Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448

    Minarolli përgjigjet: Në ambasadë ka falsifikatorë

    Intervistoi Altin Metaj
    02-05-2007


    Ambasadori shqiptar në Athinë, Vili Minarolli



    Një ditë pas publikimit të korrespondencës, Minarolli jep versionin e tij rreth problematikave të ngritura nga Mustafaj
    TIRANË- Ambasadori shqiptar në Athinë, Vili Minarolli flet për marrëdhëniet e tij me ish-ministrin, Besnik Mustafaj. Në intervistën e tij, Minarolli ka mohuar të ketë marrë një letër nga Mustafaj, edhe pse në fakt faksimilja e letrës e publikuar nga "Shekulli" dy ditë më parë ishte me vulë dhe firmë të ish-ministrit të Jashtëm.

    Z.Minarolli, a është e vërtetë se një nga arsyet për të cilën dha dorëheqje ministri i Jashtëm, ishte një debat? Nëse ka pasur, cili ka qenë debati ndërmjet jush?

    S'ka pasur asnjë debat, aq më shumë që të jetë bërë shkak i dorëheqjes të ministrit dhe mikut tim, zotit Mustafaj. Për më tepër zoti Mustafaj, jo në cilësinë e ministrit, por të shkrimtarit, ishte ftuar privatisht nga ana ime, në bashkëpunim me një shtëpi botuese, për të promovuar një nga romanet e tij të përkthyer në gjuhën greke. Shoqatat e shkrimtarëve shqiptarë në Greqi u lajmëruan dy herë për këtë aktivitet, për datën 19 prill dhe më pas për datën 7 maj, që nuk u realizua për shkak të ngarkesës së ministrit. Herën e dytë unë u njoftova nga ministri që s'mund të bëhej edhe për datën 7 maj, për shkak të ftesës që i erdhi nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

    Me sa jeni Ju në dijeni, cilat ishin arsyet e vërteta që e detyruan z.Mustafaj të largohet nga posti?

    Unë di aq sa ka thënë vetë z.Mustafaj.

    A e keni anashkaluar ju si ambasador zotin Mustafaj, gjatë punës suaj, ashtu siç edhe ai shkruan në letrën që ju ka drejtuar?

    As mund të bëhet fjalë për sa thoni. Unë jam ngarkuar nga Kryeministri i Shqipërisë në këtë detyrë, sigurisht me dijeninë dhe miratimin e ministrit të Jashtëm. Unë rikthehesha në diplomaci pas aktivitetit tim politik dhe e di si detyrën time dhe pozicionin tim me eprorët e mi. Unë zbatoj programin politik të qeverisë shqiptare, në lidhje me vendin ku jam akredituar dhe deri tani, nga eprorët e mi s'kam pasur asnjë vërejtje. Në të kundërtën, puna ime ka qenë e orientuar në forcimin e marrëdhënieve sa më të mira në të gjitha fushat, me shtetin dhe qeverinë greke, në përcjelljen e mesazheve për thithjen e investimeve greke në Shqipëri, në një bashkëpunim sa më të ngushtë midis biznesit grek dhe atij shqiptar në Greqi, në bashkëpunimin sa më të ngushtë me komunitetin shqiptar në Greqi, për zhvillimin e vlerave kulturore, për lehtësimin e kushteve sa më të mira për të punuar dhe jetuar dhe për të ndihmuar në procesin e integrimit të shoqërisë shqiptare në shoqërinë greke, me anë të veprimtarive të larmishme kulturore. Një vend të rëndësishëm ka zënë edhe mësimi i gjuhës shqipe të fëmijëve të shqiptarëve, etj. I gjithë ekipi i ambasadës është çdo ditë në një veprimtari të gjerë diplomatike dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe kurdoherë prezent në veprimtaritë e shqiptarëve. Nuk di për ç'farë letre bëhet fjalë, se unë nuk kam marrë një të tillë. Unë ju shpjegova më sipër që kishim programuar me z.Mustafaj një vizitë në Athinë, për promovimin e librit të tij të përkthyer në greqisht. Jo vetëm kaq, por unë kam pasur ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të z.Mustafaj, për të luftuar korrupsionin dhe abuzimin, që dëmtonte imazhin e vendit dhe vetë shqiptarët këtu në Greqi.

    Në letër thuhet: "Duke bërë kallëzim të drejtpërdrejtë pranë Policisë së Shtetit, pa pritur verifikimin e thënieve tuaja, qofshin ato edhe të drejta e të cilat nuk mund të jenë të vetmet, ju keni shkelur ligjin dhe keni vënë në vështirësi Ministrinë e Punëve të Jashtme". Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

    Ju citoni një letër, unë po bëj këtë sqarim. Së pari, pse del një e ashtuquajtur letër, kur nuk është më në detyrë z.Mustafaj? Pra, u prit sa të dekretohej z.Basha dhe ca "burracakë" na nxjerrin një letër! Ndoshta janë nisur nga një fakt: Në ambasadë është një oficer i Ministrisë të Brendshme, në rolin e Oficerit Ndërlidhës, siç është edhe homologu i tij në ambasadën greke në Tiranë. Ai ka detyrat e tij të përcaktuara dhe komunikon drejtpërdrejt me dikasterin e tij. Nga stafi i ambasadës u konstatua një veprimtari falsifikuese e një apo dy konsujve, që përbënte vepër penale. Dhe ai veproi në linjën e tij, gjë që do e bënte edhe çdo qytetar tjetër në bazë të ligjit. Unë njoftova MPJ dhe z.ministër dërgoi përfaqësuesin e Auditit të Brendshëm të Ministrisë. Meqenëse çështja, sipas të dhënave i ka kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Tiranës dhe sigurisht, ministria është në pritje të hetimit të Prokurorisë. Pra s'ka asnjë shkelje ligji, por ata që kanë vepruar, e kanë bërë këtë jo vetëm në detyrën e tyre funksionale, por edhe si qytetarë, që nuk pajtohen me korrupsionin dhe abuzimin. Jam i bindur se edhe ju nuk keni asnjë dyshim se z.Mustafaj mund të tolerojë një veprim antiligjor dhe për më tepër në ambasadë, ashtu siç ka mbështetur dhe dënuar deri tani të gjitha rastet e ngjashme.

    Në një paragraf të letrës, thuhet: "Jam po aq i bindur se, kur titullari nuk është në gjendje t'u bëjë ballë problemeve që has, kur veprimet e tij nuk zgjidhin problemet, por i acarojnë ato më tej, i takon Ministrisë së Punëve të Jashtme të gjejë zgjidhjet që ajo i gjykon si më të dobishmet për mbarëvajtjen e punës". Cila, sipas jush, është zgjidhja që ministria do ta gjykonte të dobishme, mos vallë largimi juaj?

    Edhe këtu abuzohet dhe dezinformohet. S'kam pasur asnjë problem, për të cilin t'i jem drejtuar eprorëve të mi për ndihmë. Unë nga natyra i zbus problemet dhe jo t'i acaroj. Në qoftë se është fjala për acarim me të korruptuarit, me falsifikatorët, si ai që tani është në hetim nga prokuroria, unë asnjëherë nuk jam i mirë me ta. Po si mund të ndodhë kjo, që unë të bashkëjetoj me korrupsionin, kur, gjithnjë hajdutit i kam thënë hajdut, falsifikatorit, falsifikator dhe mashtruesit, mashtrues! Aq më shumë, kur persona të tillë hajdutë dhe falsifikatorë u grabisin mundin dhe djersën shqiptarëve në Greqi dhe me këto fitime ndërtojnë shtëpi, i çojnë fëmijët në shkolla private, u venë mësues dhe shoferë privatë, etj. Pse nuk thotë e ashtuquajtura letër ku konkretisht ka çaluar puna ime, kur s'di të më jetë bërë një vërejtje, që unë do e mirëkuptoja dhe rezultatet e stafit të ambasadës janë konkrete për ata që kanë sy në ballë dhe mendjen në kokë. Ka një të vërtetë nga puna jonë: që të gjithë nuk jemi pajtuar me korrupsionin dhe abuzimin dhe atë falsifikator që akoma është në ambasadë, nuk shoqërohet nga asnjë. Pse nuk e përmend "letra" këtë falsifikator apo vetëm ka marrë përsipër t'i dalë në mbrojtje? Pse nuk shpjegon letra atë ç'ka ju përmendët në pyetjen e katërt? Nëse mbrojtësit e tij në ministri u bënë të guximshëm tani që zoti Mustafaj nuk është dhe shpërndajnë letra nëpër redaksi gazetash, kjo është puna dhe mjerimi i tyre. Por edhe detyra e drejtuesve të ministrisë, për t'u treguar vendin këtyre mbrojtësve të falsifikatorëve dhe abuzuesve. Ata duhet ta kenë të qartë, që filozofia e qeverisë shqiptare është për të nxjerrë jashtë administratës njerëzit e korruptuar, falsifikatorë dhe të pamoralshëm. Por kjo është edhe detyrë qytetare e çdonjërit nga ne. Kemi muaj që në territorin e ambasadës nuk ka sekserë që rripnin gjakun dhe djersën e emigrantëve, nuk ka radhë, sepse edhe me mbështetje të ministrit Mustafaj u prenë fijet e lidhjeve të falsifikatorëve brenda dhe jashtë ambasadës, dhe shqiptarët ndjehen krenarë kur vijnë në ambasadën e tyre në Athinë. Para dy javësh ne vendosëm në marrëveshje me Postën Qendrore të Greqisë, Shërbimin Konsullor Postar, për të ndihmuar shqiptarët që të mos humbin ditët e punës dhe të bëjnë shpenzime udhëtimi për të ardhur në Athinë, dhe jemi në bisedime të vazhdueshme me autoritetet greke për të krijuar lehtësira sa më të mëdha për qëndrimin e tyre në Greqi. E përsëris edhe njëherë, eja në ambasadë, bisedo me stafin, bisedo me qytetarët, shiko gjithçka të duhet dhe jepu të vërtetën lexuesve të gazetës që përfaqëson.

    Gazeta Shekulli

    Imperator
    Albanian Perandory

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,952

    Kur bëhet puna e përgjysmuar!

    GJITHMON E PËRGJYSMUAR ZGJIDHJA E EMIGRANTËVE!

    Duke marrë shkas edhe nga njoftimi në shtyp,nga ana e ambasadës Shqiptare në Athinë,gjithashtu edhe informimi që j'u bëri, kjo ambasadë,shoqatave të shqiptarëve në gjithë Greqinë,për mënyrën e re të shërbimeve, për legalizimin e dokumentave,është shum e nevojshme të bëjmë një sugjerim.
    Në radhë të parë: Shoqatat shqiptare, si fomë e organizimit të emigrantëve,për një zgjidhje të mundëshme të problemeve të tyre në përgjithësi,sa më drejtë e në mënyrë të zyrtarizuar, e jo individuale apo private,kanë kërkuar qysh para disa viteve ndryshimin e kërkesave të organeve shtetërore,në lidhje me disa tepërime,burokracira.Do ta them me plot gojën, se është një kërkesë burokratike e theksuar,legalizimi i certifikatave.Emigranti shqiptar duhet të indetifikohet, si gjithë bota e qytetëruar, me anë të letër-njoftimit që mban,apo (Pasaporta) e cila sipas deklarimeve zyrtare dhe praktikës së ndjekur, plotëson të gjitha kriteret e saktësisë dhe vërtetësisë së një dokumenti themelor. E gjithë kjo mënyrë burokratike është fabrikuar në kurriz të emigrantëve, për të përfituar një lloj takse të pa drejtë, si ambasada shqiptare, ashtu dhe disa organe shtetërore, e deri tek sekserët e shumtë që kanë bllokuar me kohë ambasadën dhe ministrinë e jashtme Greke.Por më e rënda, më e keqja,ajo që vret e shkatërron besimin tek nocioni SHTET,(Kini kujdes dhe lexojeni me shum kujdes,sepse ka shum rëndësi!) është fakti se nuk i është vënë re thirrja e emigrantit, apo shoqatave të emigrantit! Kemi rrahur ujë në hava! Por jam i sigurtë se nuk do jet kështu.Pse? Sepse mund të jenë zyrtarët tanë kokfortë! Mund dhe trashëguan një padrejtësi! Por kur diçka bije ndesh me të vërtetën e jetës e të zhvillimit jetësor, atëherë ka mbaruar funksioni i drejtë i një qeverisje.Të shtosh artificialisht jetëgjatësin e saj,përsëri është një përpjekje që mbetet artificiale.Në këto raste populli i thjeshtë,siç është edhe emigranti, krijon një hendek për të cilin vështir se gjen një urë, përveçse largimit nga posti i të gjith atyre që jan të pa aftë.Po përdor këtë fjalë, jo për të akuzuar ndonjë,sepse akuza vetëm në u heqtë! Por për të zbutur pakë akuzën që të mos themi se nuk duan! Ta zëmë se nuk kan përvojën e duhur apo mundësinë! Megjithatë sado të dridhemi, "Një fshat që duket, nuk do kallauz"! Nuk mundet të shkëputet nga thonjt e korrupsionit ku është mbërthyer qeverija dhe gjith shteti ynë Shqiptar! Është e tmerrshme dhe e pa falshme kjo gjëndje, por më mirë t'ja themi vetë-vetes e ta njohim, se sa të na e thonë të tjerët të shoqëruar me ironinë therëse.Asaj i thonë, "Mirë gomari që na ngordhi, por s'na lënë dhe mizat rehat!"
    Së dyti: Ambasada Shqiptare bëri një përpjekje,sa për të hequr gjysmën e barrës së saj! (I përmbahemi shkrimit të më sipërm, ajo do ishte barra e plotë!) Për këtë as që mund të ketë diskutim, se nuk është pozitive! Ndryshe nga një përfaqësi diplomatike, duhet të shpallet një përfaqësi biznesi dhe deklaron e reklamonë mundësitë dhe çmimet e saja.Përpjekja e ambasadës ishte një marrveshje me qëndrat postare të Greqisë për të marr përsipër vetëm transportimin e dokumentacionit nga çdo cep i republikës Greke, drejtë qëndrës, d.m.th. në ambasadë.Kaq e saktë është kjo marrveshje saqë ëmigrantit nuk i tregohet as çmimi,as koha se për sa mund ta marr dokumentin të legalizuar,as forma e legalizimit.Të gjitha këto i lihen në dorë bisedës telefonikie me punonjësin e ambasadës.(Ana tjetër dihet se sa të shërben ai telefon,kur të del kompiuteri dhe të thotë gjithë "kushtetutën e Greqisë" e më të ngrysur të thotë;Provoje përsëri! )Për mua dhe për të gjith ata që kemi pyetur është "KOROIDHIA",siç i thotë Greku,TALLJE E DREJT-PËRDREJTË.
    Së treti: Aq e vështirë është për abasadën, së cilës nuk i mungon dëshira e zgjidhjes së mirë, gjithmon në favor të emigrantit,siç shprehet edhe z.ambasador në Athinë gjatë një bisede telefonike!? ,Pra nuk do ishte më e drejtë dhe me interes që në qoftë se të gjitha dokumentat, që duhet pa tjetër të kalojnë në ministrin e jashtme, sepse bashkë e kan gatuar atë gjellë,çfar do t'i kushtonte, që atë legalizim ta bënte një punonjës i ambasadës, pa lejuar sorollatjet dhe sekserët e jashtligjshëm, të cilët nuk i mohon asnjë palë.Atëherë përse të ngremë supet para këtyre propozimeve të dobishme? Duke u justifikuar, gjë e cila duket qartë, për të mbrojtur një veprim fitim prurës! Atëherë këto forma nuk quhen LIGJE dhe të mos i përkufizojnë të tilla! Ato janë urdhëra e udhëzime,për të mos thënë teka, të drejtuesve me mendime të cekëta,e negative!Këtu padrejtësishtë futen shoqatat në lojë, jo për përfitime, në asnjë mënyrë, por për keq informim të bashkëpatriotëve, të cilët presin një zgjidhje të vërtetë! Unë këmbëngul tek ndërhyrja dhe mbështetja e shtetit i cili duhet të tregoj se jeton jo vetëm gjeografikishtë, por edhe faktikishtë e ligjërishtë me të gjitha atributet, e të drejtat ndërkombëtare të mbështetura tanimë në dokumenta zyrtare! Le të shërbej ky shkrim për nxitjen e asaj pjese të shtetit e cila ka harruar detyrimet e saj ndaj qytetarëve, ndaj shtetasve të tij.
    Nga Danel Cana- Gazetar i gazetës Emigranti.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,952
    Për saktësi po japim këtu një artikull të botuar në gazetë Vëzhguesi,më 2004-ën
    10 – TËNJA BALO ----

    Sa herë kujtoj këtë fjalë të urtë të popullit tonë, më vjen ndër mënd xha Sofua, ramet pastë.Ishte një plak i urtë, me ata që e kuptonin dhe e dëgjonin me respektë dhe një plak nevrik për ata që nuk e kuptonin ose nuk donin ta kuptonin sepse do t’ju shkonte e tyreja. Në këto raste mavrija Sofo këndonte me grykë, vetë ja merrte e vetë ja kthente :

    O Balo të hëngërt tënja,
    Të keqen e ke na brënda.
    Shko të shërohesh lanet,
    Mos të bëhesh për gazep.

    Se mos kemi mbetur ne, pa u bërë Gazep deri tani !? Çfar të thuash e çfar të lëshë ... ? Të pështysh poshtë, keq, të pështysh lartë, të bie mbi surrat. Çfar të bëj njeriu i shkretë ? Dhe sotë në këto kohë, që jan bërë të gjithë me dhëmbë të mprehtë. Gjithkush do të hajë sa më shumë, e tmerrshme ! Thua se njeriu nuk komandohet nga koka e nga truri, por nga goja e nga sytë, sepse ç’i shohin sytë, i do të tëra. Vete gjuha tek dhëmp dhëmbi. Përsëri në skenë problemi i shumë- njohur i Emigrantit të Raskapitur, të telendisur, të pa shpresë, të pa udhë, të pa fatë. As ka marrë e as ka për të marrë fund odiseja e ligjërimit të emigrantëve në Greqi, sepse ajo tani është kthyer në një biznes të mirëfilltë si për vëndasit edhe për shqiptarët. Për vëndasit është biznes fitim prurës sepse:
    1- Hapi vënde të reja pune
    2- Nxit dhe jep rendiment në disa sektor të ekonomisë.
    3- Pasuron arkën e shtetit dhe xhepin e miletit.
    4- Kësaj i thonë Poçe pa fund, as mbushet e as mban kurrë.
    Për shqiptarët është biznes sepse.
    1- Hapi punë për zyrtarët.
    2- Është mjeti më fitim prurës për :
    - punonjësit e gjëndjes civile që nuk kan mësuar të kthejnë resto e ta quajnë detyrë.
    - Për avokatët e noterët
    - Për punonjësit e qarkut.
    - Për punonjësit e ministrisë së jashtme. Etj.
    2- Të mos harrojmë se kjo siguron një lëvizje të konsiderueshme të njerëzve.
    E pra janë të kalkuluara të gjitha. Pyetja është :
    - Kur shtetasit shqiptarë janë të paisur me një dokument bazë siç është Pasaporta, përse duhet të rendin për certifikata personale dhe familjare ?
    Kur marim në telefon ambasadën tonë në Athinë na del një punonjëse e sekretarisë e cila e gjen kleçkën dhe na përgjigjet plot kompetencë :
    - Zotëri, pasaporta nuk shkruan as emrin e babait, as të nënës, as kombësinë as .... Po mirë moj Zonjë e nderuar, nuk po e përment emrin, ata që e aprovuan një gjë të tillë, nuk e morën parasysh këtë?
    D. m. th. - U krijua poçja pa fund.
    - Që të bredh emigranti,
    - që të haj ustaji,
    - që të hanë të huajt,
    - që të bluaj mulliri,
    - që të haj mullixhiu,
    - që të haj qeraxhiu,
    - që të han dhe kuajt,
    - që të haj dhe mbreti,
    - që të ketë dovleti,
    - që të presë mileti,
    - ku ta gjej i shkreti ?
    - i Ziu ç’e gjeti.
    Është një poçe pa fund dhe një tmerr pa fund. Kur noton në ujë të trumbull, do gjendet një kërcu të të vërë përpara. Ndryshe si mund të spiegohet buzëqeshja ironike e portierit: n.q se do të mos kthejnë mbrapsht, paguaj diçka më tepër. As që ka për t’u kulluar proçedura e ligjërimit të emigrantëve në Greqi. Por fajin nuk e paska Greku. Peshku qelbet nga koka. Populli këndon, ka kënduar në momente të vështira dhe me këngë ka bërë atë që nuk e ka bërë me pushkë.
    - moj kokë e qënit moj qëne
    - që s’dite për veten tënde.
    Mir na gjen, po mir nuk bëjnë. Historija le të bëj punën e saj. Prandaj kujtohet xha Sofua i urte.
    . 2004-08-25

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 05:26
  2. Paisja me Pashaporte te Shtetasve Shqiptare ne Diaspore
    Nga Estella në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-05-2008, 22:35
  3. Greqi, gjenden 7 emigrantët shqiptarë. Minarolli: Jane mire
    Nga AlbaneZ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 05:56
  4. Ambasadori Minarolli pret nxenesen e shkelqyer shqiptare!!
    Nga YaSmiN në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2006, 01:31
  5. Dr.No - Barcoleta
    Nga Dr.No në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 12:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •