Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Çakmaku

    Canten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe:
    nje , dy!nje!dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor!
    -Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash.
    -Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari.
    -E shikon ate pemen e madhe? - vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri.
    -C'do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari.
    -Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t'i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte,ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash.
    -S'me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende.
    -Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit.
    -Mire. Shkoma litarin rreth trupit.
    -Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra.
    Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba.
    Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit.
    -Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qendronte qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje gur mulliri.
    -Ki kujdes e mos m’I ngul syte aq shume –tha ushtari, -se do te te prishen.
    Pastaj e vuri qenin ne mesallen e magjistares. Por kur pa gjithe ato te holla argjendi ne arke, I hodhi poshte ato prej bakri dhe ngjeshi mire me argjend xhepat dhe cantet e tij.
    Pastaj, hyri ne dhomen e trete. Oh! C’tmerr!Qeni i kishte syte me te vertete te medhenj sa nje kulle e rrumbullaket; ata I verviteshin ne koke porsi rrota.
    -Mirembrema!-tha ushtari duke nderuar ushtarakisht, se ne jeten e tij nuk kishte pare kurre nje qen te tille. Por, mbasi e veshtroi pak, mendoi me vete:”Mjaft!” E uli poshte qenin dhe hapi arken. Zot i madh! Sa flori qe kish! Sa per te blere gjithe qytetin e Kopenhages, gjithe derrat prej sheqeri te tregetareve te embelsirave, gjithe ushtaret prej plumbi, gjithe kamxhiket dhe kuajt, gjithe lodrat e botes; verte, kish shume flori.
    Ushtari I flaku monedhat e argjendta qe kish ne xhepat dhe ne cante dhe I zevendesoi me flori. I mbushi kaq shume xhepat, thesin, kapelen, madje edhe cizmet, sa mezi ecte. Ish apo s’ish I pasur! E vuri qenin mbi arke, mbylli porten dhe nepermjet vrimes se pemes thirri:
    -Tashti , me ngri lart o nene.
    -E ke cakmakun ?- pyeti ajo.
    -Oh jo vertet! E harrova fare.
    U kthye mbrapsht dhe e solli. Atehere magjistarja e ngriti lart dhe ai u gjend perseri ne rruge te madhe me xhepat, canten , cizmet dhe kapelen plot me florinj.
    -C’do ta besh kete cakmak ?-pyeti ushtari.
    -S’te hyn ne pune ty. Ti more parate; me jep cakmakun tani.
    -Gjepura! Me thuaj ne cast se c’do ta besh , ndryshe hoqa shpaten dhe ta preva koken.
    -Jo!-u pergjigj magjistarja.
    Ushtari ja preu koken.Magjistarja u shtri sa gjate gjere kurse ai mblodhi parate ne mesalle, I ngarkoi ne kurriz, vuri cakmakun ne xhep dhe shkoi ne qytet.
    Ishte nje qytet shume I bukur dhe ai hyri ne hanin me ne ze. Kerkoi dhomen me te mire dhe gjellet me te shijshme. Ishte pasanik I madh!
    Sherbetori qe duhej t’i pastronte cizmet u cudit qe nje zoteri aq I pasur, kishte cizme aq te vjetra. Por ushtari nuk kish pasur kohe qe te blinte te reja; vetem te nesermen gjeti cizme te bukura dhe rroba me vertete elegante. Ushtari na u be zoteri I shquar. Ia treguan nje nga nje te gjithe gjerat e bukura ne qytet, I folen per mbretin edhe te bijen e tij, princeshen shume te bukur.
    -Si te bej qe ta shoh? –pyeti ushtari.
    -Eshte shume e veshtire!- u pergjigjen qe te gjithe- Ajo banon ne nje pallat te madh prej bakri, te rrethuar nga mure dhe kulla. Vec mbretit, asnjeri tjeter nuk mund te shkoje tek ajo: sepse nje falltar nje here pati treguar qe nje dite ajo do te martohet me nje ushtar te thjeshte, gje qe mbreti s’i pelqente aspak.
    -Megjithekete, une deshiroj ta shoh,-mendoi ushtari.Por ai nuk mund te siguronte dot lejen.
    Nderkaq ai kalonte nje jete te gezuar, shkonte ne shfaqje, shetiste me karroce ne kopshtin e mbretit edhe u jepte shume lemoshe te varferve. Nga jeta e tij ai e dinte se sa e veshtire ishte te mos kishe asnje grosh ne xhep. Tani ai ishte I pasur, kishte rroba te bukura edhe bashke me keto miq, te cilet I thoshin se ishte nje njeri elegant, nje burre fisnik. Ushtarit I pelqenin shume keto levdata. Cdo dite harxhonte para, por kurre nuk merrte. Me ne fund nuk I mbeten vecse dy grosh. Iu desh ta linte, dhomen e bukur ku banonte dhe te zinte ne vend te saj nje zgaver te vogel nen cati. Ketu detyrohej ti lustronte vete cizmet, ti arnonte me gjilpere te trashe dhe asnje nga miqte e tij nuk I vinte ta shihte:kishte shume shkalle per tu ngjitur.
    Nje mbremje te erret, s’kish te blinte as edhe nje qiri, ui kujtua menjehere se I kishte mbetur nje cope qiri. Mori cakmakun, qe ia kishte marre shtriges plake, dhe copen e qiririt; por ne castin kur guri I cakmakut, shkrepen shkendijat, befas u hap porta dhe para tij u gjend qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje filxhan caji:
    -O zot im, c’urdheroni?-I tha qeni.
    C’eshte keshtu?- tha me ze te larte ushtari.-Cakmak I cuditshem! Keshtu pra, do te kem cfare te dua?Shpejt! Me sill para! Hop! Kafsha iku! Hop! U kthye perseri duke mbajtur ne goje nje thes te madh me te holla. Ushtari e dinte tashti te zoteronte nje cakmak me vlere. Po ta shkrepte nje here, vinte qeni I arkes me para bakri; dy here, qeni I arkes me para te argjendta,; tri here, ai qe ruante floririn. Pa humbur kohe, u kthye ne dhomen e tij te bukur dhe veshi prape rrobat e bukura; kur te shohesh iu versulen miqte; e donin shume tani!
    Nje dite ushtari mendoi:”Pune e cuditshme kjo qe te mos shohesh princeshen!Te gjithe jane ne nje mendje se ajo eshte e perkryer nga bukuria;
    Por kujt I sherben bukuria ne nje keshtjelle prej bakri qe ka gjithe ato kulla? S’do te kete per mua valle menyre qe ta shoh?Ku e kam cakmakun?” E shkrepi: Fap! I doli perpara qeni me sy sa nje filxhan caji.
    -E di qe eshte mesi nates,-I tha ushtari,-po megjitheate une dua ta shoh princeshen, qofte edhe nje minute.
    Qeni u largua vetetimthi dhe, para se ushtari te arrinte te mendonte per ae, ai u kthye me gjithe princeshen, qe ish shtire ne shpinen e tij dhe po flinte. Dukej aq e bukursa , me te pare, e merrje me mend qe ishte nje princeshe. Ushtari nuk u permbajt dhe e puthi, se ishte nje ushtar I vertete.
    Pastaj, qeni e ktheu princeshen ne vendin ku e kishte marre. Te nesermen, kur ishte duke pire caj me mbretin dhe mbretereshen, princesha u tregoi atyre qe kishte pare naten nje enderr te cuditshme me nje qen dhe nje ushtar. I kishte hipur qenit si kale dhe ushtari e kishte puthur.
    -Nje histori shume e bukur,- tha mbreteresha.
    Megjithekete, naten e neserme, ngarkuan njeren nga zonjat e oborrit, nje plake, te rrinte roje prane shtratit te princeshes, per te pare nese ishte vertet enderr.
    Ushtarit I kishte hipur ne koke ta shihte perseri princeshen e bukur. Qeni erdhi prape naten, e mori dhe iku me te katra. Po zonja e oborrit mbathi pale cizme qe s’futnin uje, dhe shpejt, pas tyre. Kur pa shtepine ku hyri qeni, tha me vete:” Tashti e di adresen” dhe me nje cope shkumes beri nje kryq te madh ne porte. Pastaj u kthye te flinte. Mbas pak erdhi edhe qeni me princeshen. Por kur vuri re ne porte kishte nje kryq te bardhe, qeni mori gjithashtu nje cope shkumes dhe beri kryqe ne te gjithe portat e qytetit. U tregua me te vertete mendjeholle: si do ta gjente dot porten perseri zonja oborrit?
    Te nesermen ne mengjes, qysh heret, mbreti , mbreteresha, zonja e oborrit dhe te gjithe oborrtaret shkuan te shihnin ku kishte qene princesha.
    -Ja ketu!-tha mbreti kur pa te paren porte te shenuar me kryq.
    -Jo, jo, eshte, atje I dashur,-u pergjigj mbreteresha, kur pa se edhe porta e dyte ishte shenuar gjithashtu me nje kryq.
    -Ja edhe nje! Ja edhe nje!- thane te gjithe me rradhe, kur pane kryqe ne te gjithe portat Atehere kuptuan se ishte e kote te kerkoje me tutje.
    Por mbreteresha ishte nje grua me mend qe nuk dinte vetem te shetiste me karroce. Mori gersheret e sasj te arta, preu nje cope mendafsh dhe beri nje xhep te vogel te bukur. E mbushi ate plot me miell, ia qepi princeshes ne kurriz, dhe I beri xhepit nje vrime te vogel. Ne kete menyre mielli do te binte gjate gjithe rruges nga do te kalonte princesha. Naten qeni erdhi perseri, e mori princeshen ne kurriz dhe ia shpuri ushtarit, qe e dashuronte aq fort sa donte te ishte princ ta merrte per grua.
    Mielli u derdh pa pushim qe nga pallati deri te dritarja e ushtarit, por qeni s’e vuri re aspak.Te nesermen mbreti dhe mbreteresha meduan me lehtesi ku kishte shkuar e bija e tyre. Ushtarin e kapen dhe e futen ne burg. Uf! Sa e erret dhe e merzitshme ishte qelia e tij. Pastaj erdhen I thane:- Neser do te varesh!- Ky ishte nje lajm I keq, dhe per me teper cakmakun e kishte harruar ne han. Diten tjeter, nepermjet hekurave te dritares, ai pa popullin qe dilte turma-turma nga qyteti per te pare kur te varej. Ai degjoi daullet dhe pa ushtaret qe ecnin pas tyre. TE gjithe njerezit vraponi: nje djalosh kepucar, me mesalle dhe pantofla, rendte aq shpejt, sa nje nga pantoflat e tij I doli nga kemba dhe u perplas pikerisht kunder murit mbrapa te cilit ushtari ishte ulur e shikonte nepermjet hekurave.
    -Ej! Kepucar, mos u ngut kaq,-I thirri ushtari,- pa mua s’behet gje. Po degjo ketu. Po shkove me vrap gjer te hani ku kam banuar dhe te me sjellesh cakmakun tim, do te te jap dy gorsh. Vec mos e merr me nge! Djaloshi kepucar, qe desh te fitonte dy grosh, u nis fluturimthi te kerkonte cakmaku, ia solli ushtarit dhe … tashti mbani vesh e degjoni cfare ndodhi.
    Jashte qytetit kishin ngritur nje trekendesh te madh, qe e rrethonin ushtaret dhe mijera mijera njerez. Mbreti dhe mbreteresha ishin ulur ne nje fron shume te bukur; perkarshi, gjykatesi dhe gjithe keshilltaret. Kish kohe qe ushtari ishte ngjitur mbi shkalle dhe perpak do t’i hidhnin litarin ne gryke, kerkoi leje te shprehte deshiren e tij te fundit. Sipas tij, kete te mire duhej ti benin cdo krimineli qe do te ekzekutonin. Tha se kish shume qejf te ndizte nje llulle duhan, fundja do te ish hera fundit qe ai do te pinte duhan ne kete bote. Mbreti nuk deshi t’ia kundershtonte deshiren. Atehere, ushtari mori cakmakun e shkrepi;nje, dy, tre! Pernjeheresh, u duken te tre qente: ai me syte e medhenj sa nje filxhan, tjetri qe I kish te medhenj sa nje gur mulliri dhe ai I trei me ata syte e tmerrshme sa nje kulle e rrumbullakte.
    -Me ndihmoni se do te me varin!-tha ushtari Atehere qente u versulen mbi gjykatesit dhe mbi keshilltaret, I rrembyen, njerin nga kembet, tjetrin nga hunda dhe I flaken aq lart ne ajer, sa kur rane ne toke u bene cope –cope.
    -Nuk dua te me hedhin…-tha mbreti; por qeni me I madh e rrembeu tok me mbretereshendhe I flaku si te tjeret. Ushtaret u frikesuan dhe ne popull u degjuan thirrje:Ushtar I vogel ti do te jesh mbreti yne dhe do te martohesh me princeshen e bukur!
    E vune ushtarin ne karrocen e mbretit; te tre qente vallezonin dhe therrisnin:-Urra! Femijet vershellenin neper gishterinjte dhe ushtaret paraqitnin per nder armet. Princesha doli nga pallati I bakert dhe u be mbretereshe. Per kete ajo ishte shume e kenaqur. Dasma vazhdoi tete dite; ishin ftuar dhe te tre qente. Ne tryeze, ata hapen syte me shume se c’i kishin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-05-2007 më 19:34

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Djali Ne Rrugë.

    Na Ishte Njeher nje djal qe hante nje kacore buke ne mes te rruges po ne ate rruge kaloi nje burre e pa djalin se po han buk ne rruge dhe nuk reagoi diten e dyte perseri e njejta buri perseri nuk reagoi diten e tret buri vinte me nje najllon me embëlsira te ndryshme dhe i tha djali : Meri Keta Embelsira Dhe Shko ne Shtepi Ha sepse perndryshe nuk ti jap dot...
    djali u habit dhe e pyeti:
    Pse Me Japesh Keta Embelsira Dhe Pse Te Shkoj Ne Shtepi Ti Ngre ?
    Buri Ia Ktheu:
    Keto Gjera Ti Jap Me Qellim Qe Te Kesh Per Te Ngrene Dicka Me Te Kendshme Dhe Te THem Te Shkosh Ne shtepi sepse me at tregon se ke sjellje dhe han buken ne sofer aty ku duhet e jo neper rruget e lagjes......Djali kujtohej dhe i tha burit faleminderit shume zotri..
    I Mori gjerat dhe iku ne shtepi dhe i tregoi babait te vet se cka i kishte thene buri babai i tij e perqafoj dhe i tha : Te Ka Thene mire biri im......Prej asaj dite ai djal me hante buken regullisht dhe jo neper rruge...

    Kete perall ma tregonte gjyshja kur isha femije me qellim qe te mos ha buk rruges sepse e kisha si zakon me dal ne rruge dhe kjo me ndohmoj..

  3. #13
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    DRERI DHE LUANI

    Nje dre i etshem erdhi tek nje burim. ndersa ishte duke pire uje ,vuri re ne uje hijen e vet e filloi te mburret per briret,duke pare madhesine dhe bukurine e tyre,kurse per kembet e veta u hidherua qe i kish aq te holla e te hajthme. derisa ende ishte duke menduar per kete gje, erdhi luani dhe filloi ta ndjeke.dreri ua dha kembeve dhe u largua mjaft prej luanit.derisa ishte fushe pa peme, dreri vrapoi mire dhe i shpetoi rrezikut,por kur mberriti ne pyll, briret ju ngaterruan neper deget e pemeve dhe nuk mundi te vraponte me, ndaj luani e kapi.para se te mbaronte dreri ne gojen e luanit,tha me vete: i shkreti une!kembet me shpetuan,megjithese mendova se ato do me linin ne balte,por gjta belane prej brireve,ne te cilet kisha plot besim...

    shpeshheremiqte,tek te cilet jemi mosbesues na ndihmojne ne situata te veshtira,e tek ata te cilet kemi besim te plote,gjejme zhgenjimin.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2005
    Postime
    14
    Gjithmone per boten e femijeve..))

    Kliko;
    http://www.geocities.com/teutatshqip...endryshme.html

    teme vertet interesante...pergezime...

  5. #15
    IceMAN Maska e luli_bori
    Anëtarësuar
    14-03-2005
    Vendndodhja
    outside.......
    Postime
    53
    Mace moj,shurdhe moj,
    ceshte kjo zhurem qe degjoj?
    bredhin minjte neper shtepi
    ti je shtritur dhe po ri?
    Macjaaaa zgjohetttt syte lepinnnnn
    pastaj thote,nuk jane minjte,
    lodrat e tua jane
    qe i hodhe nen divan.

    Me eshte fixuar ne mendje se kur mbaronte pralla une akoma rrija ne pritje per me shume.
    If u don't kill me,u r stupid.
    If I'll see u after that, I'll kill u.

  6. #16
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Cuni po fle . Pse s'ke kohe tani ?! eeeeeeeeeeeeeeeeee....


    Ok ja spo ta prish .

    Na ishte se cna ishte . Na ishte nje pule e kuqe dhe na kishte dhe disa zocka. (sa nuk e mbaj mend tamam lol)
    Nje dite te bukur me diell , pules na ju tek per nje kek . Po nuk kishte miell . U ngrit dhe shkoi te pyeste shoket e saj ( lepurin , qenin , dhe macen )

    Kush do vij me mua te mbjellim grure ?
    Une Jooo - tha Lepuri
    Dhe une Jooo - tha Qeni
    Dhe une JOOOOO- tha Macja

    E mire tha Pula e Kuqe po shkoj vete te mbjell grurin . Shkoi dhe e mbolli .
    Erdhi koha qe ta korrte grurin . Prape i pyeti ato ?

    Kush do vij me mua te korrim grurin ?

    Une Jooo - tha Lepuri
    Dhe une Jooo - tha Qeni
    Dhe une JOOOOO- tha Macja

    Ok tha Pula prape , po shkoj vete ta korr .

    Erdhi koha ta bluante ne mulli . Prape i pyeti ..

    Kush do vij me mua te bluajme miellin ?

    Une Jooo - tha Lepuri
    Dhe une Jooo - tha Qeni
    Dhe une JOOOOO- tha Macja

    Erdhi koha te behej kekuuuu u la la ...

    Kush do vi me mua ta bejme Kekun pyeti prape ?

    Une Jooo - tha Lepuri
    Dhe une Jooo - tha Qeni
    Dhe une JOOOOO- tha Macja

    Dhe me ne fund Keku u be dhe i pyeti prape ?

    Kush do vi me mua te Hame Kek ?

    Une POOOOOO tha Lepuri
    Dhe une POOOO tha Qeni
    Dhe une POOOO tha Macja ..


    JOOOOO " are u crazy" tha Pula ... kur une kisha nevoje per ndihmen tuaj , ju nuk me ndihmuat ... kshu qe Kekun do e ha vetem me Zockat e mia . Dhe u ulen dhe krrup-krrup e hengren Kekun ..


    the end .


    i cant believe i did this Core .Me lodhe . looooool

  7. #17
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    As mua s'me besohet qe e shkrove ! Lmaooooooooooooooo

    Thxxxx, por une e dijaaaa, por s'mbaja mend qe pula ishte e kuqe.

    Ok, po them une timen...

    Na ish ne pyll nje embeltore
    bente shurup dhe akullore
    me manaferra , me copa bore
    ehhhh sa te mira,,,,
    te gjithe qe vinin
    buzet lepinin.
    Nje dite kur dielli qe lart nga qielli
    kish lare me rreze, fusha bregore
    na shkon arushi ne embeltore
    dhe na kerkon dy akullore.
    teta ! me jepni ju kesaj rradhe
    nje kaq te vogel, nje kaaaaaaaaq te madhe.
    Po si i do more arush, ne gote apo ne kaush..?
    Te voglen ne kaush sa gishti,
    te madhen ne kaush sa qypi
    te voglen vete do ta lepij
    te madhen mamit do t'ja coj, mu ne shtepi.
    Te lumte arush! te lumte i thane, qe ke kujdes dhe per mamane....U LODHA !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    MBRETI ME ZANAT
    (Përrallë)
    Një mbret, i ri në moshë rreth 25 vjeç,i pa martuar,fronin e trashëgoi nga i jati.Ai djalë ishte pak i çuditshëm për mbretërinë, sepse pyetjeve të tija,të pakët ishin ata që i përgjigjeshin! Bashkë me fronin,nën urdhërat e tij ishin edhe të gjith ata që i kishin shërbyer me besnikëri babait të tij.Njëri nga këta,ishte një këshilltar,me gradën gjeneral,i vjetër në moshë,rreth të 60-tave dhe me flokë të thinjur.Një ditë prej ditësh,Mbreti dhe Gjenerali,kështu quhen në përrallë,ishin duke biseduar në dhomën mbretërore,rreth oxhakut sepse ishte vjeshtë dhe koha kishte filluar të ftohej.Në çengelin e oxhakut, ishte varur një kusi me ujë, e cila përdorej për të mos u tharë ajri i dhomës. Për një moment nuk po fliste asnjëri dhe dëgjohej vetëm kllu-kllu i ujit që valonte dhe tek-tuk ndonjëçik ujë që binte në zjarr,duke lëshuar atë zhurmën karakteristike të tij.Kush ka qën mbret, e di shum mirë se ç'do të them! Befas Mbreti e pyet Gjeneralin:
    - Çfar thotë Kusia?
    Gjenerali qeshi! Duke menduar se Mbreti bënte shaka,sepse nuk e kishte dëgjuar herë tjetër këtë lloj pyetje!Por Mbreti këmbënguli dhe e pyeti përsëri:
    -Çfar thotë Kusia?
    Përsëri Gjenerali ja ktheu me të qeshur:
    - Kusia? Çfar do thotë? Asgjë!
    - Jo! - Ja ktheu Mbreti.- Ajo thot një gjë!
    -Po çfar do thot Kusia?-Ju përgjigj Gjenerali me kureshtje.
    - Atë dua të gjesh. - I tha Mbreti i vendosur dhe prerë.- Përndryshe nuk meriton të jesh pranë meje. Po nuk e gjete do të pres kokën.
    Gjenerali e kuptoi se Mbreti nuk bënte shaka,por nuk dinte si ti përgjigjej! Mbeti i shtangur dhe u ngrit rrëmbimëthi duke kërkuar leje të largohej.
    - Ikë.-I tha Mbreti- Por ke tre ditë afat për t'a gjetur! Përndryshe unë do jap urdhër të të presin kokën!
    Gjenerali u largua, duke mos e kontrolluar fare veten! Në dalje të portës së jashtme, u përplas me Bahçevanin e pallatit.Edhe Bahçevani ishte një burr i moshuar, pothuajse në një moshë ma Gjeneralin.
    - Ej! Ku i ke sytë? Nuk shikon ku hedh këmbët? - I foli Bahçevani.
    - Ou! Më fal! Nuk e kisha mëndjen!- Ju përgjigj Gjenerali.
    - Ku e kishe mëndjen?- E pyeti Bahçevani.
    - Lëre mos më pyet!- I tha Gjenerali.
    - Po ti fol, se mund të ndihmojmë!- I thotë Bahçevani.
    - Nuk e di por...Kështu,kështu...më ndodhi! I tregon gjith historin me Mbretin.
    - Dëgjo këtu.-I thotë Bahçevani.- Unë nuk të jap dotë xhuvap,por e kuptoj se kot nuk të ka thën Mbreti! Këto janë nga ato fjalët që...përgjigjen e kan në hejbe,si i thotë një fjale të urtë! Po ti mos u mërzit se në një fshat jeton një vajzë e re, e cila u kthen përgjigje këtyre pyetjeve.Ajo jeton vetëm me babanë e saj dhe është shum e zgjuar.Një ditë larg është prej këtej.- E sqaroj Bahçevani.
    Gjenerali pasi e dëgjoj me vëmëndeje,mësoj edhe fshatin ku banonte vajza e zgjuar dhe vendosi që të nesërmen në mëngjez të shkonte atje, për të mësuar përgjigjen që do ti shpëtonte kokën! Mezi priti të gdhihej!Sapo çeli dita,i hipi kalit,i veshur civil jo me uniformën ushtarake,që të dukej sa më i thjeshtë dhe mori rrugën për në fshat.Me vehten e tij bënte llogari, se si do gjente sa më kollaj shtëpinë e vajzës! Si do hynte në bisedë! Mendonte edhe ai ndonjë pyetje të ngjashme me atë pyetjen e Mbretit.E bëri llogari që në të ngrysur të gjendej në fshatin e duhur.Në të perënduar të diellit u gjend në fillim të fshatit të adresuar.Ai ishte një fshat në rrëzë të një mali të lartë.Aty në anë të rrugës pa një fshatar, i cili po lëronte (plugonte) tokën me qe'! Pasi e përshëndeti,Gjenerali e pyeti nëse kishte zjarr për të ndezur një cigare,ndryshe nuk kishte se si të hynte në bisedë me fshatarin.
    - Edhe zjarr kemi,edhe duhan kemi!-Ju përgjigj fshatari, një burrë rreth të 50-ave,me një bujari karakteristike të një të varfëri por fisnik!
    Gjenerali i zbriti kalit, e la të kulloste në ledhin e arës dhe vetë shkoj u takua me fshatarin bujar.U ulën të dy ashtu siç ishin,mbi arën e sapo lëruar dhe e drodhën nga një cigare, duke përdorur gjethet e kallirit të misrit(lëpushka), në vënd të letrës.Kështu ishte atëherë! Duke tymosur duhanin e fortë të fshatarit,Gjenerali mendonte se si do vazhdonte biseda më tej!
    - Ka ndonjë Han në këtë fshat që të gdhihemi për sonte,sepse jam për rrugë të gjatë?-Pyeti Gjeneral,për të hapur muhabet,duke e provokuar.
    - Han nuk kemi në fshat, por..ti mos u mërzit se e kemi një copë kasolle për miq e për shokë!- Ju përgjigj fshatari.
    - Të fleminderit por..nuk dua të të bezdis se ke kalamjt e tu e familjen tënde, e më duket sikur do të vë në siklet.- Ja ktheu Gjenerali.
    - Ooo ç'është ajo? Unë vetëm një vajzë të vetme kam.
    Aha ! Mendoi gjenerali.Paskam goditur në personin e duhur.Për këtë u gëzua dhe e pranoi me kënaqësi ftesën e fshatarit.Kështu që kishte kohë të mendohej edhe për "Kusinë" .
    - Të faleminderit shumë! -Ja ktheu përsëri gjenerali dhe u ngritë,pasi u ngritë edhe Fshatari, i cili filloj të lëshonte të dy qetë kurse parmëndën e hodhi në krah.U nisën të dy,Fshatari përpara dhe Gjenerali mbrapa.Gjenerali e pa të arsyshme që të mos i hipte kalit por,për respektë ta ndiqte fshatarin më këmbë dhe kalin e mori për dore! Mbasi ecën një cop herë,gjenerali e pyet:
    - Do më ngresh,a të të ngre?
    Fshatari u mendua një cop herë." Po ky dreq!Unë kam parmëndën në krah!Ky kalin e ka bosh! Çdo të thotë me këtë?" E kuptoi se ishte pyetje me tjetër kuptim,ndaj bëri sikur nuk e dëgjoi.Vazhduan përsëri rrugën.As Gjenerali nuk këmbënguli më.Më lartë rruga kalonte përmes varrezave të fshatit! Atje ishte një varr i freskët.Gjenerali përsëri pyeti Fshatarin duke u drejtuar nga varri i freskët:
    - Po ky këtu? Rron apo ka vdekur?
    Përsëri Fshatari u mendua! "Ky e shikon që është varrosur! Ç'do të thotë me këtë?"Përsëri heshti,pa kthyer përgjigje.Por edhe Gjenerali nuk i tha gjë.
    Gjenerali mendonte se mbase gjente ndonjë kusi në zjarr,e kështu do ishte më e lehtë të hynte në temën që kërkonte!
    Mbas pak arritën tek shtëpia e Fshatarit.Fshatari i foli vajzës së tij dhe ajo doli në oborr.Ishte një vajzë rreth 20 vjeçe,me flokët zeza,si pënda e korbit,të gjata që i binin deri në mes dhe e bukur në fytyrë.Fshatari i dha urdhër që të priste e nderonte mikun! Ajo menjëherë pas përshëndetjes, i mori kalin nga duart dhe duke e ftuar të hynte brënda në odën e miqëve,shkoi të rregullonte kafshën e lodhur.Duke u larguar Gjenerali vuri re se vajza çalonte pakëz.
    Gjenerali hyri brënda në një dhomë të vogël, me oxhak,zjarri ndezur dhe në zjarr vënë një kusi, mbi një perosti! Sa u gëzua Gjenerali kur gjeti një ambient të tillë!Pas pak erdhi edhe Fshatari dhe i uroi mirseardhjen mikut,sipas zakonit,duke i dhënë edhe dorën.Pasi u takuan,Gjenerali përsëri pyeti:
    - Çfar thotë kusia?
    Fshatari përsëri bëri sikur nuk e dëgjoi,pasi nuk dinte çfar ti përgjigjej!
    Pas pak erdhi vajza e cila u pruri kafetë dhe i uroi mirseardhjen edhe mikut të sapo ardhur.Pasi pinë kafenë,Fshatari ju drejtua vajzës,tek e cila gjithmonë kishte gjetur sqarim për shum gjëra që ai nuk i kuptonte.
    - Moj bija ime! E ftova këtë mikun në shtëpi sepse është për rrugë të largët dhe më erdhi keq që nuk kishte ku të gdhinte natën!
    - Po mirë bëre baba! Shtëpia për miq e për shok është e hapur!
    - Po mirë po..ky ma ka bër tre herë borxh, e unë nuk dija si t'i përgjigjesha!
    - Çfar të tha baba?
    - Po ja..e para! Kur po vinim lartë për në shtëpi ky më pyeti:"Do më ngresh a të të ngre?" Unë nuk dija si t'i përgjigjesha e bëra sikur nuk e kuptova!
    - Po mir të ka thënë baba! Ai të ka thënë:" Do më llafosësh a të të llafos?" Ju do kini qën të heshtur?
    - Eeee! Ashtu është.Nuk po fliste asnjëri.
    Aty Gjenerali u bind se vajza vërtetë ishte e zgjuar.
    - E dyta,-vazhdoi Fshatari-kur kaluam tek varri i ...filanit! Prapë më pyeti: "Po ky,është gjall apo ka vdekur?"
    - Po mir të ka thën baba! Ai të ka pyetur: Ka lënë trashëgimtar, apo është shuar fare?
    - Aaa! Nuk e kuptova moj bijë.Po do më falësh se aq ma pret kjo rradake!- I tha Fshatari së bijës.
    Gjenerali tani mezi priste të dëgjonte përgjigjen e asaj që kishte marrë udhën, e që do t'i shpëtonte kokën! I hapi sy e veshë, pa folur,për të dëgjuar dialogun që bënin babë e bijë!
    - E treta moj bijë! Sapo erdha këtu më pyeti:" Çfar thotë kusia?" Unë prapë nuk dija ç'ti thosha! Flet kusia? Ndaj e lashë që të të pysja!
    - Aaa! Edhe kusia fletë! Për këtë e kam fajin unë, se u mora me punë dhe nuk kam kohë!
    - Po çfar thotë kusi moj bijë?
    - Kusia thotë: "Do më hedhësh ujë të ul valën,apo të shuaj zjarrin?"
    Kjo nuk i kishte shkuar kurrë në mëndje Gjeneralit! Prandaj e pyeti Mbreti?!Tani kujtohej ai se për nga shkalla ....ishte ai që duhej të ngrihej e ti hidhte ujë kusisë!Tani gjenerali e ndiente veten të çliruar e të pa mposhtur.Ai sapo kishte mësuar një sekret që të pakët ishin ata që e dinin!
    Atë natë ndëjtën deri vonë duke biseduar,hëngrën, pinë,fjetën, pa u zbuluar se "Miku", me të cilin bisedonin ishte këshilltari kryesor i mbretit!
    Kur u ngritë Gjenerali në mëngjez,vajza ju solli kafenë.Duke pirë kafe,"Miku" i thotë Fshatarit,me qëllim që ta dëgjonte vajza dhe si do përgjigjej.
    - Shtëpinë të mirë e paske,por oxhaku sikur është njëçikë shtrëmbër!- ( E kishte fjalën për vajzën që ishte e zgjuar por çalote pakë! )
    Vajza e kuptoi, ku e kishte muhabetin "Miku" dhe ju përgjigj në momentë:
    -S'ka gjë! Dorë ustai është! Mjafton që tymi ikën drejtë!-( E kishte fjalën se mjafton që e kam kokën plotë!...)
    Gjenerali e pa se ishte vërtet për t'u admiruar,e shum e zgjuar,prandaj u ngritë, u përshëndet,duke i falenderuar dhe u largua për andej nga erdhi!
    Të nesërmen shkoi tek pallati i mbretit,i qeshur e i gëzuar.Kur e pa kështu Mbreti e kuptoi se do kishte ndonjë lajm të mirë.
    - Hë? -E pyeti, pa pritur që ti thoshte ai.- E gjete ç'thotë kusia?
    - Po.E gjeta!
    - E çfar thotë kusia në zjarr?
    -Kusia thotë: Do më hedhësh ujë të ul valën,apo të shuaj zjarrin?
    - Kush ta tha?- E pyeti Mbreti me një mënyrë këmbëngulëse,pasi ishte i sigurtë se nuk ishte mëdja e tij!
    - Vetë e gjeta!-Ja kthen Gjenerali duke u skuqur në fytyrë.
    - More..Që nuk është mëndja jote!..Për këtë jam i sigurtë.Por thuama se tani do ta pres vërtet kokën si gënjeshtar!
    -Gjenarali detyrohet t'ja tregoj,të gjith historinë si i ndodhi,që ju të dashur "kalamaj" e mësuat më lartë.Por përralla vazhdon akoma!
    ----------- Po ju pëlqen më thoni të shkruaj vazhdimin! ----------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 20-05-2007 më 12:04

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    Flocka e ujerave dhe dy vellezerit

    Nje here e nje kohe ne dheun e shqiptareve lindnin dhe jetonin vetem shqiptare, ashtu si sot, por me nje ndryshim te vogel ne dukje, por te thelle ne permbajtje. Atehere nuk kishte kufij dhe nuk kishte fqinje te cilet donin te hanin shqiptaret si bishat dhe mbi te gjitha nuk kishte male qe shqiptaret t'ju skarfaloseshin per tu ruajtur nga fqinjet perbindesha, te detyruar per te luftuar me ta. Ne ate kohe te larget, fqinjet ishin kusherinj me shqiptaret dhe fqinjet e fqinjeve, ishin kusheri me fqinjet e shqiptareve. Me pak fjale ne ato kohe te largeta te gjithe ishin njerez qe kishin fqinje njerez dhe jo perbindesha qe kishin mare formen e njerezve si ne kohet e sotme. Ne te njejten linje shkonte edhe relievi natyror. Te tera vendet ishin te mbushura me toka pjellore, pyje dhe liqenj te mbushur me lule shumengjyreshe dhe male qe mbronin gjelberimin nga ererat dhe tufanet dhe jo shqiptaret nga armiqte e tyre. Por njeriu dhe vecanerisht shqiptari, sado mire te jete, kerkon dicka te vecante per ta pasuruar jeten e tij, qe ti jape motiv jetes, se falur nga perendia. Kerkon me te veshtiren dhe me te bukuren, qofte edhe po te jete i detyruar te perballet me qeniet hyjnore. Madje per te bukuren dhe madheshtoren, shqiptari sakrifikon veten per ti treguar brezave pasardhes dhe hyjnive ne qiell se e meriton emrin qe ka, pasi tenton te sfidoje dhe te kape te paarritshmen. E keshtu po hy menjehere ne perrallen e koheve te lashta per te mos i merzitur lexuesit, megjithese nje hyrje eshte e domosdoshme per te ngacmuar kuriozitetin e ngjarjeve qe vine me pas.
    Ne kohet me shume se te lashta qe po flasim, ne nje pjese dheu te trojeve te shqiptareve, jetonte nje bashkesi e madhe shqiptaresh qe nuk ishte me shume se madhesia e disa fshatrave dhe jo me pak se madhesia e nje qyteti te sotem. Me bashkesi te tilla ishin te mbushura trojet shqiptare dhe duheshin e respektoheshin mes tyre si vellezer te nje gjaku qe ishin. Ashtu si ne te tera bashkesite e nje gjaku edhe ne kete bashkesi, qarkullonte nje sfide e bukur ndaj hyjnive. Ne pyjet me liqenj te mbushur me uje te kulluar dhe lule shumengjyreshe, jetonte nje nimfe hyjnore e ujit qe e kishin emertuar Flocka e ujit. Cdo djale qe arrinte moshen madhore per tu martuar nisej per ta kerkuar. Perpara se te gjeje nje vajze te bashkesise per tu martuar, duhej te dilje per te kerkuar Flocken e ujerave per tu martuar. Atij qe i shfaqej Flocka, teksa e kerkonte neper liqenjte e pyjeve, martohej me te dhe kjo ishte sfida me e bukur qe hyjnite i afronin njeriut dhe njekohesisht arritja me e madhe e nje djali, per te fituar dhuraten e hyjnive. Te gjithe qe ishin nisur per ta kerkuar, ktheheshin kokevarur pa mundur ta gjejne Flocken e ujerave.
    Nje dite ju erdhi rradha dy vellezerve binjake, te cilet moren rrugen se bashku per te kerkuar Flocken e ujerave. Deri ate dite nuk ishin nisur kurre dy vete bashke per te kerkuar Flocken dhe jo me dy vellezer, pasi ishte e veshtire te percaktonin se kush do ta merrte per grua, po ta gjenin. Vellezerit binjake qe nuk ishin ndare kurre qe nga dita qe kishin lindur, vendosen ta kerkojne Flocken se bashku dhe ne rast se e gjenin t'ja linin asaj ne dore te zgjidhte njerin prej tyre.
    E keshtu u enden nete e dite pa fund neper pyje dhe liqenj, duke perballuar se bashku veshtiresite dhe rreziqet qe ju dilnin perpara. Me shume se nje here, njeri vella u sulmua nga bishat e pyllit dhe vellai tjeter vuri jeten ne rrezik per ta shpetuar dhe e kunderta. Dikur te lodhur, e te munduar moren rrugen e kthimit per ne shtepi. Sidoqofte ishin njekohesisht edhe te lumtur qe kishin shpetuar me shume se nje here njeri - tjetrin nga vdekja e sigurte.
    - Ne rast se do ta kisha kerkuar i vetem Flocken, tashme nuk do te isha i gjalle - tha njeri prej vellezerve dhe tjetri ju pergjigj ne te njejten menyre.
    Nderkaq arriten ne liqenin e fundit te pyllit te stermadh prane bashkesise dhe shtepise se tyre dhe ndaluan te lodhur e te munduar nga mosgjetja e Flockes, por krenare per ate qe kishin bere per njeri - tjetrin. U freskuan njeri pas tjetrit ne liqen dhe u ulen nen hijen e nje peme per tu shlodhur, perpara se te benin edhe ate cope rruge qe ju kishte mbetur per ne shtepi. Sakaq, siperfaqja si pasqyre me lule shumengjyreshe e liqenit u dritherua dhe ata pane se nje qenie me shume se mrekullisht e bukur u shfaq perpara tyre teksa dilte embel nga uji.
    - Flocka - thane njezeri dhe mbeten pa fryme duke e kundruar, teksa ajo qetesisht doli ne breg me floket e gjate shumengjyresh e te shendritshem te mbetura akoma ne brendesi te ujit.
    U desh nje kohe e gjate te terheqe floket ne toke me qetesi hyjnore dhe po aq hyjnisht u ul pak metra larg tyre, nen hijen e nje rrapi te stermadh dhe te vjeter. Trungu i madh me rrenjet te dala ne siperfaqe te rrapit levizi ngadale, duke gjelberuar menjehere gjethet e thara prej kohesh ne deget e tij.
    - Edhe ky rrap i sterlashte u gjallerua e gjelberua kur ndjeu se u ul nen hijen e tij Flocka - tha me belbezim njeri nga vellezerit.
    Sikur te mos mjaftonte kjo, nje tufe pellumbash te eger u leshuan me terselleme nga pylli dhe sapo kembet ju ngulen ne deget e rrapit u kthyen ne pellumba te bute, duke hedhur tej ngjyren gri te puplave.
    - Edhe pellumbat e eger te pyllit , sapo pane Flocken u bene te bute dhe po gugasin me embelsi si te jene nje melodi hyjnore. Madje edhe ngjyra e puplave te tyre ndryshoi - tha vellai tjeter.
    Nderkohe Flocka e ujerave, pasi u mbeshtet bute ne trungun dikur te vjeter dhe te thare te rrapit, filloi te krehe floket e dendur, e te stergjate shumengjyresh, me nje dege gjetheblerte. Pellumbat vazhdonin gugatjen dhe njekohesisht ndihmonin Flocken ne ritualin e saj te krehjes se flokeve. Vellezerit binjake shikonin te mpire bukurine e saje te rralle, me ajrin qe sa vinte dhe ju shtrengohej ne gjoks. Ne castin kur nuk e prisnin, ajo drejtoi syte tek ta dhe filloi ti shohe. Ata nuk ishin sy, por vete kthjelltesia e liqenit me blerimin e bimeve ne thellesite e tij te panjohura.
    - Ju patet fatin dhe meriten te me gjeni dhe une jam e juaja - tha Flocka me qetesi hyjnore, me zerin e saj qe perzihej me feshferimen e gjetheve te blerta dhe gugatjen e pellumbave, ndersa vazhdonte krehjen e flokeve te saj te stergjate, te dendur dhe shumengjyresh.
    Vellezerit pas fjaleve te saj, pa mundur te vetkontrollohen, kthyen koken dhe kryqezuan veshtrimin me njeri - tjetrin. Nuk ishte e nevojshme te flisnin, pasi qe kur u nisen kishin bere nje mareveshje. Ishte Flocka qe duhej te zgjidhte njerin prej tyre. Ja thane njezeri kete vendim asaj, duke u dridhur nga afshi dhe admirimi per te. U degjua e qeshura e Flockes, qe i detyroi dhe lulet e liqenit te shkembenin ngjyrat ndermjet tyre prej ngazellimit dhe gjethet e rrapit te leshojne nje fllad te fresket me lekundjen e tyre te peshperimte.
    - Une jam e te dyve ju djelmeve binjak qe me gjetet dhe njekohesisht e asnjerit prej jush, ne rast se nuk vendosni mes vedit se kush prej jush do te me gezoje. Nuk zgjedh une, por ju njerin prej vetevetes binjakoreqe i perkas.- foli kendimtas Flocka dhe ktheu koken qetesisht nga liqeni prej te cilit doli, si per te lene te kuptohej se ishte e gatshme te rikthehej andej nga doli qete dhe embelsisht.
    Vellezerit te trembur, ngjizen ankthin ne shpirtrat binjak dhe u ngriten ne kembe, per tu vendosur instiktivisht perballe njeri - tjetrit. I perkiste atyre te vendosnin se kujt i perkiste dhe gezonte Flocken e ujerave.
    (ketu po e le pergjysem perrallen time per ta vazhduar nje dite tjeter. Uroj qe kaq sa kam shkruar t'ju kete pelqyer dhe njekohesisht nxitur per te marre vesh vazhdimin)

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-02-2005
    Postime
    8
    Ali Baba Tepelene, te lutem po ta kesh, vazhdoje ate perrallen e Mbretit me Zanat, se mu duk shume interesante dhe e vecante, se kisha degjuar ndonjehere.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dua nje Buzeqeshje!!!
    Nga Ana78 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •