Po Qeras nje dopie per ket lart![]()
PRI!
Rrofsh per shendetin qe ngrite...me ke kapur ne nje pike qe,c'te te them...ja,edhe une po e pi per shoket e tu,per ata qe jane larg"...ti kesh me jete dhe u bashkofshi nje dite,uroj, jo aq vone..
Laina!
Dollite sherbejne pikerisht per kete,per te pire shtruar dhe per e zbutur efektin e alkoolit me komente e fjalime..askush nuk dehet neper te tilla muhabete!...jane te vetmet tavolina,ne te cilat pime rakine per te forcuar llogjiken...ndoshta dikujt mund ti tingellojne si qesharake keto fjale por jane 100% te verteta...muhabeti me dolli eshte nje shkolle me vete,nje shkolle e cila te ndihmon te ruash ekuilibrat personale dhe arsyetimin e kthjellet....me behet qefi per ty qe qenke kaq rezistente ne te pire...ne kohen e zamanit,te tilla femra i vendosnin ne krye te tavolines dhe benin dolli njesoj si burrat,(kot thone se atehere nuk ezistonte barazia gjinore)..madje kishte edhe nga ato femra qe ishin me mustaqe,po po ,me mustaqe,ishin te nderuara e te rrespektuara njesoj si burrat.....te pershendes dhe me behet qefi qe shoqates sone ju shtua nje anetare e tille..
Arben!
Nuk e ve ne dyshim qe ky fenomen ishte nje plage per shoqerine tone por jo kaq e madhe sa kjo egzistuesja...nuk e ke idene se sa permasa srioze ka marre bixhozi ne ditet e sotme ne Shqiperi...nese dikur linin paret e xhepit,sot lene gjithe pasurine...shesin shtepite...lene femijet pa buke e monstruozitete te tjera te kesaj natyre...eshte vertet per te ardhur keq kur sheh te tilla gjera ne nje vend te varfer si ky i yni...une me PRI-ne po diskutonim per lojen,si loje dhe jo si obsesion",kjo na solli ne mendje miqte e vjeter te cilet sot ndodhen larg nesh...ata miq qe u larguan si ti,Arben,dhe qe jam i sigurt qe edhe ata,po keshtu si ti,i kujtojne ato kohe me nostalgji me te mirat e me te keqiat...gezuar.
Babe!
Arbeni na risolli ne qender te vemendjes mikun tone te shtrenjte (hallowin 21).Vilsonin e kemi patur mik edhe ne tavolinen tone...ishte nje djale vertet i mrekullueshem...me teper se kushdo,jeni ju ata qe e ndjeni mungesen e tij pasi jeni rritur me te...eshte e veshtire te pranosh faktin e largimit te tij por kjo eshte jeta,duhet te ecim perpara...gezuar Babe...i paharruar qofte kujtimi i tij"..kete tjetren po e pi per te gjithe cunat e Elbasanit,anetare te ketij forumi...u paca te gjitheve...qofshi te lumtur e te gezuar..
Pershendetje sofra, si ju kam me shendet, a jeni mire te gjithe?
te me falni qe nuk jam dukur kendej por sikur nuk me beri mire ajo gota e dyte e keshtu nuk po gjeja dot rrugen derman, apo nuk ishte dhe pike e pare more Shoku_tanku, mu ne qyp te kokes ma dha...po thuaj shyqyr e mblodha veten dhe ja ku jam prap
I zoti sofres, Shoku_Tanku, je me te vertet nje zotni dhe tamam burr prej Skrapari, me tradit e me zakon, me zemer te bardh e te gjer...keshtu qofsh gjithmon dhe gezime e harmoni te dhent Abaz Ali Tomorri, ty dhe cilin te do zemra ty ta kesh me shendet e te gezuar..jam mese i bindur se je me i fuqishem e me i fort se tanku jot qe te shoqeron.Te paca te gezuar e te nderuar ngahera. Te falenderoj per respektin qe me bere duke me shoqeruar me dollin, je tradita dora vet! Gezuar dhe dolli ngahera miku im, nder e shendet te ken nga i pari sofres dhe deri tek i fundit, te gezuar qofshin dhe ata qe ende nuk kan ardhur dhe ata qe nuk e frekuentojn kete sofer, gezim e dashuri te ken perhera...ja te paca..dua s'dua, me detyron me ate menyren tende te tradites se bukur e me ben ta kthej dhe ùkete got...te paca te gezuar.
I nderuar dhe i respektuar Z.Arben Kote, kete formulen nuk e dija vallai me te then te verteten, se po ta dija nuk e kisha ven,, por tani qe me doli nami eshte e kot qe te bej levizjen tjeter, per ta hequr, qe keshtu po e le cte bej, kot nuk thot populli"me mire syri se sa nami" edhe puna ime tashme:...ja te paca te gezuar Arben, dhe me bereqet kete vit se dhe pak e korrim te mbiellat, apo jo...qofsh i gezuar e i nderuar ngahera...te paca!
Elena mire se ke ardhur, ti ketu ke qen gjithmon ne fakt, pash qe kishe sjell ca shishe raki, e provova pak sa e vura ne buz vetem per prov, mu duk e mire, ndonje specialist i rakis nuk jam se sic e shikon nuk e pi, po e mire ishte, e fort ashtu sic je dhe ti.Te paca te gezuar dhe te uroj suksese ngado shkofsh...xixellonjat te shendritshin udhen ngado Elen.E gezuar.
Babe, meze te ketilla me sill sa here te mundesh, he tu befsha, se sdu ta pi that ket cik raki se pastaj ika me keq a derman, me ki nje cik kujdesTe paca te gezuar, e sa malet...do t'i them Shoku_tanku te te shtyj te na besh ndonje dolli, si thua, do e besh nje apo jo, aq sa te mundesh, edhe deri ne tre shendete pranohet, mendohu nje here dhe me thuaj t'i them te zotit te sofres apo jo.Ja te paca te gezuar dhe nje here...
Liana, e gezuar, dhe mire se je ulur, me sa shikoj ta dashka xhani rakin, keshtu ka lezet, me behet qejfi, do kisha deshir te te shikoja me Baben (Ballakumin) ne dolli, te ishe sekretare, duhet ta besh, jam i bindur...te paca te gezuar dhe qofsh e lumtur ngahera, suksese ngado...
PRI-LTN, e mire kjo rakia jot vlla, te paca te gezuar, mqs nuk i shtyj dot dy gota pernjeheresh po ja kaloj gjysmen Lianes, nuk te ngelet qejfi besoj. Ja te paca dhe nje here, te gezuar e te nderuar.
_SheJtaNia_, mire se erdhe midis pijedashesve, urdhero ulu ketu pran meje dhe Zemrushes se dhe ne nuk e terheqim fort rakin, ndaj hajde kendej se mos te marri ndonje dallg rakie andej matan...bej shaka, te paca te gezuar dhe suksese ne jet.
Dajo, i nderuar mik, te paca te gezuar, te uroj kthim te shpejt ne ATIN DHE Dajo, e di mire se c'eshte mergimi, se ka qen dhe Ceti dikur, po cte besh, kohe te ketilla erdhen vlla...te paca dhe nje here dhe mbar ishalla.
Ali Baba Tepele, mire se na urdherove, i gezuar dhe i nderuar, ku te vajti mendja a shejtan per kete emer aman me qafsh e, e mire a derbardh mire, PPSH me thot Ali Baba i Tepelenes, me shkrive degjove kendej...te paca te gezuar e me jet o i nderuar.
Ju paca te gjithve se e zgjata shume, dhe ju lodha e shikoj...te gezuar e te nderuar qofshi, e kshu u mbledhshim ngahera, per te mira.
Kristal.....E bardhë.....Që më mban gjall!
Nje pershendetje dhe respekte per te gjithe....
"Carpe Diem"
Pershendetje DI_ANA...me behet qefi qe u riktheve ne baze...uroj te kesh qene mire...gezuar..Postuar më parë nga DI_ANA
Ja baba Tomorr ore"...po mos me thuaj qe s'e pi rakine mor Shefqet se keto dollite i qan me lot, i qan..Nuk do te besoja kurre"edhe sikur te beje be e rrufe,
per mua nje nje rakidashes absolut...e di qe nuk do te te dale nami po ketu je mes miqsh..askush nuk te paragjykon...je teresisht brenda natyres sone,per me teper
je brenda familjes tende...nje familje e madhe..
pershendetje per te gjithe ju
po ju sjell nje shishe raki menafere ,e ber ne pronovik (pra eshte nga skrapari)
kujdes se ne fillim duket e lehte po ne dopjon e tret fillon e kercen pastaj
pershendetje te vecanta per shokun tanku
Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.
Mire se me erdhe Bebushja...me behet qefi qe te shoh ne tavolinen tone..pranija jote i jep muhabetit tone nje shije te vecante,ashtu si rakija e menaferres...ilac eshte e shkreta...qenka prej Pronovikut...shume ferra ka atje...ku tjeter me mire se ne ate vend mund te nxirret nje raki e tille...si i thone asaj shprehjes:nga ferra del trendafili por egziston edhe nje shprehje tjeter e cila thote:nga ferra del rakija,
nje raki e mrekullueshme madje..gezuar bebushe..te falenderoj nga zemra,se pari per pranine dhe se dyti per rakine..te uroj gjithe te mirat sepse vertet i meriton..
HAJDE GEZUARPostuar më parë nga shoku_tanku
GJITHE TE MIRAT TE UROJ ,UNE PO HA CA MARE KESHTU KOKRA SE I PELQEJ SHUM DHE PSE TE BEJN TAP PA U NDJER
![]()
Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.
Mos me kujto maret,te lutem,haji kokrra,beji edhe recel po deshe,vetem raki,aman mos na i bej"eshte rakija me e keqe,ta ben koken pershesh ta ben..nuk do tja keshilloja asnjerit rakine e mares![]()
Krijoni Kontakt