Pėrshėndetje.
Falenderojmė Perėndinė sepse lejoi qė pas njė kohe tė gjatė heshtjeje tė rimėkėmbej radioja e krishterė e kishave ungjillore kėtu nė Greqi dhe mė saktė nė Athinė. Arsyeja e mbylljes ka qenė ndėrhyrja e kishės ortodokse greke nė qeverinė e atėhershme greke dhe si pasojė u mbyllėn tė gjitha radiot e krishtera qė nuk i pėrkisnin kishės ortodokse, nė Athinė dhe nė Selanik. Justifikimi ishte shumė qesharak megjithatė askush nuk e humbi shpresėn se njė ditė kjo radio do funksiononte pėrsėri.
Tani pėr tani radioja funksionon nėpėrmjet Internetit dhe po bėhet njė pėrpjekje pėr tė bėrė tė mundur edhe transmetimin tokėsor tė saj. Kjo radio ėshtė nė gjuhėn greke kryesisht dhe do tė ketė njė program nė gjuhėn shqipe nė orėt e pasdites. Na janė dhėnė dy orė nė dispizicion por pėr shkak tė mungesės sė kohės do kemi mundėsinė tė mbulojmė vetėm njė orė si fillim. Emisionet do jenė nė formėn e bashkėstudimit biblik, duke kapur tema tė ndryshme, kryesisht nga Bibla.
Do tė kemi edhe rubrika tė tjera nė vazhdim pėr tė rinjtė, pėr fėmijėt, pjesė teatrale, lexim i Biblės. Kjo e fundit, leximi i Biblės do tė ketė si epiqendėr Dhiatėn e Re dhe me leximin nėnkuptojmė njė ripėrkthim tė Dhiatės sė Re nė mėnyrė direkte nga Novum Testamentum Graece qė njihet si teksti mė origjinal deri mė sot. Fillimisht do tė fillohet me Ungjillin e Gjonit i cili ėshtė edhe mė i diskutuari deri mė sot dhe do tė vazhdohet edhe me vargje tė tjera biblike qė kemi ndeshur gjatė studimeve tona dhe qė janė disi tė pakuptueshėm nė gjuhėn shqipe. Leximi, pėrveē pėrkthimit, do tė ketė gjithashtu edhe shpjegimin e fjalėve qė janė pėrdorur, kuptimin e tyre kryesisht nė greqisht dhe pastaj nė gjuhėn shqipe. Kemi privilegjin nga Perėndia tė pėrvetėsimit tė gjuhės greke, gjuhė nė tė cilėn ėshtė shkruajtur Dhiata e Re dhe do e shfrytėzojmė pėr tė kuptuar sa mė mirė Fjalėn e Perėndisė. Do ngeleni tė mahnitur nga ndryshimi i dukshėm i tekstit qė kemi nė duar nė krahasim me tekstin origjinal.
Jeni tė mirėpritur tė na dėrgoni sugjerimet tuaja, vėrejtjet tuaja. Emisionet tona do tė jenė nė orėn 17 - 18 me orėn e Shqipėrisė dhe si temė tė parė kemi zgjedhur Pashkėn. Mund tė komunikoni me ne nė adresėn e-mailit: radioapokalipsi@gmail.com
Pėrmbajtja e programeve do tė komunikohet kėtu por edhe nėpėrmjet e-mailit pėr ata qė do na shkruajnė.
Pėr mė tepėr ju lutem kontaktoni me e-mail ose nė privat. Zoti ju bekoftė.
Nėn Hirin e Tij,
ns
Shėnim: Emisioni i parė do tė transmetohet ditėn e Shtunė nė orėn qė pėrmenda mė sipėr.
Krijoni Kontakt