RAKI PERLE!

    Ah mor Zot, cfare pije
    Cfare zjarrlleku, cfare magjie
    Kush e vuri pak ne goje
    Ndjeu trupin t'i kendoje!

    "Moj raki, moj pije jete
    Nuk te dija, ti me gjete
    Me dhe endra, me dhe qejfe
    Mbretereshe neper sebepe!"

    Pas largimit te dasmoreve
    Si ne sulmet e taboreve
    U rrembye pije e zemres
    E bekuara, Raki e Perles!

    Shkelje syri kush me bente
    Dicka fshihte nene sqetull
    Here e pare ne nje mbremje
    Raki Perle ishte "vjedhur"!
    * * *

  3. #463
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ja mire se na urdherove nje here ne tavoline,vella Mondi"..e dija qe do te vije..nuk
    kishe nga me shkoje...vonove por me ne fund erdhe...eshte e forte era e rakise,te ndjell nga mijera milje larg...gezuar e te paca..ne tavolinen tone do ta kesh gjithmone 5 korrik,te jesh i sigurt..

    Perle e bardhe tavoline
    zemrat tona na ke vjedhur
    bashke e bere miqesine
    syrin si filxhan ke hedhur..

    Te shikojme me zili
    te te pime,s'na durohet
    me shendet e me dolli
    balli djerse na mbulohet..

    Isha djale i parritur
    kur te pashe per here te pare
    puthjen tende te papritur
    e perballa me te qare..

    Lot me nxorren keta sy
    e gurrmazi u perflak
    me nje here te ktheva ty
    mendja shkoi rreth e qark..

    Puthje pare,moj,kaq e zjarrte
    fort,prane vetes me pushtoi
    rob me beri leng i arte
    sa me kapi,s'me leshoi...

  4. #464
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga zhorzhi
    Ti gjithmone ne tank rri,
    dhe per tjeter gje smendon
    po pse trimat porsi ty
    frike e madhe i kaplon?

    Kjo shigjete e harkut tim
    nuk te gjuan per te keq
    ti rrakise mos iu ndaj
    se ajo eshte porsi dreq.

    Goten mbaje gjithmone prane
    ne balte ajo nuk te le kurre
    por mos rri vec brenda tankut
    dil dhe siper, ne je burre.

    Te kerkoj ,se te kam mik
    dhe nuk dua qe te vuash,
    ja te pime bashke nje gote
    ne je kondra,mund te thuash...

    Eja pra te pime dhe pak
    sa sme ka dale e pira
    se sme gjen me kete mendje
    mos mi lodhe mendt e mia
    Burre jam dhe do te dal
    boll ktu brenda kam duruar
    goten(zemren) po te fal: )
    se shume force me ke dhuruar.

    Ti e dehur qofsh gjithmone
    vajze drite...zemer ar'
    n'drite miqesia jone''
    nuk te le moj,pa te mar..

    Do te marr moj,mos mu thente"
    Shoku Tank e dollibash,
    e rakia mos me zente
    pa te gjetur ty moj vash..

    Me ke bere te flas me vete
    si nje hije po jetoj
    si qiri moj vajze me trete
    s'te kam prane te perqafoj..

    Te shoh sy e floke e buze
    te ndjej frymen,te me ngrohe,
    te prek shtat,e bel,e gushe
    zemra zemren,prane te njohe..

  5. #465
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Ca ta ben rakia s'ta ben as perendia thuaj..

    Qenkan shtru t'gjith si n'fest
    paska plas ahengu n'shesh
    kembekryq ulur pran sofres
    mbushur me gostit e goces

    Si gjithmone n'krye t'sofres
    tankisti i karikum me pi
    me e zbraz at'got n'dore
    per shendetin e miqve t'tij

    Me pas Arbeni e pason
    per shendet te gjithve tku
    me fund goten sec e ngre
    miqve qejfi mos u ngel

    E te gjith me radhe me pas
    qe nga baba tek mondishall
    mbushur gotat plot gjithmone
    shendetin e tereve urojne...
    Nooo...niente...ne polici ne milici...tutti ocupati oggi...mu po m'knojn 700 kumurie kaptines ti do me na bo gallat....oggi dizgrazzia oggi...e venuto a Tirona Kajo Karafili...si moj...kush osht ky...o ai qe s'ta bo t'gjat ke kodra kuqe...ja,nji ky:
    Citim Postuar më parë nga Trendafili-Blu
    Pershendetje!!!

    Doja t'iu pershendesja te gjithe pjesemaresve te kesaj teme. Ju faleminderit te gjitheve qe me keni kuptuar per nje verejtje qe ju bera pak kohe me pare. Ju uroje qe te kaloni gjithmon kaq kendshem dhe te thurni te tilla poezi per pijen tuaj te dashur. Nqs do ecni keshtu do jeni gjithmon te respektuar si gjithmon. Po ngre dhe une nje dolli per te gjithe pjesemaresit e shoqates.. "HAJT GEZUAR" te gjitheve.

    Kalofshi sa me mire

    Me respekt

    Endri
    ...e mure vesht nashtina..ene ec tutje e mos m'caj kaptinen teper.
    Me demek dashke me m'qit trongull fare ti muna..ec moj dreq

  6. #466
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Arben kote :

    Babe !

    Vajzat i therritem,
    duam tavoline
    nga gjahu u kthyem ,
    te pijme Rakine.

    Si flutura vajzat,
    sikur bene magjine,
    ca sallatra prune ,
    permbi tavoline.

    Lepujt dhe thellezat,
    nisen ti pastrojne,
    me deshire te madhe,
    bile dhe kendojne.

    Sec kerciste helli,
    kenga dhe hareja,
    jemi ne Tomorr,
    degjon myzeqeja.

    Keto jane per nxemje ,
    se dasma do t'kemi ,
    te paret ne sofer,
    detyrim e kemi.

    Mos kujtojne vajzat ,
    se i lame pas ,
    bashke do te pimje,
    te behemi derrase.

    Ndaj dolline e pare,
    per to do ta ngreme,
    pastaj c'do te bejme'
    eshte tjeter teme.

    Kujt i erdhe rradha,
    per te vene kurore,
    neve ketu jemi,
    le te ngreje dore.

    Shoku eshte i pari,
    ka kerkesa shume,
    e kane ngrene vajzat,
    e kane lene pa gjume.

    Po kthej dhe nje tjeter,
    -Hajd' gezuar Babe!
    Per dasmen e Shokut,
    do te flasim prape.

    o Arben je njeri si flori,
    si ty ska per ta harruar
    baba kurr se je vec per
    miqesi me ate dollin tate
    te vjen cdo e mir dhe cdo
    gezim ja te paca e te me rrosh
    sa te duash ti te na gezosh,
    po e kthej ket dolli per dasmen
    e shokut ton te dashur ja te
    na trrashigohet.dhe me nje,
    djal apo vajz ska renci mbi
    te gjitha te jet nje femi ne bukuri
    e shpirt bujar sic rakia na ban ne shum te rrall



    mondishall : Pas birres se dikurshme qe prodhohej me ujin e malit, po ju nxjerr nje pije per koken e pijes, qe s'do me ndaheni se kerkuari. BaLLaKumi, Arben Kote, zhorzhi, zemrueshja, EkOnOmIsTi,Trendafili, shoku tanku, etj, mos e humbni rastin,se nje here ju vjen ne jete....


    Me te than te drejten dy birra korça, kam pi der tani po kshu sic e kam nisur sot ne fillim te kesaji mbremje kam me perfundu me raki se birra o e mir po te fryn shum o vella Ajd gezuar me nje dopje raki nga ana Shoqates dhe nga ana ime , mondishall gezuar dhe gjak tu bafte ty dhe ketyre njeshave me rradhe qe jane Arben Kote, zhorzhi, zemrueshja, EkOnOmIsTi,Trendafili, shoku tanku, elena ,shefqeti, ali baba tepelene, e te gjith me radhe sa jan ne kete shoqate mbare, se jemi nje prej ''Shoqatave'' me zemer gjer e bujar kshu ju pafsha gjithmon o njerez te mire ne shpirt e ne zemer te bardhe (:


    Respekt BABA
    Ndryshuar për herë të fundit nga BaBa : 20-06-2007 më 14:21
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  7. #467
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    o Arben je njeri si flori,
    si ty ska per ta harruar
    baba kurr se je vec per
    miqesi me ate dollin tate
    te vjen cdo e mir dhe cdo
    gezim ja te paca e te me rrosh
    sa te duash ti te na gezosh,
    po e kthej ket dolli per dasmen
    e shokut ton te dashur ja te
    na trrashigohet.dhe me nje,
    djal apo vajz ska renci mbi
    te gjitha te jet nje femi ne bukuri
    e shpirt bujar sic rakia na ban ne shum te rrall
    BABA!

    Ca njerez lindin artiste(me talent),ca te tjere sportiste,ca shkrimtare e poete,ca shkenctare , ca te bukur,ca te shemtuar,ca kriminele ,ca hoxhe e ca prift ,ca te dehur,ca qorra,ca greke,ca pula .Ca te tjere ama, lindin dhe do te vdesin njerez me zemer te bardhe.
    Ne ketu, i perkasim kesaj kategorie.Te paca me shnet e pare!

    Shoku!
    Dua ,nese ke kohe vetkuptohet, mendimet e tua per Rakine e "MARES"
    Kush jane efektet anesore ne konsumimin normal dhe ne mbidoze.
    A ka lidhje midis :"mare "ne italisht dhe rakia e dale nga "marja"(pervec ngjyres).
    Te pyes sepse kur e pi (si cdo tjeter RAKI) te gjitha te duken blu,por me RAKI MARE flasim per shume blu ,blu te thelle,blusax,ose blu-blu -blu.
    Si thua mire bera qe e piva.......?

    Mare,mare mare,maare....
    sec ma morre mendjen fare jea ,oooo jea !

    Gzushem!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARKIA : 21-06-2007 më 07:12
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  8. #468
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga Arben Kote
    BABA!

    Ca njerez lindin artiste(me talent),ca te tjere sportiste,ca shkrimtare e poete,ca shkenctare , ca te bukur,ca te shemtuar,ca kriminele ,ca hoxhe e ca prift ,ca te dehur,ca qorra,ca greke,ca pula .Ca te tjere ama, lindin dhe do te vdesin njerez me zemer te bardhe.
    Ne ketu, i perkasim kesaj kategorie.Te paca me shnet e pare!

    Shoku!
    Dua ,nese ke kohe vetkuptohet, mendimet e tua per Rakine e "MARES"
    Kush jane efektet anesore ne konsumimin normal dhe ne mbidoze.
    A ka lidhje midis :"mare "ne italisht dhe rakia e dale nga "marja"(pervec ngjyres).
    Te pyes sepse kur e pi (si cdo tjeter RAKI) te gjitha te duken blu,por me RAKI MARE flasim per shume blu ,blu te thelle,blusax,ose blu-blu -blu.
    Si thua mire bera qe e piva.......?

    Mare,mare mare,maare....
    sec ma morre mendjen fare jea ,oooo jea !

    Gzushem!

    pershendetje ARBEN je vertet i rralle.......

    shume mire ke bere qe e ke pire rrakine e mares....

    por them se BABA smerr vesh shume nga mare(italisht).

    se ne Elbasan vetem shkumbin ka..................

    gezuar.................me nje birre korca
    dont worry be happy

  9. #469
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    zhorzhi : pershendetje ARBEN je vertet i rralle.......

    shume mire ke bere qe e ke pire rrakine e mares....

    por them se BABA smerr vesh shume nga mare(italisht).

    se ne Elbasan vetem shkumbin ka..................

    gezuar.................me nje birre korca

    smar veshe !!!!!!!


    zhorzhi po se njehe aq mjaftueshem Baben ti yllo

    zhorzhi , marot i do te pjekme apo do ti hash jeshile se rakin se pi dote sade ti




    Arben kote : Si thua mire bera qe e piva.......?

    opo shum mir e bere dhe te baft gjak e dhjam byrazero, sna gjen gja ne jena mesuar

    ja te paça ty dhe te gjithve ca jan ketu ne mesin tone , te na rroni e te na gezoni ter jeten ;-)


    ju Pershendes te gjithve ja kalofshit mire Gezuarê (:



    Respekt BABA.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BaBa : 21-06-2007 më 07:47
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  10. #470
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Raki kumblle dy here te zjere
    E kam pire dikur ne Strelce
    Pi e pi dhe trung u bera
    S'gjeja veten ore te tera.

    Rreth tryezes po te ulej
    Nje per nje dollia thuhej
    Per te madhin, per pas tij
    "O me fund, o ben tradhti!"

    E pesoi kryetari
    E tradhtoi sekretari
    Per ca llafe devijime
    Qe e bene tra nje qime.

    Ndersa iken sekretaret
    Dhe dollia per te "paret"
    Dy here zjerjen vazhdon rakia
    Me gjith shpirt vazhdon dollia.

    Per te gjithe ju o miq
    Le te behem prape trung
    Do ta pi me fund te gjith
    Do le nam sot ne Forum!
    * * *

Faqja 47 prej 66 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pamje nga Gjilani
    Nga Irfan në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 27-12-2012, 18:55
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-01-2012, 18:28
  3. Shoqata kërkon serish rritjen e çmimit të biletave për linjat urbane
    Nga white-knight në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 15:29
  4. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  5. Shoqata e sherbimit vullnetar Albamyriam
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 18:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •