Robert Papa
Neokonservatorėt e Uashingtonit shpresojnė se demokracia e eksportuar ne Botėn Myslimane mund tė ndalojė terrorizmin. Nė njė skenar tė mundshėm, njė Lindje e Mesme demokratike mund tė sjellė qeveri islame qė nuk do tė dėshironin tė bashkėpunonin me Uashingtonin.Presidenti George W. Bush e cilėson kėtė si njė sfidė tė pėrgjithshme pėr tė ngritur demokracinė nė Botėn Arabe. A nuk ndodhi me Hamas? Po, a ėshtė e vėrtetė sesa mė demokratik qė bėhet njė vend, do jetė mė pak prodhues pėr terrorizėm? Bush po gabon. Kėshtu mendojnė disa akademikė amerikanė. Tė dhėnat nuk tregojnė njė lidhje mes demokracisė dhe uljes sė terrorizmit. Duket se terrorizmi shpėrthen nga faktorė shumė me tė veēantė se sa nga tipi i regjimit. Grupet e Al Kaidas nuk po luftojnė pėr demokraci, por duan shtete islamikė. Edhe sikur nė Lindjen e Mesme tė fitonin qeveri demokratike, kjo nuk do sillte bashkėpunimin me SHBA. Nėse nė botėn arabe do kishim votime tė lira, kjo do prodhonte qeveri islamike, tė cilat do bashkėpunonin mė pak me Uashingtonin sesa nga disa qeveri autoritariane. Sipas disa analistėve nė Uashington, administrata e Bushit, nė vend qė tė kėrkojė zgjedhje tė nxituara, duhet ti pėrqendroje forcat dhe dollarėt nė inkurajimin dhe zhvillimin e organizatave politike liberale, laike dhe kjo do sillte forcė garimi ndaj partive islamike. Nė fjalėn e tij mė 25 mars, 2005, presidenti Bush theksoi: Promovimi i demokracisė nė Botėn arabe ėshtė thelbėsore pėr interesat amerikane.
Strategjia jonė pėr tė mbajtur paqe afatgjatė, ėshtė ndihma tė ndryshojmė kushtet qė sjellin rritjen e terrorizmit, veēanėrisht nė Lindjen e Mesme. Pjesė e atij rajoni janė kapur pėr breza nė ciklin e tiranisė, dėshpėrimit dhe radikalizmit. Kur njė diktaturė kontrollon jetėn e njė vendi, nuk mund tė zhvillohet njė opozitė e pėrgjegjshme dhe dezidenca shkon drejt ekstremit. Pėr tė hequr vėmendjen nga dėshtimet e tyre sociale dhe ekonomike, diktatorėt fajėsojnė vendet dhe racat e tjera duke nxitur urrejtjen qė drejton nga dhuna. Kjo status quo e despotizmit dhe egėrsisė nuk duhet injoruar nuk duhet mbajtur e mbyllur nė njė loj kutie. Edhe senatori John Kerry (D-Mass.) kandidat pėr president, kėrkoi reforma tė thella politike nė Lindjen e Mesme, si njė pjesė integrale nė luftėn kundėr terrorizmit. Martin Indyk, njė ndėr politikė bėrėsit e Klintonit, bashkė me Morton Halperin, Drejtor i Planifikimit tė Politikave nė Departamentin e Shtetit nė kohėn e Klintonit, thonė se rrėnjėt e Al Kaidas ngrihen mbi varfėrinė dhe mungesat e arsimimit dhe kjo luftohet vetėm me demokratizim. Kjo teori ėshtė munduar tė pėrhapet edhe nga njė gazetar i New York Times, Thomas Friedman. Por mė kot, akoma nuk provohet se sa mė shumė demokraci do pėrkthehej nė mė pak terrorizėm. Shkencėtarėt e Politikės, William Eubank dhe Leonard Weinberg demonstrojnė se mė shumė akte terrori ndodhin nė vendet demokratike, dhe si terroristėt edhe viktimat janė qytetarė tė demokracive. Profesor Quan Li mendon se demokracitė liberale inkurajojnė pa dashje aktet e terrorit. Sipas Departamentit Amerikan tė Shtetit, vitin e kaluar ndodhėn 269 akte terroriste nė ato vende qė cilėsohen tė lirė dhe 138 nė vendet jo tė lirė (gjyma nė Afganistan dhe Irak).
Edhe pse India, njihet si demokracia mė e madhe nė Botė, 75% e akteve terroriste kanė ndodhur aty. Kurse Kina, edhe pse ėshtė njė diktaturė, nuk ka pasur asnjė akt terrorist. Duket e habitshme?! Nė vitet 70-80, shumė organizata terroriste lindėn nė vende demokratike si Brigadat e Kuqe nė Itali; Provisional Irish Republican Army nė Irlandė; Japanese Red Army nė Japoni dhe Baader-Meinhof Gang nė Gjermaninė Perėndimore apo edhe Euskadi Ta Askatasuna (ETA) nė Spanjė. Bush rishpall Luftėn e Ftohtė. Presidenti Bush foli para National Endowment for Democracy, duke pėrdorur shumė metafora pėr ringjalljen e Luftės sė Ftohtė. Osama bin Laden, - tha Bush- u ka bėrė thirrje myslimanėve tė dedikojnė paratė dhe bijtė e tyre nė luftė kundėr mosbesuesve jashtė kufijve. Ata duan tė pėrsėrisin Bejrutin e vitit 1983 apo Mogadishu 1993. Ne nuk do tė tėrhiqemi kurrė; ne nuk pranojmė asgjė veēse fitore ndaj tyre. Radikalizmi islamik, si ideologjia e komunizmit, pėrmban kontradikta qė i ēon nė dėshtim nga frika prej Lirisė, duke shkatėrruar krijimtarinė humane dhe duke ndėshkuar ndryshimin, pasi kanė kufizuar kontributin e gjysmės sė popullsisė. Kjo ideologji nėnvlerėson cilėsitė qė bėjnė tė mundur progresin njerėzor. A do ishte Amerika mė e sigurt po tia lėmė kontrollin e Irakut, Bin Ladenit? Kemi larguar njė diktator, i cili urrente njerėzit e lirė, por ne sdo rrimė tė shikojmė se si vrasėsit do shkatėrrojnė vendin e tyre. Gjithkujt i bie nė sy se Bush flet mė ashpėr pėr radikalizmin islamik. Po vendin tonė, ku e fusin analistėt dhe asistentėt e Bushit? A jemi ne, realisht, njė bazė kalimtare e terrorit islamik? Terrori nuk bazohet mbi parimet demokratike.
Organizatat terroriste janė organizata tė vogla dhe nuk ngrihen mbi parime demokratike. Ato ngrihen rreth liderėve tė fortė dhe militantėt e verbėr janė gati tė sakrifikohen. Osama bin Laden nuk e do demokracinė; ai parapėlqen Kalifatin mysliman. Nė fjalėn e tij nė vitin 2003 ai kėrcėnon ata qė nė Irak : Kėrkojnė zgjidhje demokratike nė vend qė tė luftojnė nė emėr tė Zotit. Ai e quan demokracinė si :besim tė injorantėve. Terroristė e dinė se nuk vijnė dot nė pushtet mes zgjedhjeve tė lira, kėsisoj nuk mund tė besojmė se mė shumė demokraci do ti largonte terroristėt nga kursi i tyre. Gjithsesi, njė gjė ėshtė e dukshme: jo se arabėt nuk e pėlqejnė demokracinė, por Uashingtoni nuk do pėlqente qeveritė qė do prodhonte demokracia arabe. Kjo do sillte mė shumė antiamerikanizėm. Historia tregon se sa mė shumė demokraci tė kenė arabėt, aq mė shumė do pėrfitojnė islamikėt.
Krijoni Kontakt