Nuse pėr eksport-import
Ulrike Mast-Kirschning
Nė shumė vende tė botės femra vazhdon tė jetė viktimė e dhunės. Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė ka bėrė apel qė femrat tė mbrohen nga dhuna. Organazatat e shumta tė grave nėpėr botė, pėrmes aktiviteteve tė shumta, po bėjnė pėrpjekje t“a sensibilizojnė kėtė problem. Ligjet gjermane aktualisht, mundėsojnė, qė femra nė rast tė dhunės nė familje, ta thėrrasė policinė nė mbrojtje. Megjithatė, edhe nė Gjermani organizohen fushata pėr mbrojtjen e femrės nga dhuna, por qė deri mė tani nuk kanė ngjallur ndonjė interesim nė diskutimet publike.
"Jo, dhunės ndaj grave". Me kėtė parullė nė mėse 800 qytete dhe komuna tė Gjermanisė do tė valojnė flamujt e shoqatės "Terr dė Famm". Kjo organizatė pėr tė drejtat e njeriut angazhohet qė gratė dhe vajzat tė bėjnė njė jetė tė pavarur. "Martesat e detyruara" ėshtė tema e fushatės. Edhe nė Gjermani gratė dhe vajzat detyrohen tė martohen pėrkundėr vullnetit tė tyre, thotė Rahel Volz, zėdhėnėse e shoqatės:
"Po, nė dy vitet e fundit kemi shumė njoftime qė vijnė nga kėshillimoret, tė cilat flasin pėr femra tė prekura nga kjo dukuri. Edhe mėsueset nga shkolat kanė treguar se shumė vajza janė tė detyruara tė martohen nga familjet e tyre, prandaj kemi nisur kėtė fushatė". Para sėgjithash, emigrantet janė tė knfrontuara me kėtė formė tė dhunės nė rrethin e tyre familjar. Pėr shembull nusja trajtohet si tė ishte mall eksporti apo importi pėr burrat turq. Kjo ėshtė njė dukuri pak e njohur nė opinionin gjerman. Tė shumtėn, vajzat e reja sillen nė Gjermani si kandidate pėr martesė, por edhe vajzat qė janė lindur e rritur nė Gjermani, detyrohen shpesh nga prindirit, apo vėllezėrit e tyre qė tė martohen nė moshė tė re. Kjo sipas ligjit definohet si rrėmbim i femres. Rahel Volz nga "Terr dė Famė" thekson:
"Ka raste nė Gjermani kur vajzat nga shkolla shkojnė pėr pushime dhe nuk kthehen mė. Nganjėherė pėr fatin e kėtyre vajzave merret vesh nga ndonjė shoqe e tyre dhe pastaj mund tė kuptohet se ato janė detyruar tė martohen. Nė raste tjera kjo mund tė supozohet. Por nė ēdo rast ato mė nuk vijojnė shkollimin." Pa mbaruar shkollėn, ato kthehen nė vendin prej nga kanė ardhur prindėrit e tyre: Njė vend ku nuk janė rritur, dhe as qė kanė jetuar mė parė, ndėrsa detyrohen tė martohen edhe pėr burra tė moshuar. Vajzat qė bėjnė pėrpjekje tė kundėrshtojnė familjet, kėrcėnohen se po prishin nderin e familjes, ose edhe mė keq - ato rrahen dhe detyrohen tė bėjnė jetėn e njė tė arrstuari shtėpiak. Rahel Volz shton mė tej:
"Vajza qė detyrohen tė martohen me zor ka edhe nga Shqipėria, Maroku dhe nga vendet afrikane. Kjo ėshė relative dhe nuk mund tė thuhet se ato janė vetėm nga familje me traditė e kulturės islame, sepse ka raste tė ngjashme edhe nga familje krishtere. Eshtė shumė tė thuhet se kjo ndodh pėr shkak tė relegjionit. Arsyeja e vertetė qėndron nė strukturėn tradicionale dhe patriarkale tė familjes".
------------------------
---------------------------
Rinorja
Krijoni Kontakt