Close
Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 168
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Farat e linit (shqip LIRIT)

    Farat e linit ( lirit )

    Njihet si lubrifikanti me i mire per organizmin

    Popullsia e Abisinise ka qene e para qe ka perdorur kete fare si ushqim, ajo eshte nje bime vjetore me lule bojeqelli.

    Permbajtja ushqyese

    Farat e saj jane te pasura ma acidi- grasi esenziali (AGE ) omega-3 dhe omega-6.
    Fara e linit permban 55% te saj acido-omega -3.dhe qe e ben ate burimin kryesor natyral te omega -3 ne bote.
    50gr lino jane te barabarta me 20 gr fibra, ndersa 50gr kumbulla te thata permbajne 7,5 gr dhe 50 gr fasule te zeza permbajne 7,2 gr dhe orizi integral 4,8 gr.
    Ndersa nevoja ditore e jona eshte 30 gr fibre .

    Gjithashtu ai permban ne sasi te ekuilibruar edhe omega-6 qe ne ushqimin e perditshem e kalon nevojen tone ditore edhe 20 here duke krijuar nje disekuiliber midis tyre.

    Keto vajra (AGE) nuk mund te sintetizohen nga organizmi yne por duhet te merren nepermjet ushqimit .Ato jane perberesit kryesor te membranes qelizore dhe kur mungon AGE qeliza nderton membranen e saj me vajra te tjere te cilesise me te ulet qe e ben ate me delikate .
    Lino permban dy here me shume omega-3 se cdo lloj peshku qe njihet si burimi kryesor i tyre.
    Omega -3 hiqet ne te gjitha ushqimet e paketuara neper fabrika sepse ul shume daten e skadimit gje qe nuk i intereson prodhuesve.

    organet e interesuara

    Lubrifikojne intestinon, dhe sidomos Kolon, kane gjithashtu substanca ushqyese per shpretken, penkreasin, dhe sistemin imunitar.

    Aftesite kuruese

    Kane aftesi ipocolesterolemizzanti dhe afrodisiake ndihmojne ne regullimin e peshes trupore njihet edhe si ushqimi i bukurise pasi i jep jete dhe shkelqim lekures flokeve thonjve,syve .
    Ai ndihmon ne uljen densitetin e gjakut , bllokojne rritjen e qelizave tumorale,
    Omega -3 edhe pse eshte yndyre nuk ndikon aspak ne rritjen e peshes trupore perkundrazi hyn ne reaksion me yndyrnat e tjera duke i shkrire ato sipas studimit te bere nga universiteti i pensilvanias.Prandaj dhe mungesa e tyre ben qe organizmi yne ti trese me veshtiresi yndyrnat e teperta te grumbulluara ne pjese te vecanta te trupit.

    omega-3 ka aftesi antikanceroze farat e linit mund te perdoren per kurimin e rreth 26 semndjeve te ndryshme.

    Sipas kerkuesit shkencor Amerikan Donald Rudin mungesa per nje kohe te gjate e omega-3 shkakton probleme mentali te memories ,te dimesionit te qelizave te komunikimit ndermjet tyre dhe si perfundim ngadalsimin e zhvillimit te mendimit.

    Ndersa vajrat e tjerre sidomos ato te skuqur dhe qe jane te pasur vetem me omega-6 rendojne shume punen e pankreasit dhe temthit, duke na bere te ndjejme nje dhimbje ne krahun e djathe poshte brinjes se fundit, japin dhimbje ne shpatulla, dhe bejne qe te bien thonjte e kembeve.

    PRANDAJ DUHET QE KETO DY VAJRA TE JENE NE EKUILBER e sic ndodh sot me ushqimin e modern qe ka pothuajse vetem omega-6.
    Vajrat qe jane ne shitje gjate perpunimit te tyre perdorin temperatura shum te larta qe formojne ne te acidtranslinolenico qe eshte pothuajse i pa tretshem nga organizmi yne dhe si i tille krijon probleme dhe semundje te shumta.

    Perdorimi

    Merni nje luge kafeje me fara lini ( liri) dhe hidheni ne nje gote uje te ngrohte para se te flini dhe kur te zgjoheni ne mengjes pini ujin e gotes, uji tani eshte kthyer ne nje mase te dendur te yndyrshme pijeni pa frike ate te pakten 4 here ne jave.

    Farat e linit mund te hidhen edhe ne sallate ose te haen direkt pa asnje problem.
    Duhet te ruhen ne frigorifer.

    Ku ti gjeni ?

    Edhe keto mund ti gjeni ne farmaci ose ne erboristeri, ndersa ne Shqiperi pash sivjet kur isha me pushime qe shiteshin edhe rruge nga disa ambulante te improvizuar, Konfeksionimi i tyre ishte bere nga nje firme Shqiptare , dhe ishin jashtezakonisht te shtrenjta ne krahasim me cmimin e ketushem.

    Atje ishte nje qese e vogel me rreth dy luge gjelle per njemije lek, kurse ketu eshte nje kile rreth 3-4 euro.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    larguar forever

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Majdanozi ( prezemolo)

    Te dhenat ushqyese

    Multivitamina, ka nje perqindje te larte betakaroteni, vitamine B12, clorofill, calcio, vitamine C me shume se tek agrumet ,Permban fluaro, dhe acido graso esenciale Acidin Alfa-linolenico qe se bashku me omega 3 dhe 6 perbejne acidet kryesore me te rendesishme te organizmit.Permban gjithashtu 205 proteina, flavonoidi, fosforo, hekur, vitamina K.

    Organet e interesuara

    Ndihmon melcine veshkat, gjendrat surrenali, dhe pastron gjakun.

    Ndersa renja e saj sherben per te forzuar shpretken .

    Nuk duhet te perdoret shume nga grate me femije ne qumesht pasi mund ti ndaloje qumeshtin.

    Perdoret i fresket ne sallate dhe ushqime te ndryshme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    larguar forever

  3. #103
    keto farat e lirit i konsumoj cdo mengjes me cereal, vertet fantastike jane dhe shume te ushqyeshme.
    Koha kalon, kujtimet i tret...

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Algat, Nori dhe Dulse

    Alga deti " NORI dhe DULSE "

    Algat e detit rriten ne det afer siperfaqes se ujit dhe afer bregut te detit me shkembinj, ato jane ndahen ne tre grupe kryesore sipas ngjyres se tyre ne
    1- Te Kuqe
    2- Te Kafta
    3- Jeshile
    Ato jane te perbera nga rreth 80% uje

    Te dhenat ushqyese

    Keto dy alga kane koncetrimin me te larte te mineraleve dhe te asimilueshem 100% nga organizmi yne.
    Ato kane perbejen e tyre 50% karboidrate dhe 35% proteina
    ato kane ne perberje vitaminat A,B,B12,C,D,E,K, perbehen nga fibra dhe nga 2% graso.

    Kane ne perberje keto minerale Calcio, Magnes,Fosfor, Hekur,Potasio,Jodio, dhe te oligoelementet kryesor per organizmin , biles disa lloj algash kane calcio 10 here me shume se sa qumshti, dhe Hekur rreth 8 here me shume.

    Por me rendesishme eshte se ato permbajne nje lloj karbohidrati qe quhet "ACIDO ALGINICO " i cili ka aftesine te lidhet me metalet e renda (Merkuri dhe Kadmio ) ne gjendje te lire ne organizem dhe ti transportoje ato jashte organizmit.

    Organet e interesuara
    Alkalizon gjakun duke hequr acidin dhe metalet helmuese prej tij ,stimulon aktivitetin enzimatik.

    Aftesite kuruese

    Ndihmon shume ata individ qe kane mare rezatime apo qe kane mare metale te ndryshme ne trup per eliminimin e tyre.


    Alga nori permban 48% proteine qe eshte e barabarte me mishin dhe vezet .permban betakaroten aq sa edhe karotat, permban vitaminen C (50" me shume se portokalli.
    Permban vitaminat B1,B2,B3,B12 DHE D3,permban gjithastu edhe Calcio,Hekur,Fosfor dhe jodio.

    Alga Dulse

    Te njejtat proteina si alga nori dhe 150mg hekur per 100 gr produkt te thate , e cila ndihmon ne rinimin e gjakut.
    Eshte shum e pasur ne fibra ushqimore. dhe per di piu permban Manganes

    Perdorimi

    Shum prej tyre haen te gjalla mbasi jane thare ne meyre natyrale, disa lloje lihen ne uje per 5min dhe disa te tjera ngrofen pak ne tigan.
    larguar forever

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Stevia

    Stevia
    Eshte nje barishte me gjethe jeshile dhe i perket familjes se "krisantemi"
    Ajo njihet edhe me emrin bima e mjaltit. Perdoret qysh prej 1500 vjetesh ne ameriken e jugut si baza kryesore per embelsira dhe per kurim.
    Ajo eshte rreth 250 here me e embel se sheqeri dhe ka 0 kalori nuk ka nevoje per perpunim industrial por perdoret sic eshte ne forme gjethe apo ekstrati.


    Te dhenat ushqimore

    Permban proteina,fibra,karbohidrate komplekse, fosfor,hekur zink,calcio,potassio,sodio,magnesvitamina Adhe C

    Organe e interesuara

    GJAKU sepse kjo bime regullon dhe ekuilibron nivelin e glicemise ne gjak.

    Aftesite kuruese
    Ndalon deshiren per embelsirat, dhe kontrollon oreksin.
    Kuron diabetin,Ndalon infeksionet nga bakteriet dhe kerpudhat.
    Ndalon prishjen e dhembeve.

    Shitja e kesaj bime per perdorim ushqimor eshte e ndaluar ne Europe sepse supozohet se ka ne perberje substanca kanceroze gje qe nuk eshte e vertet mbas shume kerkime dhe ekspeimenteve shkencore te bera ne Japoni e Amerike.
    Ajo konsumohet dhe shitet per konsum ushqimor ne Azi dhe Amerike.

    Arsyeja e ndalimit ne evrope eshte thjesht arsye ekonomike e atyre qe prodhojne dhe comercializojne sheqerin e bardhe.Dhe arsye sociale + ekonomike e shteteve evropiane qe duan ti ushqejne njerzit me sheqer qe te behen me diabet dhe me pas t'ju shesin insulinen dhe aparatet e kushtueshme per kontrollin e saj.
    Leku qe leviz nga shoqerite farmaceutike dhe shtetit eshte shum i madh dhe mbyllja e ketij bisnesi do ti demtone te dy.

    Po te keni nje rrenje te saj ne vazo merrni vetem nje gjethe hidheni ne caj,uje apo kafe dhe nuk keni me nevoje as te blini sheqer.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    larguar forever

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Farat e lulediellit

    Farat e lulediellit
    E kane origjinen nga Meksika dhe Peruja ajo u importua ne angli ne shekullin e 16.
    Ne Peru eshte emblema e flamurit kombetar,ndersa ne Kansas eshte lulja zyrtare e shtetetit.

    Te dhenat ushqimore

    Eshte vecanerisht e pasur me Acidi grasi esenciali me vitamina E,A,D, dhe te kopmleksit B. Permban Zink,Hekur,Calcio,Manganez,Potasio dhe Fosfor.
    Permban substanca Lipotrope,( te cilat levizin dhjamrat) dhe proteine.
    Ajo konsiderohet si miniere energjie.
    Ajo permban 25% proteina dhe eshte nje ushqim qe ngroh organizmin.

    Organet e interesuara

    Tonifikon intestinon ,ushqen dhe forcon shpretken dhe pankreasin,riaktivizon gjenrat surrenale.
    Nuk lejon krijimin e lageshtires brenda trupit sepse energjia e tij gjate reaksionit dhe veprimi i tyre largon lagashtiren brenda organizmit.
    Vaji i tij i nxjerre ne menyre natyrale dhe jo industriale, ka efekte terapeutike ndaj lekures se semure (dermatiti).
    Vaji i tij eshte shume here me i mire se vaji i ullirit ne uljen e kolesterolit.

    perdorimi

    Nje grusht farash cdo dite do ishte i mjaftueshem per organizmin, ose ato mund te hidhen ne sallaten jeshile.
    Por ato mund te haen edhe te mbira brenda 5 diteve mbas mbirjes duke marre keshtu maksimumin e energjise.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    larguar forever

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Alga Klamath (oregon)

    Algat jeshile-blu (Klamath)

    Jane alga mikroalga natyrale qe rriten pa nderhyrjen e dores se njeriut ne nje liqen te quajtur Klamath nga i cili kane mare edhe emrin.
    Autorja e librit Gillian Mckeith ka studiuar ne menyre shkencore per 10 vjet duke mbrojtur tezen e doktorit dhe duke botuar me pas edhe nje liber me titull " MRACLE SUPERFOOD " Wild-blue-green Algae.

    Profili shkencor i kesaj Alge

    Alga Klamath ne gjuhen shkencore quhet " Aphanizomenon flos aqua " ( AFA) ato jane organizma vegjetal qe kane karakteristika te perbashketa jo vetem me Bimet dhe Kafshet por edhe me Bakteriet.
    1-Pra ato jane ne gjendje te kryejne procesin e fotosintezes dhe jane te vetmet qenie me te pasura me klorofille mbi siperfaqen e tokes.
    2-Ashtu si edhe kafshet ato jane te ndertuara nga muri(cipa) qelizor te tretshme me te cilen organizmi yne mund te ushqehet.
    3.Jane si bakteriet sepse jane te formuara nga qeliza pa nuklin qelizor, ndersa te gjitha algat dhe bimet e tjera jane te perbera nga nukli qendror i rethuar nga citoplazma qe ndahet nepermjet nje membrane.

    Te gjtiha keto karakteristika e bejne ate shume te tretshme dhe te ushqyeshme per organizmin tone , Fosilet e kesaj Alge datojne katemiliard vjet me pare dhe jane algat me te thjeshta nga te gjitha.Nderkohe qe shume lloj algash e bimesh gjate ketyre kater miliard vjetesh jane zhdukur ato kane mbijetuar deri ne ditet e sotme ne saje te aftesise se saj pershtatese ndaj ndryshime klimatike e natyrore.

    Species sone do ti duheshin nje milion vjet per tu modifikuar gjenetikisht qe ti pershtaten radiacionit ndersa asaj do ti duhen vetem kater muaj.

    Kjo alge nuk duhet te ngaterrohet me " Cianobatteri " qe jane helmuese per organizmin dhe gjenden kudo neper liqene dhe lumenjte e sotem.

    Alga Klamath (oregon) nuk prodhon asnje lloj helmi ne organizem .
    Ajo asimilohet ne masen +90% nga organizmi yne qe do te thote gati 0 ( zero) jeshteqitje.

    Te dhenat ushqyese
    vazhdon........



    Shenim:
    Kete liber e kam lexuar para disa muajsh dhe e vleresova shume keshtu qe duke pare se kesaj teme i mungonte pikerisht kjo gje vendosa te shkruaj gjerat me kryesore dhe vetem tani gjeta pak kohe per te .
    Per algen Klamath do shkruaj pak me shume, prandaj do ta ndaj ne pjese te vecanta sepse nuk kam edhe kohe ta shkruaj gjith informacionin, une shkruaj kur lodhem se lexuari dhe lexoj kur lodhem se shkruari.
    Pjesa e fundit e ksaj teme do jete akoma me interesante por qe nuk e di se kur do ta shkruaj.

    Ne kete faqe mund te lexoni dicka me shume http://wwwrcamnl.wr.usgs.gov/solutet...rt/klamath.htm

    Po jap gjithashtu edhe foton e liqenit ku rritet kjo Alge dhe nje foto te alges pare ne mikroskop
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 06-10-2008 mė 17:30
    larguar forever

  8. #108
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    qi thu ti dardajano un hajsha si derr ma par. care mdilte para ene kto fastfooded i kisha qejf. kom tremuj daje kom hy mdiet. sa hongra tani i tas te modh me karrota te zime ene broccoli ene me pak limon ene vaj ullini. sboj mo shaka me shnetin se me kishtu shku kolesteroli 400

    mkon dhon ene i medicament quhet zocor ene vllai jot o kthy ne cow hahahahahahahaha vetem vegetables ene fruta. kom me prodhu qumesht nai dite hahahahahahahahahahaha

    ene vrap cdo mjes ene i ore palester mas pune

    po kshu nuk nijsha nai gjo mer daj asigjo nuk mdhimte. as kok as dor as kom as bark asigjo. vetem se mfuti fryken doctoresha. mtha ...nuk e them care mtha se u tmerova hahahahahahahaha
    no glove no love

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Te dhenat ushqimore te Alges Klamath

    Alga Klamath

    Permban te gjitha microushqimet dhe substancat ushqimore qe njihen , ne formen me te ekuilibruar biollogjike-disponibile.Ne menyre te vecante jane te pasura ne proteina(60%) qe asimilohen shum shpejt dhe lehte nge organizmi.
    Kane ne perberje Peptidi,minerali,enzime aktive dhe Pigmenti.
    Harmonizon,proceset fisiologjike dhe biologjike ne organizem.
    Kane nje perqindje aminoacidi me te kompletuar se ajo e mishit te vicit , dhe e sojes.
    Ky mikroorganizem eshte burimi me i fuqishem i betakarotenit, i vitamines B12, dhe i klorofiles.
    Raporti i vitaminave eshte ne harmoni te persosur me biokimine e organismit njerezor, duke bere te mundshem asimilimin gati 100% te saj.Ne vecanti eshte e pasur me vit e grupit B B2,B6, dhe B12 qe transoformojne glukozen ne energji.Ndersa vit C presente ne kete alge ndihmon organizmin ne asorbimin e hekurit.
    Proteinat e kesaj alge permbajne 8 aminoacidet kryesore te qualitetit me te mire se ai i bimeve dhe mishit.
    Mishi psh i permban te 8 aminoacidet por vetem 20% e tyre thithet nga organizmi yne , ndersa tek algat 85 %.
    Alga Klamath asimilohet ne menyre komplete brenda 90 sekondave nga organizmi yne .

    Ne foto makina qe kalon mbi liqen duke mbledhur algat.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    larguar forever

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    organet e interesuara

    Harmonizon funksionet biologjike dhe fisiologjike te organizmit tone Forcon pothuajse te gjith organet , dhe stimulon L'emopoiesi.

    Aftesite kuruese

    Favorizon koncentrimin, permirson memorjen, forcon sistemin imunitar dhe ngadaleson plakjen .

    Lufton dhe fiton kunder "Candida Albicans", depresionit, melcine e mbingarkuar, helmimit nga metalet e rende,Plakjes,Anemise,Semundjeve te lekures,dhe humbjes pjesore te memorjes ose te concetrimit.

    Tek meshkujt mbas marrjes se kesaj alge ka nje rritje te mases se spermatozoiteve dhe permirson dukshem prestacionet seksuale.

    Duke qene se kane ne perberje nje ushqim te kompletuar dhe nje asimilim shume te shpejte ne organizem (90 sekonda ) mund te perdoren kunder semundjes se Anorksise, por kujdes me dosazhin qe do ta jap me poshte.


    Dosazhi

    Dosazhi mund te shkoje nga 2gr -10gr ne dite sipas kushteve fizike dhe nevojave te cdo individi qe percaktohen nga nutricionisti pas nje vizite te shkurter.
    Si rregull pergjithsues eshte qe te fillohet gjithmon me dosa te vogla 1/2gr derisa te arrish ne 10gr .
    Ne fillim mund te ndihesh pak keq si psh dhimbje te lehte koke ballore,disanteri,etj, qe do te thote se ajo po vepron me vrull dhe duhet ulur dosazhi per pak kohe dhe te ngrihet me vone.

    Luga e kafese permban rreth 1gr prandaj eshte mire qe per 2-3 javet e para te merret vetem nga nje gjysem luge me alga dhe pastaj cdo jave te rritet nga gjysem luge derisa te arrije 10 gr.
    larguar forever

Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si tė ushqehemi?
    Nga dardajan nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 05-10-2012, 06:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •