Sas, hajer per temen
1. Besimi kundrejt pertner-it/es; eshte gje e mire! Do te thoja gjeja me e mire.
Kjo te ben te "flesh rehat".
2. Mirekuptimi; nuk e di c'kerkon mirekuptimi ketu, sepse te mirekuptosh dicka do te thote te keqkuptosh nje gje jo te mire, per te mire

Kjo eshte kupe qe mbushet shpejte dhe kerkon te zprazet pas shume pak kohe. Ndersa shprazja e saj i sjell punet keq. Nuk jane te mire personat qe duhet t'i mirekuptosh vazhdimisht besoj une!
3. Sinqeriteti; eshte i mire aty ku nevojitet. Them aty ku nevojitet sepse njeeriu duhet te jete jo vetem i sinqerte por edhe shume i hapur saktesisht ne qeshtjet qe jane te perbashketa. Por kurresesi te qeshtjet qe nuk jane, nuk mund te kerkooj hapje dhe sinqeritet per qeshtjet qe nuk me perkasin mua dhe qe prekin individualitetin e pales se dashur, sepse eshte pjesa qe e cmoj me se shumti te ana e kundert dhe te cdo njeri tjeter. Keto gjera mund te cfarosin individualitetin e secilit pa dallim dhe te ju shnderrojne ne nje dyfishim ne vend se ne dy pjese qe perbejne nje shpirte. Ketu nuk pajtohem deri ne fund me veten por parimisht me duket e drejte.
4. Komunikimi; gje e mire poashtu por jo i domosdoshem kur ekziston sinqeriteti dhe besimi i plote. Pastaj menyrat e komunikimit jane aq versatile sa nuk mund te numerohen gjithe gjuhet dhe protokolet e tyre. Edhe moskomunikimi eshte komunikim. Kur per nje arsye ose per nje tjeter nuk te lajmerohet partneri, per nje kohe "te gjate" edhe ky mund te quhet komunikim dhe pikerisht ky moskomunikim te cilit pala ia di arsyen, dhe se ajo arsye nuk kate bej me te si shkak, eshte nje forme e fuqishme e komunikimit qe e forcon lidhjen dhe i ndihmon pales ne riforcimin e personalitetit te vet ashtu qe kur te filloje komunikimi i serishem te ndihet nje energji e re ne lidhje; gje pozitive mendoj une

.
5. Idete dhe qellimet e jetes; perputhja e tyre deri ne nje sfere e cila eshte e perbashket eshte e domosdoshme por cdo gje jasht saj eshte e padobishme bile edhe shpartalluese ne shumicen e rasteve. Cdo ide qe ndryshon ardhmerine e te dyve duhet te jete ne perputhje. Nese njeri deshiron te krijoje familje, eshte ide qe preke sferen e perbashket pa pajtimin e se ciles nga te dyja palet nuk mund te kete ardhmeri; ardhmeri po, por jo te perbashket. Por qellimet e jetes mund te jene te ndryshme dhe sa me te ndryshme aq me te begatshme eksperiencat ne lidhje. ..
Keto ishin perciptazi disa ne botekuptimet e mija momentale, -te pershendes.
Krijoni Kontakt